mercoledì 5 maggio 2010

Che Guevara, historia qe nuk njohim


Nje fotografi e Che Guevara-s ne vitin 1929 ne Argjeninte e tregon Erneston 14 muajsh te veshur nje pallto te bardhe dhe nje kaskete ushtarake filipinase. Keto rroba ishin katastrofa e pare e rrobave te Che-se, qe do e ndiqte per gjithe jeten. “Femijeria eshte ajo qe vendos per te ardhmen”, thote psikologu meksikan Santiago Ramires. A kishte Ramirez te drejte, apo eshte femijeria nje aksident, thjesht e shkuara e nje personi, karakteri i te cilit do marre forme nga vullneti i tij? Nese femijeria eshte fat nuk eshte e thjeshte te intepretojme simbolet e se ardhmes. Ka nje fotografi te Guevara-s ne vitin 1932, ku ai eshte siper nje gomari. Lideri i madh ishte kater vjeç. Ai qendron shume drejt dhe e shfaq hapur dashurine e tij per gomarin – gjithe jeten ai do karakterizohej nga dashuria per gomeret, mushkat e kuajt siç shfaqet dhe ne shume prej fotove gjate revolucionit.

E nese femijeria percakton fatin atehere 25 vjet me vone, duke udhehequr rebelet kubane nje fare Guevara i njohur si Che do avanconte i hipur ne nje kale qe quhej Balsana. Ai shikoi nga kamera dhe me nje shprehje te hutuar sikur donte te thoshte: “Pse jam une subjekti i ngjarjes, kur gomari e meriton me shume se une”. Gomari eshte paraardhesi i atyre mushkave qe u shfaqen gjate pushtimit te perendimit te Kubes e madje dhe te kalit te vogel bolivian, te cilin ai e donte aq shume dhe ne fund perfundoi duke e ngrene. Ne te shkuaren e larget e te erret te Guevara-s ka pasur nje nenmbret te Spanjes se Re, Don Pedro de Castro y Figuerosa, funksioni i te cilit zgjati nje vit e pese dite ne mes te shekulli te tetembedhjete. Ai kishte nje djale te quajtur Joaquin, i cili u arratis me guran e tij ne Luiziana dhe pasardhesit e tij iu bashkuan gjuetise se floririt ne San Francisko perpara se pasardhesit e tyre te perfundonin ne Argjentine nje shekull me pas. Te afermit me emra absurde i perkasin periudhes se San Franciskos: Rosaminda Perlasca, xhxha Gorgono qe rriste bageti per t’i shitur mish kerkuesve te floririt.

Dega Lynch e familjes mund te gjurmohet deri ne Argjentine ne shekullin e tetembedhjete, kur ata emigruan nga Irlanda. Nuk ka shume per t’u thene nga ana de la Serna e familjes, perveç gjyshit, Juan Martin de la Serna, nje lider rinor i partise Radikale Argjentinase. Ne çdo rast duket se teksa koha kalonte Che nuk kishte shume simpati per njerezit qe ai i pershkruante si “stergjysherit e mi, te cilet ishin anetare te oligarkise se madhe argjentinase qe rriste bageti...”.

Kur eshte femije Ernesto duhet te kete pare frytet e stergjysherve te tij te mesymjes e floririt ne Kaliforni, bemat e gjyshit te tij qe rriste bageti dukeshin sikur vinin nga romane fantastike. Babai i tij ishte nje inxhinier civil, i cili ndermori shume projekte dhe deshmoi ne shume prej tyre. Akti i tij me i shquar ishte se kishte goditur me shuplake Jorge Luis Borges kur ishin ne shkolle, pasi ky i fundit e kishte raportuar tek mesuesi duke thene: “Zoteri, ky djali nuk me le te mesoj”. Per kete ai u perjashtua nga Kolegji Kombetar. Ernesto Guevara Lynch, i cili ishte pjeserisht aventurier dhe pjeserisht nje student arkitekture, i cili e kishte lene shkollen per te hyre ne boten e biznesit ishte mjaft me fat, siç ka pranuar vete, kur u martua me Celia de la Serna.

Nena e Che-se, Celia de la Serna ishte nje katolike e devotshme e konvertuar ne liberale mbarti forcen e bindjeve te saj mbi rrenjet e hershme te besimit. Nje prej mbesave te saj kujtoi me vone: Ajo ishte gruaja e pare (sipas mamase sime) qe preu floket e shkurtra si çun, qe pinte duhan dhe qe kryqezonte kembet ne publik. Ajo udhehoqi levizjen feministe ne Buenos Aires”. Prinderit e Ernestos ishin te kulturuar, pak bohemiane dhe trashegimtare te nje oligarkie qe ata e konsideronin te pashpirt dhe te turpshme dhe ata i induktuan femijet e tyre me sensin e aventure e pasionin per librat.

Dy vitet e para te Ernestos kaluan ne Karagutei, ku babai i tij kishte nje plantacion. Ata kane jetuar nje jete bredharake, duke shkuar sa ne nje vend ne tjetrin, çka beri qe plantacioni te vidhej e plaçkitej. Kur Ernesto ishte rreth dy vjeç, babai i tij u zhvendos serish ne San Isidro, thuajse ne kufi me Paraguain. Ketu ai u be partner ne nje ndermarrje anijesh, financat e te cilave s’ishin ne gjendje te mire, por ai ia doli mbane ta ngrinte biznesin ne kembe. Kur ishte i vogel Ernesto ishte semurur disa here me pneumoni dhe thuajse vdiq. Tezet e tij Beatriz dhe Ercilia udhetuan nga Buenos Aires per te ndihmuar nenen e tij qe te kujdesej per te. Ata levizen vazhdimisht qe te gjenin nje klime te pershtatshme per djalin, i cili u rrit per t’u bere nje revolucionar i madh. Nje ane tjeter jo shume e njohur e Che-se eshte historia me femrat, e veçanerisht me bashkeshorten e tij, Aleida march.

Guevara dhe Aleida u njohen ne vargmalin e Eskambrei-t nga gjysma e vitin 1958. Ai ishte nje nga komandantet qe drejtonte nje kolone luftarake, ndersa ajo "nje mesuese bionde dhe e rrumbullaket", e cila ishte arratisur ne male pasi kishte marre pjese ne disa greva dhe bojkote dhe policia e diktatorit Batista e kishte shpallur si "armiqesore". Ishte nje dashuri me shikim te pare dhe mes takimit te pare dhe puthjes se pare koincidoi marshimi per ne Santa Klara, lufta vendimtare dhe hyrja ne Havana: zona kryesore e revolucionit. Vetem pas aktit te fundit, qe ishte kapitullimi i Kabanes, fortesa me e madhe e batistianeve ne kryeqytet, Che dhe Aleida, filluan te jetonin si dy te dashuruar. Revolucioni nuk ishte problemi i vetem qe kishte Che-ja.

Problemi i tij me i madh personal ishte veshtiresia qe kishte per te mbyllur historine e dashurise qe kishte paralelisht me Hilda Gadean, peruvianen qe e kishte njohur ne Guatemale dhe me te cilen ishte martuar ne Meksike dhe kishin nje vajze te quajtur Hildita. Hilda arriti ne Havanen fitimtare javen e fundit te janarit ne ‘59. Ne kujtimet e saj, Aleida shkruan: "Alberto Kastelanos (nje sherbyes i Guevares) iku qe ta priste ne aeroport. Prinderit e Che-se po e prisnin.

Kur erdhen, askush nuk ma prezantoi. Atehere vajta vete dhe kur e pashe mendova se te gjitha preokupimet e mia per te ishin te pabaza. Menjehere binda veten se personi qe kisha perballe nuk mund te ishte rivalja ime: duhet te prisja qe te vendoste Che".

Hilda ishte shtatulet dhe aspak joshese, ndersa ajo, Aleida, ishte nje femer shume sensuale evropiane. Ne kete plan te pakten nuk mund te behej krahasim. Ndoshta per kete arsye ose per ndonje tjeter, Aleida pershkruhej ne menyre shume antipatike nga biografet e Guevara-s. Jorge Kastaneda tregonte: "Ernesto u dashurua me ate. Intensiteti i dashurise zgjati per vite me radhe, por mes tyre kishte nje distance shume te madhe qe i largonte ne nje fare menyre.

Arsyet jane te shumta, kryesorja eshte revolucioni dhe te te tjerat hyn tendenca e Aleida-s per te qene nje femer qe te shkaterronte nervat". Vite me vone, Pepe Aguilar, nje mik femijerie i Che-se, me te cilin kishte ruajtur nje lidhje te forte deri ne vdekje, shkruante: "Ishte shume e veshtire te merreshe me te dhe per me teper ishte tmerresisht xheloze per te gjitha femrat qe kishin qene perpara ne jeten e Che-se".

Ndoshta per shkak te bukurise se saj te veçante, Guevara e donte shume. Femrat e Guevara-s mund te numerohen me gishtat e dores. Aristokratja "Chichita", ne adoleshence Hilda, Aleida dhe ndoshta Tania Bunke. Lidhja e tij me femrat ka qene e njohur: i joshte, i bente per vete dhe i braktiste, sepse kishte nje detyre me te madhe per te permbushur.Nderkohe qe Che Guevara mbahet mend me se shumti per aksionin e tij ne Kube, ai ne fakt ka lindur ne Argjentine. Fakti interesant eshte se ka lindur ne nje familje te pasur dhe kurre s’eshte bere qytetar kuban. Kur ai erdhi ne jete, gjeja e pare qe babai i tij tha ishte, “Ajo qe vihet re menjehere eshte se ne gjakun e birit tim rrjedh gjak rebelesh irlandeze”. Ne vitin 1964 Che udhetoi drejt SHBA per te mbajtur nje fjalim ne Kombet e Bashkuara ne Nju Jork.

Nderkohe qe ai denonte SHBA per politikat veçuese racore ai tha: “Ata qe vrasin femijet e tyre dhe i diskriminojne ato çdo dite per shkak te ngjyres se lekures; ato qe i lene te lire vrasesit e te zinjve duke i mbrojtur dhe me tej ndeshkojne popullaten me ngjyre sepse kerkojne te drejten legjitime per te jetuar si njerez te lire – si mund ta konsiderojne vete ata rojtare te lirise?” Fotot e shumta te fytyres se tij jane kthyer ne imazhet me komerciale te botes, duke u shfaqur ne nje sere objektesh, si bluza, postera, tatuazhe. Ne menyre ironike imazhi i tij ka kontribuar ne kulturen e konsumit, te cilen ai thellesisht e perbuzte.

Lidhja me Fidel Kastron dhe revolucioni kuban

Pas nje bashkebisedimi qe zgjati tere naten, ai u bind se Kastro ishte lideri revolucionar qe po kerkonte dhe iu bashkengjit “Levizjes”, qe kishte ne program te rrezonte diktatorin kuban, Fulgencio Batista. Dhe pse paktet ishin qe do te ishte vetem mjeku i grupit, ai mori pjese ne pergatitjen ushtarake se bashku me anetare te tjere te levizjes. Ne fund te kursit u sinjalizua nga instruktori si nxenesi me i mire i kursit. Kur ne 25 nentor 1956, anija Granma u nis nga Tuxpan, ne Meksike, Guevara ishte i vetmi jo kuban ne bord. Nga eksperiencat e tij te para ne guerilje merr me vete nje pershtypje shume te forte, duke u pasqyruar i afte per nje ftohtesi dhe nje zotesi analitike te pameshirshme: “Urrejtja si nje element lufte: urrejtja e pakontrollueshme per armikun qe shtyn nje qenie njerezore pertej limiteve te saj natyrale, duke e shnderruar ne nje makine vdekjeprurese dhe efikase, te dhunshme, selektive dhe me gjak te ftohte”.

Dhe pas triumfit te revolucionit te Kastros dhe ardhjes se tij ne pushtet, pavaresisht se u impenjua ne qeverisjen e vendit, ai nuk ndali duke qene nje revolucionar. Me Kuben nuk mbaronte endrra e tij… Do te niset per te luftuar dhe ne vende te tjera dhe jo vetem ne Ameriken e Jugut, por dhe ne Kongo, ne kontinentin afrikan. Bolivia do te ishte dhe nje nder vendet ku ai do te luftonte, por dhe do te vdiste. Ne 8 tetor te 1967-es, pak kilometra nga nje fshat i quajtur La Higuera, Guevara pas nje luftimi te ashper u detyrua te dorezohej, pasi ishte plagosur ne kembe dhe pushka e tij ishte shkaterruar nga plumbat. Ne 9 tetor te 1967, ai u ekzekutua ne shkollen e fshatit.

Fakte per Guevara-n

Che dhe “bluza javore”

Che Guevara, kur ishte i ri kishte nofken “Chancho” (derr), per shkak te zakonit te tij per te mos u lare, si dhe prej faktit qe ai gjithmone vishte nje “bluze javore”, qe do te thote se e nderronte bluzen nje here ne jave. Pergjate gjithe jetes se tij (edhe me pas mesa duket) njerezit kane komentuar faktin qe ai mbante ere te keqe, sigurisht jo perballe tij.

Ernesto “peshkopi”

Ndryshe nga imazhi qe kemi per Guevara-n, kur ishte i ri ai ishte lloji i personit qe e quajme “peshkop”. Ai luante shah dhe madje ka marre pjese ne disa konkurse lokale. Perveç kohes qe kalonte me shoket e tij te shahut ai lexonte poezite qe i donte me pasion te madh. Lendet e tij te preferuara ne shkolle ishin matematika dhe inxhinieria.

Kuban apo jo?

Nderkohe qe Che Guevara mbahet mend me se shumti per aksionin e tij ne Kube, ai ne fakt ka lindur ne Argjentine. Fakti interesant eshte se ka lindur ne nje familje te pasur dhe kurre s’eshte bere qytetar kuban. Kur ai erdhi ne jete, gjeja e pare qe babai i tij tha ishte, “Ajo qe vihet re menjehere eshte se ne gjakun e birit tim rrjedh gjak rebelesh irlandeze”.

Rebel me titullin doktor

Duket se ka shume diskutime mbi kete fakt ne burime te ndryshme informacioni, por ne qershor te vitit 1953 Che Guevara perfundoi studimet ne mjekesi dhe u diplomua si doktor Ernesto Guevara. Teksa studionte ne mjekesi, ai ishte veçanerisht i interesuar ne semundjen e lebrozes. Che mund te konsiderohet nje rebel me titullin doktor.

Udhetimi ne SHBA

Ne vitin 1964 Che udhetoi drejt SHBA per te mbajtur nje fjalim ne Kombet e Bashkuara ne Nju Jork. Nderkohe qe ai denonte SHBA per politikat veçuese racore ai tha: “Ata qe vrasin femijet e tyre dhe i diskriminojne ato çdo dite per shkak te ngjyres se lekures; ato qe i lene te lire vrasesit e te zinjve duke i mbrojtur dhe me tej ndeshkojne popullaten me ngjyre sepse kerkojne te drejten legjitime per te jetuar si njerez te lire – si mund ta konsiderojne vete ata rojtare te lirise?”

Pese femijet e Che-se

Ne jemi mesuar ta shohim Guevara-n si revolucionar, pa e imagjinuar si njeri familjar, por ne fakt ai ka pasur nje femije me gruan e tij te pare, Hilda Gadea. Ai ka pasur nje vajze qe lindi ne Meksiko Siti me 15 shkurt 1956, si dhe kater femije me gruan e tij te dyte, revolucionaren Aleida March. Ne foto eshte djali i Che-se, Camilo.

Pa duar

Pas ekzekutimit te tij, nje doktor ushtarak preu duart e Che-se. Ushtaraket boliviane e transferuan trupin e tij ne nje vend qe s’behet i ditur dhe nuk bene te ditur nese trupi i tij u varros apo u dogj. Duart u ruajten per t’u derguar ne Buenos Aires per identifikim te shenjave te gishtave, pasi ishin regjistruar ne dosjet e policise argjentinase.

Ikone ironike

Fotot e shumta te fytyres se tij jane kthyer ne imazhet me komerciale te botes, duke u shfaqur ne nje sere objektesh, si bluza, postera, tatuazhe. Ne menyre ironike imazhi i tij ka kontribuar ne kulturen e konsumit, te cilen ai thellesisht e perbuzte. Imazhi origjinal qe eshte shumefishuar gjithandej eshte shkrepur nga fotografi Alberto Korda.

Shen Ernesto

Guevara mbetet nje hero kombetar i dashur per shume njerez ne Kube, ku nxenesit e shkolles çdo mengjes thone, “Ne do behemi si Che”. Nderkohe, Guevara eshte shenjteruar nga disa fermere ne Bolivi si “Shen Ernesto”, te cilit i luten per ndihme. Nuk eshte e nevojshme te thuhet se kisha Katolike nuk e konsideron Guevara-n si shenjt dhe e kundershton kete lloj adhurimi ndaj tij.