giovedì 6 maggio 2010

99 thënie të Nënë Terezës.


Disa vjet mё parё shtёpia botuese amerikane “New City Press” botoi njё libёr tё vogёl me fjalё tё urta tё Nёnёs Terezё. Titulli i librit ёshtё 99 thёnje tё Nёnёs Terezё” dhe nёntitulli: “Njё pikё uji nё oqean”. Ata kanё botuar disa libra tё kёtij lloji midis tyre 99 thёniet e Mahatma Gandit dhe tё Papёs Gjon Palit tё Dytё.Ështё njё doracak si njё libёr xhepi i pёrngjan njё ungjilli tё vogёl prej tё cilit mund tё mёsojmё shumё. Thёnjet e Nёnёs Terezё janё ungjillore, janё fjalё tё urta me pёrmbajtje tё shenjtё. Emri, zёri dhe fjalёt e saj dёgjohen çdo ditё kudo nё botё. Mёsimet dhe porositё e Nёnёs Terezё janё njё testament i ri pёr njerёzimin. Para se tё kalonte nё amshim shumё herё u bёnё sondazhe kush ёshtё njeriu mё i dashur nё botё? “Pёrgjigjja ishte Nёnё Tereza”. Shumё teolog tё njohur botёror mendojnё se Nёnё Tereza i ka tejkaluar kufijtё e shenjtёrimit. Ata thonё se ёshtё njё profete e vёrtetё. Fjalёt dhe veprat e saj shkёlqejnё si rreze dielli nё universin tonё. Porositё dhe veprat e kёsaj Hyjneshe Shqiptare mёsohen e lexohen me dashuri e respekt tё madh kudo nё botё. Pёr lexuesin tonё pёrgatitёm disa nga ato thёnie monumentale tё Nёnёs Terezё.

1. “E dijmё shumё mirё se punёt qё bёjmё nuk janё mё shumё se njё pikё uji nё oqean. Por nё qoftё se ajo pikё uji nuk ёshtё atje, oqeanit i mungon diçka.
2. Nuk ёshtё e rёndёsishme çka bёjmё, por ёshtё e rёndёsishme sa dashuri i kushtojmё punёs qё bёjmё: gjёrat e vogla duhet t’i bёjmё me shumё dashuri.
3. Unё nuk e zbulova Krishtin, Ai mё zbuloi mua.
4. Çdo gjё ёshtё e vogёl. Por kur e japim nё emёr tё Zotit,bёhet jashtzakonisht e madhe.
5. Kurrё nuk do ta kuptojmё sa tё mira mund tё sjellё njё buzёqeshje. Buzёqeshja ёshtё si njё lidhje fizike qё sjellё diçka tё veçantё nga Perёndia pёr jetёn e njeriut.
6. Kur qeshё, Unё dёgjoj muzikёn e buzёqeshjes tёnde.
7. Gёzimi rrezaton nga syri juaj,nga fytyra juaj, nё çdo moment. Mos e vra gёzimin, sepse do tё shpёrthejё. Kur tё tjerёt shohin gёzim nё sytё tuaj,ata shohin se jeni fёmijёt e Zotit.
8. Gjithmonё duhet tё kemi gёzim nё buzёt tona,pёr çdo fёmijё dhe person qё mund tё ndihmojmё. Do tё ishte gabim fatal nё qoftё se jemi tё shqetёsuar vetёm pёr ilaçet e tyre.Duhet t’u japim zemrёn dhe dashurinё tonё.
9. Nё shtёpinё tonё jetonte njё fёmijё shumё i thatё,qё nuk hante asgjё. Ishte i dёshpёruar sepse ato ditё i kishte vdekur nёna. Kёrkova njё murgeshё qё i pёrgjante nёnёs sё tij dhe e porosita murgeshёn qё tё mos bёnte tjetёr vetёm tё luante me vogёlushin.Pas pak kohe ky fёmij u qetёsua dhe filloi jetёn normale.
10. Varfёria nuk ёshtё krijuar nga Zoti. Ne e kemi prodhuar vet varfёrinё—ju dhe Unё—me egoizmin tonё.
11. Ështё mё vёshtirё tё luftojmё varfёrinё nё vendet e pasura se nё ato tё varfёrat.
12. Sikur tё kishte tё varfёr nё hёnё, duhej tё shkonim atje.
13. Mund ta gjeni Kalkutёn kudo nё botё. Vetёm duhen sytё pёr ta parё. Kudo nё botё jetojnё njerёz qё nuk i do kush, njerёz qё nuk u ndihmon kush, qё janё tё braktisur dhe tё harruar dhe kjo ёshtё varfёria mё e madhe.
14. Pёr çdo sёmundje ekzistojnё ilaçet dhe terapitё, por jo pёr ata qё nuk i do kush. Kjo ёshtё gёrbula e Perёndimit.
15. Unё besoj se tё pasurit janё mё tё varfёr se tё varfёrit, sepse ata shumё herё nuk janё tё lumtur. Sa ma shumё qё kanё, kёrkojnё edhe mё tepёr.Por nuk janё tё gjithё tё tillё…..
16. Jam e bindur se tortura mё e madhe kundёr njeriut ёshtё ndjenja e braktisjes.
17. Fёmijёt janё dhurata mё e bukur e Zotit. Çdo fёmij ka tё drejtё tё vijё nё kёtё botё pavarёsisht dёshirёs sonё.
18. Dashuria ёshtё fryti mё i ёmbёl i tё gjitha stinёve dhe duhet ta shijojnё tё gjithё.
19. Zoja Bekuar ёshtё dhurata mё e bukur hyjnore pёr racёn njerёzore.
20. Fjalimi publik para shumё njerёzish ёshtё torturё pёr mua.
21. Ështё mё lehtё pёr mua tё lajё njё tё gёrbulur se t’u pёrgjigjem pyetjeve tё gazetarёve.
22. Njё gazetar Amerikan mё tha njё herё: “ Nёnё Tereza: “çfare bёn ti nuk do ta bёja pёr njё milion dollarё”. Nёnё Tereza iu pёrgjegj: “As Unё nuk do ta bёnja kёtё punё pёr miliona dollarё”.
23. Njё gazetar e pyeti njёherё Nёnёn Terezё, “Çka duhet tё ndryshohet nё kishё? ”Ajo u pёrgjegj: ”Unё dhe Ti”.
24. Ata qё janё tё lumtur predikojnё edhe kur nuk predikojnё.
25. Pemёt, lulet dhe bari rriten nё qetёsi. Yjet, dielli dhe hёna levizin nё qetёsi. Qetёsia u jep vizion gjёrave.
26. Lutjet na e bёjnё zemrёn e pastёr dhe zemra e pastёr ёshtё nё gjendje tё shikojё Zotin.
27. Mendo: se Krijuesi i Gjithёsisё ka krijuar kohё pёr ne, pёr krijesat e tij tё vogёla.
28. Jeta ёshtё e pazёvendsueshme. Duhet ta mbrojmё.
29. Fryt i qetёsisё ёshtё lutja. Fryt i lutjes ёshtё besimi.Fryt i besimit ёshtё dashuria. Fryt i dashurisё ёshtё shёrbimi. Fryt i shёrbimit ёshtё paqa.
30. Kur lutemi, jemi rreze e shkёlqimit tё dashurisё sё Zotit:nё shtёpi nё punё dhe pёr gjithё botёn.
31. Burimi prej ku pini ujё duhet tё jetё shume i thellё. Kёshtu do ta gjejnё burimin ata qё i dashuroni.
32. Vetёm nё Parajsё do ta kuptojmё se u kemi borxh tё varfёrve, sepse ata na kanё ndihmuar qё ta duam Zotin mё shumё.
33. Shumё njerёz vdesin ashtu si kanё jetuar. Vdekja nuk ёshtё kurrgjё mё shumё se vazhdim i jetёs, ёshtё plotёsim i saj. Kjo jetё nuk ёshtё fundi;ata qё besojnё se ёshtё fundi ata kanё frikё vdekjen. Njerёzit qё binden se vdekja ёshtё kthim nё shtёpinё e Zotit, ata nuk do tё kenё frikё. Pyetjes qё iu bё Nёnёs Terezё: “A ke frikё vdekjen?” Ajo iu pёrgjegj: “Pse?”

Shёnim: Me 26 Gusht tё kёtij viti ёshtё 100-vjetori i lindjes sё Nёnёs Terezё. Janё botuar qindra ndoshta edhe mijёra vepra tё ndryshme pёr Nёnёn tonё tё Madhe. Do tё ishte mirё pёr shumё shtёpi botuese shqiptare qё sivjet me rastin e kёtij pёrvjetori historik tё pёrqёndrohen rreth pёrkthimeve dhe botimeve tё kёtyre veprave. Kёtu nё New York nё çdo librari dhe bibliotekё njeriu gjen vepra tё ndryshme pёr Nёnёn Terezё. Edhe rrjetet radio-televizive kanё prodhuar dokumentarё tё ndryshёm nga filmimet e tyre pёr mё shumё se njё gjysmё shekulli. Shtetet e Bashkuara po pёrgatiten qё ta nderojnё Nёnёn Terezё nё mёnyrё tё veçantё, sepse kjo ёshtё qytetarja e nderit e fundit e kёtij v