domenica 2 maggio 2010

Luani, simboli i fuqise


luani

Luani simbolizonte fuqinë dhe sovranitetin si dhe është shoqëruar me diellin, me floririn dhe me forcën penetruese të dritës dhe fjalës.

Krishna është luani midis krijesave të egra, Buda është luani i Shakyas dhe Krishti është luani i Judës. Buda përdor luanin si fron. Është fuqia e Shakti-të, që është energjia hyjnore. Është forma e avatarës “Nara-Simba” (njeriu-luan), simbol i forcës dhe kurajos dhe shkatërrues i së keqes dhe injorancës. Si fuqi e Darmës, Luani korespondon me Vairochana-në dhe me Manjushri-në, mbartësi i diturisë. Kur Buda mësoi Darman, zëri i tij ishte hungërima e luanit duke nxjerrë në dukje forcën e ligjit.

Simbol i fuqisë, por Luani është gjithashtu dhe simbol i drejtësisë. Kjo është arsyeja që Luanët dekoronin fronin e Solomonit, po ashtu dhe fronet e Mbretërve të Francës si dhe ato të peshkopëve mesjetar. Është gjithashtu simbol i Krishtit si gjykatës dhe emblemë e Shën Mark Ungjillorit. Sipas ikonografisë mesjetare, vetëm koka dhe pjesa e përparme e luanit të Judës janë shoqëruar me natyrën hyjnore të Krishtit.

Një kuptim negativ i është bashkangjitur gjithashtu Luanit: sipas Shën Gjonit të Kryqit, çregullimi i urisë së tërbuar të Luanit është simbol i instiktit dhe forcës së pakontrolluar.

Në Lindjen e Largët, Luani ka lidhje të madhe me Dragoin. Luan rolin mbrojtës kundër influencës së keqe.

Ikonografia Hinduiste e sheh Luanin si kafshë diellore dhe si pasqyrim të fjalës. Pasqyron aspektin tmerrues të Majas, fuqinë e manifestimit.

Në Egjiptin e Lashtë, luanët konsideroheshin kafshë diellore, zakonishtë të vizatuar në çift, njëri duke parë nga lindja dhe tjetri nga perëndimi, në boshtin e drejtimit të diellit, duke simbolizuar të djeshmen dhe të nesërmen. Zakonisht ato përfaqësojnë forcën që siguron ciklin e ditës dhe natës, të përpjekjes dhe çlodhjes.Si rrjedhim luani simbolizon kthimin e diellit dhe ripërtëritjen e forcës, por gjithashtu dhe vetërilindjen. Kalorësi me Luanin, në legjendat Arturiane, është praktikishtë e vetmja evidencë e prezencës së luanit në simbolizmin Kelt.

Muslimanët shohin te Aliu, djali i Muhamedit, luanin e Allahut. Pseudo-Dionisi Aeropagiti shpjegoi se teologjia i dha Ëngjëjve të caktuar formën e luanit sepse forma shfaqte autoritetin dhe forcën e parrezistueshme të inteligjencës së shenjtë. Ai gjithashtu përmendi tek Libri i Zbulesës se i pari nga katër krijesat e gjalla që i janë dhënë sytë para dhe mbrapa, që rrethonte fronin e parajsës, është përshkruar si Luani.