domenica 2 maggio 2010

Beethoven


Ludvig Van Bethoven lindi në 17 Dhjetor të vitit 1770, në një shtëpi të varfër në rrugën Bonkasse në Bon. Vitet e fëmijërisë nuk i jetoi me lumturi. Nëna e tij Katerina Kerverih, ishte një grua me një prejardhje të thjeshtë dhe punonte si shërbëtore por me detaje, mirësi dhe ndjeshmëri në kundërshtim me babain e tij Johan Bethoven, njeri mizor dhe pijanec. Nga tetë vëllezërit e tij pesë vdiqën në moshë të re. Kështu që i vogël u mësua me dhimbjet njerëzore dhe mësoi te jetë i durueshëm ndaj fatkeqsive dhe të ndajë trishtimin e të tjerëve. Një figurë e rëndësishme në jetën e tij ishte gjyshi i tij Ludvih, muzikant i Oborrit që u nderua me titullin Kapelmaister, njeri me aftësi të mëdha muzikore dhe karakterë të jashtzakonshëm që dallonte në mënyrë të veçantë.

ARSIMIMI – MËSUESIT – RINIA:

MUZIKA NË FËMIJËRI:

Mësuesi i parë i tij ishte babai i tij, i cili vetë ishte tenor në Oborr. Edhe pse skishte një vesh muzikor të veçantë dalloi talentin e të birit, të cilin u përpoq ta shfrytëzonte. E stërmundonte Bethovenin e vogël– në moshë katër vjeçare e detyron të studjoi piano deri në mëngjes – dhe shpesh për shkak të rreptësisë së tij të pa arsyeshme, Bethoveni shpesh mendonte ti braktiste studimet për muzikë. Bethoveni jep shfaqjen e tij të parë në moshën tetë vjeçare (babai i tij kishte deklaruar gjashtë). Mësuesi i tij i parë me vlerë, në moshën dhjetë vjeçare, ishte Kristian Neefe, organist i Oborrit i cili e udhëzonte pa e mbytur me rregulla dhe e frymwzonte me.

Në moshën njëmbëdhjetë vjeçare bën deputimin e tij të parë, në moshën dymbëdhjetë vjeçare publikimin e tij të parë dhe në atë trembëdhjetë vjeçare zëvendëson Neefen në Oborr. Në vitin 1787 takon Moxartin në Vienë dhe duke mundur mosbesimin e tij thotë:”ky djalosh i ri do të habisë botën”dhe ta pranojë si nxënësin e tij. Pak më vonë me ndihmën e princit Franxhesku dhe të Baldstainit të mirësjellshëm, i cili e njohu me Shekspirin, Kantin, Leisingun dhe Gëten, regjistrohet në universitet dhe studion për filologji gjermane. Ne vitin 1793 bëhet nxënësi i Havdhon dhe fillon paralelisht mesime me Johan Senk, τον Alberhtcberkër dhe tashmë të njohurin Antonio Salieri.

FILOZOFIA NË FËMIJËRI:

Veçanërisht dashuronte klasikët. Thuhet se kishte gjithnjë poshtë jastëkut të tij vepra të Homerit, Platonit, Plutarhut, Osianit, dhe Gëtes ndërkohë studionte shpesh Aristotelin, Takiton, Ciceronin, Sasinin, Pestalocin dhe Kantin. Kultivonte një vlerësim të thellë për veprat e filozofisë indiane. Pjesë siç është “I mbështjellur nën hijen e izolimit të përjetshëm, në Natën e pakalueshme të pyllit të virgjër, të papërshkueshmit, të paafrueshmit…me Shpirtin të zhytër brënda vetes… Brahma”ose nga Bagavat Gita “I lumtur ai i cili largoi të gjitha pasionet e tij dhe me gjithë forcën e tij të veprimit perfeksionohet” ose “Qëllimi i veprimit tënd të jetë vetë veprimi dhe jo suksesi i tij” i gjejmë shpesh në ditaret e tij veçanërisht nga vitet 1815, 1816.

Është eklektik, studion pa patur paragjykime. Ai vetë tregon “Pa pretenduar se jam i mënçur, u përpoqa që nga vitet e femijërisë të kuptojë fjalët e shpirtrave të mëdhenj të të gjitha khërave. Në një faqe të një partiture shkruan me shkronja të mëdha “Ligji etik brënda nesh dhe qielli me yje sipër nesh. Kant”. Nga Shiler kopjon, vë në kuadër dhe vendos zyrën e tij ngjitur me Vrutun, frazën me prejardhje egjiptiane: « Jamë ajo që Është. Jamë Gjithësia, çfar Është, ishte dhe do të Jetë. Asnjë ekzistencë njerëzore nuk ka ngritur asnjëherë perden time”.

Lidhja e tijë me natyrën që dallohet në veprat e tij e udhëheq në një perceptim brendësor të Perëndisë, nismëtare për epokën e tijë dhe nga një perceptim shpresdhënës për jetën dhe botën. Në një nga shënimet e tijë shkruan: “Kam përshtypjen se ç’do pemë më thotë: Shejntësi, Shejntësi… Kush mund ti shprehë të gjitha këto? Dhe nëqoftëse të gjitha humbasin, mbetet toka, akoma edhe në dimër. Në librin e Shturmit “Filozofia e Natyrës” nënvizon shumë herë këto: “Do të doja shumë të ngjaja në të gjitha me një pemë. Do të doja të kisha më shumë virtyte,në përputhje me zotëroj dhe vëndin që Perëndia më ka dhënë, duke ruajtur frytete, dhe duke zhytur rrënjët e mia me qëndrueshmërinë e Shpirtit, që ti jap drejtim dhe forcë jetës time praktike. Nxitohem ti ngjajë atyre pemëve duke lidhur rrënjët e mia gjithmon e më fortë me tokën”. Dhe pas tokës vjen rradha e qiellit, e yjeve, prejardhja e tyre me Perënditë qetëson zemrën e tij. “Ah sikur të mundja të shkoja nga ylli në yll, ashtu sikur nga një lule tek një tjetër”.

Është e mundur që Bethoven të ketë qënë Mason,por nuk është e sigurtë ashtu sikurse edhe për Havdhon, Moxartin dhe Gëten.

Në shkrimet e tij përmend Perëndin: “E dua të shenjtën pa qënë i krishterë. Mesha është për mua një tekst jo më shumë bindës se sa shkrimet e Miltonit dhe të Gëtes”. Në moshë të madhe shkruan: “ Sokrati dhe Jezusi qëndruan si prototipet e mija”. Përmëndin se besonte në një Zot personal dhe i drejtohej të shejntës direkt pa ndërhyrjen e ndërmjetësave.Dikur kur një nxënës i tij i tregoi një partiturë të “Fidelios” ku kishte shkruajtur: “Boll më me ndihmën e Zotit”Bethoveni shtoi: “Njeri ndihmo veten”.

PUNËT – PERIUDHAT:

Ishte një krijues shumë pjellor. Katalogët e regjistruar me kompozimet e tij arrijnë në 138, pa llogaritur veprat e moshë së tij rinore. Veprat e tij të pavdekshme janë: 9 Simfonitë, 32 Sonata për pjano, Sonatat për vjolinë dhe pjano, 5 koncerte për pjano dhe orkestër, Kuartetet, opera “Fideljo”, mesha « Missa solemnis», “Spteti” veçmas me Triot, Kuintetet, Serenatat dhe Bakatelet.

Ndahen në tre periudha: Fillestare, të Mesme dhe e Vona. Në të gjithë veprat dallojmë shpirtin heroik me të cilin përballoi provat e jetës së tij plot pasione dhe brendësinë e thellë të muzikantit.

Kompozimet më të rëndësishme fillojnë në vitin 1797. Deri atëherë ecuria e tij ishte si pianist dhe njihet si mjeshtër zbulues, pavarësisht natyrës së tij të rreptë dhe akuzave që i benin mbi përdorimin e tepruar në pedal, gjithashtu shquhet për improvizimet e tij të jashtzakonshëm, të cilat thuhet se mund ti përsëriste saktësisht. Rrethet aristokratik të kohës në të cilën ishte i shumëkërkuar, flasin për një butësi të tillë me të cilën i binte tastave, e cila prekte Hyjnoren. Thuhet se dikur një pianist i cili e kishte ftuar në një duel, sapo e dëgjoi të luaj iku fshehurazi nga salla dhe asnjëherë s’u dëgjua më prej tij.

Në vitin 1799 kompozon “Sonatën Pasionante” ose “Apasionata”, fryt i dashurisë së tij me bukuroshen Hungareze aristokraten Tereza Fon Brunsvik, dhe vijojnë “Septeto” (1800) dhe “Sonata e Pranverës” (1801).

Viti 1802 është një vit shumë i vështirë për të pasi e dashura e tij Xhulieta Guiciardi të cilës i kishte kushtua “Sonata nën Dritën e Hënës” e lë dhe bashkë me të edhe dëgjimi i tij, i cili kishte filluar ti shfaqë probleme që prej vitit 1796. Trishtimi i tij ishte aq i madh sa që kompozon “Testamenti i Hailingestatit” dhe ja dërgon dy vëllezërve të tij me lutjen që të lexohet dhe të kryhet pas vdekjes së tij. Fillon duke thënë: “o njerëz që më konsideroni dhe më gjykoni te ligë dhe gjysëmnjeriu sa shum padrejtësi më bëni. Zemra ime që kur isha fëmijë ishte e dhënë pas Mirësisë. Ndihesha gati të realizoja gjëra të mëdha. Por mendoni se këtu dhe gjashtë vite më ka goditur një fatkeqësi e pakorigjueshme… Kisha vendosur të jepja një fund. Vetëm arti më përmbajti. Më dukej e pamundur të braktisja botën pa përfunduar çfarë isha destinuar të japë”. Përsëri shohim të kthehet kuptimi i Misionit, një Misioni të lartë, një destinacion që tejkalon provat njerëzore. Pastaj, siç vetë Bethoveni thotë, njeh shum mirë nga Platoni i tij i dashur “kush është fati që pret vetvrasësit në udhëtimin e Shpirtit pas vdekjes” dhe vertikalizohet në shembuj vullneti dhe garimi.

Në vitin 1803 shkruan simfoninë e tij të 3të “Heroiken” të cilën ja dedikon Napoleonit, heroit të tij, i cili mishëron idealet e lirisë, drejtësisë dhe vllazërisë tek të cilat beson me gjithë zemër. Në kopertinë e saj shkruan “Bonoparti”. Napoleonit i kushton gjithashtu Koncertin nr. 5së për piano ose “Perandoraku” (1809). Por pas αναγόρευση të Napoleonit në Perandor u nervozua aq shumë sa që e grisi kopertinën dhe Simfoninë e quajti “Heroike”.

Në vitin 1807 shkruan “Simfonia e 5të” me temë luftën e njeriut me fatin, luftë e cila sipas studiuesve çon në fitoren përfundimtare të njeriut kundrjet fatit, në triumfin e vullnetit njerëzor. Por sipas të tjerëve kjo luftë që deklarohet me tre goditjet që përbejnë motivin e veprës, gradualisht ëmbëlsohet dhe në një çast goditja – e fatit dhe njeriu janë bërë NJË. Njeriu ka pranuar Darmën (=Rruga) e tij, destinacionin e tij dhe ndjek Fatin e tij, Qëllimin e tij, dhe bashkpunon me të.

Në të njëjtën periudhë shkruan dhe Simfoninë e 6të, e cila lartësohet si himn për natyrën dhe elementët e saj, diellin, erën, pemët, tokën. Natyra bëhet për Bethovenin “Mesuesja e Jetës” “I dashuroj pemët më shumë se njerëzit. Pyjet, shkëmbinjtë, të japin përgjigjen që kërkon” i shkruan mikeshës së tij Terza Malfati.

Në vitet 1812 – 1813 përjeton një zhgënjim të thellë dashurie. Është dashuria për të shumdashurën e tij të pavdekshme, për të cilën janë shkruajtur shumë por asgjë me siguri. Janë të shumta gratë që kaluan në jetën e tij dhe mes tyre një vend të veçantë zë Betina Bredano, e dashura e Gëtes. Por megjithëse gjatë gjithë jetës së tij ka qenë romantikisht i dashuruar asnjëherë nuk qëlloi me fat në këtë fushë. Në vitin 1812 bëhet takimi i famshëm Gëte – Bethoven. Të dy njohin veprat e njëri tjetrit por janë dy natyra shumë të ndryshme dhe në përgjithsi është shumë e misterëshme se çfarë ndodhte ndermjet tyre. Thuhet se Gëte shmangej gjithmon të fliste për Bethovenin dhe një herë që e kapën tuke dëgjuar të 5tën, dëgjoi vetëm pjesën e parë, u kthye në shtëpi i vrazhdë dhe kurrë më nuk e dëgjoi muzikën e tij.

Në vitin 1816 kompozon nje cikël këngësh “Për të Dashurën e Largët” dhe fillon të kompozojë të 9tën. Në vitin 1822 mbaron meshën e “Missa solemnis”, për të cilën punoi plot 10 vjet. Thonë se periudhë në të cilën po e kompozonte ishte gjithmon qull në djersë, i binte tempit me duar e këmbë dhe banorët e rrugës Maindligk, në të cilën ndodhej, besonin se ishte i demonizuar. Por kur e mbaroi u gjendën përpara një njeriu të ri. Ai vetë në tekstin e tij “Zotëri” shkruan: “NGA ZEMRA MUND TË SHKOSH DREJT ZEMRËS”. Konsiderohet si vepra që çliroi Bethovenin nga dyshimet tokësore, megjithatë mori një kritik të ashpër sepse u konsiderua se, sidomos në pjesët e meshës, përdorimi i tingujve intesiv, në vend të atyre që janë të butë, ishte një mosrespektim.

Që Bethoveni nuk tregoi favorizmin që duhej por qëndroi përpara Zotit sikur edhe ai vetë të ishte Zot. Vlera e veprës, që bashkë me të 9tën konsiderohen si kryeveprat e Bethovenit, un njoh pas vdekjes së tij.

Në vitin 1823 përfundohet “Simfonia e 9të” ose “Himn Lumturisë”, që sipas shumicës është Simfonia më e mirë e Bethovenit. Shkruhet në kondita shumë të vështira: dhimbje fizike, probleme ekonomoke, agoni e pandërprerë për “mistrecin”, nipin e tij të ftohtë Karl – të cilin e ka nën kujdestari që prej vitit 1815 – nuk e ndalojnë Bethovenin. Përkundrazi gjen forcën nëpërmjet dhibjes të arrijë lumturinë dhe tu mësojë njerëzve rrugën e vllazërisë dhe të lumturisë. Në trishtim e në lumturi Bethoven flet për fatin e përbashkët të gjithë njerëzve në Rrugën e gjatë të Njerëzimit, për bashkimin përfundimtar të të gjithë Shpirtrave me GJITHËSINË. Në Maj të vitit 1825 e 9ta paraqitet në publik dhe krijuesi merr një respekt shumë të madhë. Por ai i ulur në një shesh nuk dëgjon as edhe një duartrikitje dhe nevojitet që një nga koristët ta marrë dhe ta kthejë nga publiku që të paktë të shikonte entuziazmin e tyre të madh. Kur koncerti mbaron atij i bien të fikët.

Fundi vjen pak më vonë. 26 Mars 1827, pas një pneumonie të rëndë që kaloi vitin e kaluar, pa marrë kujdesin e nevojshëm të vëllait dhe nipit të tij, nën shoqërin e rrufeve dhe bubullimave të tëmerrëshme të një natyre gjerësinë e së cilës aq shumë dashuronte, Bethoven vdes.Varroset me të gjitha nderimet – i famëshmi Frans Grilparcer, poeti më i madh austriak thotë me zë të lartë një fjalim mortor prekës përpara turmës së njerëzve – dhe udhëtimi i tij në Qiell që aq shumë dëshironte: “Ah! Sikur të mundja të udhëtoja nga ylli në yll” fillon…