giovedì 6 maggio 2010

Imazhet erotike eksitojnë trurin e femrës po aq sa edhe hormonet

Problemet e meshkujve dhe femrave lidhur me raportet intime

Kur një femër thotë “ti më ndez”, mund të jetë truri i saj që po flet po aq sa edhe hormonet. Një studim i ri tregon se shikimi i imazheve erotike çon në shtimin e valëve elektrike të trurit të femrës , duke ”ndezur” trurin e saj. Kërkuesit konstatuan se aktiviteti elektrik i trurit të femrave shton shpejtësinë e tij në më shumë se 20 për qind nëse shihen imazhe erotike. Kërkuesi Andrey Anokhin shprehet se kjo i habiti shumë pasi nuk ishte dyshuar më parë për këtë. ”Ne besonim se nëse shihnin si imazhe të kënaqshme dhe të trazuara mund t’i shkaktonte një përgjigje të shpejtë,por në fakt skenat erotike kishin padyshim përgjigjen më të fortë”, shprehet ai. Zakonisht burrat ndjejnë materialin erotik më shumë se femrat, ndaj dhe pritej që femrat të ishin më pak të ndikuar ndaj tyre ndaj dhe ky kërkim doli më rezultativ nga sa pritej.
Por krijohet varësi nga pornoja?
Në studimin e botuar kërkuesit vendosën elektroda në skalpin (lëkurë e kokës)e 264 femrave për të matur aktivitetin e trurit të femrave duke shfaqur seri me slajde të 55 ngjyra të ndryshme. Rezultatet treguan se gjatë shikimit të figurave erotike truri i tyre prodhonte përgjigje elektrike që nuk kishte të krahasuar më shikimin e ndonjë imazhi tjetër që kishin të bënin më seksin por që nuk përmbanin skena erotike.

Pse lindin dëshirat seksuale
Seksi fillon në kokë. Por nuk ka një zonë të caktuar të trurit që është përgjegjëse për dëshirën seksuale. Ajo është një kombinim i ndezjes së disa pjesëve të trurit që janë përgjegjëse për veprime të veçanta. Vetëm kur krijohet ky kombinim lindin dëshirat seksuale. Për rastin e mashkullit, seksi nuk është vetëm kënaqësi por edhe një lloj sporti për të stërvitur mendimet. Truri rregullon edhe prodhimin e hormoneve seksuale. Shkencëtarët kanë zbuluar që edhe hormoni Prolaktinë rritet tepër gjatë seksit, si tek meshkujt edhe tek femrat. Deri tani dihej vetëm që ky hormon ndikon në krijimin e qumështit të nënës. Por duket të jetë i rëndësishëm edhe për orgazmën. Kështu meshkujt kanë nevojë për pushim pas arritjes së orgazmës pasi niveli i Prolaktinës është shtuar shumë në trupin e tyre.
Dëshira për seks
Nga një kërkim i bërë nga fabrikanti i kondomeve (Durex) është konstatuar që holandezët kryejnë marrëdhënie seksuale mesatarisht 91 herë në vit. Holandezët zinin vendin e nëntë në listën botërore. Në vendin e parë ishin Francezët të cilët kishin marrëdhënie seksuale 141 herë në vit. Më pas vijonin amerikanët me 138 herë dhe në vendin e tretë ishin Rusët me 131 herë në vit.
Në një kohë kur kafshët kryejnë aktin vetëm për t'u shumuar, seksi është për njerëzit edhe një formë argëtimi. Për njerëzit akti seksual është gjithashtu një faktor i rëndësishëm për të pasur një lidhje të fortë dhe të shëndetshme me partnerin. Njeriu ka disa periudha në jetën e tij ku dëshira për seks shtohet apo pakësohet. Zakonisht këto periudha kanë formën e dallgëve, pra edhe nëse ndonjëherë nuk do të keni dëshirë për të pasur marrëdhënie, mos u mërzisni pasi do te jetë një situatë e përkohshme. Nevoja seksuale midis partnerëve nuk ecën gjithnjë paralelisht. Kjo gjë mund të sjellë probleme në lidhjen e tyre. Mos u besoni të afërmve apo shokëve të cilët ju thonë që kanë të paktën 3 herë në javë marrëdhënie me partnerin e tyre. Nga kërkime të ndryshme që janë zhvilluar është konstatuar që njerëzit kryejnë më rrallë aktin seksual se sa u tregojnë njerëzve të tjerë. Kështu rreth 40% e burrave midis moshës 18 dhe 45 vjeç kryejnë më pak se një herë në 2 javë aktin seksual.
Kini kujdes nga monotonia në shtrat
Rreziku më i madh në një marrëdhënie të gjatë seksuale është mërzitja dhe monotonia në shtrat. Monotonia si dhe irritimet e vogla të përditshme të cilat merren me vete kur shkon në shtrat mund të influencojnë negativisht motivin për të pasur marrëdhënie me partnerin. Nga kjo vjen që kryerja e aktit të rrallohet nga një herë apo dy në javë në një herë në muaj ose më rrallë se kaq. Kur çifti vjen në një situatë të tillë është mirë të krijohet diçka e re. Një faktor i rëndësishëm në këtë periudhë është kreativiteti i cili e mban lidhjen sa më të freskët. Faktorë të tjerë të cilët influencojnë negativisht dëshirën për të pasur marrëdhënie seksuale janë tek femrat: Frika për marrjen e ndonjë sëmundjeje gjatë aktit seksual, përdorimi i ilaçit kundër mbetjes shtatzënë (anti-conception). Disa lloje të tilla ilaçesh përbëhen nga një sasi e madhe progestoroni i cili ul dëshirën për të pasur marrëdhënie. Ndërkohë që tek burrat faktorët negativë janë: Tensioni për të kryer aktin seksual sa më suksesshëm si dhe përdorimi i tejkaluar i alkoolit. Seksologët amerikanë Masters dhe Johnson konstatuan që 47% e femrave pas lindjes, të paktën për një periudhë prej 3 muajsh kanë pak dëshirë për të pasur marrëdhënie seksuale. Rreth 22% nga femrat e pyetura kishin pushuar së kryeri aktin seksual.