martedì 18 maggio 2010

PRINCI HARRY QAN ME LOTË PËR KALIN E TIJ


Ka ndodhur papritmas gjatë një ndeshje poloje. Kali trajtohej në njërën prej stallave të Princit të Uellsit
Kali i përdorur nga princat Harry e William për ndeshjet e tyre të polos ka dhënë shpirt ndërkohë që Harry po luante një ndeshje bamirësie. Sipas gazetës Mail on Sunday, princi dhe vëllai i tij janë "shumë të tronditur" për humbjen e kalit Drizzle, një femër dhjetë vjeçe që duket se ka pasur një sulm në zemër.
Harry e kishte kuptuar se diçka po ndodhte me kafshën, prandaj e ka nxjerrë Drizzle nga fusha, prej ku e ka dërguar në stallë. Atje ka dhënë shpirt dhjetë minuta më vonë.