mercoledì 5 maggio 2010

Nuk ka jetë pa Twitter


Mes mjeteve te komunikimit dhe te informacionit qe kane lindur vitet e fundit, “Twitter” eshte me i thjeshti per t’u perdorur dhe nje nga me te kenaqshmit. Mund te duket paradoksale te shkruash (dhe te lexosh) nje liber permes nje platforme qe konsiston ne dergimin e mesazheve te shkurtra vetem me 140 karaktere, por ne fakt, nuk eshte keshtu. Pas kutise, nga ku mund te shkruhet dhe te ndahet menjehere me universin e internetit nje mesazh, fshihet nje infrastrukture e fuqishme teknologjike qe perdoret per te arritur shume objektiva: te gjesh nje pune, te jesh i informuar mbi lajmet e fundit, te zhvillohesh profesionalisht, te njihesh me kliente te rinj, apo te marresh reagime nga konsumatoret.

“Twitter” ka qene platforma e pare mjaft e suksesshme e hedhur ne internet, nga e cila mund te shkembesh mesazhe ne kohe rekord. Per kete arsye, me kalimin e kohes “Twitter” u ka siguruar njerezve ne nje kohe te shkurter deshmi dhe ngjarje te ndryshme qe kane ndodhur neper bote. Fluksi i informacioneve te publikuara sot ne kete platforme, nuk perfshin vetem mesazhet e abonenteve te “Twitter”, por te gjithe ato qe publikohen ne faqen e “Facebook”-ut dhe rrjetet e tjera sociale. Ne kete platforme çdolloj ngjarjeje publike, e cila mund te jete interesante vetem per disa persona, mund te tregohet, dokumentohet, komentohet dhe shperndahet ne kohe rekord ne çdo cep te botes.

Nuk eshte rastesi qe sot “Twitter” eshte bere pike referimi neper media dhe pjesen tjeter “me te gjalle” te rrjetit, per te komunikuar dhe per te marre pjese ne nje bashkebisedim te gjere qe nuk ka kufij gjeografike. Nje bashkebisedim sa lokal aq edhe global.

Sekreti per te mos u zhdukur ne pafundesi eshte te persosen me se miri funksionet e filtrit dhe te zgjedhesh me kujdes burimet, qofshin keta persona, media, institucione publike ose firma private. Nga kjo pikepamje “Twitter” eshte strukturuar si nje rrjet social ku lidhjet midis anetareve jane njedrejtimeshe. Ne fakt, çdo njeri mund te zgjedhe per te ndjekur ate qe deshiron, apo perkon me interesat e tij. Ndersa ne “Facebook” me lajmet e reja te publikuara nga nje person mund te azhornohesh vetem nese kjo faqe te autorizon qe te hysh ne rrjet dhe anasjelltas.

Shpejtesia, lehtesia dhe shkathtesia e platformes per te perhapur ne kohe rekord nje mesazh, e bejne “Twitter”-in nje mjet i cili mund te perdoret çdo dite nga nje univers i larmishem profesionistesh: nga mjeku tek avokati, nga gazetari tek administratori i firmes, pa lene menjane mesuesit, politikanet dhe shkrimtaret. Si nje perdorues i rregullt i internetit e ne veçanti i “Twitter”-it i interesuar per çdolloj teme mund te lidhesh me profesioniste me autoritare dhe te marresh pergjigje, vemendje, keshilla, pergjigje te rendesishme te pyetjeve publike. Ata qe duan lidhje te reja ne fushen e biznesit, “Twitter”-i eshte platforma ideale per te arritur shume objektiva. Si te gjitha faqet e rrjetit social, mesazhet e natyres komerciale kane jete te shkurter.

Ne ndryshim nga kanalet e tjera te komunikimit, online ose jashte rrjetit, “Twitter” ka gjasa te behet per nje firme lidhje mes klienteve dhe sipermarresve, per shitje apo veprime te tjera. Me nje kerkim te shpejte ne “Twitter” mund te gjeni perdorues te tjere me te njejtat interesa profesionale si ju dhe te komunikoni lirshem sa here qe te deshironi. Ne te njejten menyre mund te tregoni kompetencat tuaja, duke perdorur “Twitter”-in si mbeshtetes te strategjive tuaja personale. Ne çdo vend te botes, “Twitter” ka treguar qe eshte nje platforme mjaft e shpejte. Nje ngjarje e madhe nderkombetare e viteve te fundit – termete dhe atentate, por edhe vdekja e Michale Jackson, apo protestat neper sheshe kunder regjimeve te ndryshme- eshte publikuar menjehere ne “Twitter” duke e bere kete sit nje burim informacionesh te gazetave online.

Raporti mes medias dhe “Twitter”-it ka pesuar nje zhvillim konstant. Sot jane te njejtat gazeta dhe gazetare online qe e kane “pervetesuar” “Twitter”-in dhe e perdorin per te mbledhur informacione nga burime kryesore dhe per t’i perhapur me shpejt lajmet, duke perzier oferten e tyre me mesazhet e publikuara ne platforme.

Kete vit “Twitter” do te mbushe plot kater vjet nga krijimi i saj, por vetem prej pak muajsh njerezit kane filluar t’ia dine vleren dhe te vleresojne avantazhet e saj. Gjate viteve te ardhshme, fenomeni do te marre permasa me te medha.

Se bashku me “Facebook”-un dhe disa faqe te tjera, “Twitter” ka qene nder sherbimet e para te rrjetit social qe kane çare barrierat, duke terhequr ne menyre te paimagjinueshme vemendjen e publikut. Nga Shtepia e Bardhe, ne Hollivud, “Twitter”-i eshte bere pjesa e pandare e miliona personave, me platformen e saj per te komunikuar me miqte, per te qendruar ne kontakt me njerezit e tjere, per t’u informuar dhe per te informuar te tjeret.

Ne si perdorues mund te ndikojme vertet ne zhvillimin e platformes, drejt nje perdorimi me te gjere, siç nuk ka ndodhur kurre me pare me asnje prej mjeteve te komunikimit global. Le ta shfrytezojme kete mundesi duke dhene edhe kontributin tone te vyer.