lunedì 10 maggio 2010

Ramiz Alia: Frika për pushtetin pas infarktit,arsyeja pse Enveri goditi Beqir Ballukun


Ne kete pjese te shkeputur nga libri i sapobotuar i ish-sekretarit te Pare te Byrose Politike dhe me pas edhe ish-presidentit, Ramiz Alia, me titull "Jeta ime", autori pershkruan hollesisht te vetmen ngjarje, qe ne fillim te vitit 1973 per pak i ka kushtuar edhe atij vete karrieren, mbase edhe koken. Ishte dhjetori i vitit 1972 dhe ne Tirane shfaqet Festivali i XI ne RTV, nje eveniment qe me pas do te mbahej mend si tentativa e pare dhe e fundit gjate komunizmit per te futur frymen bashkekohore ne art.

Dihet se denimet per menyren e ekzekutimit te kengeve, muziken e te tjera, peshuan shume mbi artistet dhe drejtuesit e Radio-Televizionit. Por ne shenjester per kete "lajthitje" vihet edhe Ramiz Alia, qe ne kete kohe ishte ne postin e Sekretarit te KQ te PPSH-se, qe pergjigjej per fushen e propagandes e te kultures. Sipas Alise, ai qe donte me shume se te tjeret ta perfshinte ne qerthullin e akuzave, madje deri te "veprimtaria armiqesore" ishte Kryeministri M. Shehu. Por nga ana tjeter, Enver Hoxha i vihet ne mbrojtje.

Ramiz Alia

...Ushtaraket u denuan ne dy plenume te KQ te PPSH. Ne fillim (ne Plenumin V, korrik 1974) u denua B. Balluku, i cili u akuzua si formulues i disa koncepteve te reja per mbrojtjen e vendit, qe ishin ne kundershtim me tezat e miratuara kohe me pare nga Keshilli i Mbrojtjes. Pas nje hetimi te imet per kete veprim te Ballukut, raportin ne Byrone Politike e paraqiten M. Shehu dhe H. Kapo. Keta te dy, lidhur me "tezat e zeza", siç u quajten tezat e Ballukut, kishin biseduar me kuadro kryesore te Ministrise se Mbrojtjes dhe me oficere te ndryshem. Ata kishin arritur ne perfundimin se partia gjendej perpara "nje veprimtarie armiqesore". Si rezultat B. Balluku u quajt fajtor dhe per kete u moren masat perkatese. Ne fillim, ai u perjashtua nga Byroja Politike dhe, me urdher, u largua nga Tirana, por nuk i'u dha gjyqit.

Pas disa muajsh, per te njejtat "teza", ne Plenumin IV (dhjetor 1974) u quajten fajtore edhe P. Dume, Shefi i Shtabit te Pergjithshem dhe Kandidat i Byrose Politike si dhe H. Çako, Drejtor Politik i Ushtrise dhe anetar i KQ te PPSH. Kesaj radhe nuk ishin Shehu e Kapo qe e shtrine "rrethin" e formuluesve te antitezave, por ishte vete E. Hoxha. Disa jave pasi ishte denuar Balluku, ne mbledhjen e radhes te Byrose Politike, Enveri shtroi pyetjen: "A kishte bashkepunetore B. Balluku? A ishin ne dijeni per "tezat" e tij Dume dhe Çako? Perse keta nuk e kane njoftuar Partine qe Balluku po punonte "teza" te reja, te cilat i kunderviheshin Tezave te Keshillit te Mbrojtjes?"

Keshtu filloi rishqyrtimi i çeshtjes se ushtarakeve. Rezultoi se ata kishin punuar se bashku dhe ne kete veper ishin implikuar edhe disa kuadro te tjere. Denimi kesaj radhe ishte edhe me i ashper. Duke e Çako, jo vetem qe u shkarkuan nga te gjitha funksionet, por bashke me Ballukun, u dhane edhe per ndjekje penale, duke e konsideruar veprimin e tyre kercenim per sigurine kombetare. Ne perfundim, ata u denuan me vdekje dhe u pushkatuan. Denime te renda i'u dhane edhe disa gjeneraleve e kuadrove te larta te ushtrise. Ne kete kategori, goditja ka rene edhe ne njerez qe e dinin se çfare kishin punuar, por edhe te disa qe nuk e kishin idene se perse behej fjale.

Kjo "lufte" ne gjirin e partise, te mjaft njerez ka lene pershtypjen e nje lufte klanesh, ku njera pale lufton per te dobesuar pozitat e nje pale tjeter. A ka sadopak ndonje te vertete ne keto hipoteza? Mbrojtesit e ketij versioni te problemit, sjellin si argument se po te shihje rrethin e kuadrove te sektoreve te ndryshem si te ushtrise, te organeve te partise, te Ministrise se Brendshme, te Sigurimit te Shtetit, etj., ne shumice ata ishin te lidhur (si krahine, si pjesemarres ne brigaden partizane, si farefis etj) me M. Shehun e H. Kapon dhe me pak me K. Hazbiun e B. Ballukun. Nese ka pasur nepotizem, ky e kishte burimin ne keto "klane"... Duke sjelle ndermend "politiken" e kuadrit, mund te them se ka pasur nje ndikim, veçanerisht nga Hysniu dhe Mehmeti, ne caktimin e njerezve ne vende te ndryshme pune. Bile, deri ne propozimet per ne organet udheheqese te partise dhe te pushtetit.

Ata qe mendojne se goditja e ushtarakeve dhe e kuadrove te ekonomise permban edhe elemente te "luftes per pushtet", u referohen disa rrethanave konkrete te kohes: Se pari, eshte e njohur se ne fillim te viteve '70-te, me sakte ne fund te vitit 1973 E. Hoxha pesoi nje goditje ne zemer (infarkt). A thua, pas kesaj ngjarjeje, vete E. Hoxha ka filluar te shqetesohet per pushtetin e vet dhe te shohe me dyshim çdo levizje te bashkepunetoreve te tij? A thua, ne kete kohe ndokush nga bashkepunetoret e tij (Mehmeti, Hysniu apo edhe Beqiri) ka nisur te projektoje marrjen e pushtetit? Une e kam te veshtire te pohoj apo te mohoj hipoteza te tilla. Por logjikisht, qe te dyja pyetjet jane te mundshme.
Se dyti, ne fillim te viteve '70, marredheniet midis Shqiperise dhe Kines filluan te lekundeshin dhe per pasoje parashikoheshin veshtiresi te brendshme. E. Hoxha ishte shume kritik ndaj vijes dhe pikepamjeve te atehershme politike te Kines. Veçanerisht kunder "hapjes" se saj me SHBA. Te kujtojme viziten e Kisingerit dhe me pas ate te Niksonit ne Pekin, ne vitin 1972. eshte e logjikshme qe te mendohet se keto situata mund te kene ndikuar tek ndonje grup ushtarakesh apo te disa kuadro udheheqes te ekonomise, per te "rishikuar" vijen dhe politiken e Partise...

Mund te kete edhe hipoteza te tjera, por duke sjelle ndermend qendrimet e te denuarve, them me bindje se B. Balluku nuk ka qene nje njeri qe mund te dilte kunder E. Hoxhes. Ai ka qene i lidhur me Enverin qe ne fillim te Luftes dhe ka qene besnik i tij ne çdo situate. Beqiri, sipas mendimit tim, nuk kishte ndonje aspirate per pushtet. Ai ishte i ndergjegjshem se posti qe i ishte besuar ishte mbi aftesite e tij politike, ideologjike dhe ushtarake. Ai e kishte te qarte se "tutori" i tij ishte Enver Hoxha. Pikerisht per keto arsye, kur u denua Beqiri, shume komuniste e kuadro nuk e imagjinonin dot Beqirin antienverist...

“Festivali i 11 ne RTV, si me mbrojti Enveri nga kryqezimi i Mehmetit”

Ne kete pjese te shkeputur nga libri i sapobotuar i ish-sekretarit te Pare te Byrose Politike dhe me pas edhe ish-presidentit, Ramiz Alia, me titull "Jeta ime", autori pershkruan hollesisht te vetmen ngjarje, qe ne fillim te vitit 1973 per pak i ka kushtuar edhe atij vete karrieren, mbase edhe koken. Ishte dhjetori i vitit 1972 dhe ne Tirane shfaqet Festivali i XI ne RTV, nje eveniment qe me pas do te mbahej mend si tentativa e pare dhe e fundit gjate komunizmit per te futur frymen bashkekohore ne art. Dihet se denimet per menyren e ekzekutimit te kengeve, muziken e te tjera, peshuan shume mbi artistet dhe drejtuesit e Radio-Televizionit. Por ne shenjester per kete "lajthitje" vihet edhe Ramiz Alia, qe ne kete kohe ishte ne postin e Sekretarit te KQ te PPSH-se, qe pergjigjej per fushen e propagandes e te kultures. Sipas Alise, ai qe donte me shume se te tjeret ta perfshinte ne qerthullin e akuzave, madje deri te "veprimtaria armiqesore" ishte Kryeministri M. Shehu. Por nga ana tjeter, Enver Hoxha i vihet ne mbrojtje.

Ramiz Alia

...Perveç ngjarjeve te tilla si "Pranvera e Prages", me parullen e vet te "socializmit me fytyre njeriu", viti 1968 u karakterizua ne menyre te veçante nga levizja e madhe e studenteve ne France, te cilet kerkonin demokratizimin e universitetit dhe te gjithe jetes. Kjo levizje pati jehone edhe ne vende te tjera...

Udheheqja e Partise tek ne u perpoq t'u dilte perpara "rreziqeve". Vete E. Hoxha, ne nje vizite qe beri ne hekurudhen Rrogozhine-Fier, u foli te rinjve per ngjarjen e 1968 ne France, per levizjen e studenteve dhe synimet e saj. Natyrisht qellimi ishte qe rinia jone te mos ndiqte ate rruge, por te ishte luftetare e vendosur e socializmit, gjithnje ne pararoje te luftes per zhvillimin socialist te Shqiperise. Sepse, siç tha E. Hoxha, gjithçka qe kerkonte rinia franceze me "revolucionin" e saj, qe dyert e universitetit te hapeshin per te gjithe, kete gje rinia jone e kishte arritur...
Pak me vone, konkretisht ne prill te vitit 1971, E. Hoxha pati nje bisede mjaft interesante me A. Meron, i cili ne ate kohe ishte Sekretar i KQ te Rinise. Thelbi i bisedes ishte qe organizatat e Partise dhe institucionet shteterore si RTV, etj, duhet te ishin me te vemendshem ndaj rinise, te jepnin me shume filma, koncerte e muzike qe kerkonte mosha e saj, te organizoheshin me shume mbremje vallezimi te rinise, duke luftuar konservatorizmin qe shfaqej rendomte ne qendrimin e organeve te partise ndaj rinise.

Megjithate, nuk kaloi shume kohe dhe çdo gje ndryshoi. Shkak u be Festivali i XI ne RTV (dhjetor 1972). Disa shfaqje te liberalizimit dhe shkarje nga vija zyrtare e Partise ne kete festival, nxiten nje acarim te luftes ideologjike ne frontin e artit dhe te kultures. Qe nga ajo kohe, kam qene i mendimit qe festivali u pershkua nga disa gabime, qe disa shfaqje moderniste, qe u vune re, si ne interpretimin e kengeve, ashtu edhe ne veshjen e artisteve, binin ne kundershtim me vijen e atehershme te Partise. Sipas mendimit tim, ato duheshin kritikuar, mundet edhe denuar, por jo ashtu siç u be, qe ato u trajtuan si nje veprimtari armiqesore, me synim "permbysjen e pushtetit popullor".

Naten kur u be Festivali, une e ndoqa ate drejtperdrejt ne sallen e Teatrit te Operes e te Baletit. Me terhoqi vemendjen menyra "e re" e qendrimit ne skene te artisteve, veshja e tyre dhe pergjithesisht manierizmat ne ekzekutimin e kengeve. Ne pushimin midis pjeses se pare dhe te dytes, bisedova me T. Lubonjen, atehere Drejtor i RTV. I thashe qe Festivali i kishte kaluar kufijte dhe binte ne kundershtim me vijen e Partise. Qofte edhe sa i perket menyres se ekzekutimit te kengeve, qofte per sa i perket veshjes se kengetareve. Ai pjeserisht me kundershtoi, pjeserisht ishte dakord per ndonje "ekzagjerim". Te nesermen, bisedova edhe me H. Kapon dhe M. Shehun dhe asnjeri nuk kishte ndonje verejtje te veçante.

Une u thashe mendimin tim dhe verejtjen qe i kisha bere Todit. Dhe kaq. Ato dite E. Hoxha ishte me pushime ne Vlore, keshtu qe nuk m'u dha rasti te shkembeja ndonje mendim me te per Festivalin. Pas disa diteve, me 9 janar te vitit 1973, ne nje mbledhje te Presidiumit te Kuvendit popullor, dhe pas 5-6 diteve edhe ne aparatin e KQ te Partise, E. Hoxha beri nje kritike te forte per Festivalin e XI, duke e cilesuar si nje shkarje te rende nga vija e Partise, bile si veprimtari armiqesore. Para se Enveri te fliste ne Presidiumin e Kuvendit Popullor, nuk kishim arritur te flisnim bashke per Festivalin. Keshtu, kritika e tij per Festivalin, ishte e papritur edhe me mua. Bile, nuk me erdhi mire qe Enveri beri nje kritike publike, pa biseduar fare me mua qe pergjigjesha per kete sektor veprimtarie.

Kjo ishte ana formale e çeshtjes. Themelore eshte se une nuk e kisha te qarte se perse E. Hoxha mbajti ate pozicion aq kritik ndaj Festivalit te XI. Ne te gjitha kontaktet e bisedat qe kam pasur me te, per probleme te arteve e kultures, Enveri asnjehere nuk tregohej i ngurte dhe sektar. Bile qeshnim bashke, kur kujtonim se sa i rrepte tregohej Mehmeti ndaj "qaflesheve" qe i kalonin poshte zyrave te Kryeministrise. Per probleme te kultures dhe te arteve, ne pergjithesi Enveri ishte "i gjere", me ate mund te diskutoje lirisht. Ai vete lexonte shume dhe ne biseda me shkrimtare apo me njerez te kultures nuk ishte "fanatik". Disa here kishte keshilluar (permenda takimin e tij me A. Meron) qe per rinine duhet te tregoheshim me te lire, qofte ne shfaqje filmash, qofte ne RTV, apo edhe ne kenge e valle. Prandaj per mua ka qene e veshtire, ne ate kohe, ta kuptoja ate qendrim aq te rrepte te Enverit.

Nga ana tjeter, ka shume mundesi qe qendrimi sektar ose i ashper i Enverit te diktohej edhe nga instikti i "vetembrojtjes". E kam thene edhe me pare, E. Hoxha ka qene ne shenje nga titistet dhe K. Xoxe me shoke, te cilet e akuzonin here per oportunizem, here per sektarizem, por gjithnje me synim eliminimin e tij. Rrethi i "armiqve" qe kerkonin koken e tij erdhi duke u shtuar, sidomos pas prishjes edhe me Bashkimin Sovjetik. Mund te kete ndikuar tek ai edhe problemi kinez, sektarizmi i Revolucionit Kulturor dhe politika e afrimit te Kines me amerikanet, qe filloi me viziten e Niksonit ne Pekin. Ai ishte teper i ndjeshem ndaj rreziqeve qe mund ta kercenonin vendin e partine tone. Liberalizmi dhe revizionizmi, ashtu si edhe imperializmi, shpalleshin si rreziqe te mundshem. Nuk synoj ta mbroj E. Hoxhen, te bej avokatin e tij mbrojtes, por perpiqem te shoh ate qe ka ngjare, ne kuadrin e realitetit ekzistues. Sidoqofte, per liberalizmin dhe Festivalin e XI, qe nga fjalimi i Hoxhes ne Presidiumin e Kuvendit popullor, :zaret u hodhen".

Filloi ne kete menyre procesi ndaj ketij Festivali dhe pergjithesisht kunder shfaqjeve te huaja e prirjeve moderniste. Shperthyen kritikat kunder shfaqjeve te huaja e prirjeve moderniste, shperthyen kritikat nga çdo drejtim. Natyrisht u krijuan mundesi qe elementet sektare te shpalosnin konceptet e tyre. Nga fusha e arteve, kritika u shtri ne fushen e letersise dhe te kultures. Mbledhjet pasonin njera-tjetren, sa ne Radiotelevizion dhe ne Lidhjen e Shkrimtareve, aq ne universitet dhe ne Akademine e Arteve... Kudo gjendej ndonje krijues qe kishte bere ndonje gabim, qe ishte larguar nga vija e partise, pa folur edhe per ndonje qe vertet i ishte kundervene asaj... Ne keto "analiza" kritika perfshiu edhe F. Paçramin, tani si perçues i frymes moderniste.

Edhe une, ne ate kohe, u gjenda ne pozite te veshtire. Isha ne postin e Sekretarit te KQ te PPSH-se dhe pergjigjesha per fushen e propagandes e te kultures. Pra kritikat qe beheshin kishin te benin drejtperdrejt edhe me veprimtarine time. Duhet te them se ne fillim nuk e mendoja se kjo "fushate" do te kishte ato pasoja qe pati, sidomos per disa shoke, si per T. Lubonjen ose per F. Paçramin.

Nuk mund te them se isha kunder diskutimeve qe beheshin, por nuk me pelqenin disa ekzagjerime qe viheshin re, sidomos kur disa nga "kritiket" njiheshin si njerez pa karakter ose pa kulture. Megjithate edhe une, sido qe pa shume entuziazem, u perfshiva ne kete front te luftes ideologjike.

Ne kete atmosfere u vendos qe te mbahej Plenumi i IV i KQ. Raportin ne kete Plenum e mbajti vete E. Hoxha. Padyshim, kjo lidhet me rendesine qe kishte problemi qe po trajtohej, por ky vendim permbante edhe nje "kritike" ndaj meje: shqip do te thoshte qe une, Sekretari per Kulturen dhe Propaganden nuk mund te isha referuesi, sepse une duhej te jepja llogari per gabimet qe kishin ndodhur ne sektoret qe drejtoja. Keshtu qe ne Plenum, une fola si diskutant, duke i'u permbajtur vijes qe trajtonte raporti, kritikova shfaqjet e huaja dhe bera autokritike se "nuk kisha ushtruar kontrollin e nevojshem mbi sektoret qe drejtoja", se "me kishte munguar vigjilenca e nevojshme" dhe se "kisha nenvleftesuar rrezikun e ndikimeve nga ideologjia e huaj", etj. Ne fund te punimeve te veta, Plenumi i KQ me kritikoi dhe si denim me dha "verejtje me shenim ne karten e regjistrimit" te Partise.

Disa here me kane pyetur se si eshte e mundur qe "kam shpetuar" vetem me kaq, pra pa u perfshire ne "listen" e armiqve te partise, ne Plenumin e IV ose me pas?! Duhet te them se, kritika te cilat mund te me "radhitnin" edhe mua ne grupet "armiqesore" jane bere ne kohen e Plenumit te IV dhe iniciatori ka qene M. Shehu. Ai, gjate diskutimit te problemeve qe do te shtroheshin ne Plenumin e IV, ne mbledhjen e Byrose Politike, u perpoq qe te me perfshije edhe mua ne "grupin e armiqve" te fushes ideologjike. Por kjo gje u kundershtua veçanerisht nga E. Hoxha. Ne mbledhjen e Plenumit , M. Shehu u kufizua me nje kritike te forte ne adresen time. Nuk propozoi denim tjeter.

Sigurisht kunder mendimit te Shehut, por edhe ne mbrojtjen time ne pergjithesi, vendimtar ka qene pozicioni i E. Hoxhes. Ai me njihte shume mire, sidomos qe nga viti 1960, kur filloi lufta e hapur kunder revizionizmit hryshovian. Per pasoje, Enveri i dinte shume mire mendimet e mia dhe nuk kishte se si te dyshonte, dhe aq me pak te besonte ndonje njeri tjeter, qe kishte per qellim te me implikonte ne ndonje veprimtari "armiqesore" apo "revizioniste".

Thuhet se Enveri me kishte "zgjedhur" si zevendesin e tij, prandaj me ka mbrojtur. Nuk e besoj te kete qene kjo arsyeja, sepse dihet boterisht se kur filloi lufta kunder "liberalizimit" (fillimi i vitit 1973), si kandidate kryesore dhe pasardhes te Enverit njiheshin M. Shehu dhe H. Kapo, per te mos permendur B. Ballukun, i cili ishte ende pa asnje cen politik. Thuhet gjithashtu se mund te kete ndikuar shoqeria ime me Nexhmijen, ose edhe krushqia, meqenese mbesa ime eshte martuar me Ilirin, djalin e Enverit. Edhe kete gje nuk e besoj sepse, si Enveri, ashtu edhe Nexhmija, nuk jane "zmbrapsur" ne vendimet e tyre, as nga "kusherinjte" dhe te afermit (kujtojme rastin e B. Omarit), as nga shoqerite e miqesite. Ne fakt shoqeri shume me e madhe ka ekzistuar me disa nga te denuarit ne vite dhe ne asnje rast, kjo gje nuk ka penguar qe te merren edhe masat me te rrepta qe parashikonin ligjet ose vija e Partise.

T. Lubonja dhe F. Paçrami jo vetem qe u perjashtuan nga KQ dhe nga Partia, por kunder tyre u zhvillua edhe nje proces gjyqesor, me akuzen si armiq te pushtetit popullor. Ata u denuan me nga 13 dhe 15 vjet burg perkatesisht, ndersa familjet e tyre u internuan.

Personalisht denimin e ketyre shokeve e kam vuajtur moralisht. Une kam pasur shoqeri te ngushte para Luftes me Todin, ndersa pas Luftes, si ne, ashtu edhe grate tona, e bene edhe me te ngushte shoqerine me njeri-tjetrin. Bisedonim per çdo gje, per politiken, per kulturen dhe ekonomine, per problemet qe shqetesonin vendin tone dhe pakenaqesite qe kishin njerezit. Todi punonte ne gazeten "Zeri i Popullit" dhe me pas ne RTSH, keshtu qe kishte kontakte me te shumta me njerezit dhe me hallet e tyre. Por ne kishim edhe lidhje pune, sepse nga ana organizative, Todi varej nga sektori i shtypit, te cilin e drejtoja une.

Keshtu bisedat tona perfshinin nje teme me te gjere, por asnjehere nuk kam vene re tek ai qendrime "antiparti" dhe aq me pak "kunder pushtetit popullor". Kam qene i ndergjegjshem qe ai gaboi ne Festivalin e XI dhe kete ia kam vene ne dukje qe gjate shfaqjes "si shkelje te kritereve te partise". Por kaq. Denimin e rende qe pasoi dhe veçanerisht burgosjen e tij dhe te djalit te tij, internimin e lirise (gruas se tij) dhe te gjithe familjes (moter e vella), shpirterisht, nuk e kam miratuar asnjehere. Kam heshtur duke i'u bindur vijes dhe disiplines se partise. Bile, edhe kur un isha ne krye te partise, nuk e ndihmova Todin. E ndiej peshen e fajit. Problemet e veshtiresite e medha qe kishin te benin me fatin dhe te ardhmen e gjithe vendit, kur po ndodhte kapercimi nga njeri sistem ne tjetrin, me vonuan te ndihmoj shokun tim.