domenica 27 giugno 2010


Capello: E njoh Gjermaninë, do të kualifikohemi

Bosi i Anglisë, Fabio Capello, ka deklaruar se ai do të bëjë një ndryshim në formacion për dallim nga ndeshja e fundit ndaj Sllovenisë dhe njëherit shtoi se skuadra e tij ka potencial për ta eliminuar Gjermaninë.

I pyetur nëse ai do të luajë me përbërjen e njëjtë ndaj Gjermanisë, Capello tha: “Po, unë e di ekipin që do të luajë. Ndoshta është i njëjtë si ndaj Sllovenisë. Dhjetë lojtarët e asaj ndeshje luajnë sigurt, përpos njërit”.

“Rooney u stërvit shumë mirë. Ai shënoi shumë gola në stërvitje, shpresojmë se ai do të jetë i njëjtë dhe ndaj Gjermanisë. Ai është i rëndësishëm. Ai nuk shënoi në ndeshjet e fundit, por ai gjithmonë është i rëndësishëm për ne, me lëvizshmëri dhe asistime”.

“Është ndeshje shumë e rëndësishme sepse ne duam të shkojmë më tej. Ne duam ta luajmë ndeshjen e ardhshme dhe unë e njoh Gjermaninë, ashtu siç i njoh vlerat e futbollistëve të mi. Presioni është i natyrshëm kur luani në Botëror”, ka thënë Capello.

G8-a premton më shumë ndihmë

Kancelarja gjermane thotë ka këmbëngulur se udhëheqësit evropianë jane dukë bërë progres ne bisedimet me SHBA-në, në lidhje me atë sesi të ti japin shtysë rritjes së dobët ekonomike.

Angela Merkel i tha gazetarëve në samitin e G8 në Kanada, se kishte kuptim të ndërsjellë me presidentin Barack Obama, në lidhje me planet për reduktimin e deficitit.

Me vonë me udhëheqësit e G8-ës do të bashkohen edhe udhëheqësit kinezë si edhe vendet e tjera me ekonomi në zhvillim.

Çështjet kryesore të agjendës janë situata globale ekonomike dhe reforma bankare.

Presidenti Obama në një letër drejtuar udhëheqësve të G20 javën që shkoi shprehu shqetësimin e tij për shkurtimet në buxhet.

Nndërsa sekretari i thesarit Timothy Geithner i tha BBC-së se Evropa duhet të fokusohet tek rritja po aq sa edhe në shkurtimin e shpenzimeve.

mercoledì 23 giugno 2010


Kualifikohen Anglia dhe SHBA-të
Përfaqësuesja e Anglisë ka shënuar fitore minimale prej 1-0 kundër Sllovenisë, për të siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Kampionatit Botëror, edhe atë nga vendi i parë në Grupin C.

martedì 22 giugno 2010


Domenech: Ky ekip nuk vdes kurrë

Pasi ia shkaktoi kombit të tij njërën prej katastrofave më të mëdha në historinë e futbollit francez, njeriu më i urryer në Francë, Raymond Domenech, ka deklaruar se është i zhgënjyer, por se sheh një ekip të pavdekshëm në sytë e tij.

“Si të gjithë edhe ne jemi të zhgënjyer, pasi që edhe në këtë ndeshje pashë pak nga ajo që prisja, pak zemër, bashkësi dhe solidaritet”.

“Nuk është koha të analizojmë atë që ka ndodhur. Ky ekip ka potencial të vërtetë. Ka pasur momente të jashtëzakonshme dhe do të ketë ende. Kombëtarja e Francës nuk vdes kurrë. Do të ringjallet”, ka thënë Domenech që pritet të zëvendësohet shumë shpejtë nga Laurent Blanc.

Vlen të ceket se Domenech ishte aq i zhgënjyer, sa që nuk pranoi të shtrëngonte duart me homologun e tij Carlos Alberto Parreira.

domenica 20 giugno 2010

Dunga frikësohet nga Bregu i Fildishtë.


Një nga favoritët e këtij Botërori, Brazili, do të ndeshet me Bregun e Fildishtë në kuadër të rrethit të dytë, ndërsa Carlos Dunga ua ka tërhequr vërejtjen njerëzve të tij të jenë të vëmendshëm ndaj afrikanëve.

“Në këtë Botëror ne po shohim që çdo ekip po vë shumë lojtarë prapa topit kur është në posedim ekipi kundërshtar dhe Bregu i Fildishtë e ka treguar këtë ndaj Portugalisë. Ne duhet të jemi shumë efektivë sepse nuk do të kemi dhe aq raste për të shënuar. Bregu i Fildishtë është ekip shumë i organizuar mirë nën trajnerin e ri Sven-Goran Erikson. Ata do të sulmojnë më shumë se Koreja e Veriut. Ata kanë cilësi në skuadrën e tyre. Ne duhet të jemi të vëmendshëm në lojën ajrore dhe unë pres lojë fizike”.

“Është e vështirë të jesh trajner i një ekipi kombëtar për arsye të presionit. Trajneri duhet të jetë i baraspeshuar dhe të kuptoj se pika fokale është ekipi. Gjithçka tjetër nuk ka rëndësi. Brazili ka lojtarë kualitativë të cilët mund ta vendosin ndeshjen. Më e rëndësishme është që ekipi është i fokusuar në fitimin e kampionatit”, deklaroi Dunga.

Zhgënjen sërish kampionia , mungesë edhe e fatit.


Italia nuk ka arritur të mposhtë Zelandën e Re në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit F, duke arritur të rrëmbejë vetëm një pikë, e që i ka vështirësuar punët për kualifikim të mëtutjeshëm.

Në minutat e para të takimit (7’), Shane Smeltz befasoi kampionin e botës duke kaluar në epërsi Zelandën e Re.

Pas golit të pësuar, Italia shtoi presionin dhe arriti të sigurojë një penallti kur Tommy Smith ndërhyri në De Rossin, ndërsa i pagabueshëm nga njëmbëdhjetëmetërshi ishte Vincenzo Iaquinta (29’).

Në minutat në vazhdim, Azzurrët krijuan presion të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit të tyre duke krijuar raste, mirëpo e kishin të vështirë të arrinin deri te goli i avantazhit, kështu që takimi përfundoi me rezultat 1-1.

Pas këtij barazimi, Italia ka dy pikë, po aq sa Zelanda e Re, që kualifikimin do ta kërkojnë në xhiron e fundit, ndërsa fitorja është kusht i domosdoshëm. Në xhiron e tretë të fazës grupore, Italia përballet me Sllovakinë, ndërsa Zelanda e Re luan kundër Paraguait.

venerdì 18 giugno 2010

Afrika 2010. Podolski kërkon falje për penaltinë.



Lukas Podolski, njëri ndër fajtorët e triumfit serb ndaj Gjermanisë, ka kërkuar falje për penalltinë e humbur nga ai, duke thënë se kurrë në jetën e tij nuk e ka ekzekutuar më keq një penallti.

“Zakonisht nuk i gjuaj aq keq penaltitë, zakonisht jam më preciz. Por, më duhet të kërkoj falje për penaltinë e humbur. Humbja është mjaft e hidhur. Ne kemi mundur të fitojmë, e që do të na sillte një hap më pranë fazës 1/8”, theksoi pas ndeshjes Podolski.

Gjermania duhet të mposhtë patjetër Ganën në duelin e fundit dhe vendimtar për kualifikim.
Tekniku gjerman, Joachim Loew, është një nga motivuesit më të mëdhenj në botën e futbollit, e tregon fakti që menjëherë pas disfatës skandaloze nga Serbia, ka premtuar kualifikimin në ndeshjen e fundit ndaj Ganës.

“Klose është dashur të jetë më i kujdesshëm në atë rast... Ne nuk ishim aq dominues sa kemi planifikuar. Ne kemi ende mjaft cilësi për t’u kualifikuar dhe nuk duhet të jemi kokulur. Ne e kemi fatin në dorë dhe ju garantoj se do të kualifikohemi në fazën 1/8 të finales”, theksoi trajneri.

Nga ana tjetër, për kartonin e kuq që mori, Klose tha se ai pati për qëllim t’i ndihmonte ekipit dhe se kartoni nuk ishte i drejtë.

Barazim sensacional i SHBA-ve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë një rikthim të jashtëzakonshëm nga disavantazhi prej dy golash, për të barazuar me rezultat 2-2 përballë liderit të Grupit C, Sllovenisë.

Sllovenia shfaqi lojë shumë më të mirë në 45 minutat e para, ndërsa këtë e dëshmoi edhe rezultati prej 2-0.

Valter Birsa shënoi një gol të bukur për të kaluar sllovenët në epërsi (13’), ndërsa Zlatan Ljubijankic dyfishoi dhe vendosi rezultatin e pjesës së parë (42’).

Me të filluar pjesa e dytë (48’), Landon Donovan shënoi një gol të jashtëzakonshëm për t’i dhënë shpresa skuadrës së tij për një rezultat pozitiv.

SHBA-të ishin skuadër dominuese në fraksionin e dytë të lojës, dhe më në fund arritën që ta barazonin rezultatin me anë të Michael Bradley (82’).

Pas këtij barazimi, Sllovenia kryeson Grupin C me katër pikë, ndërsa SHBA-të mbajnë vendin e dytë me dy pikë, para takimit tjetër të xhiros së dytë të këtij grupi ndërmjet Anglisë dhe Algjerisë.

Greqi, emigrantët nisin aplikimet për shtetësinë .


Premtimi i qeverisë aktuale greke dhënë gjatë fushatës për dhënien e shtetësisë për emigrantët ka nisur të zbatohet. Por ky vendim nuk është pritur mirë në qarqet politike greke. Opozita me në krye Samara brenda një kohe të shkurtër, kishte mbledhur rreth 2 milionë firma për të bërë referendum popullor.

Por kalimi i ligjit në Parlamentin vendas për shtetësinë, bëri që qeveria të fitonte përball ksenofobisë së opozitës, që kishte deklaruar se kur të vinte në pushtet do të shfuqizonte këtë ligj.

Ministria e Brendshme u ka dërguar qarkoren përkatëse zyrave të shërbimit të prefekturave, ku u jep udhëzime lidhur me zbatimin e ligjit 3838/24-03/2010, për dhënien e nënshtetësisë fëmijëve të emigrantëve, që kanë lindur në Greqi, si edhe për ata fëmijë që kanë kryer të paktën gjashtë vjet në shkollat e sistemit të detyruar arsimor shtetëror.

Emigrantët që mendojnë se plotësojnë kushtet duhet më parë të marrin formularët në prefekturë e më pas duhet ta dorëzojnë atë në prefekturën ku banojnë.

Dhënia e shtetësisë fëmijëve të emigrantëve ka një rëndësi të madhe pasi fitojnë të drejta sociale dhe politike që sot u privohet prindërve të tyre. Nënshtetësia fëmijëve u jep të drejta politike që të zgjedhin apo të zgjidhen në votimet vendore dhe parlamentare. Kjo gjë u jep më shumë të drejta në krahasim me ata që nuk fitojnë nënshtetësinë, por kjo nuk detyron njeri që ta marrë atë me zor,por gjithashtu jepet në bazë të kritereve të vendosura nga shteti grek.

Sipas kësaj qarkore kushdo që përmbush kriteret mund të drejtohet në prefekturë pa humbur për të marrë formularët përkatës kundrejt një tarifë pagese për marrjen e nënshtetësisë greke.

Lidhur me këtë qarkore Ministria e Brendshme ka theksuar se çdo gjë është gati, me premtimin se do të respektohet afati (maksimal) prej 2,5 vjetësh që ka në dispozicion shteti për t’i dhënë përgjigje kërkesës së aplikanti.

Në qarkoren e ministrisë përcaktohen qartë edhe dokumentet që duhet të paraqesin aplikantët, ku dhe kjo u theksua edhe njëherë nga vetë ministri i Brendshëm Ragusi në takimin që pati më 16 qershor me përfaqësues të komuniteteve të emigrantëve.

Kushti

Por një kusht i domosdoshëm është që prindërit e këtyre fëmijëve duhet që të kenë të paktën mbi pesë vjet qëndrim të ligjshëm në Greqi.

Dokumentet që duhen të paraqesin

- Kërkesë dhe deklaratë regjistrimi në regjistrin (dhimotologjio) e banorëve të bashkisë të vendbanimit ku qëndron në mënyrë të përhershme familja.

- Certifikatë lindjeje e fëmijës

- Certifikatë martese e prindërve, në qoftë se e kanë

- Fotokopje e legalizuar e totullit të vlefshëm të qëndrimit të prindërve

- Vërtetim për kohën e qëndrimit të ligjshëm të prindërve në Greqi, ku të vetëtojë se kanë të paktën pesë vjet qëndrim të ligjshëm - Fotokopje e legalizuar e pasaportës së prindërve

- Vërtetim për banesën e prindërve

- Taksë (paravolo) 100 euro që paguhet në shërbimin financiar të bashkisë së vendbanimit.

- Vërtetim për kohën e ndjekjes së shkollës nga drejtoria rajonale arsimore, për rastet ku aplikimi për marrjen e nënshtetësisë bëhet mbi bazën e dispozitës që përcakton se fëmija duhet të ketë kryer me sukses të paktën gjashtë klasë të shkollës greke.

Fëmijët që kanë lindur në Greqi nga prindër që jetojnë mbi 5 vjet të ligjshëm mund ta marrin nënshtetësinë pas lindjes së tyre, pasi prindërit të bëjnë kërkesën brenda tre vjetëve të lindjes së fëmijës. Nënshtetësia greke do të merret atë ditë ku prindërit të kenë bërë kërkesën pas tre vjetësh së lindjes së fëmijës. Ndërsa ata prindër të cilët nuk kanë mbi pesë vjet leje qëndrimi të ligjshëm në Greqi mund të bëjnë kërkesë kur fëmija të ketë mbushur moshën 18 vjeç.

Kushtet për të bërë aplikimet

a) Kur fëmija mbush moshën 18 vjeç
Ndërsa ata prindër të cilët nuk kanë mbi pesë vjet leje qëndrimi të ligjshëm në Greqi mund të bëjnë kërkesë kur fëmija të ketë mbushur moshën 18 vjeç.

- Certifikata e lindjes (dhënë nga bashkia)
- Fotokopje të vend banimit dhe lejes së qëndrimit
- Fotokopje të pasaportës, apo dokument udhëtimi të njohur nga organet e vendit
- Fotokopje të lejes së qëndrimit të prindërve të dhënë nga Prefektura , OAED, apo policia.
- Fotokopje të dokumentit të shtëpisë ku banon
- Faturën e pagesës 100 euro nga bashkia

b) Kur fëmijët nuk kanë lindur në Greqi

Fëmijët që nuk kanë lindur në Greqi por që kanë mbaruar arsimin gjashtë vjeçar me prindër me qëndrim të ligjshëm në këtë vend marrin nënshtetësinë në kohën që mbarojnë arsimin gjashtë vjeçar, në qoftë se kanë bërë kërkesë prindërit e tyre.

- Kërkesë e prindërve në bashkinë ku banojnë
- Certifikatë e lindjes
- Certifikatë martesë e prindërve në qoftë se e kanë
- Dëshmia ku vërteton se ka ndjekur të paktën gjashtë vite shkollë në Greqi
- Fotokopje të lejes së qëndrimit të prindërve
- Fotokopje të pasaportës të prindërve së bashku me origjinalin
- Fotokopje të shtëpisë ku banon
- Fatura e pagesës së taksës (paravolës) prej 100 euro.

“Skandali Pango”, Gjykata dënon Top Channel me 400 mijë euro .


Ish-ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango ka fituar të premten gjyqin e tij ndaj televizionit Top Channel. Një shumë prej 400 mijë euro duhet të paguajë televizioni për dëmin që sipas vendimit i është shkaktuar ish-ministrit Pango, pas publikimit të videos e cila u konsiderua si skandal seksual.

Vendimin e ka marrë gjyqtari i çështjes Ylli Pango kundër Top Channel, Agim Bendo lidhur me padinë e Pangos pas videos se transmetuar ne Top Channel ku aludohej se Pango atëherë ministër, ngacmonte seksualisht një femër që donte të punësohej.

Gjyqtari Agim Bendo ka shpallur fajtor Top Channel duke pranuar si të drejtë padinë e ngritur nga ish-ministri i Turizmit dhe Kulturës Ylli Pango, lidhur me videon e publikuar ku Pango pretendohej të shfaqej të flirtonte me një vajzë.

Gjatë seancës te Gjykata e Rrethit të Tiranës gjyqtari Agim Bendo deklaroi se televizioni Top Channel nuk duhet të publikojë më video të tilla që cenojnë sipas tij jetën e personit.

Padia e Pangos mbante numrin 2669 me bazë ligjore padi shkaktim dëmi.

Në objektin e saj ish-ministri kërkonte deklarimi i palës së paditur, televioznin Top-Channel përgjegjëse për shkaktim dëmi ndaj personit si rezultat i publikimit të të dhënave të pasakta jo të vërteta dhe të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Po ashtu Pango kërkonte detyrimin e palës së paditur të mos publikojë në të ardhmen artikuj intervista apo komente ndaj palës paditëse (atij vetë) të cilat në mënyrë direkte apo indirekte të mund të dëmtojnë personin e tij. Detyrimin e palës së paditur të paguajë shpërblimin për dëmin e shkaktuar në vlerën 1.000.000 euro.

Ngjarja për të cilën Pango paditi Top Channel erdhi pas atij që u cilësua skandal i datës 4 mars të vitit të kaluar, ku Pango filmohej në banesën e tij duke i kërkuar favore seksuale një vajzë të re, e cila kishte aplikuar për një vend punë në dikasterin me titullar Pangon.

Gjyqtari Agim Bendo, duke argumentuar vendimin, më tej edhe kërkon: “Televizioni Top Channel, nuk duhet të publikojë më asnjë video të tillë që cenon jetën personale të tjetrit”

GRA EMIGRANTE NË KAPITALIZMIN ITALIAN


nga Migena Proi *

(Përktheu nga italishtja në shqip Brunilda Ternova)


Dhjetvjeçari i fundit i fenomenit të emigrimit është karakterizuar nga e ashtëquajtura “feminilizim”. Mashkulli, protagonist i padiskutuar i flukseve të para emigruese, ja ka lënë vendin femrës. Reflektimet e fundit sociologjike dëshmojnë një figurë femërore gjithmon e më pak anësore. Emigrantet e para që mbërrinin në Itali ishin të shtyra jo nga vullneti i tyre i pavarur por nga nevoja për të ndjekur një figurë mashkullore, si psh. babai ose bashkëshorti.
Sot femrat e çfarëdolloj etnie, moshe dhe feje qofshin, lënë Atdheun, të afërmit, fëmijët dhe zakonet e tyre, për tu kthyer në protagoniste absolute të kapitalizmit italian. Udhëtimi i vërtet fillon kur mbërrijnë në Itali, vend në të cilin të jesh grua dhe emigrante është një sfidë e përditëshme kundër paragjykimeve. Vështirësitë e para, më shumë se të lidhura me çështjet ekonomike, materjale ose gjuhësore, kanë të bëjnë me identitetin. Në fakt integrimi mbart në vetvete ndërmjetësimin midis vlerave të vjetra, të vendit të origjinës, dhe vlerave të reja të shoqërisë italiane.
Proçesi i ridimensionimit si femër, duke përqafuar pika të reja riferimi, është një proçes i dhimbshëm: çdo emigrant dëshiron ti përshtatet sitilit të ri të jetës, pa dashur të heq dorë nga rrënjet e veta të origjinës. Në këtë proçes të zhvillimit personal rëndojnë një sërë faktorësh, të cilët mund të jenë sa negativë ashtu edhe po aq pozitivë. Sigurisht, kushtet favorizuese janë më të shumta nëse grupi shoqëror i origjinës të emigrantit, nuk i përket një sistemi vlerash antipodë në krahasim me realitetin italian.
Ndërkohë, një aspekt jashtëzakonisht negativ është stigmatizimi që gratë emigrante – ashtu si të gjith emigrantët në përgjithsi – përballojnë. Klishetë që u caktohen atyre janë nga më të ndryshmet: nga shablloni i femrës së huaj së pandershme që ka ardhur në Itali me të vetmin qëllim për të “vjedhur” burrat e femrave italiane, deri tek shablloni i femrës së nështruar të një shoqërie patriarkale që ka zgjedhur të mbulohet me vello. Të manovrosh për të gjetur ekuilibrin e brendëshëm në një ambient që të gjykon apriori, nuk është e lehtë as për ekuilibruesin më të mirë.
Identiteti dhe vetvlersimi vihen në një provë të vështirë edhe nga çështje që kanë të bëjnë me aspektin profesional. Edhe pse shumë femra të huaja janë të dipllomuara, gjenden të detyruara të kryejnë punë që nuk i korrespondojnë nivelit të studimeve të tyre universitare. Legjislacioni italian garanton njohjen e titullit të studimeve të kryera jashtë Italisë, por janë të pakta femrat që bëjnë kërkesë për njohjen e titujve të tyre, të shkurajuara nga burokracia e cila është e gjatë. Megjithatë, ajo që përfaqson një diskriminim edhe më real nuk është vetëm kryerja e punëve që nuk u përkasin nivelit të tyre studimor, por edhe tiopologjia e profesionit në të cilin gjenden të burgosura.
Egziston faktikisht një ndarje në punësim e kushtëzuar nga kategoria e përkatësisë dhe e vlefshme sidomos për emigrantët, nga ku del se femrat emigrante janë të dënuara automatikisht të jenë të punësuara në sektorin e punëve shtëpiake. Femra “kujdestare” (ita. “badante”) – një siguri e vërtet psikologjike për shumë familje italiane – është një figurë që përmbush deficitin e welfare-it italian. Në shkëmbim të një rroge jo shumë të lartë, punëdhënësi ka mundësi të blejë jetën private dhe të adminsitrojë plotësisht ditët e emigrantes. Jo pa qëllim, një rrymë e studimeve sociologjike sheh në profesionin e “kujdestares” një tip të ri të shfrytezimit kapitalist: nuk tregëtohen mallra, por tregëtohet dashuri dhe përkujdesje.
Energjitë që femrat investojnë në vëndet perëndimore, influencojnë negativisht në raportet e tyre intime duke shkaktuar një prishje të strukturës së familjeve të tyre të origjinës. Dhe faktikisht shumë prej tyre duke marrë vendimin për të ardhur në Itali, mënjanojnë, qoftë edhe pjesërisht, rolin e tyre si nënë duke i lënë femijët e tyre në vëndin e origjinës. Edhe kur fëmijët kanë mundësi të bashkohen me nënat e tyre në këtë udhëtim shpresash, femrat e huaja janë të penalizuara pasi nuk kanë si mbështetje atë rrjet familjar që gëzojnë nënat italiane që punojnë.
Për të eliminuar çdo lloj forme viktimizmi, ështe e drejtë të kihet parasysh ajo qe sociologja amerikane Barbara Ehrenreich, theksonte para disa vitesh: situatën aspak të lumtur të tregut të punës së femrave emigrante për shkak të mungesës së emancipimit të vërtet të femrave të “tjera” perëndimore. Në realitet realizimi profesional nuk solli një ri-shpërndarje të barabartë të detyrimeve shtëpiake me meshkujt. Femrat emigrante përballen me kryerjen e atyre punëve tipike femërore, që kohë më parë i kryenin femrat jo të emancipuara përëndimore.
Gjithashtu Italia, në ndryshim me vëndet e tjera europjane, vuan akoma nga një udhëheqje eskluzivisht maskiliste nëpër institucionet zgjedhimore. Një prani më e madhe femërore në politikë – me anë të një përfaqsimi konkret dhe jo vetem formal – do mundësojë ringritjen e fatit të shumë femrave. Mbështetja dhe inkurajimi i ambicieve politike të femrave emigrante që e meritojnë, mund të jetë çelësi për të përmirsuar kushtet e femrave emigrante ne Itali. Jo sepse të huajat do jenë më mirë, por thjesht sepse duke u nisur nga eksperienca e tyre personale debati politik mund të përqendrohet mbi problemet e emigranteve.
* Migena Proi është shqiptare me origjinë dhe shkruan në periodikë dhe site ueb ndërkulturorë të ndryshëm që u drejtohen komuniteteve emigrante në Itali. Artikulli është botuar fillimisht në gazetën “Shenja dhe Ëndrra” (ita. “Segni e sogni”)


Marrë nga Brunilda Ternova
Blogspot.com

giovedì 17 giugno 2010

Loftus Versfeld Stadium – Tshwane/Pretoria


Stadiumi “Loftus Versfeld” që gjendet në Tshwane/Pretoria është një nga stadiumet më të vjetra në Afrikë të Jugut. Stadiumi është përdorur për organizimet e evenimenteve të mëdha sportive që nga viti 1906. Struktura e parë konkrete që mund të pranonte deri në 2000 shikues u ndërtua nga Këshilli i Qytetit të Pretorias në vitin 1923.

Që nga viti 1948 ka patur rinovime të mëdha në këtë stadium. Është përdorur për ndeshje të ragbit dhe të futbollit dhe është shtëpia e njërës prej skuadrave lidere të ragbit në këtë vend, Blue Bulls. Loftus Versfeld gjendet në zemër të Tshwane/Pretoria dhe ka kapacitet prej 50 mijë ulëseve. Ka organizuar shumë ndeshje të mëdha gjatë Botërorit të ragbit të vitit 1995 dhe të Kupës së Afrikës të vitit 1996. Tash shfrytëzojnë këtë stadium si shtëpi të vetën skuadrat e futbollit Mamelodi Sundowns dhe SuperSport United.

Përfaqësuesja e Afrikës së Jugut e ka shënuar fitoren e parë kundër një përfaqësuese të Evropës pikërisht në këtë stadium. E mposhti Suedinë me rezultatin 1:0 në vitin 1999.

Fakte

Emri: Loftus Versfeld
Qyteti: Tshwane/Pretoria
Ndërtuar: 1906
Konstruksione: riparime
Kompletimi: 2008
Kapaciteti: afro 50 mijë

Ndeshjet që do të zhvillohen: Serbia – Gana (13 qershor), Afrika e Jugut – Uruguai (16 qershor), Kameruni – Danimarka (19 qershor), SHBA – Algjeria (23 qershor), Kili – Spanja (25 qershor), 1/8 e finales (29 qershor).

Royal Bafokeng Stadium – Rustenburg



“The Royal Bafokeng” është njëri nga stadiumet që do të organizojë Botërorin 2010. Stadiumi është emëruar sipas banorëve lokal Bafokeng. Stadiumi do të ketë kapacitet prej afro 45 mijë ulëseve. Afrika e Jugut e luajti ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2002 kundër Burkina Fasos në këtë stadium. Atë ndeshje e fitoi në vitin 2001 me rezultatin 2:1. Ka qenë nikoqire e shumë ndeshjeve të Premier Leagues të Afrikës së Jugut, përkundër faktit që Rustenburgu nuk ka skuadër të veten në këtë ligë.

Stadiumi është vetëm 25 mijë minuta me veturë larg Sun Cityt dhe 30 minuta nga Pilansberg. Është 12 kilometra larg qendrës së qytetit të Rustenburgut.

Fakte:

Emri: Royal Bafokeng
Qyteti: Rustenburg
Ndërtimi: 1999
Konstruksione: riparime të vogla
Kompletimi: 2010
Kapaciteti: afro 45 mijë ulëse

Ndeshjet që do të zhvillohen: Anglia – SHBA (12 qershor), Zelanda e Re – Sllovakia (15 qershor), Gana – Australia (19 qershor), Meksika – Uruguai (22 qershor), Danimarka – Japonia (24 qershor), 1/8 e finales (26 qershor)


Loftus Versfeld Stadium – Tshwane/Pretoria

Stadiumi “Loftus Versfeld” që gjendet në Tshwane/Pretoria është një nga stadiumet më të vjetra në Afrikë të Jugut. Stadiumi është përdorur për organizimet e evenimenteve të mëdha sportive që nga viti 1906. Struktura e parë konkrete që mund të pranonte deri në 2000 shikues u ndërtua nga Këshilli i Qytetit të Pretorias në vitin 1923.

Që nga viti 1948 ka patur rinovime të mëdha në këtë stadium. Është përdorur për ndeshje të ragbit dhe të futbollit dhe është shtëpia e njërës prej skuadrave lidere të ragbit në këtë vend, Blue Bulls. Loftus Versfeld gjendet në zemër të Tshwane/Pretoria dhe ka kapacitet prej 50 mijë ulëseve. Ka organizuar shumë ndeshje të mëdha gjatë Botërorit të ragbit të vitit 1995 dhe të Kupës së Afrikës të vitit 1996. Tash shfrytëzojnë këtë stadium si shtëpi të vetën skuadrat e futbollit Mamelodi Sundowns dhe SuperSport United.

Përfaqësuesja e Afrikës së Jugut e ka shënuar fitoren e parë kundër një përfaqësuese të Evropës pikërisht në këtë stadium. E mposhti Suedinë me rezultatin 1:0 në vitin 1999.

Fakte

Emri: Loftus Versfeld
Qyteti: Tshwane/Pretoria
Ndërtuar: 1906
Konstruksione: riparime
Kompletimi: 2008
Kapaciteti: afro 50 mijë

Ndeshjet që do të zhvillohen: Serbia – Gana (13 qershor), Afrika e Jugut – Uruguai (16 qershor), Kameruni – Danimarka (19 qershor), SHBA – Algjeria (23 qershor), Kili – Spanja (25 qershor), 1/8 e finales (29 qershor).
Postuar: 23:07 / 9 Qershor 2010 | RSS




* Stadiumet
* Koha e Afrikës ka ardhur
* Ekonomia e Afrikës së Jugut do të përparojë fal Botërorit
* Transporti, një tjetër kokëdhembje për vizitorët
* Nelspruit, qyteti i pafat
* Krimi dhe AIDS-i, dy sfidat e mëdha të Afrikës së Jugut

Peter Mokaba Stadium – Polokwane


I emëruar sipas njërit nga djemtë e vështirësisë dhe emancipimit të Afrikës së Jugut kundër regjimit të aparteidit, stadiumi “Peter Mokaba” ka një rëndësi të madhe historike për Afrikën e Jugut. Peter Mokaba ishte lindur dhe rritur në Polokwane dhe ishte i njohur për shpirtin e tij luftarak dhe lidership.

Disenji i një strukture të madhe është inspiruar nga druri ikonik i këtyre vendeve Baobab. Stadiumi ka një strukturë të çelikut për të mbajtur kulmin në çdo anë të stadiumit.

Stadiumi është ndërtuar në afërsi të stadiumit të vjetër “Peter Mokaba” në Polokwane në provincën Limpopo.

Stadiumi i ri gjendet 5 kilometra larg qendrës së qytetit dhe ka një kapacitet prej 45 mijë ulëseve.

Ish-lojtari më i mirë i Afrikës, Didier Drogba, mbetet si njëri prej yjeve më të mëdhenj që ka luajtur në këtë vend. Ai luajti për Bregun e Fildishtë në ndeshjen vendimtare të kualifikimeve për Kupën e Afrikës kundër Afrikës së Jugut në stadiumin e vjetër “Peter Mokaba”. Nikoqirja shënoi fitore 2:1 në atë ndeshje.

Fakte

Emri: Peter Mokaba
Qyteti: Polokwane
Konstruksioni: i ri
Kompletimi: 2010
Kapaciteti: afro 45 mijë ulëse

Ndeshjet që do të luhen: Algjeria – Sllovenia (13 qershor), Franca – Meksika (17 qershor), Greqia – Argjentina (22 qershor), Paraguai – Zelanda e Re (24 qershor)

Mbombela Stadium – Nelspruit


Stadiumi “Mbombela” është njëri nga stadiumet e reja të ndërtuara për Botërorin 2010 dhe ka marrë emrin nga një komune lokale që inkorporohet në qytetin Nelspruit. Mbombela në gjuhën lokale do të thotë “shumë njerëz bashkë në një hapësirë të vogël”.

Stadiumi me kapacitet prej 46 mijë ulëseve, është i lokalizuar në qytetin Nelspruit në provincën Mpumalanga. Gjendet shtatë kilometra larg qendrës së qytetit dhe 12 kilometra larg aeroportit më të afërt “Kruger-Mpumalanga”. Në afërsi të stadiumeve ka edhe parqe të ndryshme, duke i dhënë tifozëve rastin që të shohin kafshë të egra, kur nuk ka ndeshje.

Para ndërtimit të këtij stadiumi Nelspruit nuk kishte fushë të mirë të futbollit për të organizuar ndeshje ndërkombëtare.

Fakte

Emri: Mbombela
Qyteti: Nelspruit
Konstruksioni: i ri
Kompletimi: 2009
Kostoja: 140 milionë dollarë
Kapaciteti: afro 46 mijë ulëse

Ndeshjet që do të zhvillohen: Hondurasi – Kili (16 qershor), Italia – Zelanda e Re (20 qershor), Australia – Serbia (23 qershor), Korea e Veriut – Bregu i Fildishtë (25 qershor)

Nelson Mandela Bay Stadium – Port Elizabeth


Stadiumi “Nelson Mandela Bay” i ndërtuar në brigjet e liqenit “North End” është stadiumi i parë i ndërtuar për futboll në këtë qytet apo rrethinë. Stadiumi, njëri prej të rinjve të ndërtuar për Botërorin 2010, është ngritur një vit para fillimit të ngjarjes më të madhe të futbollit.

Stadiumi “Nelson Mandela Bay” do të jetë nikoqir i ndeshjes për vendin e tretë dhe i një ndeshje çerekfinale. Në total do të organizoj tetë ndeshje gjatë Botërorit. Stadiumi ka një ndërtim unik të kulmit dhe një shikim spektakolar duke parë liqenin “North End”.

Para ndërtimit të stadiumit gjitha ndeshjet ndërkombëtare të futbollit janë luajtur në stadiumin e ragbit “EPRU Stadium”. Fusha është me bar natyral, ndërsa është e rrethuar me barë artificial.

Fakte

Emri: Nelson Mandela Bay
Qyteti: Nelson Mandela Bay/Port Elizabeth
Konstruksioni: i ri
Kompletimi: 2009
Kostoja: 270 milionë dollarë
Kapaciteti: 46 mijë ulëse

Ndeshjet që do të luhen: Korea e Jugut – Greqia (12 qershor), Bregu i Fildishtë – Portugalia (15 qershor), Gjermania – Serbia (18 qershor), Kili – Zvicra (21 qershor), Sllovenia – Anglia (23 qershor), 1/8 e finales (26 qershor), çerekfinalja (2 korrik), ndeshja për vendin e tretë (10 korrik)

Free State Stadium – Mangaung / Bloemfontein


Shtëpia e disa prej grupeve më fanatike të tifozëve të Afrikës së Jugut, “Free State Stadium” pritet të jetë qendër e vëmendjes për Botërorin 2010. Stadiumit i është dhënë një pamje e re për Kupën e Konfederatave të vitit 2009. Ka organizuar gjysmëfinalen interesante të Konfederatave mes Spanjës dhe SHBA-së, ku ka ndodhur befasia më e madhe e turneut, pasi u mposht Spanja.

“Free State Stadium” është rikonstruktuar dhe kapaciteti prej 38 mijë ulëseve është rritur në 45 mijë ulëse.

Stadiumi ka organizuar disa ndeshje të mëdha të futbollit dhe ragbit dhe qytetarët e Bloemfonteinit janë të njohur për pasionin e tyre për sportin.

Fakte

Sadiumi: Free State
Qyteti: Mangaung/Bloemfontein
Ndërtuar: 1952
Konstruksioni: përmirësime mesatare
Kompletimi: 2008
Kapaciteti: 45 mijë ulëse

Ndeshjet që do të zhvillohen: Japonia – Kameruni (14 qershor), Greqia – Nigeria (17 qershor), Sllovakia – Paraguai (20 qershor), Franca – Afrika e Jugut (22 qershor), Zvicra – Hondurasi (25 qershor), 1/8 e finales (27 qershor)

Soccer City Stadium – Johannesburg


Një nga stadiumet e futbollit më artistik dhe inspirues në kontinentin e Afrikës. Stadiumi i rikonstruktuar “Soccer City” në Johannesburg, do të organizojë ndeshjen e parë dhe të fundit të Botërorit 2010.

Disenji i fushës është inpsiruar nga vazoja ikonike afrikane “calabash”. Ndërsa kulminacioni i artit vjen natën kur të ndezen dritat e stadiumit. “Soccer City” gjendet në jugperëndim të Johannesburgut dhe është vetëm pak larg vendit të çmendur pas futbollit Sowetos. Afro 40 për qind e popullatës së Johannesburgut jetojnë në So]eto dhe për këtë arsye fusha pritet të jetë mjaft e vizituar gjatë Botërorit.

Stadiumi njihet si zemra e futbollit të Afrikës së Jugut dhe ka organizuar shumë ndeshje të rëndësishme gjatë historisë. Në mesin e viteve 1980-të zyrtarët janë mbledhur për të planifikuar ndërtimin e stadiumit të parë internacional të futbollit në vend. Ky ndërtim u mbulua nga krerët e futbollit. “Soccer City” ka organizuar mbledhjen e parë masive të Nelson Mandelas pas lirimit të tij nga burgu në vitin 1990. Po ashtu, në këtë stadium edhe Afrika e Jugut shënoi histori të futbollit duke e mposhtur Tunizinë në finale të Kupës së Afrikës të vitit 1996 me rezultatin 2:0.

Stadiumi që më herët njihej si “FNB Stadium” kishte kapacitet prej 80 mijë ulëseve. Mirëpo, ndërtimet ku janë renovuar rreshtat e sipërm kanë rritur kapacitetin në afro 95 mijë ulëse. Është ndërtuar po ashtu edhe kulmi, zhveshtoret e reja dhe janë instaluar reflektorë të rinj.

Fakte

Stadiumi: Soccer City
Qyteti: Johannesburg
Ndërtuar: 1987
Konstruksioni: ndërtime të mëdha
Kompletimi: 2009
Kostoja: 440 milionë dollarë
Kapaciteti: afro 95 mijë ulëse

Ndeshjet që do të zhvillohen: Afrika e Jugut – Meksika (11 qershor), Holanda – Danimarka (14 qershor), Argjentina – Korea e Jugut (17 qershor), Brazili – Bregu i Fildishtë (20 qershor), Gana – Gjermania (23 qershor), 1/8 e finales (27 qershor), çerekfinalja (2 korrik), finalja (11 korrik)

Ellis Park Stadium – Johannesburg.


Stadiumi “Ellis Park” gjendet në qendër të Johannesburgut dhe ka organizuar shumë ngjarje epike sportive përfshirë këtu edhe finalen e Kupës së Konfederatave të vitit 2009 në mes të Brazilit dhe SHBA-së. Stadiumit i është dhënë një dorë e madhe para Kupës së Konfederatave. Tash kapaciteti i stadiumit është 62 mijë ulëse, pesë mijë më tepër se që ishte në të kaluarën.

Ellis Park së pari është ndërtuar në vitin 1928 si stadium i ragbit. Është demoluar dhe ndërtuar nga fillimi në vitin 1982, sërish ekskluzivisht vetëm për ragbi. Është emëruar sipas JD Ellisit, ish-këshilltar i qytetit të Johannesburgut që ka aprovuar të përdoret toka për ndërtimin e stadiumit.

Kjo fushë gjithmonë do të zë një vend të veçantë në zemrat e adhuruesëve të sportit në Afrikë të Jugut, pasi përfaqësuesja e ragbit e këtij vendi shokoi Zelandën e Re duke e fituar titullin e botës, pak kohë pasi u kthye sërish në skenën botërore të sportit. Ishte momenti që bashkoi në festë qytetarët e Afrikës së Jugut.

Konstruksioni më i madh ka qenë rendi i ri i ulëseve në jesën veriore që ka rritur kapacitetin në 62 mijë ulëse. Ka kushte më moderne për media, vende top-klas për VIP-a dhe vende për tifozët me aftësi ët kufiziuara, një fushë e re, po ashtu edhe me audio e rrethuar për të informuar tifozët gjatë ndeshjeve. Me gjitha këto kushte asnjë tifozë nuk do të mbetet i zhgënjyer.
Ellis Park është shtëpia e njërës prej skuadrave më të popullarizuara të futbollit në Afrikë të Jugut – Orlando Pirates.

Faktet:

Emri: Ellis Park
Qyteti: Johannesburg
Ndërtuar: 1982
Konstruksioni: ndërtime të vogla
Përfundimi i konstruksionit: 2009
Kapaciteti: 62 mijë ulëse

Ndeshjet që do të zhvillohen: Argjentina – Nigeria (12 qershor), Brazili – Korea e Veriut (15 qershor), Sllovenia – SHBA (18 qershor), Spanja – Hondurasi (21 qershor), Sllovakia – Italia (24 qershor), 1/8 e finales (28 qershor), çerekfinalja (3 korrik)

Moses Mabhida Stadium – Durban.


Stadiumi i ri i ndërtuar “Moses Mabhida” në Durban, do të jetë nikoqir e njërës nga gjysmëfinalet e Botërorit 2010. Arkitekti i stadiumit ka marrë frymëzim për projektimin e stadiumit nga flamuri i Afrikës së Jugut, me harkun e madh të saj që përfaqëson unitetin e këtij kombi adhurues të sportit. Dy këmbët e harkut në pjesën jugore të stadiumit bashkohen në një këmbë të vetme në pjesën veriorire, duke simbolizuar unitetin e ri të një shteti që dikur ishte i ndarë.

Stadiumi prej 70 mijë ulëse është ndërtuar për çështje të shumta dhe një amfiteatër i plotë me një teliferik i cili ngritet në një platformë për të shikuar në krye harkun 350 metra. Nga kjo pozitë vizitorët mund të përjetojnë pamje spektakolare të bregdetit afër qytetit. Kulmi është i bashkëngjitur me hark me kabllo çeliku me diametër 95 mm. Çdo ulëse e stadiumet është e bollshme dhe e rahatshme, duke siguruar një pamje të pastër në fushë.

Është një arenë e klasit botëror e lokalizuar në zemër të parkut sporitv “Kings Park Sporting Precinct”. Stadiumi “Moses Mabhida” do të jetë xhevahir në kurorën e parkut sportiv. Gjithë territori do të përbmban fusha tjera sportive, si dhe restaurante, shitore, vende për fëmijë dhe rrugë për këmbësorë që e lidh stadiumin me plazhin.

Faktet:

Emri: Moses Mabhida
Qyteti: Durban
Konstruksioni: i ri
Kompletimi: 2009
Kostoja: 450 milionë dollarë
Kapaciteti: 70 mijë ulëse

Ndeshjet që do të zhvillohen: Gjermania – Australia (13 qershor), Spanja – Zvicra (16 qershor), Holanda – Japonia (19 qershor), Nigeria – Korea e Jugut (22 qershor), Portugalia – Brazili (25 qershor), 1/8 e finales (28 qershor), gjysmëfinalja (7 korrik)

Stadiumet Afrika e Jugut 2010 Green Point Stadium – Cape Town


Një nga arenat më artistike të futbollit në Afrikë të Jugut “Green Point Stadium” është ndërtuar në një vend mjaft të frekuentuar në Cape Town. “Green Point Stadium” është një nga dy stadiumet nikoqire të gjysmëfinaleve të Botërorit 2010.
Stadiumi luksoz po ashtu do të shfrytëzohet për të organizuar ngjarje tjera të mëdha dhe koncerte. Lokacioni i stadiumit është ideal pasi është shumë afër qendrës së transportit të qytetit. Stadiumi i ri pjesërisht është ndërtuar në tokën që më herët ishte përdorur si shteg i golfit.

Stadiumi që nga jashtë është i mbuluar me një veshje që e redukton zhurmën, ka kapacitet prej 70 mijë ulëseve, ndërsa është kompletuar në fund të vitit të kaluar. Stadiumi është ndërtuar buzë oqeanit dhe ka një pamje magjepëse.

Qyteti Cape Town ka edhe një stadium tjetër të standardeve botërore “Newlands”, por ky stadium prioritet ka ndeshjet e ragbit. Pas Botërorit 2010 stadiumi “Green Point” do pritet të përdoret nga ndonjë skuadër e futbollit që është e Cape Townit, Ajax Cape Town apo Santosi.

Faktet:

Emri: Green Point
Qyteti: Cape Town
Konstruksioni: i ri
Kompletimi: 2009
Kapaciteti: afro 70.000 ulëse
Kostoja: 600 milionë dollarë
Ndeshjet të cilat do të zhvillohen në këtë stadium: Uruguai – Franca (11 qershor), Italia – Paraguai (14 qershor), Anglia – Algjeria (18 qershor), Portugalia – Korea e Veriut (21 qershor), Kameruni – Holanda (24 qershor), 1/8 e finales (29 qershor), çerekfinalja (3 korrik), gjysmëfinalja (6 korrik)

Capello beson në Green.


Fabio Capello ka thënë se ai sipas të gjitha gjasave do të vendosë që të luajë përsëri me Robert Green në portë për ndeshjen ndaj Algjerisë, përkundër gabimit trashanik të portierit në ndeshjen ndaj ShBA-ve.
“Ai bëri një gabim, një gabim të madh, por në pjesën e dytë bëri një intervenim fantastik (ndaj Jozy Altidore). Ai e ndali atë vërtetë, vërtetë mirë. Unë duhet të vendos për portierin, sepse shpeshherë gabimet mbesin në mendjen e lojtarëve, kështu që dua të flas me të. Është problem mendor, gjithmonë ju kujtohet gabimi, por më duhet të zgjedhë portierin më të mirë mentalisht aktualisht. Unë do të vendos”.
“Mendoj se jemi në një moment të mirë të formës, sepse përfunduam mirë ndaj ShBA-ve, që është ekip që zakonisht vrapon shumë. Ekipet tjera zakonisht vuajnë ndaj ShBA-ve, por ne ishim të fortë. Për këtë arsye, unë jam vërtet i relaksuar për ndeshjet tjera. Ne do të fitojmë, kjo është gjëja më e rëndësishme dhe jemi gati për Algjerinë”, deklaroi Capello.

E dashura e Casilllas, fajtore për humbjen nga Zvicra?


Mediumet dhe tifozët spanjollë janë duke e akuzuar të dashurën e portierit të kombëtares spanjolle, Iker Casillas, si fajtore për humbjen skandaloze ndaj Zvicrës.

Casillas ishte një nga ‘viktimat’ e mbrojtjes së ‘masakruar’ spanjolle, në atë aksionin e golit të vetëm të shënuar nga Zvicra.

Megjithatë, para fillimit të ndeshjes dhe në fazën e nxehjes para ndeshjes, e dashura e Casillas, Sara Carbonero, kishte qëndruar vazhdimisht prapa portës, duke fotografuar dhe shpërqendruar të dashurin e saj.

Megjithatë, vetë Carbonero mohon të ketë gisht në shpërqendrimin e Casillasit dhe gjithë ekipit spanjoll.

martedì 15 giugno 2010

Jabulani, topi me shumë domethënie


Në ditën e hedhjes së shortit për Botërorin 2010, është prezantuar edhe topi zyrtar i kësaj gare. Topi i prodhuar nga kompania gjermane “Adidas” quhet “Jabulani’ që në gjuhën afrikane do të thotë “të festojmë”. Ai është topi i 11-të i kompanisë “Adidas” për kampionate botërore.

11 ngjyrat që gjendet në topin Jabulani nderojnë si futbollin ashtu edhe vendin në të cilin do të mbahet botërori i parë në kontinentin e Afrikës. Topi me 11 ngjyra përfaqëson 11 lojtarët e ekipit në fushë, pastaj 11 gjuhët që fliten në Afrikën e Jugut si dhe 11 komunitetet e këtij shteti.

Jabulani është produkt i teknologjisë më të avancuar të futbollit. Duke fërkuar topin me duarë, vërehet se është i ndërtuar me një strukturë mjaft të përshtatshme për t’u kapur. Kjo strukturë lejon kontrollin maksimal, fluturimin stabil dhe kapjen perfekte në të gjitha kushtet.

Për dallim nga modelet e kaluara të “Adidasit”, Jubiliani përbëhet nga tetë panele 3D të lidhura termalisht dhe për herë të parë ato janë në formë sferike për të bërë topin perfekt të rrumbullakët që është më i saktë se kurrë.

“Sipas rregullave rigoroze të FIFA-s për futboll, ne kemi krijuar një top që është i vogël dhe i rëndë, duke i lejuar saktësi maksimale, kapje perfekte dhe një fluturim shumë stabil”, ka thënë shefi i “Adidasit” për marrëdhënie me publikun Thomas van Schaik.

Lojtratët e kanë mbështetur vlerësimin e Van Schaikut.

“Është një top shumë i fortë”, ka thënë mesfushori i Chelseat, Frank Lampard.

Portieri i Chelseat, Peter Cech, ka dhënë një vlerësim nga perspektiva e gardianit.

“E ndjen energjinë duke ardhur drejt teje, si një e shtënë”, ka thënë Cech.

Që nga krijimi i topit të parë të botërorit nga “Adidasi” në “Meksiko 1970” ku topi u pagëzua “Telstar”, “Adidasi” gjithmonë është munduar të përmirësojë topat e botërorëve. Gjithmonë prodhon ndonjë top të ri. 32 panelet e lëkurës zi e bardhë që gjendeshin në topin “Telstar” e bënin atë më të rrumbullaktin të asaj kohe. Ndërsa topi “Tango” i përdorur në “Argjentina 1978” ishte prodhim aq i fortë sa që ishte bazë për topat e pesë botërorëve të ardhshëm. Botërorët 2002 dhe 2006 shënuan fillimin e revulocionit, ku “Adidasi” tregoi aftësitë e tij të paarritshme për konkurrentët tjerë në një kohë ku teknologjia po ndryshon më shpejt se kurrë më parë.

Që nga topi i parë me 32 panele bardh e zi “Telstar” e deri te topi me tetë panele sintetike “Jabulani”, “Adidasi” i është përmbajtur thënies së vet “Asgjë nuk është e pamundur”.

(Marrë nga fifa.com)

Bregu i Fildishtë e Portugalia ndahen pa gola


Ka përfunduar pa gola takimi i parë i ‘grupit të vdekjes’ ndërmjet Bregut të Fildishtë dhe Portugalisë, i zhvilluar të martën në Nelson Mandela Bay në Port Elizabeth.

Skuadrat treguan lojë të mirë në fraksionin e parë të ndeshjes, mirëpo pas 45 minutash rezultati ishte po ai i fillimit.

Në gjysmën e dytë të takimit u zhvillua lojë edhe më dinamike, mirëpo skuadrat nuk arritën ta gjejnë rrjetin, ashtu që takimi përfundoi baras.

Ky barazim i mban Portugalinë dhe Bregun e Fildishtë në krye të Grupit G me nga një pikë, para ndeshjes ndërmjet Brazilit dhe Koresë së Veriut

Lippi: Askush nuk ishte perfekt deri tani


Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, ka vënë në pah formën e dobët të të gjithë favoritëve për titull të më të mirit të botës, duke thënë se asnjë skuadër deri tani nuk ishte e përkryer.

“Ne duhet të përmirësohemi dhe jam i sigurt se ne do ta bëjmë këtë. Por, deri tani, nuk kam parë ndonjë ekip në Botëror që ishte i përkryer”.

“Katër vite më parë, ne e filluam Botërorin duke rrezikuar shumë më shumë se sot, por ne gjithashtu krijuam më shumë raste atëherë”, theksoi Lippi.

martedì 8 giugno 2010

Microsoft do ta sulmojë rivalin Google, me reklama .


Gjiganti i softuerëve Microsoft, është i vendosur që të nisë një fushatë e cila do t’i kushtojë nga 80 deri në 100 milion dollarë për të promovuar motorin e saj të kërkimit, Bing. Kjo fushatë reklamimi, mendohet se do ta ndihmojë atë për të rrëmbyer një pjesë të madhe të tregut të reklamave online.

Kjo është një fushatë shumë e madhe – nëse e krahasojmë me tërë industrinë e konsumit, ose nëse e krahasojmë me faktin se Google ka shpenzuar gjithsejtë 25 milion dollarë për të gjitha reklamat e saj në vitin e kaluar, sipas TNS Media Intelligence , ndërsa prej këtij buxheti, rreth 12 milionë dollarë u përqëndruan vetëm për rekrutim.

Ndërsa Microsoft, ka shpenzuar 361 milion dollarë, ose shumë herë më shumë se Google. Sigurisht, Google kurrë nuk është përballur me reklama negative, e për më tepër, asnjëherë në këtë nivel.

JWT është caktuar të jetë agjencia e marketingut e cila do ta ndihmojë kompaninë Microsoft të arrijë qëllimin e saj, ndërsa fushata e reklamimi pritet të përhapet në internet, TV, shtyp dhe radio.

Alfa Giulietta automjeti më i sigurt në klasën e tij .


Automjeti i ri Giulietta është më i sigurti në klasën e vet, lavdërohen në Alfa pas rezultateve të testimeve të cilat i ka kryer agjencia e pavarur evropiane për siguri - Euro NCAP.

Giulietta i ka merituar 87 prej 100 pikëve totale për siguri, duke bërë për vete 97 për qind të pikëve për mbrojtje të rriturve, 85 për qind për mbrojtje të më të vegjëlve dhe 63 për qind për mbrojtje të kalimtarëve.

Për titullin e automjetit më të sigurt në pjesën më të madhe Giulietta mund t’i falënderohet pikëve të fituara për pajisjet e sigurisë të cilat vijnë në pajisje serike qysh nga modeli më bazik. Ky çmim për ekipin e Alfas është edhe më i madh, kur merret parasysh se në vitin 2009 Euro NCAP i ka ashpërsuar edhe më tepër kriteret e sigurisë.

Prodhuesi italian i ka fituar 86 për qind të pikëve për shkak të integrimit të ABS-it dhe ESP-it, si dhe gjashtë jastëkëve të ajrit, prej të cilëve dy janë për vozitësin dhe bashkë-vozitësin si dhe për shkak të diferencialit elektronik Q2 me rrëshqitje të kufizuar. Giulietta po ashtu ka fituar pikë edhe për gjeneratën e dytë të sistemit SAHR i cili zvogëlon mundësinë e lëndimeve nga goditjet në dyer

Video-lojëra FIFA në Facebook .


Video-lojëra më e re në kuadër të serisë FIFA është paraqitur në rrjetin shoqëror Facebook në vend të konzolave të lojërave.

Popullariteti i lojërave në mediet shoqërore është rritur gjatë pesë vjetëve të fundit me ç’rast rreth 250 milionë lojtarë global kyçen në lojëra të ndryshme çdo muaj.

Lojërat e mëhershme FIFA për konzola janë shitur për rreth 35 euro, por loja me emrin FIFA Superstars luhet pa pagesë online. Në fakt, futbollistët të cilët përbëjnë ekipin e secilit prej lojtarëve blihen në paketa që kushtojnë prej 1 deri në 2 euro për paketë.

Lojtarët i përballin ekipet e tyre me ekipet tjera të cilat u takojnë miqve të tyre në Facebook. Me vazhdimin e turnirit, secili lojtar fiton pikë të cilat mund të shfrytëzohen për blerjen e lojtarëve tjerë.

Zbukuroni faqen e parë të Google.com


Të gjithë ata që janë mërzitur me pamjen e faqes së parë hyrëse në Google.com, motori më i madh i kërkimit në botë u ka krijuar një mundësi që ta ndryshojnë atë sipas dëshirës së tyre

Përdoruesit e faqes mund të vendosin fotografinë e tyre, apo edhe ndonjë pamje tjetër interesante në faqen e parë të Google.com.

Faqja e parë e Google, gjithnjë ka qenë minimaliste sa i përket dizajnit. Madje, nuk ka asnjë link të jashtëm apo reklama të cilat do ta mërzisnin një përdorues të zakonshëm. Mirëpo, tani nuk duhet që patjetër të jetë kështu, sepse strategjia e Google lidhur me këtë ndryshim, thotë se përdoruesin nuk duhet ta pengojë asgjë gjatë kërkimit në këtë faqe.

Hapi tjetër, të cilin pritet ta ndërmarrë kompania është ndryshimi i vërejtshëm edhe sa i përket dizajnit. Kështu, Google do të dëshmojë se është e kujdesshme në lëvizjet që i bën konkurrenca.

lunedì 7 giugno 2010

Kuriozitete..


Hamburgeri më i madh në botë

Hamburgerin më të madh në botë e krijuan në restorantin e ushqimit të shpejtë, Ambrosia On The Spot, në Sydney të Australisë.

Për më shumë se 24 orë e përgatitën hamburgerin e rëndë 95 kilogramë, të cilit ia hodhën edhe 120 vezë, 120 copa djathtë, 2 kilogramë sallatë dhe 21 kilogram bukë. Atë e përgatiti Joe El-Ajouz, pronar i restorantit.

Për të thyer rekordin e Guinnessit, hamburgeri duhet të jetë në menynë e restorantit një vit rresht. El-Ajouz tha se mysafirët për ta blerë hamburgerin duhet t’i ndajnë rreth 1000 euro dhe duhet ta porosisin më herët.

Pulla postare shitet për 850.000 euro

Një pullë e rrallë postare është shitur në ankand në Britaninë e Madhe për 850.000 euro.

Pulla 6d Pale Dull Purple ishte shtypur në Britaninë e Madhe në mars të vitit 1904, por gati menjëherë ishte tërhequr nga shitja.

Ishin shtypur gjithsej 19 pulla të cilat gati të gjitha ishin asgjësuar pas tërheqjes nga shitja.

Indonezi, gjatë regjistrimit të popullsisë zbuluan plakën 157 vjeçe

Gjatë regjistrimit të popullsisë në Indonezi javën e kaluar, në një fshat të ishullit Sumatra është gjetur një grua e cila thotë se është 157 vjeçe, deklaroi të hënën një zyrtar i Entit të Statistikave.

Zyrtarët e regjistrimit thonë se ekzistojnë gjasat që Turinah të jetë lindur më 1835, siç thotë edhe vetë ajo, edhe pse qenia më e vjetër njerëzore në botë e cila jetoi më shumë se 120 vjet konsiderohet francezja Jeanne Calmnet e cila vdiq më 1997 në moshën 122 vjeçare.

“Nuk ka dokumente autentike për ta vërtetuar moshën e saj, por bazuar në deklaratat e saj dhe duke marrë parasysh se vajza e saj e adoptuar është 108 vjeçare, është vështirë të dyshosh në vërtetësinë e fjalëve të saj”, tha Jhonny Sardjono, zyrtar i shërbimit të regjistrimit për agjencinë e lajmeve AFP.

Përkundër viteve, Turinah ka kujtesë të shkëlqyer, sheh mirë dhe nuk ka problem me të dëgjuarit. “Flet holandisht gati rrjedhshëm”, tha ky zyrtar.

Indonezia ka qenë koloni e Holandës për disa shekuj para luftës e cila zgjati prej vitit 1939 deri më 1945 kur Indonezia shpalli edhe pavarësinë.

Sardjono tha se Turinah kishte djegur dokumentet e saj më 1965 për të mos e akuzuar për bashkëpunim me komunistët, shumica e të cilëve u pushkatuan pasi që ishin akuzuar për grushtet.

Edhe një grua tjetër nga Indonezia i tha zyrtarëve të regjistrimit të popullsisë se është 145 vjeçare

Britanikët vishen pa shije edhe në pushime

Faqja e internetit për udhëtarë, “TripAdivosr”, kreu një hulumtim në 2717 turistë evropianë. Britanikët u shpallën turistët me veshjen më të keqe në Evropë, ndërsa pas tyre vijnë menjëherë gjermanët.

Më të mençurit janë italianët dhe francezët. Britanikët janë të njohur për gabimet në modë siç janë mbathja e çorapeve me sandale.

Emailin gjatë pushimeve e kontrollojnë 87 për qind e turistëve francezë dhe më shumë se një e katërta e britanikëve.

Derisa 93 për qind e britanikëve përpiqen të flasin gjuhën lokale derisa janë jashtë shtetit, rreth 20 për qind e francezëve as që përpiqen fare ta bëjnë një gjë të tillë

Rusi bëhet baba në moshën 89 vjeçe

Rusi Aramais Nazarov (89 vjeç) thotë se është në qiellin e shtatë prej se i lindi djali javën e kaluar. “Sot është dita më e lumtur e jetës sime. Mjekët thonë se djali im është hero i vogël. I ngjan bashkëshortes”, thotë babai krenar.

Bashkëshortja e tij Eugene (35 vjeçe) dhe djali Artem janë në gjendje të mirë shëndetësore. Aramais mezi pret t’i dërgojë në shtëpi tek gjyshja Lidija (64 vjeçe), nusen e cila është më e re se ai.

Ai tashmë ka blerë pelenat për Artemin. “Kemi një familje normale. Nuk e ndjej fare dallimin në moshë. Artemi ynë ka babanë më të mirë në botë”, thotë Eugene.

Duke dalë nga spitali bashkëshorti e priti me një buqetë lulesh të kuqe. Dhurata çiftit i dërguan edhe ministri i Shëndetësisë dhe kryetari i qytetit duke i premtuar se çiftit do t’ia dhurojnë edhe një banesë, sepse momentalisht ata jetojnë në një banesë njëdhomëshe, ku jeton vajza e tyre 12 vjeçe dhe djali i tij 17 vjeç nga martesa e parë.

Me ta jeton edhe nëna e Eugenias dhe tash edhe djali i vogël Artemis

Omega 3 për eshtra më të shëndetshëm


Në mesin e shumë efekteve pozitive, Omega 3 acidet yndyrore ndihmojnë me shumë efektivitet në forcimin e eshtrave.

Studiuesit nga Universitetet Purdue (Indiana, SHBA) dhe Korea Maritime (Kore Jugore), gjatë studimeve të zhvilluara në kafshë kanë vërtetuar edhe një dobi nga konsumimi i përditshëm i omega-3: rritja e dendësisë së masës kockore.

Ata kanë vërtetuar se më efektive në forcimin dhe ruajtjen e shëndetit të eshtrave është treguar acidi dokosaheksaenska (DHA), derisa në këtë rast acidi eikosapentaenoik (EPA) ka mbetur prapa.

Rezultatet janë pohuar me anë të analizave diagnostiko të quajtura DXA, që ndryshe njihet edhe si denzitometri.

Irani blen dollarë, rrëzohet euro


Banka Qendrore e Iranit ka njoftuar se do të shesë 45 miliardë euro të rezervave të saj të devizave për të blerë dollarë dhe ari, njoftuan medat iraniane.

Shitja do të bëhet në tri etapa, prej të cilave e para tashmë ka filluar, treguan burime të paemëruara.

Agjencia e lajmeve Xinhua njoftoi se edhe vendet tjera të Gjirit Persik kanë filluar të reduktojnë pronësinë e tyre të eurove, transmeton Reuters.

Ky lajm është publikuar në ueb sajtin e televizionit shtetëror iranian, Press, por edhe në sajtin e Bankës Qendrore të Iranit.

Pas publikimit të këtij lajmi, euro ka rënë kundrejt dollarit, në 1.22 dollarë dhe me tendece te uljes se vazhdushme.

Shqipëria një pikë turistike tërheqëse në Mesdhe


Për më shumë se gjysmë shekulli, plazhet e shqipërisë ishin të ndaluara për të huajt. Por sot, ky vend ballkanik përpiqet të sjellë sa më shumë vizitorë të huaj dhe t’u tregojë atë që s’kanë pasur rastin të shohin më parë.

Me 354 kilometra plazhe Shqipëria po hap dyert e turizmit për një prej viseve më të panjohura të Europës.

“Na ka munguar një koncept turizmi për 50 vjet. Ishim vend i izoluar në krahasim me vendet tjera të rajonit”, thotë Klodian Pajuni, kreu i turizmit në Ministrinë për Turizmin, Kulturën, Rininë dhe Sportet.

“Ne dolëm nga kjo periudhë 50-vjeçare ndryshe nga vendet që kanë pasur përvojë në turizëm edhe pse ishin pjesë e bllokut lindor. Fillimisht, pas viteve ’90, kishim jo vetëm problemin e ndërtimeve pa leje, por edhe problemin e pronësisë dhe kjo bëri që turizmi të zhytej në kaos prandaj do t’i duhet kohë të marrë veten. Por jam i bindur se me strategjinë dhe punën tonë jemi në rrugën e duhur”.

Shqipëria përjetoi njërin prej regjimeve komuniste më të ashpra në Europë i cili u përmbys më 1990, pas dekadash izolimi ndërkombëtar me kufizime të rënda për udhëtimet dhe kontroll të pamëshirshëm nga ana e shtetit.

Sot, vendi ka tregues të mirë makroekonomikë me rritje ekonomike prej mesatarisht 6 përqind dhe me inflacion 2-4 përqind. Çmimet e ulëta të pronave kanë tërhequr investitorë nga Izraeli, vendet arabe dhe vendet tjera në Ballkan.

Autostrada që i bie tërthor Shqipërisë dhe lidh veriun me jugun është duke u ndërtuar. Një tjetër autostradë që lidh vendin me Kosovën i ka sjellë pushuesit e Kosovës nga Mali i Zi në plazhet e Shqipërisë.

“Qytete si Durrësi, Vlora, Saranda janë vende ku duhet të punohet për të ardhmen e turizmit. Të ardhurat kryesore i kanë nga turizmi. Për këtë arsye ata i kanë sytë nga e ardhmja dhe e kuptojnë se ia vlen të investohet në turizëm me çdo kusht”, thotë Pajuni.

Megjithatë, vendi akoma varet nga afro një milion qytetarë që u larguan nga Shqipëria pas rënies së komunizmit. Ata dërgojnë rreth 1 miliard euro në vit për të ndihmuar familjet e tyre.

Zyrtarët thonë se Shqipëria ka shënuar rritje në numrin e turistëve me afro tre milionë më 2009, 34 përqind më shumë se më 2008. Më shumë se një e treta janë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër turistë nga vende të tjera.

“Kemi shënuar rritje të numrit të turistëve, por kjo ka të bëjë me faktin se turistët janë kureshtarë të njohin Shqipërinë si vend i ri, si sekreti i fundit i Europës, siç e kemi thënë në logon tonë të mëparshme”, thotë Franka Paloka, e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, që promovon turizmin në Shqipëri".

“Na duhet ta ruajmë këtë numër turistësh që vijnë në Shqipëri dhe të punojmë për rritjen e numrit, por nuk është edhe aq e rëndësishme rritja e numrit. Më e rëndësishmja është që sektori ynë i turizmit të zhvillojë dhe krijojë një produkt të mirë turistik”.

Kampionati Botëror i Futbollit dhe ndikimi i tij në ekonominë e Afrikës së Jugu


Futbolli ishte në mendjet e secilit pjesëmarrës në konferencën e sivjetme të turizmit në Durban. Organizatorët presin që Kupa Botërore ta çojë numrin e turistëve nga jashtë në mbi 10 milionë këtë vit. Ata parashikojnë se qindra mijëra tifozë të huaj do t’i shtojnë ekonomisë afro dy miliard dollarë dhe do të hapin mijëra vende pune.

Sijanda Mbonambi thotë se rezervimet në kompaninë e tij Sjavaja Turs janë rritur për 45 përqind. Ai thotë:

“Shumë njerëz duan ta shohin kulturën afrikane, kulturën tonë jugafrikane. Kjo është prej kërkesave më të mëdha. Duan të shohin tokat e vreshtave. Edhe kjo është mjaft e kërkuar. Gjithashtu, duan të shohin vallet Zulu dhe gjërat si kjo.”

Edhe vendet fqinje të Afrikës së Jugut presin të përfitojnë nga kjo ngjarje. Ato shpresojnë që tifozët të vizitojnë objektet turistike ndërmjet ndeshjeve.

Por, disa ekspertë janë më pak të kënaqur. Loren Rutherford e Kompanisë Nomad Advençër thotë se fluturimet e shtrenjta po bëhen pengesë për programet e saj të safarit:

“Njerëzit që udhëtojnë me buxhet të kufizuar nuk po vijnë sepse bileta e avionit kushton dy herë më shumë sesa qëndrimi këtu. Por, më duket se njerëzit po ngurrojnë edhe për shkak se tifozët e futbollit ende nuk po vijnë.”

Qeveria jugafrikane vlerësohet të ketë investuar 12 miliard dollarë në katër vitet e fundit në përgatitjet infrastrukturore për Kupën e Botës. Kritikët thonë se këto para do të ishte më mirë të shpenzoheshin për të lehtësuar varfërinë.

Mirëpo Rutherford, sikurse shumë ekspertë në turizëm, beson se Botërori do të ndihmojë ekonominë në vështrimin afatgjatë.

“Është gjë e mirë për Afrikën. Kujtoj se sa më shumë publicitet që të kemi për Afrikën e Jugut, aq më mirë. Sa më shumë që njerëzit të kuptojnë se kemi infrastrukturë të shkëlqyer, se këtu ka siguri dhe se jemi vend i bukur, aq më mirë. Turizmi hap vende pune dhe kjo ka më shumë rëndësi se çdo gjë.”

domenica 6 giugno 2010

El Nino.


Është një dukuri ciklike e motit që shkakton rrënime globale, më të prekur jane Amerika e Jugut dhe zonat në mes të Indonezi dhe Australise, duke shkaktuar ngrohjen e ujërave atje ku kjo rryme kalon.

Emri i tij i referohet femijes se Jezusit , sepse fenomeni ndodh rreth Krishtlindjeve,në Oqeanin Paqësor përgjatë bregdetit të Amerikes se Jugut.

Emri i fenomenit El Nino ose luhatje e Jugut, ENSO me akronim të saj në anglisht.Ky është një fenomen qe shfaqet me më shumë se shtatë mijëvjeçarë

Si mund të zbulohet fenomeni e El Nino..?

Ne Oqeanin Paqësor El Nino është zbuluar me metoda të ndryshme, duke filluar nga buova lundruese satelitore dhe nepermjet analizave te nivelit te detit,merren të dhëna të rëndësishme në lidhje me kushtet në sipërfaqen e oqeanit.

Për shembull, nepermjet buovave satelitore, maten temperatura, rrymat dhe erërat në brezin ekuatorial, gjithë ky informacion do të transmetohet tek studiues në mbarë botën.

Fenomeni fillon në Oqeanin Paqësor ne zonen tropikale pranë Australise dhe Indonezise, duke ndryshuar presionin atmosferik në zonat e ndara gjerësisht,duke sjelle ndryshime në drejtimin dhe shpejtësinë e erërave, si dhe zhvendosjen e zonave me shi në tropikët.

Në kushte normale, i quajtur No-Nino godiet me erera nga lindja në perëndim duke bere ngrohjen në pjesën perëndimore të oqeanit dhe duke sjelle male uji.

Nga kjo sjellje masive uji sipërfaqja nivelin e detit rritet rreth një metër e gjysmë me e lartë në Indonezi se në Peru dhe Ekuador. Përveç kësaj, ndryshimi në sipërfaqe i temperatures se detit është rreth 8 ° C midis dy pjesëve të Paqësorit.

Ne thellesive te ujrave ne Amerikën e Jugut rritet nje lende ushqyese e pasur që e mban të gjalle ekosistemit detar. No-Nino eshte relativisht me lagështi, zona me lagështi janë të vendosura në juglindje të Azisë, ndërsa Amerika e Jugut ne kete periudhe është relativisht e thatë

El Nino me erërat e saj dobësohet ose ndalon.Temperatura më e lartë e detit është zhvendosur në Peru e koha është relativisht e freskët dhe temperatura minimale e detit është zhvendosur në Azinë Juglindore.

Kjo shkakton rritjen e presionit të ajrit në Azinë Juglindore dhe ulje te presionit ne Ameriken e Jugut.I gjithë ky ndryshim ndodh në një distancë kohore prej gjashtë muaj, afërsisht nga qershori deri në nëntor.

Ndikimi i El Nino-s

1- Ndryshimi i qarkullimit atmosferik.
2- Ngrohja globale dhe temperaturat në rritje në ujërat bregdetare gjatë dekadave të fundit.
3- Ka lloje gjallesash që nuk mund të mbijetojne ndryshimeve te temperaturës dhe ngordhin, duke shkaktuar humbje ekonomike në veprimtaritë primare
4-Behet burim i sëmundjeve të tilla si kolera, të cilat behen ndonjëherë epidemi shumë te vështira për ti luftuar.

Implikimet ne Azine Jug-lindore.

-Ulje te sasise se reshjeve
-Shtim dhe zgjatje te thatesirave
-Preion i larte atmosferik.
-Ftohje e Oqeanit

Ndikimi i El Nino për Amerikën e Jugut

* Shirat e mëdha.
* Ngrohjen e Humboluit dhe Peruse.
* Peshkimi ulet ne maksimun
* Formimin intensiv te reve
* Rritet periudha me reshje.
* Presionit të ulët atmosferik.

Shume here keto levizje Oqeanike te rrymave ujore te ngrohta,jane shoqeruar me shkaterrime masive te zonave ku kalon,nepermjet stuhive e rrebesheve kataklizmik.

Prandaj parashikimi i nje fenomeni mijravjecar vdekjeprures,merr rendesi te nje alarmi per kohen e formimit dhe te levizjes se tij.

sabato 5 giugno 2010

Ku është Zoti..!?



Një prej çështjeve më komplekse që vazhdimisht i ka preokupuar pothuajse njerëzit e të gjitha kohërave gjer në ditët e sotme, është të pyeturit dhe dilema mbi “vendndodhjen” e Zotit.

Pikërisht për faktin se kjo ka qenë, është dhe mund të mbetet një prej pyetjeve të rralla, e shoqëruar me kompleksitet në vete, edhe përgjigja nuk mund të jetë më ndryshe, përveçse komplekse. Në fakt, është konkludimi i tretë, që do të përpiqemi ta japim në vazhdim, ajo që pyetjen e bën komplekse.

Pavarësisht se pyetja është e ndërlikuar, ajo ngërthen në vete një urtësi të arsyeshme, relativisht të pakapshme për njeriun.

Së pari, pyetja është e qëlluar, ngase në shumicën e rasteve personi që shtron një pyetje të tillë e pranon ekzistencën e Zotin, por vetëm do të dijë se ku ndodhet Ai.

Së dyti, përgjigja që mund t’i jepet një personi që shtron një pyetje të tillë, do të ishte e mjaftueshme t’i thuhet se Zoti “ndodhet aty” ku Ai ka dëshirë! Nëse pyetja e radhës shtrohet: ku ka dëshirë? Atëherë pyetësit i themi, gjeje atë dëshirë që do ta mendojmë tash, dhe me lejen e Zotit, do të përpiqemi t’i kuptojmë dëshirat e Tij.

Sigurisht që ai s’ka për t’i zbuluar dëshirat tona (përveçse atëherë kur probabiliteti mund t’i mundësojë ndokujt 1 herë në 100). Dhe, pasi që pashmangshëm në çdo rast ngjanë kështu, pyetësit jemi të detyruar t’i themi: nëse një krijesë e kufizuar nuk mund të dijë për dëshirat e një krijese po ashtu të kufizuar, distanca mes të cilëve është shumë e afërt, atëherë si mund të pretendojë njeriu të dijë për dëshirat e Krijuesit, i Cili është i pakufizuar, i Përkryer e i Padukshëm!

Së fundi, kemi të bëjmë më shpjegimin më kompleks, i cili ka të bëjë me përvojën e njeriut karshi realitetit me të cilin përballet.

Njeriu duke u ballafaquar me objekte që zënë vend, e paramendon, përfytyron edhe Zotin si një qenie që patjetër duhet të zë vend.

Mirëpo, pasi që Zoti është i pavarur nga çdo gjë, sigurisht se është i pavarur edhe nga vendet. Gjithashtu është i pakrahasueshëm me çdo krijesë, sepse është Krijues. Ndërsa karakteristikë e krijesës është kufizimi, përkohshmëria, mangësia, varësia, karakteristikë e Krijuesit është Pakufizueshmëria, Përhershmëria, Përsosmëria, Pavarësia.

Sikur Zoti të qëndronte në ndonjë vend, do të rezultonte se Ai është i varur nga po ai vend, dhe po që se “territori” ku do të supozohej se mund të qëndrojë Zoti, do të pësonte ndonjë katrahurë, atëherë do të kuptohej se ekzistenca e Tij po u kontestuaka seriozisht, sepse Ai po na qenka i varur nga vendi. Por ja që Zoti ekziston edhe pa vend. Zoti është i pavarur nga çdo gjë, duke përfshirë edhe vendet, të cilat shërbejnë vetëm për të mbajtur objektet, por assesi Zotin i Cili është krijues i tyre, “jashtë” tyre dhe tërësisht i pavarur nga to.

Kur një person e kërkon një tjetër, e kërkon vetëm pasi e di se ai ekziston. Në të kundërtën as që do t’i shkonte mendja për një kërkim të tillë.

Nëse ekziston një person me emrin Shqiptar, atë do ta kërkonin vetëm ata që e kanë njohur paraprakisht, ndërsa do të mund ta hasnin edhe ata që fare nuk e kanë njohur, që do të thotë se ai ka ekzistuar pavarësisht faktit se a e kanë gjetur apo jo ata që e kanë kërkuar, përkatësisht a e kanë hasur apo jo ata që se kanë njohur.
Në anën tjetër, nëse nuk do të ekzistonte një person me emrin Shqiptar, a do ta kërkonte ndokush atë? Assesi jo! Andaj vetëm kur një person, objekt, qenie ekziston njeriut i jepet mundësia ta kërkojë.

Pasi që Zoti qenëson jashtë kufijve natyrorë, shqisorë, material, është e pakuptimtë ta kërkojmë Atë brenda këtyre sferave kufizuese, ngase asnjëherë nuk do ta gjejmë. Madje një kërkim i tillë brenda këtyre sferave, mund të cilësohet tejet absurd, ngase përveçse i kontribuon mosnjohjes reale të ekzistencës së Zotit, nga ai kërkim dështimet do të jenë të natyrës konsistente.

Pikërisht për faktin se Zoti nuk është ndonjë qenie materie, që ekskluzivisht përmes shqisave të njihet, Atë duhet të përpiqemi ta njohim nëpërmjet shpirtit, ndërgjegjes e mendjes së kulluar.

giovedì 3 giugno 2010

Gaga: Po bëhem si Madonna


Lady Gaga është e bindur se ka filluar ‘të shndërrohet në Madonna’, sepse nëna e saj ngjan në superyllin e muzikës pop.

Lady Gaga shpeshherë krahasohet me stilin e Madonnas, ndërsa ajo shprehet e ngazëllyer mbi lëvdatat dhe krahasimin me idhullin e saj, duke qenë e bindur se do të bëhet si Madonna kur të arrijë të pesëdhjetat.

“Ne krahasohemi me njëra-tjetrën, përkundër faktit që quhemi biondina, bruneta, zezake, të bardha, apo lesbike. Por në një nivel tjetër, duket interesante, sepse nëna ime aktualisht duket sikur Madonna. Dhe sa më e moshuar që po bëhem, dukem më shumë e më shumë si nëna ime. Kështu që, ndonjëherë vetëm dua të them, nuk është gabimi im që dukem sikur ajo”, u shpreh Gaga në emisionin e Larry King

D



Emri i plote: Diana Frances Spencer
1 korrik 1961 – 31 gusht 1997

Titulli: Diana, Princesha e Uellsit
Bashkeshorti: Çarlsi, Princi i Uellsit
Femije: Ulliam dhe Herri
- Diana u shkollua ne “Silvield School”, me pas ne “Riddlesworth Hall”, nje shkolle speciale per djem dhe vajza, ku ajo konsiderohej si nje nxenese me performance te dobet ne mesime.
- Ne vitin 1977, ne moshen 16 vjeçare ajo ndoqi Institutin “Alpin Videmanette” ne Zvicer. Ne ate kohe ajo takoi per here te pare bashkeshortin e saj te ardhshem, i cili ne ate kohe shoqerohej me motren e saj, Lady Sarah.
- Diana shkelqente ne not dhe zhytje dhe deshironte te behej balerine, por nuk e ndoqi dot pasionin e saj per arsye te gjatesise trupore.
- Diana dhe Çarlsi u fejuan zyrtarisht me 24 shkurt, 1981 dhe u martuan me katedralen e Shen Palit me 29 korrik, 1981.
- Pas shume problemeve qe vinin si pasoje e spekulimeve se Çarlsi kishte filluar serish te frekuentonte dashurine e tij te vjeter Kamilen dhe skandaleve te Dianes, ata u divorcuan me 28 gusht, 1996.
- Diana perfitoi nje shume prej 17 milione sterlinash se bashku me nje urdher zyrtar qe nuk e lejonte te bente publik asnje detaj te familjes mbreterore dhe atyre qe kishin ndodhur aty.
- Diana filloi te shoqerohej me Dodi Al-Fajed, me te cilin ajo u shfaq u hapur ne publik dhe u mendua se me ne fund kishte gjetur dashurine e vertete.
- Me 31 gusht, 1997, Diana dhe Dodi Al-Fajed humben jeten pas nje aksidenti tragjik ne Paris.

Samsung mbretëron në tregun e televizorëve 3D .


Ky segment i tregjeve ende është jashtëzakonisht i ri, mirëpo siç po qëndrojnë gjërat tani, mbret i papërkulur është prodhuesi jugkorean Samsung.

Nëse mund t’i besohet gazetës Chosun të Koresë Jugore, Samsung aktualisht mbanë vendin e parë, respektivisht ka 90 për qind të pjesëmarrjes në tregun e televizorëve tredimensional (3D). Po ashtu, kompania për një kohë të gjatë mbanë edhe vendin e parë në tregun e televizorëve të hollë HD, me pjesëmarrje prej 18 për qind.

Ka qenë Samsung i cili i pari është futur në tregun e televizorëve 3D, duke paraqitur modelin e vet të parë në muajin mars, e më pas ka paraqitur edhe serinë e vet të televizorëve 3D LED.

Në vendin e dytë ka zënë vend Panasonic i cili afarizmin e vet ka vendosur ta fokusojë në televizorë plazma 3D, e aktualisht ofron televizorin më të lirë tredimensional në treg.

Sipas të dhënave të gazetës së sipërpërmendur, afro 300.000 televizorë tredimensionalë janë shitur deri më tani në mbarë botën

Samsung Wave me virus


Një pjesë e pronarëve të celularit Wave të Samsung, së bashku me harduer të fuqishëm, kanë marrë edhe kartelën e memories të infektuar me virus.

Një pjesë e caktuar e blerësve të telefonit të mençur S8500 Wave të Samsung, së bashku me pajisjen me ekran të shkëlqyeshëm dhe harduerin e fuqishëm, kanë marrë edhe disa mundësi të padëshiruara. Bëhet fjalë për virusin Win32/Heur, i cili gjendet në formë të dosjes slmvsrv.exe në kartelën microSD prej një gigabajt të shitur së bashku me të.

Me lidhjen e celularit me kompjuter me sistem operativ Windows virusi automatikisht e infekton atë, në rastet kur përdoruesi nuk ka mbrojtje adekuate kundër viruseve dhe mban opsionin e kyçur Autorun. Virusi më tutje vazhdon shpërndarjen e vet me infektimin e memorieve USB, kartelave të memories dhe medieve tjera që përdoruesi shfrytëzon.

Samsung është në dijeni me këtë lëshim dhe thekson se me këtë virus është infektuar vetëm dërgesa e parë e pajisjeve për tregun gjerman.

Luanët bllokojnë trafikun për 10 minuta


Brigitte Machnik ka fotografuar luanët të cilët po çiftoheshin në mes të rrugës në parkun natyror “Sigean Reserve Africaine – Park” në Francë, teksa shoferët prisnin...

Luani u përpoq ta ndalonte luaneshën në cep të rrugës, por ajo megjithatë i bëri lajka dhe arriti t’i shmangej deri në mes të rrugës.

“Aty filloi gjithçka. Të gjitha automjetet ndaluan. E kryen punën pas dhjetë minutash. Pasi kreu punën, luani u largua dhe liroi rrugën për automjetet”, tha Brigitte Machnik (48 vjeçe) nga Karlsruhe për gazetën gjermane Bild.

mercoledì 2 giugno 2010

KB, lista përfundimtare e Anglisë


Theo Walcott nuk ka arritur të futet në listën përfundimtare prej 23 futbollistëve që do ta përfaqësojnë Anglinë në Kampionatin Botëror 2010, ndërsa Gareth Barry dhe Joe Cole kanë siguruar vendet e tyre në formacionin e Fabio Capellos.

Mospërfshirja e Walcottit në përfaqësuese është shokuese, për arsye se anësori i Arsenalit ishte pjesë integrale e kombëtares angleze gjatë kualifikimeve të Botërorit. Jashtë listës përfundimtare janë lënë edhe Darren Bent, Lighton Baines, Michael Dawson, Tom Huddlestone, Scott Parker dhe Adam Johnson.

Mesfushori i Manchester Cityt, Gareth Barry, është shprehur i gatshëm të luajë në Botëror, por ai nuk pritet të paraqitet, së paku jo në fazën grupore.

Lojtarët që do ta përfaqësojnë Anglinë në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010:

Portierët: Joe Hart, David James, Robert Green

Mbrojtësit: Jamie Carragher, Ashley Cole, Rio Ferdinand, Glen Johnson, Ledley King, John Terry, Matthew Upson, Stephen Warnock

Mesfushorët: Gareth Barry, Michael Carrick, Joe Cole, Steven Gerrard, Frank Lampard, Aaron Lennon, James Milner, Shaun Wright-Phillips

Sulmuesit: Peter Crouch, Jermain Defoe, Emile Heskey, Wayne Rooney