venerdì 30 aprile 2010

Dhjete gafat me te medha ushtarake


Lufta II Boterore konsiderohet si konflikti me i madh ne historine moderne dhe vazhdon te kete impakt ne bote dhe ne kohet e sotme. A mund te mendohet si do ishte bota sot nese s’do kishte pasur lufte, ose nese Japonia apo Gjermania do kishte fituar? Por fakti eshte se gjerat kane ndodhur ashtu siç kane ndodhur dhe jane rezultat i nje sere faktoreve, disa negative e disa pozitive. Ajo qe duhet theksuar eshte se ne disa raste humbja ose fitorja s’eshte percaktuar nga zotesia e njeres pale apo dobesia e tjetres, por nga gafa strategjike. Nje prej tyre eshte ajo gafa e Stalingradit ne vitin 1942.

Kjo eshte beteja qe i kushtoi Gjermanise luften. Plani ambicioz i Hitlerit per te pushtuar rajonin e pasur me nafte te Kaukazit te Bashkimit Sovjetik ne vere te vitit 1942 perfundoi ne bregun e lumit Vollga ne nje qytet qe kishte marre emrin e liderit sovjetik, Joseph Stalin. Pas muajsh te tere lufte brutale qe la qindra mijera te vdekur nga te dyja anet, njeriu i Hitlerit ne betjee, marshalli Von Paulus e pa ushtrine e tij krejtesisht te rrethuar dhe u detyrua te dorezonte rreth 250 mije trupa ne shkurt te vitit 1943. Nese Hitleri do e kishte lejuar te terhiqej disa muaj me pare, ai do i kishte kursyet humbjen Gjermanise disa muaj.

Pearl Harbor ishte gjithashtu nje gafe e japonezeve. Nje operacion i planifikuar dhe ekzekutuar me se miri qe rezultoi ne nje fitore spektakolare per Japonine hodhi gjithashtu farat per humbjen e tyre eventuale. Duke perqendruar perpjekjet e tyre ne betejat e vjetruara me anije lufte, pilotet japoneze nuk arriten te shkaterronin infrastrukturen kryesore te ishullit qe ishin fabrikat e naftes, depot e municionit qe bene te mundur qe amerikanet te perdornin Pearl Harbor si bazen e tyre te operacioneve gjate luftes. Nese ata do kishin bere nje gje te tille do i kishin detyruar amerikanet te ktheheshin ne bregun perendimor, duke i bere operacionet ne Paqesor me te veshtira.

Plani ambicioz i Hitlerit per te mundur komunizmin ne dere ne shtepise duke nxjerre jashte loje Bashkimin Sovjetik me nje goditje te vetme te guximshme thuajse funksionoi, por gjithashtu e detyroi ate te luftonte ne dy fronte me dy armiq – Bashkimin Sovjetik dhe SHBA – duke e konsumuar Gjermanine per sa i perkiste burimeve njerezore dhe kapacitetit industrial. Pas Stalingradit ne vitin 1942 Gjermani ishte ne sulm dhe mbrojtje duke pritur disa arme te mahnitshme qe nuk dolen asnjehere ne skene.

Nese Hitleri do kishte mbaruar pune me Angline me pare dhe do kishte siguruar frontin perendimor perpara se te merrej me armikun sovjetik historia mund te kishte pasur nje perfundim tjeter. Me renien e Frances ne qershor 1940 Anglia mbeti e vetme kunder gjermaneve duke e bere pushtimin e Anglise nga deti nje mundesi thuajse reale. Vetem forca e vogel ajrore britanike, RAF, e parandaloi “Luftawaffe-n” e levduar gjermane qe te fitonte kontrollin ajror dhe te bente te mundur sulmin ajror. Ne fillim gjermanet ishin duke fituar luften e friksionit duke sulmuar fushat aerodromet britanike, por pas nje sulmi bombash ne Berlin me 25 gusht 1940, i cili beri pak sulme ne fakt, Fyhreri u zemerua aq shume sa i zhvendosi sulmet drejt Londres.

Duke bere keshtu Britania pati mundesi te rigrupohej dhe te riarmatosej duke shmangur pushtimin. Me endrrat e restaurimit te lavdise se Romes se lashte, Musolini nisi ushtrine e tij te madhe por te paafte drejt Shqiperise dhe Greqise ne vere te vitit 1940 dhe vendosi te hynte dhe ne Egjipt nepermjet kolonise se tij ne Libi. Por ne fakt ai u perball me forcat britaniko-greke ne Ballkan dhe forcat britanike dhe aleate ne Egjipt duke detyruar Hitlerin qe te dergonte ushtrine e tij per te shpetuar aleatin e pashprese. Kjo i kushtoi shume Gjermanise pasi i largoi burimet e vlefshme njerezore nga frontet e tjera dhe shtyu afatin e Hitlerit per pushtimin e Bashkimit Sovjetik duke bere lemsh gjithe meselene.

Stalingrad, 1942

Kjo eshte beteja qe i kushtoi Gjermanise luften. Plani ambicioz i Hitlerit per te pushtuar rajonin e pasur me nafte te Kaukazit te Bashkimit Sovjetik ne vere te vitit 1942 perfundoi ne bregun e lumit Vollga ne nje qytet qe kishte marre emrin e liderit sovjetik, Joseph Stalin. Pas muajsh te tere lufte brutale qe la qindra mijera te vdekur nga te dyja anet, njeriu i Hitlerit ne betjee, marshalli Von Paulus e pa ushtrine e tij krejtesisht te rrethuar dhe u detyrua te dorezonte rreth 250 mije trupa ne shkurt te vitit 1943. Nese Hitleri do e kishte lejuar te terhiqej disa muaj me pare, ai do i kishte kursyet humbjen Gjermanise disa muaj.

Dunkirk, 1940

Pasi kishin rrethuar me sukses ushtrine anglo-franceze ne Francen e veriut dhe Belgjike ne qershor te vitit 1940 forcat gjermane do u jepnin goditjen perfundimtare trupave aleate, kur Hitleri urdheroi ushtrite e tij te ndaleshin disa kilometra par fitores. Thuhet se ai e beri kete qe t’u linte te kuptonte gjeneraleve se ishte ai heroi i dites dhe jo ata. Si rezultat, 300 mije ushtare britanike dhe franceze paten kohe te evakuohen ne Angli perpara se te mbyllej gracka duke u dhene mundesine atyre te luftonin serish. Nese nuk do ishin evakuar nuk dihet nese britaniket do i kishin bere rezistence gjermaneve dhe italianeve ne Afriken e Veriut vitin e mepasshem.

Pearl Harbour, 1941

Nje operacion i planifikuar dhe ekzekutuar me se miri qe rezultoi ne nje fitore spektakolare per Japonine hodhi gjithashtu farat per humbjen e tyre eventuale. Duke perqendruar perpjekjet e tyre ne betejat e vjetruara me anije lufte, pilotet japoneze nuk arriten te shkaterronin infrastrukturen kryesore te ishullit qe ishin fabrikat e naftes, depot e municionit qe bene te mundur qe amerikanet te perdornin Pearl Harbor si bazen e tyre te operacioneve gjate luftes. Nese ata do kishin bere nje gje te tille do i kishin detyruar amerikanet te ktheheshin ne bregun perendimor, duke i bere operacionet ne Paqesor me te veshtira.

Pushtimi i Bashkimit Sovjetik, 1941-1945

Plani ambicioz i Hitlerit per te mundur komunizmin ne dere ne shtepise duke nxjerre jashte loje Bashkimin Sovjetik me nje goditje te vetme te guximshme thuajse funksionoi, por gjithashtu e detyroi ate te luftonte ne dy fronte me dy armiq – Bashkimin Sovjetik dhe SHBA – duke e konsumuar Gjermanine per sa i perkiste burimeve njerezore dhe kapacitetit industrial. Pas Stalingradit ne vitin 1942 Gjermani ishte ne sulm dhe mbrojtje duke pritur disa arme te mahnitshme qe nuk dolen asnjehere ne skene. Nese Hitleri do kishte mbaruar pune me Angline me pare dhe do kishte siguruar frontin perendimor perpara se te merrej me armikun sovjetik historia mund te kishte pasur nje perfundim tjeter.

Sulmi blic i Londres, 1940

Me renien e Frances ne qershor 1940 Anglia mbeti e vetme kunder gjermaneve duke e bere pushtimin e Anglise nga deti nje mundesi thuajse reale. Vetem forca e vogel ajrore britanike, RAF, e parandaloi “Luftawaffe-n” e levduar gjermane qe te fitonte kontrollin ajror dhe te bente te mundur sulmin ajror. Ne fillim gjermanet ishin duke fituar luften e friksionit duke sulmuar fushat aerodromet britanike, por pas nje sulmi bombash ne Berlin me 25 gusht 1940, i cili beri pak sulme ne fakt, Fyhreri u zemerua aq shume sa i zhvendosi sulmet drejt Londres. Duke bere keshtu Britania pati mundesi te rigrupohej dhe te riarmatosej duke shmangur pushtimin.

Mbrojtja filipinase, 1942

Skema e gjeneralit Douglas MacArthur per te mbrojtur tere arkipelagun nga japonezet ne pranvere te vitit 1942 ishte e deshtuar qe ne fillim. Duke shperndare furnizimin e ushqimin dhe municionit ne ishuj me shpresen se do mbronte çdo centimeter te vendit vetem sa shkaktoi fatkeqesi te madhe per njerezit e tij, kur ai u detyrua te braktiste planin bashke me rezervat e ushqimit dhe municioneve dhe te terhiqej ne gadishullin Bataan. Pas disa muajsh rezistence te kote rreth 76 mije trupa amerikane dhe filipine u detyruan te dorezohen nga uria duke shkaktuar nje prej humbjeve me te medha ne historine ushtarake te Amerikes. Gjithsesi MacArthur mori nje medalje nderi per mbrojtjen brilante te vendit.

Fronti Maginot dhe renia e Frances, 1940

Duke qene se kishin mesuar diçka nga Lufta I Boterore francezet kishin vendosur te krijonin nje linje te padepertueshme me mbrojtje fikse ne kufirin me Gjermanine. I quajtur fronti Maginot ai rezultoi te ishte po aq i veshtire sa ishte reklamuar; problemi ishte se nuk pershkonte gjithe bregun dhe linte nje hendek te madh bosh qe beri te mundur qe gjermanet te kalonin me lehtesi relative ne pranvere te vitit 1940, duke rrethuar keshtu forcat britanike dhe britanike ne Belgjike dhe duke u ofruar francezeve nje humbje poshteruese, per te cilen atyre nuk u pelqen te flasin dhe sot e kesaj dite.

Pushtimi italian i Greqise, 1940-1941

Me endrrat e restaurimit te lavdise se Romes se lashte, Musolini nisi ushtrine e tij te madhe por te paafte drejt Shqiperise dhe Greqise ne vere te vitit 1940 dhe vendosi te hynte dhe ne Egjipt nepermjet kolonise se tij ne Libi. Por ne fakt ai u perball me forcat britaniko-greke ne Ballkan dhe forcat britanike dhe aleate ne Egjipt duke detyruar Hitlerin qe te dergonte ushtrine e tij per te shpetuar aleatin e pashprese. Kjo i kushtoi shume Gjermanise pasi i largoi burimet e vlefshme njerezore nga frontet e tjera dhe shtyu afatin e Hitlerit per pushtimin e Bashkimit Sovjetik duke bere lemsh gjithe meselene.

Kursk, Rusi, 1943

Pasi s’kishte nxene asnje mesim nga zhdepja qe pesoi ne Stalingrad gjashte muaj me pare Hitleri vendosi te organizonte dhe nje sulm tjeter te madh kunder sovjetikeve tashme te shumte ne numer dhe te rrethuar, tashme ne nje vend te quajtur Kursk (nje qytet i rendesishem industrial rreth 300 milje ne jug te Moskes). E konsideruar si beteja me e madhe tokesore ne histori, vijat e mbrojtjes sovjetike u perkulen, por s’u thyen dhe i demtuan Gjermanise pjesen me te mire te ushtrise dhe forces ajrore dhe shenuan fillimin e gjate dhe te avashte te terheqjes se Gjermanise ne Berlin, me gjithe pasojat e pafata per Hitlerin dhe gjermanet. Pushtimi i Bashkimit Sovjetik ishte padyshim nje gafe e madhe nga ana e Gjermanise.

Çlirimi i Filipineve, 1944

Pasi u debua nga Filipinet ne vitin 1942 gjenerali Douglas MacArthur deshironte shume te kthehej dhe e bindi presidentin amerikan Roosevelt se ai mund te humbte zgjedhjet presidenciale te vitit 1944 nese ai nuk çlironte zinxhirin e ishujve qe ishte perpjekur te mbronte ne vitin 1942. Gjithsesi, ne vitin 1944 prezenca japoneze ne ishull ishte dobesuar shume dhe ai nuk i hynte me ne pune Japonise qe ta perdorte si baze, duke mos lene ndonje arsye te madhe per pushtimi ne vendit perveç faktit se Douglas donte ta pushtonte. Koha e kaluar duke siguruar ishujt dhe burimet per kete operacion shtyu pushtimin e rendesishem te Okinavas ne vitin 1945 dhe me gjase e shtyu luften shum muaj.

100 njerëzit më me influencë në botë


“Time” zgjedh personazhet që kanë më shumë ndikim në zhvillimin e njerëzimit

Nga Barack Obama, Sarah Palin e deri tek këngëtarja e çuditshme Lady Gaga

Lista e “Time 100” nuk është për influencën e pushtetit, por për pushtetin e influencës. Disa prej njerëzve në listë janë me influencë në kuptimin tradicional të kësaj fjale, janë drejtues shtetesh si Barack Obama, drejtues korporatash si Robin Li. Por në listë gjithashtu gjenden njerëz që ndikojnë në botë me idetë e tyre dhe transformojnë jetët e të tjerëve. Tradita e zgjedhjes së “Personit të vitit” nisi në vitin 1927, kur redaktorët e revistës “Time” rishikonin lajmet më interesante të vitit. Ideja ishte gjithashtu një përpjekje për të ndrequr gabimin editorial që kishte bërë në fillim të vitit, duke mos nxjerrë në kopertinë aviatorin Charles Lindberg, pas fluturimit të tij historik mbi Atlantik. Në fund të vitit, u vendos që faqja e parë t‘i kushtohej Lindbergut, si njeriu i vitit dhe kjo do të shërbente për të dyja qëllimet. Që atëherë, një person apo grup njerëzish zgjidhen në fund të vitit në një botim special. Më 1999-ën, titulli u ndryshua në “Personi i vitit”, në përpjekje për ta bërë më përfshirëse dhe për të shmangur frazeologjinë që mund të shkaktonte probleme gjinore. Sidoqoftë, të vetmet femra që kanë fituar titullin janë grupi i femrave në vitin 2002, si dhe Melinda Gejts bashkë me bashkëshortin e saj në 2005-ën. Katër femra kanë marrë titullin kur ai quhej ende “Burri i vitit”: Uallis Simpson në vitin 1936, Sung May-Ling në 1937-ën, mbretëresha Elizabetë në vitin 1952 dhe Korason Akuino më 1986-ën. Këtë vit, një prej njerëzve më me influencë në botë është zgjedhur presidenti brazilian, për ndryshimin që po sjell në vend. Kur brazilianët zgjodhën Luiz Inacio Lula da Silva si president të vendit në vitin 2002, baronët e drogës kontrolluan të nervozuar rezervat e karburantit në avionët e tyre privatë. Ata e kishin kthyer vendin në një më të korruptuarit në planet e tani dukej sikur kishte ardhur e shlyerjes. Lula, 64 vjeç, ishte djalë i një familjeje të klasës punëtore. Në kohën që Lula fitoi postin e presidentit pas tre përpjekjeve të dështuara ai ishte një figurë e njohur në jetën kombëtare të Brazilit. Por çfarë e shtyu atë drejt politikës? Kur ishte në moshën 25-vjeçare ai pa gruan e tij Maria të vdiste gjatë muajit të tetë të shtatzanisë sepse s’kishin para për të përballuar spitalin. Në presidencën e tij ai e ka anëtarësuar Brazilin në programe sociale “Fome Zero” (Uria zero) që synojnë për t’i dhënë fund urisë dhe ka plane të përmirësojë arsimin. Një prej tendencave më të mëdha të dekadës tjetër do jetë rritja e kompanive aziatike. J.T. Want është 55 vjeç dhe është drejtori i përgjithshëm i kompanisë tajvaneze të kompjuterëve “Acer Group”. Kur Ëang u bë shef ekzekutiv në vitin 2005 kompnia renditej e pesta në tregun botëror të kompjuterëve. Por, me shefin e ri ajo u rendit e dyta duke pasur më shumë se 14 përqind të tregut botëror. Pjesa më e madhe e popullsisë amerikanë e njohën admiralin Mike Mullen vetëm më 2 shkurt kur kur ai tha para senatit, “Unë personalisht besoj se është gjëja e duhur që të lejojmë që homoseksualët të dalin hapur në ushtri. Ngado që e shoh këtë çështje, unë nuk e shmang dot bezdinë që më krijon fakti që ne kemi një politikë që i detyron djemtë dhe vajzat e reja që të gënjejnë për atë që janë nëse duan të mbrojnë vendin”. Kapaciteti i presidentit amerikan që projektojë një personalitet politik të mirëpritur ka tërhequr gjithë oponentët dhe aleatët. Kjo lloj mendësie, të cilën Obama e shfaqi më së miri në fushatën e vitit 2008 u përball ashpër me realitetin e politikës amerikane. Aftësia e tij për të koordinuar interesat nga më të pakoordinuarat të kinës, Indisë, Rusisë, Brazilit dhe çështjeve të tjera nuk do varet më tashmë nga aftësia për të magjepsur, por dhe këtë vit ai sigurisht meriton të jetë një prej njerëzve më me influencë në botë. Shpirti i pavarur patriotik dhe qëndrimi e jehona e pasardhësve amerikanë janë të mishëruar në Sarah Palin. Në mënyrën si ajo jeton dhe ajo çfarë thotë dhe si ia dedikon veten Amerikës ajo përfaqëson të mirën, teksa ekspozon të keqen. Fakti se ajo ka aq shumë mbështetje provon se Sarah Palin, 46 vjeçe, përfaqëson atë që shumë amerikanë njohin si të zakonshme dhe të ndjeshme. Individualiteti i saj, vetëbesimi dhe puna e saj herkuliane me etikën janë në rezonancë me shpirtin e vendit. Ka profesorë që pretendojnë se janë populistë dhe ka populistë që pretendojnë se janë profesorë. Por nuk ka pasur asnjëherë një zemër e mendje të kombinuar aq mirë sa tek Bill Clinton. Është një ekuilibër thuajse i pamundur. Ai është intelektuali që mund të japë mësim e njëkohësisht është tipi sportiv i dashur dhe miqësor me të gjithë, të cilin kushdo do donte ta kishte afër. Shtoji këtu faktin se ai zgjodhi për të koordinuar ndihmën në Haiti pas tërmetit që goditi vendin në janar 2010. Lady Gaga është një ndër ato artiste që ose e duan ose e urrejnë. Ajo duket e çuditshme, tekstet e saj janë të thjeshta, por ato kapin vëmendjen e kujtdo që i dëgjon dhe mënyrë të pashmangshme nuk shqiten nga mendja. Sot radiot e televizionet ofrojnë muzikë komerciale pa fund, ndaj Lady Gaga është përjashtim për faktin se përpiqet të ofrojë një lloj stili ndryshe, që të bën ta shohësh e ta ndjekësh. Me veshjet e saj ajo të bën të presësh që ta shohësh herën tjetër, për të parë se çfarë ka sajuar.

Luiz Inácio Lula da Silva, presidenti i Brazilit
Kur brazilianët zgjodhën Luiz Inacio Lula da Silva si president të vendit në vitin 2002, baronët e drogës kontrolluan të nervozuar rezervat e karburantit në avionët e tyre privatë. Ata e kishin kthyer vendin në një më të korruptuarit në planet e tani dukej sikur kishte ardhur e shlyerjes. Lula, 64 vjeç, ishte djalë i një familjeje të klasës punëtore. Në kohën që Lula fitoi postin e presidentit pas tre përpjekjeve të dështuara ai ishte një figurë e njohur në jetën kombëtare të Brazilit. Por çfarë e shtyu atë drejt politikës? Kur ishte në moshën 25-vjeçare ai pa gruan e tij Maria të vdiste gjatë muajit të tetë të shtatzanisë sepse s’kishin para për të përballuar spitalin. Në presidencën e tij ai e ka anëtarësuar Brazilin në programe sociale “Fome Zero” (Uria zero) që synojnë për t’i dhënë fund urisë dhe ka plane të përmirësojë arsimin.

J.T. Want
Një prej tendencave më të mëdha të dekadës tjetër do jetë rritja e kompanive aziatike. J.T. Want është 55 vjeç dhe është drejtori i përgjithshëm i kompanisë tajvaneze të kompjuterëve “Acer Group”. Kur Ëang u bë shef ekzekutiv në vitin 2005 kompnia renditej e pesta në tregun botëror të kompjuterëve. Por, me shefin e ri ajo u rendit e dyta duke pasur më shumë se 14 përqind të tregut botëror.

Admiral Mike Mullen
Pjesa më e madhe e popullsisë amerikanë e njohën admiralin Mike Mullen vetëm më 2 shkurt kur kur ai tha para senatit, “Unë personalisht besoj se është gjëja e duhur që të lejojmë që homoseksualët të dalin hapur në ushtri. Ngado që e shoh këtë çështje, unë nuk e shmang dot bezdinë që më krijon fakti që ne kemi një politikë që i detyron djemtë dhe vajzat e reja që të gënjejnë për atë që janë nëse duan të mbrojnë vendin”.

Barack Obama
Kapaciteti i presidentit amerikan që projektojë një personalitet politik të mirëpritur ka tërhequr gjithë oponentët dhe aleatët. Kjo lloj mendësie, të cilën Obama e shfaqi më së miri në fushatën e vitit 2008 u përball ashpër me realitetin e politikës amerikane. Aftësia e tij për të koordinuar interesat nga më të pakoordinuarat të kinës, Indisë, Rusisë, Brazilit dhe çështjeve të tjera nuk do varet më tashmë nga aftësia për të magjepsur, por dhe këtë vit ai sigurisht meriton të jetë një prej njerëzve më me influencë në botë.

Sarah Palin
Shpirti i pavarur patriotik dhe qëndrimi e jehona e pasardhësve amerikanë janë të mishëruar në Sarah Palin. Në mënyrën si ajo jeton dhe ajo çfarë thotë dhe si ia dedikon veten Amerikës ajo përfaqëson të mirën, teksa ekspozon të keqen. Fakti se ajo ka aq shumë mbështetje provon se Sarah Palin, 46 vjeçe, përfaqëson atë që shumë amerikanë njohin si të zakonshme dhe të ndjeshme. Individualiteti i saj, vetëbesimi dhe puna e saj herkuliane me etikën janë në rezonancë me shpirtin e vendit.

Bill Clinton
Ka profesorë që pretendojnë se janë populistë dhe ka populistë që pretendojnë se janë profesorë. Por nuk ka pasur asnjëherë një zemër e mendje të kombinuar aq mirë sa tek Bill Clinton. Është një ekuilibër thuajse i pamundur. Ai është intelektuali që mund të japë mësim e njëkohësisht është tipi sportiv i dashur dhe miqësor me të gjithë, të cilin kushdo do donte ta kishte afër. Shtoji këtu faktin se ai zgjodhi për të koordinuar ndihmën në Haiti pas tërmetit që goditi vendin në janar 2010.

Lady Gaga
Lady Gaga është një ndër ato artiste që ose e duan ose e urrejnë. Ajo duket e çuditshme, tekstet e saj janë të thjeshta, por ato kapin vëmendjen e kujtdo që i dëgjon dhe mënyrë të pashmangshme nuk shqiten nga mendja. Sot radiot e televizionet ofrojnë muzikë komerciale pa fund, ndaj Lady Gaga është përjashtim për faktin se përpiqet të ofrojë një lloj stili ndryshe, që të bën ta shohësh e ta ndjekësh. Me veshjet e saj ajo të bën të presësh që ta shohësh herën tjetër, për të parë se çfarë ka sajuar.

100 njerëzit më me influencë në botë

Luiz Inácio Lula da Silva
J.T. Wang
Admiral Mike Mullen
Barack Obama
Ron Bloom
Yukio Hatoyama
Dominique Strauss-Kahn
Nancy Pelosi
Sarah Palin
Salam Fayyad
Jon Kyl
Glenn Beck
Annise Parker
Tidjane Thiam
Jenny Beth Martin
Christine Lagarde
Recep Tayyip Erdogan
General Stanley McChrystal
Manmohan Singh
Bo Xilai
Mark Carney
Sister Carol Keehan
Sheik Khalifa bin Zayed al-Nahyan
Robin Li
Scott Brown
Bill Clinton
Kim Yu-Na
Mir-Hossein Mousavi
Ben Stiller
Temple Grandin
P. Namperumalsamy
Nay Phone Latt
Chen Shu-chu
Phil Mickelson
Didier Drogba
Graça Machel
Reem Al Numery
Sachin Tendulkar
Tristan Lecomte
Liya Kebede
Kiran Mazumdar-Shaw
Zahra Rahnavard
Jet Li
Serena Williams
Chief Master Sergeant Tony Travis
Karls Paul-Noel
Rahul Singh
Valentin Abe
Malalai Joya
Will Allen
Lady Gaga
Conan O'Brien
Kathryn Bigelow
Oprah Winfrey
Valery Gergiev
Robert Pattinson
Ashton Kutcher
Suzanne Collins
Taylor Swift
Neil Patrick Harris
Carlton Cuse and Damon Lindelof
Prince
Lea Michele
Jerry Holkins and Mike Krahulik
Simon Cowell
Neill Blomkamp
Elton John
Marc Jacobs
David Chang
Banksy
Chetan Bhagat
Sandra Bullock
Ricky Gervais
Han Han
James Cameron
Zaha Hadid
Elizabeth Warren
Douglas Schwartzentruber and Larry Kwak
Michael Pollan
Atul Gawande
Jaron Lanier
Victor Pinchuk
Lee Kuan Yew
Deborah Gist
Kathleen Merrigan
Steve Jobs
Tim White
Lisa Jackson
Elon Musk
Edna Foa
Jaime Lerner
Paul Volcker
Amy Smith
Matt Berg
Amartya Sen
Michael Sherraden
Sanjit 'Bunker' Roy
Tim Westergren
David Boies and Theodore Olson
Sonia Sotomayor

giovedì 29 aprile 2010


Ne vend te pushimit ne oazat ekzotike apo ne det, shume çifte te sapomartuara vendosin qe muajin e mjaltit ta kalojne ne ndonje qytet te njohur, pasi qe duan qe momentet e perbashketa t’ia kushtojne zbulimit te trashegimise kulturore, kuzhines se atij vendi, apo jetes se nates. Njera nder revistat me te specializuara dhe me me ndikim ne kete fushe “Destination Weddings & Honeymoons” ka botuar listen e vendqendrimeve me te bukura evropiane per çiftet e sapomartuara.

Barcelona-metropoli i arkitektures moderne

Besoni se dashuria vjen nga barku dhe se udhetimin e marteses deshironi ta kujtoni per argetimin e mrekullueshem naten, atehere Barcelona eshte vend adekuat per ju. Ate qe nuk guxoni assesi ta leshoni jane “tapaset”, shujtat e vogla apo “kafshatat”, si karkalecat ne salce te hudhrave, pjese te oktopodit ne skare apo pjese te prera holle te pershutes. Natyrisht, te percjella me nje gote te mbushur me veren e kuqe te njohur spanjolle.

Disa nga “tapas” baret me te mira gjenden ne kuartetin Gotik, Barri Gotic, ndersa para darkes dhe turneut te paharrueshem neper klubet e nates viziten e kesaj pjese romantike me se miri eshte ta filloni me shetitjen rreth katedrales mesjetare. Perveç ushqimit, argetimit dhe antikitetit, Barcelona eshte e njohur edhe si arkitektura moderne ne te cilen disa nga veprat e tij me te rendesishme i ka “lene” Antonio Gaudi. Te sapomartuarit kurrsesi nuk duhet qe te anashkalojne Guel parkun dhe katedralen kurre ta paperfunduar, Sagrada Familia.

Parisi-simboli i bukurise

Nuk eshte sekret se ky qytet romantik terheq te dashuruar nga te gjitha vendet e botes. Edhe pse mund te tingelloje “merzitshem” dhe shume turistike, nese vendosni qe muajin e mjaltit ta kaloni ne Paris, partnerin tuaj gjithsesi dergojeni ne Kullen e Eiffelit. Shikimi ne qytet dhe ne lumin Seina me siguri se do te mbetet ne kujtim deri ne fund te jetes.

Çiftet e dashuruara gjate vizites ne Paris nuk guxojne qe mos te shetisin ne parkun Luxembourg ne bregun e majte te Seinas, kopshti i pare publik i zbukuruar me nje keshtjelle per nenen e mbretit, Maria Medicin. Duke pasur parasysh traditen e njohur franceze te kuzhines, eshte e tepert te perseritet qe ketu vijne edhe gurmanet me te medhenj, te cilet deshirojne te shijojne ushqime te shijshme si dhe adhuruesit e veres, e cila sipas mendimit te shumices eshte me e mire ne bote.

Praga-“bukuroshja e zgjuar”

Edhe pse per shkak te komunizmit ky qytet eshte konsideruar si “bukuroshja e fjetur” e Evropes se mesme, Praga
eshte “zgjuar” papritmas ne shekullin 21 dhe eshte i gatshem per vizitore te ndryshem. Pjeset me te vjetra te ruajtura te ketij qyteti datojne nga shekulli 12, ndersa rruget e ngushta, keshtjellat mesjetare dhe kishat e panumerta ju therrasin per vizite. A mund te mendoni menyre me te mire se sa te shetisni ne kete vend te kapur per dore me partnerin e zgjedhur.

Aty eshte edhe ura e Karlit, ne te cilin puthja garanton dashurine e perjetshme, pastaj sheshet e mrekullueshme, keshtjella mbreterore dhe shtepia e Presidentit. Perveç artdashesve te cilet ne rruget e ketij qyteti kerkojne gjurmet e Kafkas apo Kischas, Pragen e pelqejne edhe adhuruesit e birres, por edhe ata te klubeve te shumta dhe cilesore te muzikes jazz.

Edinburgh-vendi i fantazive dhe enderrimeve

Duke ditur se ne te ka jetuar poeti skocez, Robert Burns, i njohur si pionieri i romantizmit, nuk çudit fakti se Edinburgh, qyteti qe eshte ne listen e UNESCO-s te trashegimise boterore, pershkruhet si vend i vertete per çiftet qe deshirojne fantazite dhe enderrimet. Pjesa me e veçante eshte ajo e qytetit te vjeter, rruga Royal Mile, e cila shtrihet pergjate keshtjelles se Edinburghut, rezidenca skoceze e familjes mbreterore britanike Palace of Holyroodhouse.

Vetem monumentet historike, shitoret, kafenete, pubet dhe restorantet ne Royal Mile do te mund t’ju argetonin me shume se nje jave. Ketu mund te mesoni edhe shume per trashegimine e letersise skoceze e cila qe nga tregimet e lashta dhe legjendat shtrihet deri sot. Por, fytyren e vertete te Edinburghut me se miri e tregojne festivalet e tij, sikur festivali i Fringet i dedikuar per te gjitha format e artit.

Nuk duhet shkuar larg qendres se qytetit qe te zbuloni bukurite natyrore te Skocise, pasi qe ketu eshte Holyrood Park, dhe nuk te habite e dhena se shumica e britanikeve ne hulumtimin e zhvilluar se fundi thane se para vdekjes gjithqysh deshirojne ta vizitojne pikerisht Edinburghun.

Firence-vendi i trashegimise kulturore italiane

Duke pasur parasysh se kemi te bejme me qytetin, qe perveç njeres nder kuzhinat ne kualitative ne bote dhe veres shume te njohur, ketu eshte e vendosur gjysma e trashegimise kulturore italiane, deshmon se ky vend do te zgjoje te gjitha shqisat tuaja. Vendi i renesances, te dashuruarit do t’i terheq me rruget e tij romantike, sheshet dhe parqet madheshtore te cilet per shkak te klimes se lagesht eshte e nevojshme t’i shmangni veres.

Me katedralen Duomo dhe njeren nder galerite me te pasura ne bote sipas vlerave te veprave artistike, Uffizit, Davidit te Michelangelos dhe ures Ponte Vecchio, vizitoret mund te kenaqen edhe ne mjedisin e bukur dhe jeten e nates neper klube, pube dhe koktej bare.

20 puthjet me te bujshme


Puthjet mes njerezve te famshem ndodhin çdo dite, por disa prej tyre qe kane ndodhur ne jeten reale ose ne ekranin e televizonit kane mbetur ne kujtesen tone. Disa per arsyen se jane shume skandaloze, disa sepse jane romantike, e disa per arsye te tjera. Puthja nuk eshte thjesht nje puthje. Ajo eshte ne te vertete nje medium, me shume se nje mesazh. Romaket kishin tre lloje puthjesh: te miqesise, te dashurise dhe te pasionit. Nderkohe, ne kultura te ndryshme puthjet kane forma nga me te ndryshmet. Ashtu si percjellese dashurie, puthjet mund te mbartin te kunderten.

Ato mund te nenkuptojne tradhtine, siç eshte puthja e vdekjes se mafies. Puthjet mund te jene dhe ironike, Mata Hari u fryu nje puthje atyre qe e ekzekutuan perpara se ta vrisnin. Puthja e dashurise eshte qendra e aktit te puthjes. Per shekuj me radhe puthja ka qene sinonim i alkimise se dashurise. Ajo ka zgjuar Bukuroshen e Fjetur dhe i ka kthyer bretkosat ne princer. Ne nje balade skoceze, nje njerke e lige e kthen vajzen e dukes ne gjarper, por heroi, Kempion, e puth ate tre here dhe ajo kthehet ne formen e saj njerezore. Ne nje tjeter, njerka e kthen sherbetoren ne peme limoni dhe ajo qendron ne oborr per dhjete vjet, derisa djali i mbretit puth rrenjet e pemes. Puthjet e rrembyera mund te jene te pademshme dhe shpesh shfaqen si romantike, siç eshte ajo e Morganes.

Por ato mund te jene gjithashtu dhe me pasoja te renda. Ne shekullin e 19-te nje burre ne Napoli puthi nje grua kunder vullnetit te saj dhe gjykata e ndaloi qe t’i afrohej asaj me shume se 50 kilometra. Ne vitin 1837, ne Britanine e Madhe nje zoteri i quajtur Thomas Saverland u perpoq te puthte Caroline Neeton. Duke kundershtuar levizjen e Saverland, Caroline Newton, e cila nuk ishte aspak e interesuar ne zoterine ne fjale i kafshoi atij hunden. Nuk behet fjale per nje kafshim te thjeshte, por Newton i shkeputi “agresorit” nje pjese te hundes. Thomas Saverland e hodhi ne gjyq, por gjykatesi e shpalli ate te pafajshme duke deklaruar se “kur nje burre puth nje grua kunder deshires se saj, asaj i lejohet qe te kafshoje hunden e tij, nese deshiron”.

Jake Gyllenhaal dhe Heath Ledger

Si Jack dhe Ennis ne “Brokeback Mountain”
U be e famshme si puthja mes dy homoseksualeve ne nje prej filmave me te diskutuar nga regjisori Ang Lee.

Michael Jackson dhe Lisa Marie Presley

Puthja mes kengetarit te famshem dhe Lisa Marie Presley ndodhi ne vitin 1994 ne ndarjen e çmimeve te MTV-se.

Clark Gable dhe Vivien Leigh

Si Rhett Butler dhe Scarlett O'Hara
eshte nje nder puthjet me te famshme ne historine e kinematografise puthja mes Butler dhe O’Hara

Demi Moore dhe Patrick Swayze

Si Molly Jensen dhe Sam Wheat ne filmin “Shpirti”
Puthja u be e famshme sepse vinte nga pertej botes. I vdekuri qe ngjallet per te puthur gruan e tij te bukur.

Tobey Maguire dhe Kirsten Dunst

Si Njeriu Merimange dhe dhe Mary Jane
eshte bere puthja me e famshme sepse Njeriu Merimange ishte me koke poshte kur puthi bukuroshen Mary Jane.

Halle Berry dhe Adrien Brody

Puthja mes aktores seksi dhe Adrien Brody ndodhi ne vitin 2003 gjate ndarjes se çmimeve “Academy Awards”.

Ryan Gosling dhe Rachel McAdams

Dy aktoret u perpoqen te rikrijojne ne jeten reale skenen nga filmi “Notebook” si Noah dhe Allie dhe ia dolen mbane.

Britney Spears dhe Madonna

Eshte pa dyshim nje prej puthjeve me te famshme ne historine e spektaklit. Kengetarja e famshme qe puth nje kengetare tjeter te famshme ne ate kohe.

Drew Barrymore dhe Justin Long

Si Erin dhe Garrett
Dree Barrymore dhe Justin Long e nisen puthjen e tyre ne skenen e filmit ku dhe u njohen, per te vazhduar dhe ne jeten reale.

“Lady & the Tramp

Kjo eshte nje nder puthjeve me te famshme ne histori dhe vetem qente kukulla mund te bejne nje fytyre te tille te paharrueshme.

Shqiptaret me rakine, si ruset me vodken


Konsumatoret e alkoolit ne vendin tone po rriten nga dita ne dite. Ne grupin e pijetareve po shtohen edhe pijedashesit e moshave te reja, qe nisin te nxisin kete ves qe ne adoleshence. Sipas te dhenave dhe statistikave, alkooli eshte nje nga substancat me te perdorura ne listen e produkteve psikoaktive, te demshme per shendetin. “Alkooli, pavaresisht nga çrregullimet serioze shendetesore dhe psikosociale te derivuara nga abuzimi i tij, edhe ne vendin tone perben substancen psikoaktive me te perhapura ne krahasim me substancat e tjera psikoaktive”, sqarohet ne analizen e Institutit te Shendetit Publik, ne analizen raportuese te situates se alkoolit ne vendin tone.

Deri tani, te alkoolizuarit ne vendin tone jane trajtuar disa te mjeku i stomakut, te tjere te mjeku i melçise. Pas tre vitesh diskutimi eshte arritur qe te ngrihet nje repart i veçante, ku do te trajtohen te varurit nga alkooli. Madje per here te pare ka nisur edhe taktika e te folurit ne grup, njesoj siç procedohet edhe ne qendrat e specializuara ne spitalet perendimore.

Historite e dashurise se shkrimtareve me te famshem Shqiptare


Nese tradita do qe dashuria t’i beje njerezit me te bukur, ne kete rast jane ata qe e bejne me te bukur dashurine. Dashurite e njerezve te letrave s’mund te jene kurrsesi me pak te bukura se veprat e tyre. Nje dashuri shume interesante eshte ajo mes Ismail dhe Helena Kadarese. Ajo nje vajze e re, qe adhuronte shkrimtarin e madh, e guxon t’i dergoje edhe nje leter atje ne Moske, qe te lexonte nje krijim te saj. Ndersa ai, nje djale modern, me fame e i paparashikueshem. A s’ishte i tille Kadareja, kur i shkoi Helenes se bukur ne konvikt ne qytetin Studenti dhe nxori nje brisk, e ashtu pa folur e papandehur i preu nje pjese te gershetit, dhe veprimin-habi e shoqeroi me fjalet “e dua per kujtim”. Apo kur i shkoi ne shtepine e prinderve ne Elbasan dhe ndersa te gjithe kujtuan se do t’i kerkonte doren, ai ia keputi gjumit pa e hapur fare muhabetin e shumepritur. Dasma e Ismail Kadarese ne vitin 1963 ishte edhe fillimi i nje dashurie qe do t’i çonte ne martese Dritero dhe Sadije Agollin. Ajo ishte e ftuara nga ana e nuses, Helenes, ndersa shkrimtari i madh, i ftuari i dhendrit.

Ismail Kadare - Helena

Dashuria me nje shkrimtar te madh, duhet te jete dashuri e madhe. Dhe Ismail Kadare me Helena Kadarene, nuk e kane prishur rregullin. As me faktin qe kontakti i pare mes tyre nisi nga nje leter qe vajza adoleshente nga Elbasani ia dergonte studentit ne Moske afro 50 vjet me pare, per t’i lexuar nje tregim te saj ne gazeten “Zeri i Rinise”. As kur ai e takoi per here te pare dhe ajo shtangu me te foluren snobe qe Ismaili tregoi ne sy te nje kusheriri. As kur i shkoi ne konvikt ne Qytetin Studenti dhe nxori nje brisk e ashtu pa folur e papandehur i preu nje pjese te gershetit dhe veprimin-habi e shoqeroi me fjalet “e dua per kujtim”. As kur i shkoi ne shtepine e prinderve ne Elbasan dhe te gjithe kujtuan se do i kerkonte doren, ndersa ai vetem fjeti gjume atje pa e hapur fare muhabetin e shumepritur. As kur nje dite te bukur i derguan familjeve nga nje telegram, ku njoftonin se ishin fejuar, nje veprim-çudi i asaj kohe, e as kur bene ceremonine e dasmes me kushtin qe te gjithe te ftuarit te mos ishin me bashkeshortet. Shume varen buzet nga ky kusht, por beqaret u kenaqen pa mase. Mes tyre ishin edhe Dritero dhe Sadija, dy miqte e vjeter te çiftit Kadare qe u njohen pikerisht ne ate dasme te kolegut dhe mikut te tyre. Çifti ishte nga te interesantet. Ajo nje bionde e bukur rrezellitese, ai nje shkrimtar race gjithnje ne rritje. Te dy te nje ere qe frynte ne Shqiperine e viteve ‘60. Pak ere Moske, pak ere Perendimi dhe me shumice ere dashurie. Te nje dashurie te paperseritshme. Me te bukurat dhe te papriturat e saj. Me tallazet dhe emocionet plot ndjenje. Per te vertetuar perhere edhe tashme qe Ismail Kadare ka kaluar te 70-at dhe ajo te 65-at, se dashuria me nje shkrimtar te madh eshte nje dashuri e madhe.

Dritero Agolli dhe Sadija

Nese shume njerez kane pasur nje dashuri te madhe ne jete, shkrimtari i dashur i shqiptareve ka pasur dy. Dashuria e tij e pare e madhe, quhej Nina. Ishte nje ruse te cilen Dritero Agolli e dashuroi pothuaj qe ne ate moment qe e pa ne shkallet e universitetit te San Petersburgut. Ajo ishte dy vjet me e vogel dhe studionte per anglisht. “Shiheshim shpesh dhe u beme miq”, tregon shkrimtari i njohur per revisten “Klan”, te dates 14 shtator 2003. Martesa e tyre pas mbarimit te studimeve ishte nje ceremoni e thjeshte ne apartamentin e prinderve te saj, dhe pastaj ditet e para bashkeshortore do t’i nisnin ne nje konvikt te zakonshem shkolle. Duheshin shume edhe pse prinderit e Agollit nuk e pelqenin kete lidhje te tyren, pasi “nusja ishte e huaj”. Por gjashte vitet e Nines dhe djalit te tyre Arjanit ishin te lumtura, deri kur filloi shembja e marredhenieve shqiptaro-ruse, qe plasariti deri ne ndarje edhe martesat e shumta te asaj kohe mes shqiptareve dhe ruseve. Dy vjet pas ikjes se Nines ne vitin 1963, ai martohet me Sadijen. Nje vajze e bukur dhe inteligjente me te cilen e prezantoi Naum Prifti, Helena dhe Ismail Kadare. Perveç dashurise se madhe, ata i lidhi edhe nje miqesi me te tilla permasa. Driteroi dhe Sadija, kane dy femije, Elonen dhe Artanin, madje jane bere edhe gjysher.

Petro Marko & Safo

Jo vetem jeta e Petro Markos, por edhe historia e dashurise se tij me Safon Çelon eshte e denje per nje veper. Nje histori e nisur ne oborrin e Hotel Dajtit, kur shume te rinj u vendosen ne Tirane pas luftes. Ai, nje gazetar qe punonte ne gazeten “Bashkimi”, ndersa ajo nje bukuroshe e pasionuar pas piktures. Intelektualit qe kishte njohur qe heret moden dhe shijet evropiane nuk kish si te mos i terhiqte vemendjen vajza simpatike e veshur me pantallona si vajzat e Grenobit kur shkonin per ski. Nje veshtrim qe zgjati vetem pak sekonda dhe karakteri i forte i poetit qe duroi luften dhe burgjet fashiste eshte thyer nga bukuria. Me pas fati do te bente qe Safo te ishte kolege me Petron dhe dita e pare e punes do te ishte dhe dita jozyrtare e marteses se tyre. Vetem nje dialog i shkurter ku ai e pyet nese ajo eshte dashuruar dhe pas pergjigjes negative Petro Marko i thote se “ti do te behesh gruaja ime”. Keshtu lindi historia mes shkrimtarit dhe piktores Safo. Nje Dashuri qe do te kurorezohej me dy femije Jamarberin dhe Arianiten. Nje dashuri me shikim te pare qe do ti rezistonte edhe furtunave te tjera qe kaloi jeta e Petro Markos. Ne vitet e burgu gjate diktatures kujtimi per Safon do te mbante gjalle, shkrimtarin. Kjo duket ne letrat qe Marko i dergonte nga qelite. Asnje fjale per vuajtjen, asnjehere nuk permendet fjala, torture apo gardian. Te gjitha letrat jane nje himn qe Petro Marko i kendonte gruas se tij.

Sabri dhe Nermin Godo

Ai ishte 21 vjeç dhe kishte rene koke e kembe ne dashuri me nje vajze qe sapo kishte mbaruar shkollen. Ishte viti 1950 dhe ata jane njohur rastesisht. Sabri Godo kishte vajtur te punonte ne Durres, dhe atje ishte fqinj me Nerminin. Nje dashuri e bukur dhe e madhe, por qe s’kuptohej nga prinderit. Ju eshte dashur te “arratisen” nga familjet e tyre qe s’e pelqenin kete lidhje te tyren, se dy te rinjte “ishin te kategorive te ndryshme shoqerore”. Kjo eshte e veshtire te kuptohet tani, por ka qene shume here me e veshtire te jetohej ne ate kohe. Perveç kesaj, Partia i kerkoi te zgjidhte: ose te hiqte dore nga gruaja ose nga Partia. “Une mbajta gruan dhe lashe Partine”, tregon i urti Godo per “Tirana Observer”. Nje dashuri e madhe, me ceremonira te vogla. Per shkak te familjeve, ata s’munden te benin kurrfare ceremonie dasme, por dolen te jetonin bashke me çfare munden. Dhe ne fakt s’u doli keq. Miqte e tyre, i cilesojne si çift perfekt. Megjithese Godo eshte nje nga politikanet me te njohur e me te vleresuar ne vend, bashkeshortja e tij fisnike vazhdon t’i qendroje prane, por ne hije, larg prozhektoreve te medias e kamerave te shumta. Ata kane dy vajza te cilat jane fryt i dashurise se tyre dhe gezimi i tyre i jetes. Por tashme gezimet jane shtuar. Sabriu dhe Nermini jane gjysher te kater niperve.

Lasgush Poradeci - Nefija

Historia e tyre e dashurise eshte po aq e bukur sa lirikat e tij. Poeti i dashurise e njohu Nafijen, atehere kur po shkruante gjithnje e me pak, pas Luftes se Dyte Boterore, kur Shqiperia po zvogelohej gjithnje e me shume nga izolimi e nga pamundesite per te udhetuar ne bote. Njohja e tyre eshte bere shume vone publike nga botimi qe bene vajzat e tyre, te leterkembimit te çiftit te viteve ’40. Keshtu nga to, del qe Nafija dhe Lasgushi per here te pare takohen ne shkollen e vizatimit, ne Tirane, ne vitin 1937. Nje grup poeteshash te shkolles “Nena Mbretereshe” vizitojne nje ekspozite, aty ku Lasgushi jepte mesime vizatimi. Para ketij takimi ai kishte lexuar poezite e Nafijes. Drejtori i shkolles i prezantoi. Ja çfare do t’i shkruante se emes Llazari, zonjes Kostandina Gusho, per vajzen qe do te behej gruaja e jetes: Nena ime e dashur, duke dashur te martohem me nje çupe pe shkolle qe me ka hije, kerkoj lejen tende. eshte nje lesh-verdhe e holle, ashtu siç me pelqen mua, por me shume se keto me pelqen mendja dhe shpirti i saj. Une me çupen jam njohur perpara dy vjeteve kur ajo ishte nxenese ne klasen e tete... U fejuan dhe ne qershor te vitit 1939, vune kurore civile ne Bashkine e Durresit. Lindja e dy vajzave e lumturuan çiftin. “Ime me e ka adhuruar tim ate”, tregon vajza e tyre. Bashkeshortja e poetit vdes ne Pogradec, ne 3 gusht 1983, pese vjet para tij. Ai eshte zgjuar i tmerruar tek ka pare se e shoqja po jepte shpirt. Ishin te dy ne nje shtrat. Kur trupi u nda nga shpirti, ai, poeti i madh, nuk reshtte se puthuri kembet e duart se te shoqes.

Dhimiter - Mynever Shuteriqi

Ata nuk ndaheshin kurre nga njeri-tjetri. Nese do shikoje Dhimitrin, duhet te ktheje koken perqark per te “gjetur” Myneverin. Tani qe ai s’eshte me, ajo e ka gjetur nje menyre qe te jetoje serish me te. Me kujtimet e tij, me librat dhe fjalet e lena ne ditar, fotografite e vendosura ne çdo cep te shtepise dhe me dashurine qe e ruan te fresket, ashtu si para 60 e ca viteve. Atehere kur u njohen ishin te dy shume te rinj, por po ashtu mbeten edhe shume vite me pas. Ja çfare shkruan shkrimtari i njohur per bashkeshorten e tij ne ditarin qe ka mbajtur me 21 qershor te vitit 2001. “Sot, Myneveri mbushi 77 vjeç. Dhe mua me dukesh po e re! Memoria, humori, gjalleria e saj, po njesoj. eshte shendoshur pak, po jo si njerezit qe trashen e rendohen me moshen, perkundrazi, i vete. Kur vinte, ne rini te saj, dita e lindjes te saj, 21 qershori, -dita e pare e Veres, kjo dite, le te ishin pjekur qershite e mushmollat e fiqte shengjines, i sillte perseri freskine e saj te habitshme, veç e perterin sot, nuk e plak...”. Dashuria e tyre bazohej ne miqesine e tyre te forte dhe ne sakrifice. “Kur isha shume e re pata nje semundje shume te rende. Ne ate kohe ne Shqiperi nuk kishte ilaçe dhe gjendja ekonomike e vendit ishte shume e rende. Per te me ndihmuar mua shiti te gjitha gjerat, madje edhe gjene me te shtrenjte qe kishte: makinen e shkrimit, qe e kishte marre me vete nga Franca”, tregon Myneveri ne nje interviste dhene per gazeten “Tirana Observer”. Çifti Shuteriqi kane tre femije, dy vajza dhe nje djale.

domenica 25 aprile 2010

Prona kombëtare, që u shndërrua në një bezdi shoqërore duhet ti kthehet publikut



Televizioni Publik Shqiptar këto ditë pritet që të festojë dhe 50-vjetorin e krijimit të tij. Një institucion që dikur e kishte pranë publikun, ndërsa sot ai pothuajse e ka humbur atë. Në ekranin e tij këto ditë po jepen disa emisione, të cilat përveç nostalgjisë së krijimit të tij para 50 vitesh, nuk kanë në qendër të tyre asnjë prej problematikave që ka sot ky televizion shtetëror,

që dikur një gjingad mediatik, sot të ngjan me një ngrehinë. Tashmë kur në ekranin e tij ftohen dhe flasin njerëz të ndryshëm, personalitete të artit dhe kulturës askush nuk flet mbi gjendjen e tij sot, ku përballë mediave të tjera private ai ngjan si një relike e vjetër. Megjithëse ky televizion, mbahet me taksat e shqiptarëve në ekranin e tij ai shfaq një programacion të varfër. Ndërkaq që Kryetari i Këshillit Drejtues disa kohë më parë për problemet në televizionin publik z.Agron Tufa pohon se problemi teknologjik, numri ndoshta i madh i punonjësve, pra mundësitë jo të barabarta me të televizioneve të tjera, të gjitha këto reflektojnë në cilësinë e transmetimit në RTSH. Një nga themeluesit e RTSH, Mevlan Shanaj shprehet se sot ky institucion duhet që ti kthehet publikut. RTSH është jeta ime, është rinia ime, është shfaqja ime, është dhe krijimi i emrit tim. Me anë të punës që ne bëmë arritëm që kemi këtë emër dhe këtë angazhim për tu shfaqur dhe për të denoncuar. Unë sot dua të them, se denoncoj pushtetin jo aktual, por atë pushtet që nga tranzicioni deri tani, dhe nuk po them në të kaluarën pasi ai e kishte 100 për qind, por dhe ky pushtet duhet të distancohet sa më parë për tia kthyer publikut RTSH-në, thekson Shanaj. Më tej duke folur për këtë institucion ai tregon se ai është publik dhe jo i pushteteve, ku sipas tij ai tashmë është kthyer në një bezdi shoqërore. Për dy orë program janë vetëm lajme dhe për këtë kohë ata mbajnë peng të gjithë emrin dhe personalitetin e atij televizioni, që u krijua dhe me një investim shumë të madh. Ai është pronë kombëtare, që u shndërrua në një bezdi shoqërore. RTSH duhet ti kthehet publikut dhe të iki pushteti, sepse nuk është pronë e tyre, pasi ai është pronë e shqiptarëve mbahet me taksat tona. RTSH është 100 për qind i skllavëruar nga menaxhimi i pushteteve me radhë, tregon ndër të tjera Shanaj. Tashmë të mësuar me programacionin e varfër që ofron prej vitesh ky institucion, do të ishte çudi që të prisnim ndonjë program të larmishëm nga ky televizion shtetëror. E ndërkohë që mediat private duket se e kanë konkurruar me kohë RTSH, pasi si nga teknologjia, programacioni, jo vetëm gjatë ditëve të festave por dhe gjatë ditëve në vijim ata ofrojnë për shikuesit një program të larmishëm, me spektakle, humor, muzikë, filma premierë, dokumentarë të veçantë historikë dhe shkencorë, por dhe shumë programe të veçanta për të rinjtë dhe fëmijët, dhe të gjitha këto janë prodhime të vetë këtyre mediave private. E them me keqardhje që Radiotelevizioni Shqiptar është me të vërtetë për ti qarë hallin! Ai i ngjan një ngrehine dikur të madhe e të rëndësishme, por të rënë nga vakti. Një gjëje që përpiqet ta ruajë atë madhështi të dikurshme, por që është e vështirë të kthehet më. Madje edhe ata që janë brenda kësaj ngrehine të madhe nuk besojnë që ajo do e marrë veten përsëri, dhe do fitojë jo vetëm shkëlqimin, por sidomos peshën që ka pasur. Pra është një gjë pa peshë, ose për të mos qenë fort i ashpër: me fare pak peshë. Kjo në të gjitha vështrimet: jo nga pamja e jashtme, por sidomos nga brenda, nga ajo çka përfaqëson dhe çfarë bën, kujt i shërben, kujt i vlen dhe si i përfaqëson ato interesa që duhet të përfaqësojë, është shprehur kohë më parë për këtë institucion Petrit Ymeri, anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH. Sa i takon programacionit që shfaq mund të pasurohej akoma më shumë me emisione të natyrës letrare, artistike, historike apo sociale, por kjo nuk është përmendur këto ditë kur të gjithë presin festimet për 50-vjetorin e këtij
institucioni.

Mister- Qefini misterioz



Qefini. Ose ndoshta në shumës, qefinët. Kode dhe dokumenta, të redaktuar shpesh herë në distanca të mëdha kohe nga ditë kur, sipas Ungjijve, savani me të cilin u mbështoll trupi i Jezusit mbeti bosh, nuk ndihmojnë për të qartësuar gjërat.

Ndoshta rrëfejnë për atë origjinalin, apo për një prej kopjeve të shumta të tij, pak a shumë të vlefshëm të hedhur në qarkullim gjatë shekujve nga artistë të frymëzuar apo falsifikatorë të etur për para. Kështu që, maturia në tentativën për të rindërtuar udhëtimin që relikja mund të ketë kryer nga Palestina e shekullit të parë e deri sot, është e detyrueshme.

Qefini "origjinal" është i ruajtur në Duomon e Torinos dhe besimtarët (priten 2 milionë nga e gjithë bota) munden që ta vizitojnë nga 10 prilli deri në 23 maj me rastin e ekspozesë së shtatë nga viti 1898 e deri më sot. Për të dimë me siguri informacione, duke filluar nga gjysma e shekullit XIV, kur i ishte besuar Lireyt në Francë.

Për historinë e mëhershme të tij mbretëron një errësirë e madhe, që mbushet aty-këtu nga shfaqjet e saj në Turqi, Greqi dhe në kufirin mes Francës dhe Spanjës. Por besueshmëria e këtyre referimeve është e gjitha për t'u verifikuar, sepse ka një mbivendosje me një tjetër rrobë shumë të vlerësuar nga komunitetet e krishterë të Lindjes, Mandilioni. Ky i fundit, sipas burimeve, gjendej me siguri në Edesa (Urfa e sotme në juglindje të Turqisë) mes viteve 525 dhe 540 pas Krishtit dhe ndoshta edhe më parë.

Të ndryshme, por të njëjta?

Sindon, apo mbështjella është fjala greke që apostujt, Marku, Mateu dhe Luka përdorin në vitet 60 dhe 80 pas Krishtit për të përshkruar në ungjijtë e tyre qefinin në të cilin Jozefi i Arimateas vendosi trupin e Nazarenit (në Ungjillin e katërt, Xhovani foli për othonia, "fashë"). Termi mandilion, me origjinë perse paraqiste në fakt rrobën me të cilën Jezusi kishte pastruar fytyrën, duke lënë disa tipare të fytyrës.

Duke parë ndryshimin e dimensioneve, atëherë si është e mundur të ngatërrohen të dy rrobat? "Për ta kuptuar duhet që të rilexojmë me vëmendjen Doktrinën e Adait (një ungjill apokrif i shekullit IV që ripërsëriste një tekst më të lashtë të vitit 150)", shpjegon Barbara Fale, studiuese e arkivit të Fshehtë të Vatikanit.

'Aty rrëfehet se Mbreti i Edesës, Abgar dërgoi një piktor për të realizuar portretin e Jezusit dhe që, duke parë vështirësitë në realizimin e kësaj detyre, vetë Jezusi i kish dhënë një rakos tetradiplon, një "copë të palosur në tetësh" me të cilën sapo ishte fshirë".

Sapo ishte hapur, rroba do të kishte rikthyer jo vetëm fytyrën, por edhe figurën e plotë të Jezusit. "Më vonë, në shekullin VII erdhi edhe dëshmia elokuente e Peshkopit Andrea të Kretës që, duke folur për kohën e Edesës, specifikoi që aty përfshihej imazhi i një trupi".

Duken si prova shteruese në favor të një korrespondimi mes qefinit dhe mandilionit, por jo të gjithë bien dakord... "Në Edesë kishin vetëm një facoletë, asgjë më shumë", kundërpërgjigjet Gian Marco Rinaldi, ekspert i CICAP që prej vitesh i është përkushtuar çmaskimit të marrëzive që thuhen në lidhje me qefinin. "Nëse Mandilioni paraqiste Jezusin me sytë e hapur, i gjallë, çfarë lidhje do të kish patur me qefinin, në të cilin paraqitet një i vdekur?"

Përplasja mes "autenticistëve" nga njëra anë dhe skeptikëve nga ana tjetër është e fortë. "Tregu i relikeve ishte në lulëzim", vazhdon Rinaldi, "kështu që çarçafë të varrimit të Jezusit u prodhuan me bollëk në të gjithë botën. Për të mos folur për copa më të vogla, të pastra apo edhe të gjakosura, si përshembull qefini që ruhet në Oviedo, në Spanjë.

Eshtë e ditur që mes shekujve XIII dhe XIV në kisha, mbi të gjitha në ato franceze, recitoheshin gjatë Javës së Shenjtë skena të Pasionit dhe që përpiqeshin të realizoheshin në mënyrë sa më realiste. Kryqëzohej një trup i leshtë dhe më pas ai varrosej. Të dielën në mëngjes tre gra, ndoshta për ta bërë sa më real aktin e ringjalljes nxirrnin prej aty një "qefin" të boshatisur. Kështu pra lindi tradita e çarçafëve".

Imitim

Për të mbështetur tezën e atyre që nuk besojnë në autenticitetin e Rrobës së Shenjtë, vjen në ndihmë një episod që ka ndodhur në vitin 1390. Prej afro tridhjetë vitesh, rroba ndodhej në Lirey, në Francë, në duart e familjes fisnike de Charny.

Megjithatë, një ditë Pierre d'arcis, peshkop i Troyes, në Dioqezën e të cilës ndodhej Lirey) i shkruajti Papës Klementi VII, duke akuzuar Geoffroy II de Charny si dhe të tjerë klerikë të vendit të tij se, fitonin para duke shfrytëzuar besimin e njerëzve.

Sepse - denonconte ai - qefini ishte në të vërtetë vetëm një falsifikim vulgar i prodhuar nga një artist disa dekada më parë. Papa e zgjidhi këtë çështje, duke pranuar të vazhdohej, por vetëm me kushtin që të thuhej çdo herë, me zë të lartë që ta dëgjonin besimtarët, se bëhej fjalë vetëm për një kopje dhe jo për qefinin e vërtetë të Jezu Krishtit.

Nëse do të ishin të vërteta fjalët e d'Arcis - të konfirmuara në mënyrë jo të drejtpërdrejtë nga datimi si dhe analizat e radiokarbonit që u kryen në vitin 1988 në disa kampionë të rrobës së shenjtë, diç do ta shohim - para shekullit XIV nuk duhet të ketë ekzistuar asnjë qefin, ose të paktën nuk do të ketë ekzistuar ai i Torinos.

E megjithatë, Barbara Frale këmbëngul për të kundërtën. Kronologjia e saj fillon madje nga viti 150-200, kur qefini-mandilion mendohet të ketë qenë tashmë në Edesë. "Në ungjillin apokrif të Nikodemit është shkruajtur se, bashkëshortja e Ponc Pilatit, Klaudia Prokula, simpatizante e të krishterëve ia besoi rrobën Shën Pjetrit", pohon studiuesja e Vatikanit "dhe një tjetër apokrif i quajtur ungjilli i hebrenjve, flet për një zënkë që mendohet të ketë shpërthyer pikërisht për faj të asaj rrobe.

Të dy tekstet i përkasin shekullit të dytë dhe janë të njëkohshëm me Doktrinën e Adai, që në fund të fundit është emri në gjuhën siriane i Tadeut të Edesës, një prej shtatëdhjetë dishepujve të Jezusit. Pra, jo vetëm që në atë moment qefini-mandilion ekzistonte tashmë, por mund të besohet se ndodhej pikërisht në Edesa.

Vendosja në këtë vend duhet t'i ketë garantuar të paktën shtatë shekuj qetësi qefinit, pavarësisht se arabët e pushtuan qytetin në shekullin e shtatë. Më pas, befasisht, në vitin 944 gjenerali bizantin Giovanni Curcuas u shfaq në qytet. Misioni i tij ishte të merrte robën i dërguar nga Perandori Konstantin Porfirogenito.

Në këmbim do të liroheshin 200 të burgosur myslimanë që mbaheshn në Kostandinopojë dhe gjithashtu emiri i Edesës do të merrte 12 mijë monedha të arta. Marrëveshja u krye dhe qefini-mandilion mbërriti në kryeqytetin bizantin ku, për 260 vite qëndroi në kishën e Pharos, i paprekur.

Në vitin 1201, kujdestari perandorak i relikes së shenjtë, Nicola Mesarites, në kulmin e një revolte drejtuar pallatit të perandorit gjeti edhe kohën për të bërë një përshkrim entuziast. Sigurisht që nuk e imagjinonte se 3 vjet më vonë, për shkak të dështimit të rëndë të kalorësve të kryqëzatës së katërt, qefini do të zhdukej përsëri.

Pothuajse. "Në vitin 1205 rroba e shenjtë ndodhej në Athinë, nën mbrojtjen e dukëve të la Roche, që e kishin marrë që nga koha e kryqëzatave", vazhdon rindërtimin e tij la Frale.

Kaluan edhe tetëdhjetë vite të tjerë, kur nuk dihej më asgjë për qefinin, ai u rishfaq në anën tjetër të Mesdheut në fshatin e vogël të Mas Deu, në këmbët e Pirenejve, në duart e kalorësve Templarë. La Frale, gjithmonë ajo, ka gjurmuar në arkivat e Vatikanit proces verbalin e marrjes në pyetje që ndodhi në 1287 të kavalierit Arnaut Sabbatier para Inkuizicionit. Aty thuhet se, Templarët kishin në zotërim një rrobë të gjatë me pamjen e një burri.

QEFINI I TORINOS/Peripecitë e pëlhurës

Enigmat që e mbështjellin qefinin, megjithatë nuk janë vetëm historike, por janë edhe shkencore. Ende nuk ekziston një shpjegim i pranueshëm se si mund të jetë formuar në një rrobë imazhi "në negativ" i një burri rreth 1.75 metra të gjatë që kish mbi vete shenjat e qindra plagëve si dhe ato të kryqëzimit, duke mos përjashtuar pra hipotezën e mrekullisë.

Vetë kisha përpiqet të tregohet shumë e matur. "Nuk besohet tek qefini, por vetë qefini ndihmon për të besuar", thotë monsinjor Giuseppe Ghiberti, president i Komisionit Dioqezian për qefinin e Torinos. 'Korrespondenca mes rrëfimit për imazhit që përfshin si dhe rrëfimit ungjillor prodhon tek njerëzit një ndjenjë empatie dhe dashurie për njeriun-Krisht që ka vuajtur"

Mund të jetë rastësi, por sa herë që afrohet një ekspozim rindizen debatet mes atyre që besojnë se imazhi është krijuar në mënyrë të mrekullueshme dhe atyre që përpiqen ta riprodhojnë, duke përdorur nocione të kimisë dhe fizikës, apo, thjeshtë kufizohet duke lënë të rendë fantazinë.

Mes teorive më të guximshme që kanë dalë vitin e kaluar janë dy të tilla që pretendojnë se pëlhura është në të vërtetë vepër e Leonardo Da Vinçit.

Peripeci

Burimet heshtin përsëri në lidhje me atë çfarë ka ndodhur në dekadat e mëvonshme. Për qefinin do të fillohej të flitej sërish në vitin 1356, kur ai ndodhej në Lirey dhe që aty e tutje historia e tij është e ndarë përsa u përket studiuesve.

Më pas, relikja do të transferohej në Chambery me dëshirën e pronarëve të rinj, dukët e Savojës dhe aty rrezikoi që të shkatërrohej fare nga një zjarr që ra në vitin 1532. Më pas u transferua në Milano në 1537, në Nicë dhe Verceli, ndërkohë që në vitin 1553 iu mor francezëve të Henrikut II nga Klaudio Antonio Kosta, i cili e fshehu nën mantelin e tij qesen ku ishte futur.

Pra në vitin 1561, rroba e shenjtë u rikthye në Chambery. Zhvendosja e fundit dhe definitive në Torino ndodhi me vendim të Emanuel Filibertos në vitin 1578. Që nga qendra piemoneze rroba e shenjtë do të lëvizej edhe dy herë të tjera. Në vitin 1706 për të shkuar në genova (Torino ishte nën rrethim) dhe në vitin 1939, kur, për shkak të Luftës së Dytë Botërore migroi edhe më larg, drejt Montevergines prej ku u rikthye në vitin 1946.

Kujdes

Enigmat që e mbështjellin qefinin, megjithatë nuk janë vetëm historike, por janë edhe shkencore. Ende nuk ekziston një shpjegim i pranueshëm se si mund të jetë formuar në një rrobë imazhi "në negativ" i një burri rreth 1.75 metra të gjatë që kish mbi vete shenjat e qindra plagëve si dhe ato të kryqëzimit, duke mos përjashtuar pra hipotezën e mrekullisë. Vetë kisha përpiqet të tregohet shumë e matur.

"Nuk besohet tek qefini, por vetë qefini ndihmon për të besuar", thotë monsinjor Giuseppe Ghiberti, president i Komisionit Dioqezian për qefinin e Torinos. 'Korrespondenca mes rrëfimit për imazhit që përfshin si dhe rrëfimit ungjillor prodhon tek njerëzit një ndjenjë empatie dhe dashurie për njeriun-Krisht që ka vuajtur".

Analiza e radiokarbonit e kryer në vitin 1988 nga laboratorët e Oksfordit, Tuksonit dhe Zyrihut ka vërtetuar megjithatë se rroba i përket periudhës mesjetare. E megjithatë, grindja vazhdon sepse sot, pas më shumë se njëzetë vjetësh të paktë janë ata që vënë dorën në zjarr për saktësinë e atyre analizave.

"Falë një modeli statistikor të përpunuar në bashkëpunim me universitetet e Londrës, Parmës dhe Triestes, kemi treguar se si të dhënat e përftuara në vitin 1988 nuk janë shkencërisht të besueshme", shpjegon Giulio Fanti, docent i matjeve mekanike dhe kimike në Universitetin e Padovës.

"Në fakt nuk është absolutisht e mundur që në një kampion prej disa centimetra katrorë, si ai i përdorur për të kryer testimet, të mund të rregjistrohet një hendek kronologjik prej dy shekujsh (Oksfordi e fiksoi datën më të hershme në 1155, Tucson atë më moderne të 1359). Kjo është e shpjegueshme vetëm me një kontaminim mjedisor të pëlhurës, që do të thotë se, rezultati i vitit 1988 nuk është i qëndrueshëm".

Nëse sot ekziston vullneti për ta bërë, mund të gjendet data me teknologji më të sofistikuara. Veç të tjerash, gjysma e pëlhurës që është përdorur atëherë ndodhet e vulosur në Torino "dhe është e vetmja për të cilën mund të garantojmë autenticitetin", thotë me shaka monsinjor Chiberti. "Çdo ditë vjen tek kryepeshkopi i Torinos një kërkesë për vlerësimin e kryer nga ana e shkencëtarëve, që thonë se kanë punuar me materialin".

Në fakt, nga qefini nuk hidhet tej asgjë. Nëpër botë, qarkullojnë kampionë mikroskoopikë të pëlhurës. Nuk mungojnë as mburravecët. Gian Marco Rinaldi ia ka çjerrë maskën njërit në vitin 2002. "Quhej Dmitrij Kuznetsov dhe arriti të botojë plot dhjetë artikuj shkencorë, në të cilën demonstronte në mënyrë eksperimentale se zjarri i Chambery do të kishte prodhuar një tepricë radiokarboni tek qefini, e domethënë një "rinim" të pëlhurës.

Në atë epokë, shumë nga ata që merreshin me qefinin e përshëndesnin si hero". Por nuk i eci. "Për dy vite isha në gjurmë të tij. Në fund zbulova jo vetëm që fliste të pavërteta, por edhe që muzetë dhe institutet ruse dhe uzbeke prej nga këmbëngulte se kish marrë kampionët për eksperimentet e tij as nuk ekzistonin".

sabato 24 aprile 2010

Bashkimi, i shqiptareve ne nje shtet, eshte i pandalshem.


Politologu Koço Danaj komentoi performancen e politikes dhe diplomacise shqiptare pas anetaresimit ne NATO, procesin integrues, rolin e opozites, viziten e Mete ne Serbi, te ardhmen e Maqedonise, domosdoshmerine e bashkimit te shqiptareve ne nje shtet.Duke ju referuar çeshtjes se vizave, Danaj theksoi se BE eshte nje klub i krishtere, qe merr vendime fetare dhe kjo sipas tij u vertetua vitin e kaluar, kur Shqiperia u penalizua si vend me popullsi perkatesisht myslimane.

Danaj shprehu bindje se vendimi per vizat eshte me shume politik dhe nuk ka te beje aq sa flitet me plotesimin e kritereve teknike. Sipas tij shkaku i mos liberalizimit te vizave eshte fetar dhe politikanet tane per interesa te pushtetit nuk kane pasur asnjehere guximin t’ua thone te verteten shqiptareve ne sy.

Danaj u ndal edhe tek qendrimi i opozites pas zgjedhjeve te qershorit, ku nder te tjera theksoi se opozita eshte marre vetem me kutite per nje vit rresh, pra me pushtetin e saj, duke lene menjane problemet qe shqetesojne vertete shqiptaret. Politologu Danaj komentoi edhe viziten e Metes ne Serbi. Ai pohoi se Ministri i Jashtem Shqiptar duhet ta shtonte ne diskutim me palen serbe shkeljen qe serbet i kane bere marreveshjes nderkombetare te Konculit per Luginen e Presheves, ku parashikohej respektimi i simboleve kombetareve per shqiptaret. Danaj ka folur edhe per Platformen e Shqiperise natyrale, domosdoshmerine e saj dhe arsyen e jehones ne median serbo malazeze.

Z. Danaj, Shqiperi sapo ka festuar nje vjetorin e anetaresimit ne aleancen e sigurise me ta madhe ne bote, NATO. Si ka evoluar diplomacia shqiptare gjate kesaj periudhe?

Duhet ta pohojme te gjithe se anetaresimi ne NATO ishte nje fitore e madhe e kombit shqiptar, e popullit shqiptare dhe e politikes shqiptare ne teresi. Pra, kemi te bejme nder ato te pakta raste, kur opozita dhe maxhoranca gjejne nje gjuhe te perbashket, gjejne nje konsensus per nje ngjarje madhore. Dhe, pikerisht, duhej qe festimi i nje vjetorit te pranimit ne NANO, perseri shqiptaret t’i gjente bashke. Pra, duhej qe per nje çast te lihej menjane ajo qe quhet politike e dites dhe ajo qe quhet politike e pushtetit per hir te politikes se kombit, gje qe nuk ndodhi, sepse u festua ne te dy krahet veç e veç. Mazhoranca festoi me vete, opozita festoi me vete.

Ndaj, me duhet te them se ka ardhur momenti qe ngjarje te medha kombetare te mos jene me prone politikanesh, apo grupe politikanesh, apo partish politike, por te jene vetem prone dhe atribut i te gjithe popullit, e nje kombi te tere, pasi ka ardhur koha qe ne ngjarje te tilla politika e pushtetit duhet te heshte dhe vendin e saj duhet ta zere politika kombetare. Ngjarje te tilla jane evenimente madhore ne historine e nje kombi. Imagjinoni qe pranimi ne NATO ndodhi 15 dite pas tragjedise se Gerdecit. Pra, nese duhet te flitej per kushte, situata ishte e atille per te thene jo, por pranimi ne NATO ishte nje vendim politik, per kontributin qe dha kombi shqiptare gjate tere kesaj periudhe dhe meqe ishte nje vendim politik nuk hodhen ne tavoline kushte nese keni plotesuar apo kriteret, por u hodh ne tavoline jetesimi i nje kerkesa, i nje vendimi politik, se shqiptare dhe Shqiperia e meriton te jete anetare e NATO-s, per ate kontribut shume te madh qe ka dhene per stabilitetin dhe paqen ne rajon.

- Ç’mendim keni per pune e diplomacise shqiptare ne teresi per te promovuar ne qarqet nderkombetare ecurine e reformave dhe plotesimin e kushteve per marrjen e vizave?

Ne nuk mund ta mohojme se Shqiperia eshte nje vend i vogel. Nuk mund ta mohojme se ky vend i vogel, ky shtet i vogel, kufizohet mbi 80 % te kufirit te tij me veten e tij. Ne nuk mund ta mohojme qe Shqiperia ka ende probleme qe kane te bejne me mireqenien, me konsolidimin e reformave demokratike, apo me shume me konsolidimin e mentaliteti demokratik, jo thjeshte ne gjirin e shoqerise, por ne mjaft raste ne gjirin e asaj qe quhet shtrese politikanesh. Dhe, ne kete aspekt ndodh qe ne mjaft raste politika apo diplomacia i nenshtrohet nje lloj fatalizmi, meqe jam i vogel nuk kam nevoje te flas sepse nuk me degjon kush, ne nje kohe qe harrohet se ne sistemet demokratike degjohet si i vogli ashtu edhe i madhi. Per shembull, Gjermania eshte kontributorja me e madhe ne Bashkimin Evropian, por ka vetem nje minister ne Komisionin Evropian. Qipro eshte vendi me i vogel i BE, por gjithsesi ajo ka prape nje minister dhe fjala e komisionerit qipriot eshte e njejte dhe e barabarte me ate te komisinerit Gjerman. Te drejten e vetos, siç e ka Gjermania, ashtu e ka edhe Qipro. Pra njohja e mekanizimit e veprimit te BE, duhet ta çoje diplomacine shqiptare ne eliminimin e ketij lloji ballkanizmi dhe ne perpunimin e atyre ideve qe kane te bejne ne radhe te pare me dinjitetin e Shqiperise. Domethene, me shume se kushdo, luften, perpjekjen, per dinjitetin e kombit shqiptar duhet ta kryeje diplomacia shqiptare kudo qe ajo vepron. Jo thjeshte si qender institucionale ne Tirane, por ne te gjitha ato vende te botes ku ekzistojne ambasadat e Shqiperise. E dyta, duhet qe kjo diplomaci te perpunoje ato teza dhe ato ide, te cilat shqetesojne sot Shqiperine ne veçanti dhe popullin shqiptar ne pergjithesi. Pra, sot popullin shqiptare ne veçanti e shqeteson çeshtje e liberalizimit te vizave. Atehere, eshte detyra numer nje e diplomacise shqiptare, jo vetem per te bere deklaratat propagandistike se ne e meritojme liberalizimin e vizave, jo vetem per te thene – takuam ate apo kete diplomat te Brukseli – por per te thene edhe te verteten.

- Cila eshte e verteta z. Danaj?

E verteta ne kete rast ka te beje jo me keto deklarata, e verteta ka te beje qe Bashkimi Evropian lidhur me çeshtjen e liberalizimit te vizave ndaj Shqiperise, mbajti nje qendrim te gabuar, mbajti nje qendrim me ngjyrime fetare dhe etnike. Me lejoni t’ju them qe ish-komisioneri per zgjerim i KiE, Oli Ren, ne fjalen e tij qe mbajti ne Parlamentin Evropian lidhur me plotesimin e kushteve nga Serbia dhe Mali i Zi per liberalizimin e vizave, u shpreh qe Serbia nuk i ka plotesuar shumicen kushteve, Mali i Zi nuk i ka plotesuar shumicen e kushteve, por duhet ta marrim kete vendim politik. Une shtroj pyetjen, pse s’u tha edhe per Shqiperine qe nuk i ka plotesuar kushtet, por duhet perseri ta marrim kete vendim politik, por u la jashte per nje arsye qe fatkeqesisht diplomacia shqiptare nuk thote. U la jashte per arsye fetare. Por, nje nga nga eurodeputetet u shpreh hapur: T’ua liberalizojme vizita qe me 19 dhjetore vellezerve tane ne Mal te Zi, Serbi dhe Maqedoni, qe ata t’i gezojne dhe t’i shijojne krishtlindjet evropiane. Ketu del qarte shkaku i mos liberalizimit te vizave. Fatkeqesisht politika shqiptare, per interesin e pushtetit nuk e thote kete, por flet per kushte, flet per kritere, flet per arsye teknike, te cilat ekzistojne, por ne qofte se do te mbetemi tek ato, nese vendimi do te varet tek ato, te jemi te sigurt qe asnjehere nuk do te kete vendim pozitiv. Vendimi ne radhe te pare eshte politik.

- Z. Danaj, pas zgjedhjeve te 28 qershorit opozita shqiptare ka mbajtur nje qendrim radikal ndaj institucioneve dhe maxhorances. Sa e ka demtuar imazhin e Shqiperise ne syte e nderkombetareve kjo sjellje agresive?

Une gjykoj dhe analiza na çon ne konkluzionin se me shume sesa imazhin e Shqiperise, opozita ka demtuar imazhin e vet, pasi per afro nje vit opozita ka luajtur ne boshllek, per afro nje vit opozita nuk ka hedhur asnje ide. Opozita ka kerkuar vetem te hapen kutite. “Te hapen kutite” nuk eshte ide, eshte lufte per pushtet. Pra per afro nje vit nuk u hodh asnje ide. Cili eshte qendrimi i te majtes shqiptare per mireqenien e kombit? Cili eshte kontributi i te majtes shqiptare lidhur me reformat qe duhet te kryeje Shqiperia per te plotesuar ate bllok reformash qe ka kryer çdo vend i BE?

Duke thene kete, kam parasysh qe, te gjithe kete periudhe opozita me shume ka demtuar veten e saj, ka demtuar imazhin e saj, sepse me shume ka bere lufte deklaratash politike te shkruara e te lexuara dhe asnje gje tjeter, e cila mund te pergatise vete kete opozite, qe neser kur te vije ne pushtet te dije te qeverisi vendin. Te qeverisesh vendin nuk do te thote te mbetesh rob, nuk do te thote qe te mendosh vetem per pushtetin tend. Te qeverisesh ne vend, do te thote qe te mendosh sesi do te zhvillohet ky vend, sesi do te zhvillohen zona te veçanta, e qe t’i besh keto objekt i nje diskutimi te gjere. Per shembull, opozita ka nje fondacion “Qemal Stafa”. A dini gje ju qe ky fondacion eshte mbledhur nje here per te diskutuar ato probleme qe shqetesojne qytetaret shqiptare? Jo. Pra, per ta perfunduar dua te them qe nuk eshte demtuar imazhi i Shqiperise. Ne luften per pushtet nuk demtohet imazhi i nje vendi, demtohet imazhi i atyre politikaneve, te cilet harrojne Shqiperine per hir te interesit per pushtet.

- Z. Danaj, ish-ministri i Jashtem Lulzim Basha eshte nisur dy dite me pare drejt Brukselit per te prezantuar plotesimin e kushteve per heqjen e vizave, çfare impakti do te kete kjo vizite ne vendimin e samitit te 2 qershorit?

Kete po e lidh me ate çka thashe me lart, me arsyen e mos marrjes se vendimit per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen qysh vitin e kaluar. Shpreh bindjen se BE do te marre vendimin per liberalizimin e vizave, pasi nuk do ta perserise me gabimin e vitit te kaluar. Prandaj, kjo vizite e ministrit te Brendshem, i cili do te kete nje seance degjimore, te jeni te sigurt qe do te dale me sukses sepse vendimi qe eshte marre nuk kthehet. Pra, vendimi eshte politik. Brukseli eshte i detyruar t’i liberalizoje vizat, per ndryshe duhet te pranoje se eshte nje klub i krishtere. Dhe kete nocion “Klub i Krishtere”, nuk jam une i pari qe e them, shume politiken dhe analiste perpara meje e kane thene. Pra, Brukseli nuk duhet te sillet si klub i krishtere ndaj shqiptareve, te cilet jane me shumice te perkatesise myslimane.

- Disa jave me pare, kryediplomati shqiptar Ilir Meta, zhvilloi nje vizite ne Beograd, vizite e cilat u komentuar shume ne dy aspekte – nje pale e cilesuan si kunder interesave te Kosoves, ndersa pala tjeter e konsideroi te suksesshme dhe hap drejt rivendosjes se marredhenieve me Serbine. Ju çfare mendoni per kete vizite?

Çdo vizite e çdo politikani shqiptare, kudo qe behet apriori eshte e rendesishme, per me teper vizita ministrit te Jashtem Shqiptare ne nje vend me te cilin Shqiperia ka pasur dhe vazhdon te kete probleme te mprehta. Pra, problemi nuk eshte i tille. Ministri i Jashtem mund te shkoje kudo dhe duhet te shkoje kudo per hir te interesave te kombit shqiptare, per hir te interesave te vendin qe perfaqeson. Dhe ne kete aspekt, çdo vizite duhet konsideruar si pozitive. Por, thelbi i problemi nuk qendron nese duhet te shkonte apo nuk duhen te shkonte, siç jane shprehur disa qe nuk duhet te shkonte, duhet te shkonte edhe ne Sarajeve, edhe ne Podgorice, edhe ne Zagreb, nuk ka rendesi kjo, pasi kjo eshte detyra.

- Atehere ku qendron problemi i vizites z. Danaj?

Ajo qe eshte e rendesishme dhe qe meriton analize eshte se çfare mesazhesh percjell vizita, cila eshte problematika, e ketu, perveç aneve pozitive une kam rezervat e mira. Cilat jane keto rezerve? Po marr te paren. Ministri i Jashtem i Shqiperise e ka per detyre te dije qe ne vitin 2001 eshte nenshkruar nje marreveshje nderkombetare per Luginen e Presheves, e firmosur nga ish-perfaqesuesi special i NATO-s, Piter Fiejt dhe nga ish-komandanti i pergjithshem i UÇKMB, Shefqet Myslimi. Ajo quhet Marreveshja e Komculit. Kjo marreveshje nderkombetare, e cila me vone iu dergua edhe autoriteteve serbe ka nje sere klauzolash. Une e kam lexuar, studiuar dhe ballafaquar, ku del se kjo marreveshje ne 80 % te saj jo vetem qe nuk eshte zbatuar, por eshte injoruar. Atehere ky ishte problemi i pare qe duhej te trajtohej me homologun e tij serb dhe me presidentin e Serbise. Problemi i dyte ka te beje qe ministri i Jashtem i Shqiperise shkoi ne Luginen e Presheves dhe kjo ishte nje gje shume pozitive. Por kush jeton ne Luginen e Presheves? Jeton nje pjese e popullit shqiptare? Po. Kjo pakice shqiptare nje nga simbolet kombetare ka flamurin shqiptar. Si ka mundesi qe nuk u lejua te perdorej asnje flamur shqiptar! Pritej Ministrit i Jashtem i Shqiperise per here te pare pas 50 vitesh. Ç’te keqe kishte te perdorej flamuri shqiptar? Kush ka frike nga flamuri shqiptar? Pra pergjegjesia bie te qeveria serbe, e cila ka injoruar marreveshjen, duke mos lejuar shqiptaret e Presheves te perdorin simbolet e tyre. Pikerisht kjo qeveris serbe duhet te bente gjestin fisnik duke thene: po perdoreni shqiptare flamurin tuaj sepse ju vjen ministri shqiptar, i kombit tuaj. Dhe te mos thuhet se behet ne Beograd qe shqiptaret e Lugines se Presheves duhet te gjejne nje flamur tjeter.

Çfare flamuri te gjejne?

Te shpikin nje flamur tjeter si ai i Kosoves? Une do te t’i thosha homologut serb po te isha se nga Lugina e Presheves ne vitin 2001 kane ikur 30 mije shqiptare te cilet sot jane ne Kosove. Çfare behet per rikthimin e tyre? Sot Metvegja dikur shqiptare eshte serbe. Tani kane mbetur vetem 7 % shqiptare. Pra, do te thosha se demokraci dhe marredhenie e fqinjesise se mire nuk do te thote spastrim etnik i krahinave ku jetojne pakicat. Pra, une e kam fjalen ne kete aspekt, ne duhet te takohemi me kedo, por duhet t’i paraqesim shqetesimet tona kujtdo dhe jo per hir te asaj qe te mos na quajne nacionaliste te harrojme problemet reale, duke dale me sloganin e fqinjesise se mire. Fqinjesi e mire do te thote secili me dinjitet ne shtepine e vet. Ne qofte se nuk jeton secili me dinjitet nuk ka fqinjesi te mire, perkundrazi ka racizem.



-Z. Danaj, tashme eshte hedhur ideja e Shqiperise natyrale. A mendoni se ka ardhur koha qe shqiptaret te kerkojne Shqiperine natyrale, pra te bashkohen si shtet?

Koha me shume sesa eshte ajo po iken, sepse kjo eshte thelbi i saj, ajo ik, nuk qendron. Dhe nuk mund te qendroje te prese shqiptaret se kur do te zgjohen nga gjumi. Prandaj bashkimi i shqiptareve ne nje shtet, te cilin une e quaj Shqiperi natyrale, sot eshte nje realitet, sot eshte nje domosdoshmeri, sot eshte nje kerkese e cila duhet te realizohet sa me pare per disa arsye. Arsyeja e pare ka te beje me vete Shqiperine. Pra, shqiptaret nuk mund te jene me kaq artificial ne ndertimin e shtetit te tyre. Nuk ka artificialitet me te madh ne bote per nje komb sesa ai te kufizohet ne 80 % te kufirit me veten e tij, qe fillon nga Hani i Hotit, vazhdon ne Qafen e Prushit, Vazhdon ne Qafen e Morines, vazhdon ne Qafen e Thanes etj. Atehere duke qene ky artificialitet, ky absurd kaq i madh, shqiptaret duhet te kerkojne qe edhe ata te jene si kombet e tjere, qe t’u lejohet e drejta te bashkohen. Me kete nuk kam parasysh qe shqiptaret te vazhdojne luften, nuk kam parasysh qe shqiptaret te derdhin gjak. Shqiptaret, per gjate nje shekulli me radhe kane derdhur aq shume gjak sa te bejne pese Shqiperi. Tani nuk ka me nevoje. Nese deri dje shqiptaret thoshin te vdesim ne kembe, sot duhet te thone te jetojme ne kembe. Te jetosh ne kembe do te thote te kesh dinjitet nacional dhe shqiptaret duhet ta bejne kete. Pra, po i rikthehem pyetjes suaj, koha po iken dhe prandaj shtohet urgjentisht bashkimi i shqiptareve ne nje shtet. Sot me shume se kurre kjo mund te realizohet.

- Pse mund te realizohet?

Jane disa arsye. E para, ne te gjithe pranojme se sot jetojne ne nje rajon demokratik, pra pranojme se ka demokraci. Atehere, demokraci do te thote te mos kete tabu, Vetem ne sistemet totalitare nuk te lejohej te flisje per çdo gje. Ne sistemet demokratike te lejohet dhe e ke per detyre te flasesh. Sot, per shembull po behet gjithe kjo zhurme e madhe, madje angazhohet edhe diplomate te fuqive te medha per te drejtat e homoseksualeve. Kjo behet ne kuader te demokracise dhe nuk ka asgje te keqe. Po kur ka angazhim kaq te madh per homoseksualizmin, pse te mos kete nje angazhim shume here me te madh per bashkimin etnik te shqiptareve? Kujt i prish pune kjo? Perkundrazi kjo kerkon perkushtim ne radhe te pare, e dyta kerkon qe te jesh politikan dhe te mos mendosh vetem derisa sa te kesh pushtetin, por te jesh politikan dhe te mendosh per kombin sa te kesh jeten. Pra, ne radhe te pare te jesh shqiptare me mendesi progresiste, e jo europeist me origjine shqiptare. Problemi i dyte. Te gjithe qeverite shqiptare, te gjithe politikanet shqiptare, kane festuar 28 nentorin e vitit 1912 si diten e shpalljes se pavaresise. Po ç’eshte 28 nentori?

28 nentori eshte shpallja e pavaresise se Shqiperise natyrale dhe jo e kesaj Shqiperie artificiale. Kjo e fundit u vendos me 29 korrik te vitit 1913 nga Konferenca e Londres. Te gjithe politiken shqiptare qe nga Ismali Qemali, Ahmet Zogu, Mit’hat Frasheri, Enver Hoxha etj., kane festuar 28 nentorin, pra ne heshtje nuk e kane pranuar vendimin e Konferences se Londres, ne heshtje kane pranuar Shqiperine natyrale. Se treti. Tashme bashkesia nderkombetare eshte duke i riparuar gabimet e se kaluares. eshte riparuar gati 80 % Konferenca e Versajes, e cila mbas shperberjes se perandorise Austro-Hungareze, krijoi mbreterine Serbo-Kroate-Sllovene. Po ju jep nje shembull. Mali i Zi deri ne vitin 1919 ishte shtet i pavarur, Konferenca e Versajes ia mohoi pavaresine sepse e futi brenda mbreterise, ashtu siç beri me Bosnjen. Nderkohe sot kemi pavaresine per te gjithe keto shtete. Pra u rregulluan gabimet e Konferences se Versajes, ku tashme ka mbetet ende pa u rregulluar gabimet e Konferences se Londres. Prandaj, une kam hedhur idene qe sot ka nevoje per nje konference nderkombetare Londer 2, natyrisht me pjesemarrjen e aleatit me te afert te shqiptareve, SHBA. Pa u rregulluar me Londren 2, nuk do te kete as progres dhe as paqe per vendet e Ballkanit. Shqiptaret nuk po e hedhin per here te pare kete teze ka nje shekull qe e kane kerkuar bashkimin. Shqiptaret jane vrare per kete ide, per bashkimin e trojeve shqiptare. Tani problemi shtrohet qe duke perfituar nga fakti se jemi ne nje sistem demokratik ky problem duhet te zgjidhet. Ky problem nuk ka te beje vetem me shqiptaret, por edhe me vete rajonin e Ballkanit.

- A e ndalon Kushtetuta jone bashkimin e trojeve shqiptare?

Ne e pranojme ne Kushtetuten e Shqiperise te drejten legjitime te shqiptareve per t’u bashkuar. Kjo Kushtetute u miratua edhe nga Komisioni i Venecias. Pse nuk e hoqi Komisioni kete pike? Po t’u thoshte, te jesh i sigurt qe partite tone do te ndryshonin Kushtetuten siç e kane ndryshuar here te tjera brenda nates. Pra e la dhe shqiptaret u pranuan ne NATO. Po te jene nderkombetaret kunder bashkimit te shqiptareve, ekspertet e NATO-s para se te merrnin vendimin e pranimit, e kane studiuar Kushtetuten e Shqiperise me mire sesa vete ne dhe e kane pare ne Kushtetute te drejten legjitime per t’u bashkuar. Dhe nuk thane asnje gje. Atehere, eshte nje detyrimi Kushtetues e drejta per t’u bashkuar. Duke qene nje detyrim i tille, mos angazhimi per bashkim eshte shkelja me e rende qe i behet Kushtetutes. Dhe kjo ka te beje me te gjithe politiket shqiptare, te cilet propagandojne Shqiperia Evropiane dhe jo Shqiperi Natyrale. Shqiperia Evropiane eshte ne thelb Shqiperi otomane. Ne thelb sot kemi mbeturina te perandorise otomane, ku kishim vilajet, pavaresisht kostumit modern dhe deklaratave moderne. Shqiperia natyrale eshte Shqiperia Evropiane. BE nuk mund te pranoje mbeturina otomanizmi, pa u bashkuar trojet shqiptare. Nuk pranon vilajet me kostum modern. Prandaj them se koha po iken dhe ne duhet me çdo kusht te bashkojme trojet e copetuara nga Konferenca e Londres.

- Pas rikthimit te idese nga ana juaj per Shqiperine Natyrale, deri me tani ne mediat elektronike dhe te shkruara serbe jane botuar mbi 100 artikuj, natyrisht kunder kesaj ideje. Si e shpjegoni kete superndjeshmeri per nje kohe kaq te shkurter?

Shumica e mediave serbe dhe malazeze njekohesisht e kane shprehur kete mospajtim. Ndjeshmeria ka te beje me diçka tjeter, sepse ne platformen qe i eshte dhene publikut, e cila eshte botuar ne serbisht, greqisht, maqedonisht dhe anglisht, ka disa elemente qe politikes serbe i kane hequr armen kryesore nga dora per te atakuar dhe per te etiketuar shqiptaret si destabilizues. Ne platforme nuk behet fjale per dhune as per arme, platforma ka nje devize – domosdoshmeri e Shqiperise natyrale me dialog me kedo, edhe me serb, me grek etj. Dialog per gjithçka. Ejani te ulemi ne tavoline. Nese ju keni argumente me shume, ne terhiqemi. Nese ne kemi me shume argumente, pra nese nuk kemi me vete vetem te drejten historike, por edhe realitetin aktual, atehere ne terhiqemi. Ato hedhin tezen e rrezikut te prishjes se monumente serbe qe ndodhen ne trojet shqiptare. Kjo teze nuk ekziston, eshte nje teze qe nuk ngjit dhe e vjetruar, Pse? Ku kane qene keto monumente para 100 vjetesh? A kane ne qene ne mes te shqiptareve?

Po. Pse nuk i preken atehere? Perkundrazi i mirembajten. Murgjit manastireve serbe aty kane qene dhe jane. E dyta, diplomacia serbe ka nevoje te njohe me mire historine. Nen logjiken e diplomacise serbe duhet te themi se Bregdeti i Izmirit ne Turqi eshte toke greke, sepse ne kete gji para shume shekujsh lindi ajo shkolle e madhe filozofesh qe quhet shkolla e Miletit, e drejtuar nga tre filozofet e shquar grek. Por. Turqia, ende sot e mban si nje monument te larte kulture ate vend ku kane jetuar dukur ato tre filozofe te shuar. Po marr Siciline. Ne Sicili, ne Krotone, ka jetuar Pitagora, Portagora, Anaksagora Ksenofani. Po te ecim me logjiken e diplomacise serbe duhet qe Greqia te çoje trupat ushtarake ne Sicili. Pra dalengadale logjika nacionaliste serbe po çmontohet ne saje te argumenteve qe sjellin shqiptaret. Keshtu do te ndodhe edhe me Shqiperine natyrale. Ata kane frike nga dialogu, nga Tavolina, prandaj paten edhe ate ndjeshmeri qe thate ju.

- Para vizites se Presidentit Topi ne Maqedoni, kryetari i PDSH, Mendu Thaçi, hodhi idene e federalizimit te Maqedonise. Po ashtu, Arber Xhaferri, nje nga nenshkruesit e Marreveshjes se Ohrit ka hequr firmen qe hodhi ne vitin 2001. Cila eshte e ardhmja e Maqedonise?

Po jo vetem nga detajet qe permendet ju me te drejte ne pyetjen tuaj, por edhe nga nje takim te zhvilluar para disa ditesh me eksperte dhe juriste te njohur shqiptare, u hodh dhe u argumentua domosdoshmeria e federalizimit te Maqedonise, per nje arsye madhore. Maqedonia nuk mund te jetoje dot ketu siç eshte, pasi kemi nje nacionalizem gjithnje e me agresiv te partive maqedonase, siç kemi nje perulje te partive shqiptare. Pra, nuk kemi ne Maqedoni opozite etnike shqiptare, kemi vetem opozite politike. Atje problemi etnik eshte ende i pazgjidhur opozita etnike eshte domosdoshmeri. Shqiptaret ne Maqedoni marrin pjese formalisht ne Parlament. Marreveshja e Ohrit e vitit 2001 e shpetoi Maqedonine. Po mos ta kishin shpetuar shqiptaret, sot Maqedonia do te ishte me dysh. Sot Qafa e Thanes nuk do te ishte pike kufitare, por do te ishte thjeshte nje nocion brenda nje territori.

Shqiptaret asokohe degjuan nderkombetaret, por edhe besuan se pala maqedonase ishte ulur me kembe ne toke. Tani Marreveshja e Ohrit ka vdekur, nuk ekziston me. Por, politikanet shqiptare kane frike te thone te verteten, sepse po te thone te verteten duhet te japin doreheqjen. Presidenti i Shqiperise ndodhet per nje vizite ne Maqedoni, por nuk e di a ja kane thene se shqiptaret e atjeshem nuk lejohen ta perdorin flamurin e tyre. Ne vitin 2004 u miratua nje ligji ne Parlamentin Maqedonas per perdorimin e flamurit nga grupi etnik shqiptare, por ne marreveshje te fshehte nje grup deputetesh nacionaliste e çuan kete vendim ne Gjykaten Kushtetuese. Dhe Kushtetuesja Maqedonase ne 2007 mori vendim per mosperdorimin e flamurit shqiptare. Sot flamuri perdoret pa leje, qe do te thote qe mund te ndodhe çdo gje.

Federalizimi i Maqedonise eshte i pashmangshem. Ashtu siç eshte i pashmangshme me vone bashkimi me Shqiperine.

Veçoritë e përsosura të Tokës



'' Kushtet e veqanta mbi tokë që vijnë si rezultat i përmasave, përbërjes së elementeve të saj të përsosura dhe një orbitë gati rrethore në një distancë të përsosur nga një yll jetëgjatë, dielli, bënë të mundur mbledhjen e ujit mbi sipërfaqen e tokës."(Integrated Principles of Zoology) Pa ujin, jeta në tokë nuk do të mund të shfaqej.


Ekzistenca jonë kërkon një përpikëri të madhe.Shqyrtoni përmasat e tokës dhe pozicionin e saj lidhur me pjesën tjetër të sistemit tonë diellor.

Asgjëkundi në Univers nuk është gjetur ndonjë planet tjetër si toka. Vërtet, disa shkencëtarë u drejtohen disa dëshmive jotë drejtpërdrejta se disa yje kanë objekte që sillen në orbitë rreth tyre, të cilat janë qindra herë më të mëdhenj se toka.

Megjithatë toka jonë ka pikërisht përmasat e duhura për ekzistencën tonë. në qfarë kuptimi? Po qe se toka do të ishte pak më e madhe, graviteti i saj do të ishte më i fortë dhe hidrogjeni, një gaz i lehtë, do të mblidhej, duke mos pasur mundësi t'i largohej gravitetit të tokës.

Kështu, atmosfera do të ishte jo mikëpritëse për jetën. Nga ana tjetër, po qe se toka do të ishte pak më e vogël, oksigjeni i domosdoshëm për jetën do të largohej dhe uji në sipërfaqen e tokës do të avullonte.

Toka është, gjithashtu në një largësi ideale nga dielli, një faktor i domosdoshëm për lulëzimin e jetës. Astronomi Xhon Barrou dhe matematicieni Frank Tipler studiuan "raportin e rrezes e të largësisë së Tokës nga Dielli".

Ata nxorrën përfundimin se jeta njerëzore nuk do të ekzistonte "në qoftë se ky raport do të ishte pak më i ndryshëm nga sa është vëzhguar". Profesori David Blok vëren: "Llogaritjet tregojnë se, sikur toka të ishte vendosur vetëm 5% më afër diellit, mbi të gati 4.000 milionë vjet më parë do të kishte ndodhur një efekt serrë (një mbinxehje e tokës) i pakontrollueshëm.

Në anën tjetër, sikur toka të ishte vendosur vetëm 1% më larg diellit, mbi 2.000 milionë vjet më parë do të kishte ndodhur një efekt akullzimi i pakontrollueshëm (shtresa gjigante akulli do të mbulonin pjesën më të madhe të globit) - (Our Universe: Accident or Design?)

Përpikmërisë së mësipërme mund t'i shtoni edhe faktin se toka rrotullohet rreth boshtit të saj një herë në ditë, shpejtësia e duhur për të prodhuar temperatura të përshtatshme. Planetit Afërdita i duhen 243 ditë për një rrotullim të plotë. Vetëm mendoni sikur tokës t'i duhej po kaq kohë! Ne nuk do të mund t'i mbijetonim temperaturave ekstreme që do të rezultonin nga dita dhe net kaq të gjata.

Një hollësi tjetër jetësore është trajektorja e tokës rreth diellit. Kometat kanë një trajektore të gjerë eliptike. Fatmirësisht, nuk është kështu me tokën. Orbita e saj është pothuajse rrethore. Edhe një herë kjo gjë na parandalon të përjetojmë ekstremet vdekjeprurëse të temperaturës.

Nuk duhet të shpërfillim as vendndodhjen e sistemit tonë diellor. Sikur të ishte më afër qendrës së galaktikës Udha e Qumështit, efekti i gravitacional i yjeve fqinje do të shformonte orbitën e tokës. Në kontrast me këtë, sikur të gjendej tamam në skaj të galaktikës sonë, qielli i natës do të ishte pothuaj pa yje.

Drita e yjeve nuk është thelbësore për jetën, por a nuk i shton bukuri të madhe qiellit tonë natën? Dhe, duke u bazuar në konceptet e tanishme të Universit, shkencëtarët kanë llogaritur se në skajet e Udhës së Qumështit nuk do të kishte pasur mjaft elemente kimike të nevojshme oër të formuar një sistem diellor si i yni.

venerdì 23 aprile 2010

Dialektet e gjuhës shqipe.


Gegnishtja ka nën-variantet më të dallueshme, prerjet të cilat janë lloje më veriore dhe lindore, që përfshinë ato të qyteteve të Shkodrës, rajonin e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë verilindore, Kosovën (në ish Jugosllavi), dhe fshatin e izoluar Arbanasi (jashtë Zarës) të bregut të Kroacisë, Dalmacisë. “Arbanasi” i themeluar në fillimin e shekullin XVIII nga refugjatët nga rajoni rreth qytetit bregdetar të Malit të Zi, Tivarit, ka rreth 2,000 folës të gjuhës shqipe.

Të gjitha dialektet e folura shqipe në enklavat italiane dhe greke janë variantet e toskërishtes dhe duket se janë të lidhura më së afërmi me dialektin e Çamërisë në jugun e largët të Shqipërisë. Enklavat Italiane- rreth 50 fshatra të shpërndarë - me siguri janë gjetur nga emigrantët nga sundimi i Turqisë në Greqi. Disa dialekte të largëta dhe të izoluara të origjinës jugore të Toskërishtes fliten në Bulgari dhe Trakinë Turke por nuk kanë datë të saktë. Gjuha ende përdoret në Madritsa, Bulgari, në kufirin afër Edirnesë, dhe në përfundim të këtij fshati që po mbijeton në Mandres, afër Kilkis në Greqi, që daton nga Lufta Ballkanike. Një enklavë Toskërisht afër Melitopolit në Ukrainë shfaqet vendosja e fundme nga Bullgaria. Dialektet Shqiptare nga Istria, për të cilin ekziston një tekst, dhe nga Sreim, për të cilin nuk ekziston asnjë tekst janë zhdukur.

Letërsia.



Letersia shqipe

Letersia shqipe eshte e lidhur ngushte me gjuhen dhe historine e popullit shqiptar. Ajo ndahet ne pese periudha kyqe: Letersia e Vjeter Shqipe, Letersia e Bejtexhinjve, Letersia e Rilindjes, Letersia e Pavaresise dhe Letersia Bashkekohore.


Letersia e Vjeter Shqipe:

Lindi dhe u zhvillua ne mesjete. Kjo letersi perfshin tre shekuj. Letersia e kesaj periudhe nuk mund te kuptohet pa pasur parasysh momentet historike qe Shqiperia po perjetonte. Megjithese ideologia sunduese ishte ajo fetare, shkrimtaret e kesaj periudhe shkruan edhe tekste mesimore e didaktike madje edhe krijime teresisht laike, si: “Gramatika” e Andrea Bogdanit, “Fjalori latinisht – shqip” i Frang Bardhit. Kjo eshte periudha e pese “B-ve”: Marin Barleti, Gjon Buzuku, Pjeter Budi, Frang Bardhi, Pjeter Bogdani. Ne shekullin e XVI u shkrua vetem “Meshari”, me 1555 nga Gjon Buzuku, i cili konsiderohet si libri i pare i shkruar ne shqip.Themi konsiderohet pasi letersia shqipe, sipas gjuhetareve, nuk kufizohet ne kete shekull. Shkrimi i pare dokumentohet ne vitin 1462 nga “Formula e pagezimit”. Duhet te kihet parasysh qe zgjedha osmane ka bere te pamunduren te zhdukte cdo gjurme te kesaj gjuhe e kulture, duke djegur cdo dokument qe vertetonte ekzistencen e saj. Per kete arrihet ne perfundimin qe gjuha shqipe ka ekzistuar edhe me pare se datat e dokumentuara, duke pare edhe gjuhen e rrjedhshme te “Mesharit”.

Letersia e Bejtexhinjve:

Lindi dhe u zhvillua ne shekullin XVIII. Pati nje perhapje te gjere ne qyetete ndryshme te Shqiperise si : Berat, Shkoder, Elbasan, Gjakove, Prishtine. Kjo rryme nuk arriti të ngrihet në shkallën e letërsisë kombëtare, por sidoqofte duhet konsideruar kontributi qe keta shkrimtare i dhane si gjuhes ashtu edhe kultures shqipe. Krahas temes fetare ata trajtuan gjeresishtedhe temen laike, duke i kenduar bukurise femerore, bukurise se natyres, punes, virtyteve te larta njerezore etj. Duke qene me afer popullit bejtexhinjte trajtonin tema te jetes se perditshme. Nder bejtexhinjte me te njohur ishin: Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Hasan Zyko Kamberi, Muhamet Kyçyku, Tahir Gjakova etj. Fjala « Bejtexhinj » rrjedh nga fjala turke « bejte » qe do te thote « vjershe ». Nga ana artistike jane per t ‘u vleresuar, pasi bejtexhinjte perdoren mjete shprehese mjaft origjinale. Ata perdoren kryesisht vargun teterrokesh. Shkrimet e bejtexhinjve u perhapen permes kopjimit me dore ose permes tradites gojore.

Letersia e Rilindjes :

Kjo letersi lindi nga mesi i shekullit te XIX e arriti deri me 1912, vit kur Shqiperia fitoi Pavaresine Kombetare nga zgjedha qe e kishte nenshtruar per pese shekuj. Kjo letersi ishte e frymezuar nga shpirti patriotik, evokimi i se kaluares heroike dhe deshira per liri.

Ishte kryesisht letersi romantike edhe pse nuk munguan vepra realiste apo vepra me drejtim iluminist. Shkrimtari me i shquar i kesaj letersie ishte Naim Frasheri. E njohur eshte kryesisht poema e tij „Bageti e bujqesi”, e cila pershkohet nga nje dashuri per natyren shqiptare e nje shpirt i ndezur patriotik. Shkrimtare te tjere te shquar te kesaj periudhe jane: Jeronim de Rada, Gavril Dara i Riu, A.Z.Cajupi, Ndre Mjeda, Asdreni, Pashko Vaso, Zef Serembe, Filip Shiroka, Luigj Gurakuqi, Sami Frasheri, Naum Veqilharxhi, Risto Siliqi, Mihal Grameno. Kjo letersi shenon lindjen e nje letersie te mirefillte artistike, e cila hedh edhe bazat e gjuhes letrare shqipe .

Letersia e Pavaresise:

Letërsia e Pavarësisë shqiptare lindi ne fund te shekullit XIX me Faik Konicen dhe u zhvillua ne gjysmën e parë të shekullit XX. Nder perfaqesuesit kryesore te kesaj letersie permendim: Gjergj Fishta, Faik Konica, Fan Noli, Migjeni, Lasgush Poradeci, Haki Stermilli, Nonda Bulka, Mitrush Kuteli, etj.Kjo letersi arriti t’u jape jete ketyre dy cilesive: krijimit te trajtave e strukturave të reja letrare, krijimit te vetëdijes letrare. Me vetedije letrare nenkuptohet karakteri estetik i letersise. Kjo letersi kerkonte qe qellimet t’i arrinte me ane te frymes kritike dhe jo himnizuese. Kjo shihet qarte ne veprat e Fishtes, Migjenit, Konices, Stermillit etj.

Letersia bashkekohore:

Letersia e kesaj periudhe kaloi neper shtigje teper te veshtira, duke u detyruar te kufizohet brenda uniformes se ngushte te metodes se realizmit socialist. Ne vitet e parat te regjimit pati nje lirshmeri persa i perket krijimtarise letrare. Ne vitet ‘50 lindi nje orientim i ri ne fushen e letersise shqiptare, si në rrafshin tematik, ashtu dhe në atë të metodave krijuese. Tema mbizoteruese e letersise se ketyre viteve ishte liria e fituar nga Lufta nacionalclirimtare. Gjuha e rrefimit letrar dhe protagonist ishin karakteristike e veprave letrare te kesaj periudhe. Ne fillimin e viteve ’60 do behen hapat e pare per te nxjerre letersine nga ky shabllon. Ketu permendim kontributin e cmuar te Petro Markos me romanin e tij te pare “Hasta la vista” qe sjell nje kendveshtrim te ri ne letersine e asj periudhe. Me pas, po Marko, boton romanin “Qyteti i fundit”. Me 1962 Ismail Kadare boton romanin e tij te suksesshem “ Generali i ushtrise se vdekur” perkthyer ne 40 gjuhe te ndryshme). Me pas Jakov Xoxa boton romanin e tij “Lumi i vdekur”, Dritero Agolli boton nje seri romanesh. Nder shkrimtare me te njohur te kesaj periudhe permendim: Petro Marko, Jakov Xoxa, Kasem Trebeshina, Fatos Arapi, Martin Camaj, dritero Agolli, Ismail Kadare, Anton Pashku, Nazmi Rrahmani, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Arshi Pipa, Lluka perone, Esat Mekuli, Vorea Ujko.