lunedì 17 maggio 2010

Aforizma nga Mahatma Gandi

Një "jo" e buruar prej bindjes së thellë është më e mirë se një "po" e buruar për hir të të tjerëve ose, edhe më keq, për të shmangur dëmet.

Një i poshtër është i pazoti ta dëshmojë dashurinë; kjo është privilegj i të zotëve.

Njeriu është frut i mendimeve të tij, çfarë mendon, ashtu shndërrohet.

Një njeri që është tërësisht i pafajshëm, e përkushton veten në sakrificë për të mirën e të tjerëve, përfshirë armiqtë e tij, dhe bëhet shpërblesë për botën. Ky është një akt i përkryer.

Kultura e një kombi buron nga zemrat dhe shpirti i njerëzve të saj.

Një politikë është një binjde e përkohëshme e përcaktuar që të ndryshojë, por kur është e m irë, duhet të përkrahet me zell hyjnor.

Një parim është shprehje e përkryerjes, dhe teksa qeniet e papërkryera si në nuk mund ta praktikojnë përkryerjen, ne trashëgojmë çdo moment kufizimet e kompromisit të tij në praktikë.

Një religjion që nuk i merr parasysh realitetet praktike dhe nuk ndihmon në zgjidhjen e tyre, nuk është religjion.

Një trupë e vogël me shpirtra të vendosur, mbushur me besim të pamasë në misionin e tyre, mund ta ndryshojnë rrjedhën e historisë.