Politikë


Integrimi, PE ‘testim’ për arritjet e Shqipërisë

Të mërkurën Parlamenti Evropian pritet të diskutojë rezolutën për Shqipërinë të propozuar nga eurodeputeti grek, Nikolaos Chountis, mbi përgatitjet e Shqipërisë në rrugën e integrimit. Gjatë diskutimit të rezolutës pritet të ketë debate midis eurodeputetëve dhe ka shumë gjasa që ajo të shtyhet sërish, për sa kohë që nuk është zgjidhur kriza politike në Shqipëri.Rezoluta nisi të diskutohej më 1 Qershor por u shty dhe nëse nesër nuk do të miratohet, ajo shtyhet sërish në një datë tjetër në mënyrë që të përfshihet edhe situata politike, si një nga kriteret kryesore të integrimit.
“Parlamenti Evropian përshëndet përmirësimet e bëra në kuadrin ligjor dhe administrativ të procesit zgjedhor dhe vë në dukje se, sipas vlerësimit të OSBE / ODIHR, zgjedhjet parlamentare të qershor 2009 përmbushur shumicën e standardeve ndërkombëtare”, thuhet midis të tjerash në rezolutë.
Më tej, në dokumentin e eurodeputetit grek, shkruhet: “E tërheq vëmendjen, për një numër të metash të identifikuara, në veçanti lidhur me transparencën e procesit, presionin dhe frikësimi i votuesve, regjistrimin e votuesve dhe monitorimi i numërimit të votave, çështje e cila ende duhet të adresohen, dhe i bën thirrje të gjitha partive politike që të ndjekin një dialog konstruktiv politik me qëllim për të eliminuar këto probleme, në favor të pluralizmit politik, përpara zgjedhjeve të ardhshme, duke përfshirë edhe zgjedhjet lokale e 2011; për më tepër, thekson nevojën urgjente për hetim të shpejtë dhe efektiv nga përgjegjësit e parregullsive”.
Herën e shkuar, rezoluta u kundërshtua nga eurodeputetja gjermane, Doris Pack, e cila kundërshtoi pjesë të saj. “PE tërheq vëmendjen për zbatimin e plotë të rekomandimeve të shprehura në raportin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 2009 të OSBE / ODIHR-it dhe i bën thirrje të dy palëve, shumicës dhe opozitës në parlamentin shqiptar për të filluar menjëherë punën për zbatimin e tyre të plotë”, pat theksuar Pack aso kohe.
Diskutimet gjatë ditës së nesërme pritet të jenë me rëndësi për Tiranën zyrtare, pasi ato në një far mënyre do të tregojnë se deri ku ndodhet Shqipëria në proceset integruese. Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Evropian, pritet të japë vlerësimet në seancën e nesërme mbi hapat e vendit tonë drejt integrimit.