martedì 18 maggio 2010

NAOMI WATTS DO TË JETË MARILYN MONROE


Është një vit i jashtëzakonshëm për aktoren angleze të rritur në Australi, mike e madhe e Nicole Kidman. Ndërkohë që dje po sfilonte në Kanë për ta prezantuar filmin e Woody Allenit jashtë konkursit, arriti lajmi se Naomi Watts (Naomi Uots) do të portretizojë fytyrën e ikonës së kinemasë tejet të veçantë: Marilyn Monroe në filmin "Blonde", film biografik që bazohet në kujtimet përfytyruese të divës së jashtëzakonshme të shkruara nga Joyce Carol Oates. Libri ka qenë kandidat për çmimin Pulitzer në vitin 2000.
Historia e Oates bën hamendje për marrëdhëniet e joe Di Maggio, Arthur Miller e John Kennedy, pa përmendur një numër të drejtuesve të studiove hollivudiane. Regjisor do të ejtë Andrew Domnik, autor tashmë i "The Assassination of Jesse James" me Brad Pitt e Casey Affleck.
Watts në Kanë është protagoniste edhe e të vetmi film amerikan në konkurs, "Fair Game" (Lojë e ndershme) me Sean Penn.