domenica 31 ottobre 2010

Cetinjë , digjet flamuri i Serbisë


Një i ri nga Cetinja e Malit të Zi ka djegur flamurin e Serbisë në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës - ka bërë të ditur policia malazeze.

Sipas njoftimit, pas këtij akti është arrestuar F.M, i cili ka pranuar se e ka djegur flamurin serb, ndërsa ndaj tij është ngritur padi penale.

Flamur i djegur i Serbisë ishte i vendosur në Muzeun e Etnografisë në Cetinjë.

Një përgjigje e bukur pas ndodhisë me flamurin shqiptar pak javë më parë në Genova të Italisë.

martedì 26 ottobre 2010

Agjentët më të famshëm shqiptarë.



Ceno bej Kryeziu


Spiuni i parë dhe i famshëm shqiptar mund të quhet padyshim Ceno bej Kryeziu, i cili ishte njëkohësisht edhe kunat i Ahmet Zogut. Ai kishte lindur në Gjakovë dhe ishte rekrutuar nga Shërbimi Sekret Jugosllav që në vitet ‘20.

Në sajë të aftësive të tij, ai ki kishte arritur t’u kalonte shumë informacion jugosllavëve. Për këtë arsye, në vitin 1924 pas ndihmës që jugosllavët i dhanë Zogut për të ardhur në pushtet, ata i kërkuan këtij të fundit që kunatit të tij Ceno bej Kryeziu, t’i jepej posti i Ministër i Brendshëm.

Por më pas Zogu do ta kuptonte lojën që bënte kunati i tij dhe më vonë ky i fundit detyrohet të largohet nga Shqipëria dhe vendoset në Çekosllovaki. Më 14 tetor 1927, Ceno bej Kryeziu qëllohet për vdekje në kafe “Passage” në qytetin e Pragës, nga studenti shqiptar 23 vjeç, i quajtur Alqiviadh Bebi.

Xhevdet Mustafa

I arratisur nga Shqipëria në vitin 1964 në drejtim të Amerikës, Xhevdet Mustafa është njeriu që hyri si personi fundit që do desantonte në Shqipëri për të vrarë ish-diktatorin Hoxha.

Gjatë qëndrimit të tij në Amerikë, Xhevdet Mustafës ishte rekrutuar nga shërbimet sekrete amerikane. Ai ishte shumë i njohur për forcën e tij fizike. Në shtator të vitit 1982 i nisur nga Brindizi i Italisë, Mustafa së bashku me 2 persona të tjerë zbarkon në plazhin e Divjakës.

Detyra e tij ishte eliminimi i Enver Hoxhës. Por në fakt Xhevdet Mustafa nuk arrin të realizojë dot detyrën e tij, pasi plani dekonspirohet. Më 27 shtator 1982, pas dy orë luftimi, Xhevdet Mustafa vritet nga forcat e Sigurimit të Shtetit.

Zenel Shehu

Ai do mbahet mend si njeriu që bëri të mundur kapjen e Hamit Matjanit. Badigard i Ahmet Zogut dhe mik i ngushtë i Hamit Matjanit, ai rekrutohet nga CIA, me urdhër të mbretit për të desantuar në Shqipëri.

Detyra e tij ishte t’i paraprinte mbërritjes në vend të grupeve të tjera diversante. Zenel Shehu zbarkon në Shqipëri në vitin 1952, por shumë shpejt ai do kapej nga shërbimi sekret shqiptar. Më pas nëpërmjet tij ata realizojnë kapje edhe të 13 grupeve të tjera me anë të radiolojës.

Duke qenë mik i ngushtë i Hamit Matjanit, ai e detyron këtë të fundit të zbarkojë në Shqipëri, duke i paraqitur një situatë tjetër në vend. Pas kësaj, në vitin 1953, Matjani zbarkon në Shqipëri dhe kapet menjëherë nga Sigurimi i Shtetit, kurse Zenel Shehu kishte vetëm pak ditë që ishte vrarë.


Agjenti Mëhilli

Agjenti me pseudonimin “Mëhilli” ishte në nga spiunët më të rrezikshëm të UDB-s jugosllave që vepronte në Shqipëri. Ai ishte një nga drejtuesit më të lartë të Ministrisë së Brendshme në vitet e regjimit komunist.

Në sajë të veprimtarisë së tij, shumë agjentë sekretë shqiptarë u zbuluan ose shumë aksione të tyre u dekonspiruan. Por, megjithatë ende nuk është e sigurt se çfarë materialesh dhe informacionesh i ka dhënë UDB-së agjenti Mëhilli.

Në disa prej dokumenteve që u zbuluan prej Sigurimit të Shtetit, në lidhje me veprimtarinë e këtij agjenti rezultoi se ai kishte dërguar UDB më shumë informacion për figurat politike shqiptare të asaj kohe. Ai u zbulua në fillim të viteve ‘80, dhe do dënohej rëndë nga drejtësia e asaj kohe.


Taho sejko

Taho Sejko është cilësuar si koka e krijimit të “Grupit çam” i mbështetur dhe financuar nga shërbimi sekret grek. Ai madje, sipas Sigurimit të Shtetit, është edhe personi që kreu rekrutimin për llogari të shërbimeve sekrete greke të vëllait të tij më të vogël, gjeneralit të njohur, Teme Sejkos. I lindur në vitin 1912, në Filat të Çamërisë, në vitin 1920 familja e tij shpërngulet që andej dhe vendoset në Konispol, Sarandë.

Ende nuk bëhet e ditur se si ai u rekrutua nga shërbimi sekret grek. Por sipas dokumenteve të Sigurimit të Shtetit, ai arriti të krijonte një grup agjenturor shumë të madh. Në vitin 1960 ai shkarkohet nga të gjitha postet e rëndësishme që mbante dhe arrestohet bashkë me vëllain e tij.

Por ndryshe nga vëllai i tij, Teme Sejko, që i pranoi të gjitha akuzat si agjent i shërbimit sekret grek, Taho Sejko, sipas dokumenteve të atyre kohëve nuk e pranoi asnjëherë akuzën. Por megjithatë ata shpallen fajtorë, me akuzën e krijimit të grupit armiqësor çam dhe dënohet me vdekje.


Skënder Barçi


Skënder Barçi është një agjent i Sigurimit të Shtetit, i cili ka vepruar në vitet ‘60. Kryesisht veprimtarinë e tij ai e kreu në Jugosllavi, ku kishte për detyrë të mblidhte informacione sekrete mbi agjentë e UDB-së.

Në vitin 1961, sipas disa dokumenteve jugosllave, ai arrestohet në qytetin e Shkupit nga shërbimet sekrete jugosllave. Kjo, pasi sipas tyre, Skënder Barçi kishte marrë si detyrë nga Sigurimi i Shtetit eliminimin e ish-gjeneralit shqiptar që tashmë jetonte në Jugosllavi, Panajot Plakut.

Po sipas këtyre dokumenteve, Skënder Barçi gjatë marrjeve në pyetje kishte pranuar se punonte dhe se detyrën për eliminimin e Panajot Plakut ja kishte dhënë vetë ministri i Brendshëm i asaj kohe, Kadri Hazbiu. Më pas gjykata jugosllave e dënoi atë vetëm me gjashtë vite burg, më pas ai u rekrutua nga UDB-ja dhe punoi për llogari të tyre.

Panajot Plaku

Panajot Plaku është akuzuar nga Sigurimi i Shtetit si agjent i UDB-s. Anëtar i Komitetit Qendror si dhe gjeneral i ushtrisë shqiptare, ndryshe nga miqtë e tij të ngushtë, Dali Ndreu dhe Liri Gega, të cilët u arrestuan dhe u dënuan si agjent të jugosllavëve, ai arriti të arratisej në Jugosllavi në vitin 1957, vetëm pak momente para arrestimit.

Ata akuzoheshin se të tre se bashku punonin për llogari të shërbimeve sekrete jugosllave. Por, megjithëse arriti t’i shpëtonte arrestimit, Panajot Plaku nuk mundi t’i shpëtonte dot kurthit të Sigurimit të Shtetit. Vetëm pak kohë më vonë me anë të një agjenti të saj arriti të vriste në Jugosllavi ish-gjeneralin shqiptar, Panajot Plakun, të akuzuar si spiun i UDB-së jugosllave.

Iliaz Bazna


Iliaz Bazna është emri i legjendës shqiptare të spiunazhit, i njohur me pseudonimin “Ciceroni”. Ka lindur në vitin 1904, në Prishtinë, në kohën kur krahina e Kosovës, por edhe pjesa më e madhe e Ballkanit, ishte e pushtuar nga Perandoria Osmane. Ai dhe e gjithë familja e tij janë shqiptarë në origjinë, por në edukimin e tij ndikoi shumë tradita turke.

Bazna tregonte se babai i tij ishte një mysliman i devotshëm dhe mbante titullin “mullah”. Gjyshi i tij dhe xhaxhallarët kanë jetuar kohën e xhonturqve, d.m.th., të turqve të rinj, në kohën e Mustafa Kemal Ataturkut. Tre nga kushërinjtë e parë të tij, por edhe Bazna vetë, patën studiuar në një akademi ushtarake turke dhe arritën të shkëlqejnë me punë, aq sa njëri prej tyre ka qenë kryebashkiaku i Ankarasë nga viti 1960 - 1962.

Por agjenti i ardhshëm, Bazna, do të flakej jashtë akademisë ushtarake dhe në vitin 1919 do të niste jetën e keqbërësit ordiner në Stambollin e pushtuar nga aleatët. Fillimisht kapet duke vjedhur armë në depot e ushtrisë britanike, dhe për këtë kalon një pjesë të jetës së tij në kampin penal të Marsejës.

Pasi doli kampi, zuri punë në një fabrikë ku prodhoheshin çelësa për kasafortat dhe bëhet mjeshtër në këtë profesion, pas disa dështimesh në përpjekjet e tij për të gjetur punë në përfaqësitë diplomatike.

Dokumentet sekrete

Pasi punoi për një ambasador jugosllav, për një konsull britanik, për një atashe ushtarak amerikan ai arrin të punësohet nga ambasadori britanik, Knaçbull-Hugesen, në Ankara. Hugesen ishte “naiv” kur mendonte se ishte i përgatitur për të mos ia hedhur kërrkush.

Në fillimin e vitit 1943 ambasadosri punësoi Baznën, një njeri i mprehtë, servil dhe dinak, i cili e dinte se ç’duhet të bënte për padronin e tij. Bazna, pasi qe shtrënguar ta linte akademinë qe kthyer në një autodidakt dhe kishte njohuri të mira në disa gjuhë, të cilat i fliste rrjedhshëm. Ai ishte i përpiktë në realizimin e të gjitha detyrave. Hugesen e vlerësoi Baznën dhe i besoi atij verbërisht për të gjitha. Pra, ai nisi të mbështetet tek Bazna.

Kështu, Bazna, brenda pak muajve, i mësoi të gjitha zakonet e ambasadorit, madje dhe lëvizjet e sjelljet tij. Shqiptari u bë njeriu më i privilegjuar dhe më i besuar. Ai zbuloi që punëdhënësi i tij solli në shtëpi dokumente shumë të rëndësishme sekrete për t’i studiuar. Madje, ai vuri re që Hugesen i mbante dokumentet në kasafortë.

Bazna, mjeshtri i çelësave të kasafortave, arriti t’i dublojë çelsat. Zbuloi dhe kombinimin e shifrave të kasafortës sekrete dhe i tërhoqi dokumentet. Kështu, më 20 tetor ai i merr ato dhe, me anën e një likuidi të quajtur “Leica”, prodhon faksimile të tyre. Ishte koha e Konferencës së Teheranit dhe Bazna jo vetëm që zbuloi dokumente sekrete, që kishin të bënin me operacionet e aleatëve në Normandi, por ai mësoi shumë të fshehta në lidhje me rrezikun që i kanosej Ballkanit.

Takimi me gjermanin Ludvig

Në mbrëmjen e 26 tetorit të vitit 1943 Bazna takohet me një zyrtar të lartë të ambasadës gjermane, për të cilin kishte punuar më përpara, dhe i ofron atij faksimilet e dokumenteve sekrete. Zyrtari i lartë gjerman i njohur me pseudonimin “Pierre”, ishte rekrutuar nga RSHAVI, dhe quhej Ludvig C. Bazna dhe ai punuan së bashku në fshehtësi.

Bazna i kërkoi gjermanit 20 mijë stërlina në këmbim të informacionit. Gjermani e refuzoi për momentin kërkesën e shqiptarit, duke i thënë se nuk ishte i gatshëm të jepte shuma të tilla. Megjithatë, ai e kuptoi se bëhej fjalë për një informacion shumë të rëndësishëm dhe këmbënguli të shikonte dokumentet.

Bazna i tha se nuk ishte aq budalla sa t’ia jepte dokumentet para se të paguhej, përndryshe do t’ua shiste ato sovjetikëve. Ai i tha gjermanit se do t’ia jepte dokumentet në bobinë filmike, por kjo do t’u kushtonte gjermanëve 15 mijë stërlina. Ludvigu kishte në dispozicion 3 ditë për ta vlerësuar ofertën e shqiptarit.

Bazna do ta telefononte Ludvigun në ambasadën gjermane në datën 30 tetor 1943, në orën 3 pasdite dhe do të prezantohej në telefon si “Pierre”. Ai do të pyeste nëse Ludvigu kishte ndonjë letër për të. Nëse përgjigja do të ishte negative, atëherë gjermanët nuk do të dëgjonin më kurrë për të.

Ishte pak pas mesnate kur vizitori veshi pallton, vuri një kapele që i binte pak mbi sy dhe shkoi te dera ku ndodhej Ludvigu. U ul pranë gjermanit dhe i tha me zë të ulët: “Ju doni të dini se kush jam unë? Jam rekruti i ambasadorit britanik.

Pasi u fut brenda, Bazna në mënyr të habitshme iu zhduk nga sytë Ludvigut i cili fillimisht e ndoqi atë nëpër rrugë, por nuk e pa më. Mengjesin tjetër Ludvigu ia tregoi historinë e tij ambasadorit gjerman në Turqi, Franc Fon Papen.

Por ky nuk u habit, pasi ishte marrë me spiunazh dhe intriga. Kishte rekrutuar spiunë në Amerikë, madje kishte kontaktuar edhe me Mata Harin, me famë, dhe tashmë ishte përfshirë në të gjitha kombinacionet sekrete brenda Rajhut të Tretë. Duke qenë se Turqia ishte një vend neutral, ajo ishte bërë një qendër e spiunazhit të të gjitha fuqive të mëdha.

Si e mori shqiptari emrin “Cicero”

Fon Papen i tha Ludvigut se nuk ishte i autorizuar ta paguante shumën prej 20 mijë stërlinash, për një informacion akoma të pavërtetuar. Për më tepër, ai i tha se ky vendim duhet të merrej nga nivele më të larta shtetërore në Gjermani, pra nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë të asaj kohe, Joakin Fon Ribentrop.

Ambasadori i dërgoi një mesazh të koduar Ribentropit, ku i shpjegonte situatën dhe i kërkonte shumën prej 20 mijë stërlinash si fillim, ndërsa më pas do të procedohej edhe me shuma të tjera. Shuma duhet të mbërrinte në Ankara jo më vonë se 30 tetori, përndryshe operacioni do të dështonte. Edhe pse ambasadori nuk e mendonte të tillë, përgjigjja nga Berlini ishte pozitive.

Ludvigu shkoi më pas, sipas urdhrit, në zyrën e ambasadorit. Papeni i tha Ludvigut se duhej të bënte marrëveshje me atë që tashmë do të quhej “Ciceron”, sipas emrit të marrë nga oratori i famshëm romak, pasi informacioni ishte shumë shpresëdhënës. Ambasadori i tha Ludvigut se korrieri kishte mbërritur dhe me vete kishte sjellë edhe 20 mijë stërlinat.

Megjithatë, ambasadori e këshilloi Ludvigun që të ishte i kujdesshëm, pasi puna që po bënte ishte me rrezik. Takimi u bë në vendin e caktuar dhe shqiptari i dorëzoi Ludvigut dy bobina filmike 35 mm. Ndërsa Ludvigu u zgjat të merrte bobinat shqiptari i qetë i tha: “Më parë, paratë”. Ludvigu i nervozuar hapi zarfin dhe numëroi paratë.

Ai këmbënguli që, gjithsesi, para se t’ia jepte Ciceronit, t’i shihte filmat të zhvilluar, sepse nuk besonte. Ciceroni ra dakord për të pritur vetëm gjysmë ore. Ludvigu e mori filmin dhe e pa të zhvilluar në një dhomë të errët pranë zyrës së tij. Informacioni përmbante të dhëna të rëndësishme të kohëve të fundit. Ludvigu më në fund vendosi të kryente pagesën.

Që nga ky moment Ciceroni vazhdoi ta furnizonte Ludvigun me sekrete shumë të vlefshme, të cilat ai i fotografonte me shumë kujdes dhe i ruante në godinën e ambasadës britanike. Materiali i zbuluar nga Ciceroni ishte një thesar sekretesh, duke përfshirë edhe planet e Konferencës së Kazablancës midis Ruzveltit, kryeministrit britanik, Çërçill dhe liderit nacionalist kinez, Çan Kai Shi.

Më pas Bazna u dha gjermanëve edhe planin e Konferencës së Teheranit, midis presidentit Ruzvelt, Çërçillit dhe Stalinit. Nga detajet që mësuan mbi këtë takim të nivelit të lartë, nazistët kuptuan për herë të parë planet e aleatëve mbi pushtimin e Evropës.

Por komanda e lartë gjermane, pasi i studioi dokumentet e ardhura nga Stambolli vendosi të mos i pranojë ato si të verteta, duke arritur në përfundimin se informacioni ishte një sajesë e britanikëve për t’ua hedhur nazistëve.

Plani ishte shumë i mirë për të qenë i vërtetë. Gjermanët në vend të kësaj i besuan plotësisht informacionit të sjellë nga një agjent i tyre i rekrutuar nga britanikët, i cili njihet në terminologjinë e spiunazhit si “njeriu që kurrë nuk ekzistoi”.

Rrjedhja e informacioneve shumë të vyera të Ciceronit ndaloi në pranverë të vitit 1944, kur aleatët mësuan se diçka serioze kishte ndodhur në ambasadën britanike në Ankara. Aleatët e mësuan këtë jo si rezultat i shërbimit të tyre sekret, por nga goja e vetë ministrit të Jashtëm të Rajhut, Riobentrop, ose e thënë më saktë nga një spiun aleat, nga të paktët që kishin mbetur në Gjermaninë e asaj kohe. Ky agjent ishte Fric Kolbe, i cili kishte punuar për një kohë të gjatë në administratën naziste, një patriot gjerman që i urrente nazistët.

Kolbeg kishte arritur të vihej në kontakt prej kohësh me zyrën e shërbimit strategjik OSS dhe shefin e saj Alen Dallas në Berë të Zvicrës, duke i dhënë atij dokumente shumë të rëndësishme.

Në fillim të vitit 1944 Kolbeg kishte arritur të dekodifikonte një telegram të ardhur nga ambsadori Papen për Ribentropin në Berlin, ku bëhej fjalë për informacione sekrete të ardhura nga spiuni Ciceron, dhe ku thuhej se ky informacion vinte direkt nga zyrat e ambasadës britanike në Ankara. Ai ia kaloi këtë informacion në mënyrë urgjente Dallesit, i cili ia përcolli më tej në Inteligjent Servisit.

Arrestimi

Pas verifikimeve, Bazna u arrestua në Ankara. Por, nuk pranoi asgjë. Të gjitha pyetjeve që iu drejtuan i përgjigjej me heshtje. Ai kishte arrtur të mbidhte në atë kohë një shumë prej 300 mijë stërlinash, në atë periudhë një shumë marramendëse

. Ai arriti të arratisej dhe të shkojë në Lisbonë, ku prenotoi një udhëtim për në Amerikën e Jugut. Sapo shkoi në Amerikë të Jugut, Ciceroni hapi një llogari bankare duke depozituar paratë në një bankë të madhe. Pushonte në një vilë që kishte pamje nga oqeani, kishte shumë shërbëtorë, një femër të bukur dhe bëri një jetë qejfi prej një xhentëlmeni. Tashmë ishte ai që kishte një të rekrutuar që i shërbente atij verbërisht.

Kjo e bëri të renditej mes spiunëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Por, si për ironi të fatit, ai nuk do ta shijonte për një kohë të gjatë stilin e ri të jetës që kishte nisur. Bankierët amerikanojugorë erdhën ta vizitonin në vilën e tij dhe e informuan se kishte diçka që nuk shkonte me llogarinë e tij bankare.

Pothuajse shumica e stërlinave britanike kishte dalë jashtë qarkullimit. Në fillim ai u shokua, por më pas arriti të kuptojë “tradhtinë” e stërholluar të gjermanëve. Mjeshtri i spiunazhit ia plasi të qeshurit me zë të lartë. Punëdhësit e tij nazistë thjesht kishin prerë monedha false dhe ia kishin dhënë atij. Bazna u arrestua dhe u dërgua në burg, por më vonë arriti çuditërisht të lirohet dhe të kthehet në Evropë.

Shumë libra, përfshirë edhe kujtimet e tij vetjake, si dhe një film të madh që quhej “Pesë Gishtat”, shfaqin profilin e tij të pabesueshëm, fantazma e të cilit për shumë kohë do të vërtitej në korridoret e errëta të spiunazhit. Si shumë spiunë të tjerë, ai punoi për përfitim personal, por në fund ai i kaloi ditët e tij në varfëri të plotë, duke vdekur në vitin 1971 pa pasur një dyshkë në xhep.

Hitleri i besoi shqiptarit

Në gati 6 muaj Bazna prodhoi 400 kopje të dokumenteve, shumica e të cilave bënte fjalë për planet e operacioneve të mëdha ushtarake. Autoritetet gjermane në Berlin, duke përfshirë edhe vetë Hitlerin, patën shumë arsye të besonin që dokumentet sekrete të Baznës ishin autentike, se ato s’ishin pjellë e intrigës britanike.

Në përgjithësi, arsyeja që jepet për dështimin e Gjermanisë deri në kapitullimin e saj të plotë, ishin xhelozitë dhe kundërshtimet që patën midis tyre organizatat e shërbimeve sekrete të Ribentropit. Himlerit dhe Kanarisit. Por më 20 prill, në një kohë relativisht të shkurtër, zbulimi sekret britanik, vendos një linjë të sigurtë përgjimi.

Bazna e nuhat dhe lë punën e largohet si një njeri i lirë. Me një shumë prej 1,2 milionë dollarësh Bazna do të fillonte të ndërtonte një hotel luksoz turk, por nuk arriti ta përfundonte, sepse të gjitha kartmonedhat britanike që ai kishte marrë nga OPN Bernard do të dilnin false.

Bazna, kësaj radhe, i shpëton burgut për mrekulli, i akuzuar për falsifikim monedhash. Ai e kaloi pjesën tjetër të jetës në varfëri dhe nuk ishte në gjendje të merrte kompensimet nga qeveria perëndimore gjermane e pasluftës.

Duke punuar si një rregullues automjetesh dhe si një mësues muzike (kishte pasur disa kurse trajnimi në fushën e operistikës) Ciceroni vdiq në Stamboll në vitin 1971.

sabato 23 ottobre 2010

Jashtëtokësorët çaktivizuan raketat bërthamore


Jashtëtokësorët çaktivizuan raketat bërthamore britanike dhe amerikane

Jashtëtokësorët kanë çaktivizuar raketat bërthamore të Britanisë së Madhe dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pretendojnë disa pilotë amerikanë, raportoi të hënën gazeta britanike, “Daily Telelgraph”.

Sipas këtyre pilotë, “mysafirët e panjohur” kanë aterruar në bazat raketore bërthamore të Mbretërisë së Bashkuar dhe të SHBA-së, duke pamundësuar aktivizimin e arsenalit bërthamor.

Pilotët kanë thënë po ashtu se kjo “vaki” ka ndodhur vazhdimisht që nga viti 1948, por ishin ushtarakët e lartë të të dyja shteteve që nuk kishin lejuar publikimin e këtyre informatave.

Pretendimet e gjashtë pilotëve amerikanë dhe të një anëtari të ushtrisë të cilët kishin njohuri për të dhënat e përmbledhura në një dokument prej 120 faqesh, ka shkruar “Daily Telelgraph”, duke u bazuar në informatat e pilotëve amerikanë.

Ata kanë njoftuar se të dyja shtetet ishin të vendosura që t’i mbanin sekrete informacionet.

Pilotët ngulmojnë se jashtëtokësorët kanë ateruar në Tokë edhe para shtatë vjetësh.

Burrat kanë thënë se po këmbëngulin që qeveritë e Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ta pranojnë “faktin” e tyre. Do të zhvillojnë një takim të hënën sipas orës lokale amerikane, ku do të diskutohen “dëshmitë” e tyre.

Njëri prej tyre, kapiteni Robert Salas, ka thënë se “Forca Ajrore amerikane po gënjen për implikimet në sigurinë kombëtare për objektet e paidentifikuara në bazat ushtarake bërthamore, dhe ne kemi dëshmi për këtë”.

Ai ka thënë se ishte dëshmitar i aterrimit i çaktivizimit të raketave bërthamore më 16 mars të vitit 1967 në bazën e Malmstromit.
“Isha në detyrë kur një objekt erdhi qëndroi pezull në zonë”, ka treguar Salas. “Raketat u çaktivizuan dhe kjo ndodhi pas një jave edhe në një tjetër bazë”.

Të tjerë kanë thënë se kanë dëshmi se një gjë e tillë ka ndodhur edhe me bazat ushtarake bërthamore në Britani të Madhe. Koloneli Charles Halt ka thënë se kishte parë një UFO në ish-bazën ushtarake afër Ipswichit para tridhjetë vjetësh.

Ai ka thënë se kishte parë një sinjal që ishte në bazë, derisa radiolidhjet kishin njoftuar se jashtëtokësorët aterruan në bazë.

giovedì 21 ottobre 2010

Aurorat edhe në planetin Saturn.


Aurorat,keto fenomene qe nuk njiheshin dhe diheshin me pare,jane zbuluar gjate muajit shtator mbi planetin Saturn.Qindra kilometra e gjatë, perdja auroreale shtrihet si dallgë,ne polin e jugut te Saturnit.Keto pamje spektakolare polare në Saturn jane marre nga anija kozmike Cazini Orbiter i NASA-s,nepermjet një përzierje te rrezeve -infra të kuqe.

Në këtë foto artistike-ngjyrat auroreale janë të gjelbëra të ndritshme, rrezet e diellit reflektohen nga unazat e Saturnit ne lartësine e mjegullt dhe te dendur ku marrin ngjyre blu, dhe emetimet e temperatures se brendshme i japin shkëlqim te kuq te 'thelle' , planetit Saturn.

Specie kafshësh e insektesh të reja.





Me ndryshimin e klimes globale,kane ndryshuar edhe hallkat e zinxhirit ushqimor,si rezultat shume gjallesa kane ndryshuar abitat.Jo ne pak raste shkencetaret kane zbuluar gjallesa dhe kafshe qe nuk jane pare asnjehere me pare.

I tlile eshte dhe gjitari qe shihni ne foton e pare,nje kafshe qe eshte zbuluar ne Papua Guine e re,e specializuar me nje hunde tipike per te nuhatur ushqimin e saj ne distanca te largeta,per ti mbijetuar kushteve te reja te krijuara.

Ne vargmalet Muller te kesaj zone jane zbuluar dhe 24 lloi bretkosash te reja nje nga ato,ne foto e dyte si dhe mbi 100 lloje insektesh si ne foton e trete e te katert..

domenica 18 luglio 2010

Abonentët me kontratë persekutohen nga kompanitë celulare, tarifat 2 herë më të shtrenjta se në Itali


Kompanitë celulare aplikojnë tarifa fikse deri në 9 mijë lekë pa llogaritur impulset

Kompanitë e telefonisë celulare aplikojnë tarifa shumë të shtrenjta për abonent me kontratë. Tarifat më të shtrenjta i ka kompania AMC, 32 lekë për minutë në të gjitha thirrjet nacionale. Më pas vjen kompania Vodafon dhe kompania Eagle me

25 lekë për minutë për njëjtën shërbim. Ndërkohë për të njëjtat shërbime në Itali, kostoja është nga 11 deri në 15 lekë për minutë. Sipas krahasimit, tarifat në Shqipëri janë dy fish më të shtrenjta, por po të krahasojnë edhe të ardhurat për frymë mes dy popujve diferenca thellohet disa herë. Ndërkohë që kompanitë shqiptare aplikojë tarifime fikse mujore që variojnë nga 5 mijë në 9 mijë lekë në muaj Nga ana tjetër Autoriteti i Komunikimeve Elektronike, i cili është institucioni përgjegjës për rregullimin e tregut dhe minimizimin e kostos së thirrjeve telefonike për abonentët nuk ka bërë asnjë ndërhyrje për uljen e tyre.


Abonentët me kontratë
Kompania e telefonisë celulare AMC mbulon me shërbim rreth 40 për qind të abonentëve në shkallë kombëtare, të cilët tariforen 32 lekë për minutë. Kompania Eagle Mobile në thirrjet e abonentëve me kontratë aplikon tarifën 25 lekë për minutë ndërmjet dy rrjeteve. Operatori Eagle Mobile mbulon 20 për qind të abonentëve me parapagesë të telefonisë celulare në vend dhe pjesa tjetër, rreth 40 për qind mbulohet nga kompania Vodafon, e cila ka zgjedhur të operojë në treg me çmim të ndërmjetëm. Por në të gjitha rastet kostot bien mbi përdoruesit e rrjeteve të telefonisë celulare. Abonentët shqiptar paguajnë dyfishin e vlerës për një thirrje kombëtare krahasuar me abonentët e telefonisë celulare në Itali. Kompania Vodafon në Itali tarifon me 13 cent, ose 15 lekë për minutë, klientët e saj. Nga ana tjetër fitimet e kompanive të telefonisë celulare në vend shënojnë shifra rekord po të krahasojnë dhe kostot me të cilat përballen kompanitë celulare në dy vendet.


Tarifat me parapagesë
Kompania e telefonisë celulare AMC mbulon me shërbim rreth 40 për qind të abonentëve në shkallë kombëtare, të cilët tariforen 12 lekë për minutë më shumë se abonentët e kompanisë Eagle Mobile në thirrjet me parapagesë ndërmjet dy rrjeteve. Operatori Eagle Mobile mbulon 20 për qind të abonentëve me parapagesë të telefonisë celulare në vend dhe pjesa tjetër, rreth 40 për qind mbulohet nga kompania Vodafon, e cila ka zgjedhur të operojë në treg me çmim të ndërmjetëm. Por në të gjitha rastet kostot bien mbi përdoruesit e rrjeteve të telefonisë celulare. Abonentët shqiptar paguajnë dyfishin e vlerës për një thirrje kombëtare krahasuar me abonentët e telefonisë celulare në Itali. Kompania Vodafon në Itali tarifon me 19 cent, ose 20 lekë për minutë, klientët e saj. Ndërkohë që ky raport thellohet edhe më tej po të krahasojmë të ardhurat për frymë që merr një shtetas shqiptar me një shtetas italian. Nga ana tjetër fitimet e kompanive të telefonisë celulare në vend shënojnë shifra rekord po të krahasojnë dhe kostot me të cilat përballen kompanitë celulare në dy vendet.


AMC
Thirrjet drejt rrjeteve celulare (Vodafon, Eagle Mobile) 32 lekë/ minutë
Vodafon
Thirrjet drejt rrjeteve celulare (AMC, Eagle Mobile) 25 lekë/minutë
Eagle Mobile
Thirrjet drejt rrjeteve celulare ( AMC, Vodafon) 25 lekë/ minutë



TIM
Thirrjet drejt rrjeteve celulare në Itali 8 cent/ minutë ( 11 lekë)
Vodafon
Thirrjet drejt rrjeteve celulare në Itali 13 cent/ minutë (15 lekë)
ËIND
Thirrjet drejt rrjeteve celulare në Itali 12 cent/ minutë (14 lekë)
Në Itali

Në Itali
TIM
1 sms 12 cent
Wind
1 sms 12 cent
Vodafon
1 sms 12 cent

Në Shqipëri
AMC
1 sms 12 lekë
Eagle
1 sms 13.5 lekë
Vodafon
1 sms 13. 33 ekë

TIA akuzon AKEP për favorizim të kompanive të telefonisë celulare
Zbatimi i ligjit për portabilitetin e numrave celularë është mbajtur peng nga AKPEP. Transparency International Albania shpreh shqetësimin për vonesën e zbatimit të portabilitetit të numrit. Në një komunikim me mediat, drejtues të shoqatës, bënë publike kërkesën për informacion që i kanë drejtuar Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për punën që po bëhet për mundësimin e portabilitetit. Sipas përfaqësuesve të TIA-s janë cenuar të drejtat e abonentëve për transferimin e kompanisë celulare pa ndryshuar numër. Sipas tyre, kryeja e transferimit do të sjellë ulje të ndjeshme të kostos së thirrjeve telefonike në rrjetin celular.

domenica 27 giugno 2010


Capello: E njoh Gjermaninë, do të kualifikohemi

Bosi i Anglisë, Fabio Capello, ka deklaruar se ai do të bëjë një ndryshim në formacion për dallim nga ndeshja e fundit ndaj Sllovenisë dhe njëherit shtoi se skuadra e tij ka potencial për ta eliminuar Gjermaninë.

I pyetur nëse ai do të luajë me përbërjen e njëjtë ndaj Gjermanisë, Capello tha: “Po, unë e di ekipin që do të luajë. Ndoshta është i njëjtë si ndaj Sllovenisë. Dhjetë lojtarët e asaj ndeshje luajnë sigurt, përpos njërit”.

“Rooney u stërvit shumë mirë. Ai shënoi shumë gola në stërvitje, shpresojmë se ai do të jetë i njëjtë dhe ndaj Gjermanisë. Ai është i rëndësishëm. Ai nuk shënoi në ndeshjet e fundit, por ai gjithmonë është i rëndësishëm për ne, me lëvizshmëri dhe asistime”.

“Është ndeshje shumë e rëndësishme sepse ne duam të shkojmë më tej. Ne duam ta luajmë ndeshjen e ardhshme dhe unë e njoh Gjermaninë, ashtu siç i njoh vlerat e futbollistëve të mi. Presioni është i natyrshëm kur luani në Botëror”, ka thënë Capello.

G8-a premton më shumë ndihmë

Kancelarja gjermane thotë ka këmbëngulur se udhëheqësit evropianë jane dukë bërë progres ne bisedimet me SHBA-në, në lidhje me atë sesi të ti japin shtysë rritjes së dobët ekonomike.

Angela Merkel i tha gazetarëve në samitin e G8 në Kanada, se kishte kuptim të ndërsjellë me presidentin Barack Obama, në lidhje me planet për reduktimin e deficitit.

Me vonë me udhëheqësit e G8-ës do të bashkohen edhe udhëheqësit kinezë si edhe vendet e tjera me ekonomi në zhvillim.

Çështjet kryesore të agjendës janë situata globale ekonomike dhe reforma bankare.

Presidenti Obama në një letër drejtuar udhëheqësve të G20 javën që shkoi shprehu shqetësimin e tij për shkurtimet në buxhet.

Nndërsa sekretari i thesarit Timothy Geithner i tha BBC-së se Evropa duhet të fokusohet tek rritja po aq sa edhe në shkurtimin e shpenzimeve.

mercoledì 23 giugno 2010


Kualifikohen Anglia dhe SHBA-të
Përfaqësuesja e Anglisë ka shënuar fitore minimale prej 1-0 kundër Sllovenisë, për të siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Kampionatit Botëror, edhe atë nga vendi i parë në Grupin C.

martedì 22 giugno 2010


Domenech: Ky ekip nuk vdes kurrë

Pasi ia shkaktoi kombit të tij njërën prej katastrofave më të mëdha në historinë e futbollit francez, njeriu më i urryer në Francë, Raymond Domenech, ka deklaruar se është i zhgënjyer, por se sheh një ekip të pavdekshëm në sytë e tij.

“Si të gjithë edhe ne jemi të zhgënjyer, pasi që edhe në këtë ndeshje pashë pak nga ajo që prisja, pak zemër, bashkësi dhe solidaritet”.

“Nuk është koha të analizojmë atë që ka ndodhur. Ky ekip ka potencial të vërtetë. Ka pasur momente të jashtëzakonshme dhe do të ketë ende. Kombëtarja e Francës nuk vdes kurrë. Do të ringjallet”, ka thënë Domenech që pritet të zëvendësohet shumë shpejtë nga Laurent Blanc.

Vlen të ceket se Domenech ishte aq i zhgënjyer, sa që nuk pranoi të shtrëngonte duart me homologun e tij Carlos Alberto Parreira.

domenica 20 giugno 2010

Dunga frikësohet nga Bregu i Fildishtë.


Një nga favoritët e këtij Botërori, Brazili, do të ndeshet me Bregun e Fildishtë në kuadër të rrethit të dytë, ndërsa Carlos Dunga ua ka tërhequr vërejtjen njerëzve të tij të jenë të vëmendshëm ndaj afrikanëve.

“Në këtë Botëror ne po shohim që çdo ekip po vë shumë lojtarë prapa topit kur është në posedim ekipi kundërshtar dhe Bregu i Fildishtë e ka treguar këtë ndaj Portugalisë. Ne duhet të jemi shumë efektivë sepse nuk do të kemi dhe aq raste për të shënuar. Bregu i Fildishtë është ekip shumë i organizuar mirë nën trajnerin e ri Sven-Goran Erikson. Ata do të sulmojnë më shumë se Koreja e Veriut. Ata kanë cilësi në skuadrën e tyre. Ne duhet të jemi të vëmendshëm në lojën ajrore dhe unë pres lojë fizike”.

“Është e vështirë të jesh trajner i një ekipi kombëtar për arsye të presionit. Trajneri duhet të jetë i baraspeshuar dhe të kuptoj se pika fokale është ekipi. Gjithçka tjetër nuk ka rëndësi. Brazili ka lojtarë kualitativë të cilët mund ta vendosin ndeshjen. Më e rëndësishme është që ekipi është i fokusuar në fitimin e kampionatit”, deklaroi Dunga.

Zhgënjen sërish kampionia , mungesë edhe e fatit.


Italia nuk ka arritur të mposhtë Zelandën e Re në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit F, duke arritur të rrëmbejë vetëm një pikë, e që i ka vështirësuar punët për kualifikim të mëtutjeshëm.

Në minutat e para të takimit (7’), Shane Smeltz befasoi kampionin e botës duke kaluar në epërsi Zelandën e Re.

Pas golit të pësuar, Italia shtoi presionin dhe arriti të sigurojë një penallti kur Tommy Smith ndërhyri në De Rossin, ndërsa i pagabueshëm nga njëmbëdhjetëmetërshi ishte Vincenzo Iaquinta (29’).

Në minutat në vazhdim, Azzurrët krijuan presion të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit të tyre duke krijuar raste, mirëpo e kishin të vështirë të arrinin deri te goli i avantazhit, kështu që takimi përfundoi me rezultat 1-1.

Pas këtij barazimi, Italia ka dy pikë, po aq sa Zelanda e Re, që kualifikimin do ta kërkojnë në xhiron e fundit, ndërsa fitorja është kusht i domosdoshëm. Në xhiron e tretë të fazës grupore, Italia përballet me Sllovakinë, ndërsa Zelanda e Re luan kundër Paraguait.

venerdì 18 giugno 2010

Afrika 2010. Podolski kërkon falje për penaltinë.



Lukas Podolski, njëri ndër fajtorët e triumfit serb ndaj Gjermanisë, ka kërkuar falje për penalltinë e humbur nga ai, duke thënë se kurrë në jetën e tij nuk e ka ekzekutuar më keq një penallti.

“Zakonisht nuk i gjuaj aq keq penaltitë, zakonisht jam më preciz. Por, më duhet të kërkoj falje për penaltinë e humbur. Humbja është mjaft e hidhur. Ne kemi mundur të fitojmë, e që do të na sillte një hap më pranë fazës 1/8”, theksoi pas ndeshjes Podolski.

Gjermania duhet të mposhtë patjetër Ganën në duelin e fundit dhe vendimtar për kualifikim.
Tekniku gjerman, Joachim Loew, është një nga motivuesit më të mëdhenj në botën e futbollit, e tregon fakti që menjëherë pas disfatës skandaloze nga Serbia, ka premtuar kualifikimin në ndeshjen e fundit ndaj Ganës.

“Klose është dashur të jetë më i kujdesshëm në atë rast... Ne nuk ishim aq dominues sa kemi planifikuar. Ne kemi ende mjaft cilësi për t’u kualifikuar dhe nuk duhet të jemi kokulur. Ne e kemi fatin në dorë dhe ju garantoj se do të kualifikohemi në fazën 1/8 të finales”, theksoi trajneri.

Nga ana tjetër, për kartonin e kuq që mori, Klose tha se ai pati për qëllim t’i ndihmonte ekipit dhe se kartoni nuk ishte i drejtë.

Barazim sensacional i SHBA-ve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë një rikthim të jashtëzakonshëm nga disavantazhi prej dy golash, për të barazuar me rezultat 2-2 përballë liderit të Grupit C, Sllovenisë.

Sllovenia shfaqi lojë shumë më të mirë në 45 minutat e para, ndërsa këtë e dëshmoi edhe rezultati prej 2-0.

Valter Birsa shënoi një gol të bukur për të kaluar sllovenët në epërsi (13’), ndërsa Zlatan Ljubijankic dyfishoi dhe vendosi rezultatin e pjesës së parë (42’).

Me të filluar pjesa e dytë (48’), Landon Donovan shënoi një gol të jashtëzakonshëm për t’i dhënë shpresa skuadrës së tij për një rezultat pozitiv.

SHBA-të ishin skuadër dominuese në fraksionin e dytë të lojës, dhe më në fund arritën që ta barazonin rezultatin me anë të Michael Bradley (82’).

Pas këtij barazimi, Sllovenia kryeson Grupin C me katër pikë, ndërsa SHBA-të mbajnë vendin e dytë me dy pikë, para takimit tjetër të xhiros së dytë të këtij grupi ndërmjet Anglisë dhe Algjerisë.

Greqi, emigrantët nisin aplikimet për shtetësinë .


Premtimi i qeverisë aktuale greke dhënë gjatë fushatës për dhënien e shtetësisë për emigrantët ka nisur të zbatohet. Por ky vendim nuk është pritur mirë në qarqet politike greke. Opozita me në krye Samara brenda një kohe të shkurtër, kishte mbledhur rreth 2 milionë firma për të bërë referendum popullor.

Por kalimi i ligjit në Parlamentin vendas për shtetësinë, bëri që qeveria të fitonte përball ksenofobisë së opozitës, që kishte deklaruar se kur të vinte në pushtet do të shfuqizonte këtë ligj.

Ministria e Brendshme u ka dërguar qarkoren përkatëse zyrave të shërbimit të prefekturave, ku u jep udhëzime lidhur me zbatimin e ligjit 3838/24-03/2010, për dhënien e nënshtetësisë fëmijëve të emigrantëve, që kanë lindur në Greqi, si edhe për ata fëmijë që kanë kryer të paktën gjashtë vjet në shkollat e sistemit të detyruar arsimor shtetëror.

Emigrantët që mendojnë se plotësojnë kushtet duhet më parë të marrin formularët në prefekturë e më pas duhet ta dorëzojnë atë në prefekturën ku banojnë.

Dhënia e shtetësisë fëmijëve të emigrantëve ka një rëndësi të madhe pasi fitojnë të drejta sociale dhe politike që sot u privohet prindërve të tyre. Nënshtetësia fëmijëve u jep të drejta politike që të zgjedhin apo të zgjidhen në votimet vendore dhe parlamentare. Kjo gjë u jep më shumë të drejta në krahasim me ata që nuk fitojnë nënshtetësinë, por kjo nuk detyron njeri që ta marrë atë me zor,por gjithashtu jepet në bazë të kritereve të vendosura nga shteti grek.

Sipas kësaj qarkore kushdo që përmbush kriteret mund të drejtohet në prefekturë pa humbur për të marrë formularët përkatës kundrejt një tarifë pagese për marrjen e nënshtetësisë greke.

Lidhur me këtë qarkore Ministria e Brendshme ka theksuar se çdo gjë është gati, me premtimin se do të respektohet afati (maksimal) prej 2,5 vjetësh që ka në dispozicion shteti për t’i dhënë përgjigje kërkesës së aplikanti.

Në qarkoren e ministrisë përcaktohen qartë edhe dokumentet që duhet të paraqesin aplikantët, ku dhe kjo u theksua edhe njëherë nga vetë ministri i Brendshëm Ragusi në takimin që pati më 16 qershor me përfaqësues të komuniteteve të emigrantëve.

Kushti

Por një kusht i domosdoshëm është që prindërit e këtyre fëmijëve duhet që të kenë të paktën mbi pesë vjet qëndrim të ligjshëm në Greqi.

Dokumentet që duhen të paraqesin

- Kërkesë dhe deklaratë regjistrimi në regjistrin (dhimotologjio) e banorëve të bashkisë të vendbanimit ku qëndron në mënyrë të përhershme familja.

- Certifikatë lindjeje e fëmijës

- Certifikatë martese e prindërve, në qoftë se e kanë

- Fotokopje e legalizuar e totullit të vlefshëm të qëndrimit të prindërve

- Vërtetim për kohën e qëndrimit të ligjshëm të prindërve në Greqi, ku të vetëtojë se kanë të paktën pesë vjet qëndrim të ligjshëm - Fotokopje e legalizuar e pasaportës së prindërve

- Vërtetim për banesën e prindërve

- Taksë (paravolo) 100 euro që paguhet në shërbimin financiar të bashkisë së vendbanimit.

- Vërtetim për kohën e ndjekjes së shkollës nga drejtoria rajonale arsimore, për rastet ku aplikimi për marrjen e nënshtetësisë bëhet mbi bazën e dispozitës që përcakton se fëmija duhet të ketë kryer me sukses të paktën gjashtë klasë të shkollës greke.

Fëmijët që kanë lindur në Greqi nga prindër që jetojnë mbi 5 vjet të ligjshëm mund ta marrin nënshtetësinë pas lindjes së tyre, pasi prindërit të bëjnë kërkesën brenda tre vjetëve të lindjes së fëmijës. Nënshtetësia greke do të merret atë ditë ku prindërit të kenë bërë kërkesën pas tre vjetësh së lindjes së fëmijës. Ndërsa ata prindër të cilët nuk kanë mbi pesë vjet leje qëndrimi të ligjshëm në Greqi mund të bëjnë kërkesë kur fëmija të ketë mbushur moshën 18 vjeç.

Kushtet për të bërë aplikimet

a) Kur fëmija mbush moshën 18 vjeç
Ndërsa ata prindër të cilët nuk kanë mbi pesë vjet leje qëndrimi të ligjshëm në Greqi mund të bëjnë kërkesë kur fëmija të ketë mbushur moshën 18 vjeç.

- Certifikata e lindjes (dhënë nga bashkia)
- Fotokopje të vend banimit dhe lejes së qëndrimit
- Fotokopje të pasaportës, apo dokument udhëtimi të njohur nga organet e vendit
- Fotokopje të lejes së qëndrimit të prindërve të dhënë nga Prefektura , OAED, apo policia.
- Fotokopje të dokumentit të shtëpisë ku banon
- Faturën e pagesës 100 euro nga bashkia

b) Kur fëmijët nuk kanë lindur në Greqi

Fëmijët që nuk kanë lindur në Greqi por që kanë mbaruar arsimin gjashtë vjeçar me prindër me qëndrim të ligjshëm në këtë vend marrin nënshtetësinë në kohën që mbarojnë arsimin gjashtë vjeçar, në qoftë se kanë bërë kërkesë prindërit e tyre.

- Kërkesë e prindërve në bashkinë ku banojnë
- Certifikatë e lindjes
- Certifikatë martesë e prindërve në qoftë se e kanë
- Dëshmia ku vërteton se ka ndjekur të paktën gjashtë vite shkollë në Greqi
- Fotokopje të lejes së qëndrimit të prindërve
- Fotokopje të pasaportës të prindërve së bashku me origjinalin
- Fotokopje të shtëpisë ku banon
- Fatura e pagesës së taksës (paravolës) prej 100 euro.

“Skandali Pango”, Gjykata dënon Top Channel me 400 mijë euro .


Ish-ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango ka fituar të premten gjyqin e tij ndaj televizionit Top Channel. Një shumë prej 400 mijë euro duhet të paguajë televizioni për dëmin që sipas vendimit i është shkaktuar ish-ministrit Pango, pas publikimit të videos e cila u konsiderua si skandal seksual.

Vendimin e ka marrë gjyqtari i çështjes Ylli Pango kundër Top Channel, Agim Bendo lidhur me padinë e Pangos pas videos se transmetuar ne Top Channel ku aludohej se Pango atëherë ministër, ngacmonte seksualisht një femër që donte të punësohej.

Gjyqtari Agim Bendo ka shpallur fajtor Top Channel duke pranuar si të drejtë padinë e ngritur nga ish-ministri i Turizmit dhe Kulturës Ylli Pango, lidhur me videon e publikuar ku Pango pretendohej të shfaqej të flirtonte me një vajzë.

Gjatë seancës te Gjykata e Rrethit të Tiranës gjyqtari Agim Bendo deklaroi se televizioni Top Channel nuk duhet të publikojë më video të tilla që cenojnë sipas tij jetën e personit.

Padia e Pangos mbante numrin 2669 me bazë ligjore padi shkaktim dëmi.

Në objektin e saj ish-ministri kërkonte deklarimi i palës së paditur, televioznin Top-Channel përgjegjëse për shkaktim dëmi ndaj personit si rezultat i publikimit të të dhënave të pasakta jo të vërteta dhe të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Po ashtu Pango kërkonte detyrimin e palës së paditur të mos publikojë në të ardhmen artikuj intervista apo komente ndaj palës paditëse (atij vetë) të cilat në mënyrë direkte apo indirekte të mund të dëmtojnë personin e tij. Detyrimin e palës së paditur të paguajë shpërblimin për dëmin e shkaktuar në vlerën 1.000.000 euro.

Ngjarja për të cilën Pango paditi Top Channel erdhi pas atij që u cilësua skandal i datës 4 mars të vitit të kaluar, ku Pango filmohej në banesën e tij duke i kërkuar favore seksuale një vajzë të re, e cila kishte aplikuar për një vend punë në dikasterin me titullar Pangon.

Gjyqtari Agim Bendo, duke argumentuar vendimin, më tej edhe kërkon: “Televizioni Top Channel, nuk duhet të publikojë më asnjë video të tillë që cenon jetën personale të tjetrit”

GRA EMIGRANTE NË KAPITALIZMIN ITALIAN


nga Migena Proi *

(Përktheu nga italishtja në shqip Brunilda Ternova)


Dhjetvjeçari i fundit i fenomenit të emigrimit është karakterizuar nga e ashtëquajtura “feminilizim”. Mashkulli, protagonist i padiskutuar i flukseve të para emigruese, ja ka lënë vendin femrës. Reflektimet e fundit sociologjike dëshmojnë një figurë femërore gjithmon e më pak anësore. Emigrantet e para që mbërrinin në Itali ishin të shtyra jo nga vullneti i tyre i pavarur por nga nevoja për të ndjekur një figurë mashkullore, si psh. babai ose bashkëshorti.
Sot femrat e çfarëdolloj etnie, moshe dhe feje qofshin, lënë Atdheun, të afërmit, fëmijët dhe zakonet e tyre, për tu kthyer në protagoniste absolute të kapitalizmit italian. Udhëtimi i vërtet fillon kur mbërrijnë në Itali, vend në të cilin të jesh grua dhe emigrante është një sfidë e përditëshme kundër paragjykimeve. Vështirësitë e para, më shumë se të lidhura me çështjet ekonomike, materjale ose gjuhësore, kanë të bëjnë me identitetin. Në fakt integrimi mbart në vetvete ndërmjetësimin midis vlerave të vjetra, të vendit të origjinës, dhe vlerave të reja të shoqërisë italiane.
Proçesi i ridimensionimit si femër, duke përqafuar pika të reja riferimi, është një proçes i dhimbshëm: çdo emigrant dëshiron ti përshtatet sitilit të ri të jetës, pa dashur të heq dorë nga rrënjet e veta të origjinës. Në këtë proçes të zhvillimit personal rëndojnë një sërë faktorësh, të cilët mund të jenë sa negativë ashtu edhe po aq pozitivë. Sigurisht, kushtet favorizuese janë më të shumta nëse grupi shoqëror i origjinës të emigrantit, nuk i përket një sistemi vlerash antipodë në krahasim me realitetin italian.
Ndërkohë, një aspekt jashtëzakonisht negativ është stigmatizimi që gratë emigrante – ashtu si të gjith emigrantët në përgjithsi – përballojnë. Klishetë që u caktohen atyre janë nga më të ndryshmet: nga shablloni i femrës së huaj së pandershme që ka ardhur në Itali me të vetmin qëllim për të “vjedhur” burrat e femrave italiane, deri tek shablloni i femrës së nështruar të një shoqërie patriarkale që ka zgjedhur të mbulohet me vello. Të manovrosh për të gjetur ekuilibrin e brendëshëm në një ambient që të gjykon apriori, nuk është e lehtë as për ekuilibruesin më të mirë.
Identiteti dhe vetvlersimi vihen në një provë të vështirë edhe nga çështje që kanë të bëjnë me aspektin profesional. Edhe pse shumë femra të huaja janë të dipllomuara, gjenden të detyruara të kryejnë punë që nuk i korrespondojnë nivelit të studimeve të tyre universitare. Legjislacioni italian garanton njohjen e titullit të studimeve të kryera jashtë Italisë, por janë të pakta femrat që bëjnë kërkesë për njohjen e titujve të tyre, të shkurajuara nga burokracia e cila është e gjatë. Megjithatë, ajo që përfaqson një diskriminim edhe më real nuk është vetëm kryerja e punëve që nuk u përkasin nivelit të tyre studimor, por edhe tiopologjia e profesionit në të cilin gjenden të burgosura.
Egziston faktikisht një ndarje në punësim e kushtëzuar nga kategoria e përkatësisë dhe e vlefshme sidomos për emigrantët, nga ku del se femrat emigrante janë të dënuara automatikisht të jenë të punësuara në sektorin e punëve shtëpiake. Femra “kujdestare” (ita. “badante”) – një siguri e vërtet psikologjike për shumë familje italiane – është një figurë që përmbush deficitin e welfare-it italian. Në shkëmbim të një rroge jo shumë të lartë, punëdhënësi ka mundësi të blejë jetën private dhe të adminsitrojë plotësisht ditët e emigrantes. Jo pa qëllim, një rrymë e studimeve sociologjike sheh në profesionin e “kujdestares” një tip të ri të shfrytezimit kapitalist: nuk tregëtohen mallra, por tregëtohet dashuri dhe përkujdesje.
Energjitë që femrat investojnë në vëndet perëndimore, influencojnë negativisht në raportet e tyre intime duke shkaktuar një prishje të strukturës së familjeve të tyre të origjinës. Dhe faktikisht shumë prej tyre duke marrë vendimin për të ardhur në Itali, mënjanojnë, qoftë edhe pjesërisht, rolin e tyre si nënë duke i lënë femijët e tyre në vëndin e origjinës. Edhe kur fëmijët kanë mundësi të bashkohen me nënat e tyre në këtë udhëtim shpresash, femrat e huaja janë të penalizuara pasi nuk kanë si mbështetje atë rrjet familjar që gëzojnë nënat italiane që punojnë.
Për të eliminuar çdo lloj forme viktimizmi, ështe e drejtë të kihet parasysh ajo qe sociologja amerikane Barbara Ehrenreich, theksonte para disa vitesh: situatën aspak të lumtur të tregut të punës së femrave emigrante për shkak të mungesës së emancipimit të vërtet të femrave të “tjera” perëndimore. Në realitet realizimi profesional nuk solli një ri-shpërndarje të barabartë të detyrimeve shtëpiake me meshkujt. Femrat emigrante përballen me kryerjen e atyre punëve tipike femërore, që kohë më parë i kryenin femrat jo të emancipuara përëndimore.
Gjithashtu Italia, në ndryshim me vëndet e tjera europjane, vuan akoma nga një udhëheqje eskluzivisht maskiliste nëpër institucionet zgjedhimore. Një prani më e madhe femërore në politikë – me anë të një përfaqsimi konkret dhe jo vetem formal – do mundësojë ringritjen e fatit të shumë femrave. Mbështetja dhe inkurajimi i ambicieve politike të femrave emigrante që e meritojnë, mund të jetë çelësi për të përmirsuar kushtet e femrave emigrante ne Itali. Jo sepse të huajat do jenë më mirë, por thjesht sepse duke u nisur nga eksperienca e tyre personale debati politik mund të përqendrohet mbi problemet e emigranteve.
* Migena Proi është shqiptare me origjinë dhe shkruan në periodikë dhe site ueb ndërkulturorë të ndryshëm që u drejtohen komuniteteve emigrante në Itali. Artikulli është botuar fillimisht në gazetën “Shenja dhe Ëndrra” (ita. “Segni e sogni”)


Marrë nga Brunilda Ternova
Blogspot.com

giovedì 17 giugno 2010

Loftus Versfeld Stadium – Tshwane/Pretoria


Stadiumi “Loftus Versfeld” që gjendet në Tshwane/Pretoria është një nga stadiumet më të vjetra në Afrikë të Jugut. Stadiumi është përdorur për organizimet e evenimenteve të mëdha sportive që nga viti 1906. Struktura e parë konkrete që mund të pranonte deri në 2000 shikues u ndërtua nga Këshilli i Qytetit të Pretorias në vitin 1923.

Që nga viti 1948 ka patur rinovime të mëdha në këtë stadium. Është përdorur për ndeshje të ragbit dhe të futbollit dhe është shtëpia e njërës prej skuadrave lidere të ragbit në këtë vend, Blue Bulls. Loftus Versfeld gjendet në zemër të Tshwane/Pretoria dhe ka kapacitet prej 50 mijë ulëseve. Ka organizuar shumë ndeshje të mëdha gjatë Botërorit të ragbit të vitit 1995 dhe të Kupës së Afrikës të vitit 1996. Tash shfrytëzojnë këtë stadium si shtëpi të vetën skuadrat e futbollit Mamelodi Sundowns dhe SuperSport United.

Përfaqësuesja e Afrikës së Jugut e ka shënuar fitoren e parë kundër një përfaqësuese të Evropës pikërisht në këtë stadium. E mposhti Suedinë me rezultatin 1:0 në vitin 1999.

Fakte

Emri: Loftus Versfeld
Qyteti: Tshwane/Pretoria
Ndërtuar: 1906
Konstruksione: riparime
Kompletimi: 2008
Kapaciteti: afro 50 mijë

Ndeshjet që do të zhvillohen: Serbia – Gana (13 qershor), Afrika e Jugut – Uruguai (16 qershor), Kameruni – Danimarka (19 qershor), SHBA – Algjeria (23 qershor), Kili – Spanja (25 qershor), 1/8 e finales (29 qershor).

Royal Bafokeng Stadium – Rustenburg



“The Royal Bafokeng” është njëri nga stadiumet që do të organizojë Botërorin 2010. Stadiumi është emëruar sipas banorëve lokal Bafokeng. Stadiumi do të ketë kapacitet prej afro 45 mijë ulëseve. Afrika e Jugut e luajti ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2002 kundër Burkina Fasos në këtë stadium. Atë ndeshje e fitoi në vitin 2001 me rezultatin 2:1. Ka qenë nikoqire e shumë ndeshjeve të Premier Leagues të Afrikës së Jugut, përkundër faktit që Rustenburgu nuk ka skuadër të veten në këtë ligë.

Stadiumi është vetëm 25 mijë minuta me veturë larg Sun Cityt dhe 30 minuta nga Pilansberg. Është 12 kilometra larg qendrës së qytetit të Rustenburgut.

Fakte:

Emri: Royal Bafokeng
Qyteti: Rustenburg
Ndërtimi: 1999
Konstruksione: riparime të vogla
Kompletimi: 2010
Kapaciteti: afro 45 mijë ulëse

Ndeshjet që do të zhvillohen: Anglia – SHBA (12 qershor), Zelanda e Re – Sllovakia (15 qershor), Gana – Australia (19 qershor), Meksika – Uruguai (22 qershor), Danimarka – Japonia (24 qershor), 1/8 e finales (26 qershor)


Loftus Versfeld Stadium – Tshwane/Pretoria

Stadiumi “Loftus Versfeld” që gjendet në Tshwane/Pretoria është një nga stadiumet më të vjetra në Afrikë të Jugut. Stadiumi është përdorur për organizimet e evenimenteve të mëdha sportive që nga viti 1906. Struktura e parë konkrete që mund të pranonte deri në 2000 shikues u ndërtua nga Këshilli i Qytetit të Pretorias në vitin 1923.

Që nga viti 1948 ka patur rinovime të mëdha në këtë stadium. Është përdorur për ndeshje të ragbit dhe të futbollit dhe është shtëpia e njërës prej skuadrave lidere të ragbit në këtë vend, Blue Bulls. Loftus Versfeld gjendet në zemër të Tshwane/Pretoria dhe ka kapacitet prej 50 mijë ulëseve. Ka organizuar shumë ndeshje të mëdha gjatë Botërorit të ragbit të vitit 1995 dhe të Kupës së Afrikës të vitit 1996. Tash shfrytëzojnë këtë stadium si shtëpi të vetën skuadrat e futbollit Mamelodi Sundowns dhe SuperSport United.

Përfaqësuesja e Afrikës së Jugut e ka shënuar fitoren e parë kundër një përfaqësuese të Evropës pikërisht në këtë stadium. E mposhti Suedinë me rezultatin 1:0 në vitin 1999.

Fakte

Emri: Loftus Versfeld
Qyteti: Tshwane/Pretoria
Ndërtuar: 1906
Konstruksione: riparime
Kompletimi: 2008
Kapaciteti: afro 50 mijë

Ndeshjet që do të zhvillohen: Serbia – Gana (13 qershor), Afrika e Jugut – Uruguai (16 qershor), Kameruni – Danimarka (19 qershor), SHBA – Algjeria (23 qershor), Kili – Spanja (25 qershor), 1/8 e finales (29 qershor).
Postuar: 23:07 / 9 Qershor 2010 | RSS




* Stadiumet
* Koha e Afrikës ka ardhur
* Ekonomia e Afrikës së Jugut do të përparojë fal Botërorit
* Transporti, një tjetër kokëdhembje për vizitorët
* Nelspruit, qyteti i pafat
* Krimi dhe AIDS-i, dy sfidat e mëdha të Afrikës së Jugut

Peter Mokaba Stadium – Polokwane


I emëruar sipas njërit nga djemtë e vështirësisë dhe emancipimit të Afrikës së Jugut kundër regjimit të aparteidit, stadiumi “Peter Mokaba” ka një rëndësi të madhe historike për Afrikën e Jugut. Peter Mokaba ishte lindur dhe rritur në Polokwane dhe ishte i njohur për shpirtin e tij luftarak dhe lidership.

Disenji i një strukture të madhe është inspiruar nga druri ikonik i këtyre vendeve Baobab. Stadiumi ka një strukturë të çelikut për të mbajtur kulmin në çdo anë të stadiumit.

Stadiumi është ndërtuar në afërsi të stadiumit të vjetër “Peter Mokaba” në Polokwane në provincën Limpopo.

Stadiumi i ri gjendet 5 kilometra larg qendrës së qytetit dhe ka një kapacitet prej 45 mijë ulëseve.

Ish-lojtari më i mirë i Afrikës, Didier Drogba, mbetet si njëri prej yjeve më të mëdhenj që ka luajtur në këtë vend. Ai luajti për Bregun e Fildishtë në ndeshjen vendimtare të kualifikimeve për Kupën e Afrikës kundër Afrikës së Jugut në stadiumin e vjetër “Peter Mokaba”. Nikoqirja shënoi fitore 2:1 në atë ndeshje.

Fakte

Emri: Peter Mokaba
Qyteti: Polokwane
Konstruksioni: i ri
Kompletimi: 2010
Kapaciteti: afro 45 mijë ulëse

Ndeshjet që do të luhen: Algjeria – Sllovenia (13 qershor), Franca – Meksika (17 qershor), Greqia – Argjentina (22 qershor), Paraguai – Zelanda e Re (24 qershor)

Mbombela Stadium – Nelspruit


Stadiumi “Mbombela” është njëri nga stadiumet e reja të ndërtuara për Botërorin 2010 dhe ka marrë emrin nga një komune lokale që inkorporohet në qytetin Nelspruit. Mbombela në gjuhën lokale do të thotë “shumë njerëz bashkë në një hapësirë të vogël”.

Stadiumi me kapacitet prej 46 mijë ulëseve, është i lokalizuar në qytetin Nelspruit në provincën Mpumalanga. Gjendet shtatë kilometra larg qendrës së qytetit dhe 12 kilometra larg aeroportit më të afërt “Kruger-Mpumalanga”. Në afërsi të stadiumeve ka edhe parqe të ndryshme, duke i dhënë tifozëve rastin që të shohin kafshë të egra, kur nuk ka ndeshje.

Para ndërtimit të këtij stadiumi Nelspruit nuk kishte fushë të mirë të futbollit për të organizuar ndeshje ndërkombëtare.

Fakte

Emri: Mbombela
Qyteti: Nelspruit
Konstruksioni: i ri
Kompletimi: 2009
Kostoja: 140 milionë dollarë
Kapaciteti: afro 46 mijë ulëse

Ndeshjet që do të zhvillohen: Hondurasi – Kili (16 qershor), Italia – Zelanda e Re (20 qershor), Australia – Serbia (23 qershor), Korea e Veriut – Bregu i Fildishtë (25 qershor)

Nelson Mandela Bay Stadium – Port Elizabeth


Stadiumi “Nelson Mandela Bay” i ndërtuar në brigjet e liqenit “North End” është stadiumi i parë i ndërtuar për futboll në këtë qytet apo rrethinë. Stadiumi, njëri prej të rinjve të ndërtuar për Botërorin 2010, është ngritur një vit para fillimit të ngjarjes më të madhe të futbollit.

Stadiumi “Nelson Mandela Bay” do të jetë nikoqir i ndeshjes për vendin e tretë dhe i një ndeshje çerekfinale. Në total do të organizoj tetë ndeshje gjatë Botërorit. Stadiumi ka një ndërtim unik të kulmit dhe një shikim spektakolar duke parë liqenin “North End”.

Para ndërtimit të stadiumit gjitha ndeshjet ndërkombëtare të futbollit janë luajtur në stadiumin e ragbit “EPRU Stadium”. Fusha është me bar natyral, ndërsa është e rrethuar me barë artificial.

Fakte

Emri: Nelson Mandela Bay
Qyteti: Nelson Mandela Bay/Port Elizabeth
Konstruksioni: i ri
Kompletimi: 2009
Kostoja: 270 milionë dollarë
Kapaciteti: 46 mijë ulëse

Ndeshjet që do të luhen: Korea e Jugut – Greqia (12 qershor), Bregu i Fildishtë – Portugalia (15 qershor), Gjermania – Serbia (18 qershor), Kili – Zvicra (21 qershor), Sllovenia – Anglia (23 qershor), 1/8 e finales (26 qershor), çerekfinalja (2 korrik), ndeshja për vendin e tretë (10 korrik)

Free State Stadium – Mangaung / Bloemfontein


Shtëpia e disa prej grupeve më fanatike të tifozëve të Afrikës së Jugut, “Free State Stadium” pritet të jetë qendër e vëmendjes për Botërorin 2010. Stadiumit i është dhënë një pamje e re për Kupën e Konfederatave të vitit 2009. Ka organizuar gjysmëfinalen interesante të Konfederatave mes Spanjës dhe SHBA-së, ku ka ndodhur befasia më e madhe e turneut, pasi u mposht Spanja.

“Free State Stadium” është rikonstruktuar dhe kapaciteti prej 38 mijë ulëseve është rritur në 45 mijë ulëse.

Stadiumi ka organizuar disa ndeshje të mëdha të futbollit dhe ragbit dhe qytetarët e Bloemfonteinit janë të njohur për pasionin e tyre për sportin.

Fakte

Sadiumi: Free State
Qyteti: Mangaung/Bloemfontein
Ndërtuar: 1952
Konstruksioni: përmirësime mesatare
Kompletimi: 2008
Kapaciteti: 45 mijë ulëse

Ndeshjet që do të zhvillohen: Japonia – Kameruni (14 qershor), Greqia – Nigeria (17 qershor), Sllovakia – Paraguai (20 qershor), Franca – Afrika e Jugut (22 qershor), Zvicra – Hondurasi (25 qershor), 1/8 e finales (27 qershor)

Soccer City Stadium – Johannesburg


Një nga stadiumet e futbollit më artistik dhe inspirues në kontinentin e Afrikës. Stadiumi i rikonstruktuar “Soccer City” në Johannesburg, do të organizojë ndeshjen e parë dhe të fundit të Botërorit 2010.

Disenji i fushës është inpsiruar nga vazoja ikonike afrikane “calabash”. Ndërsa kulminacioni i artit vjen natën kur të ndezen dritat e stadiumit. “Soccer City” gjendet në jugperëndim të Johannesburgut dhe është vetëm pak larg vendit të çmendur pas futbollit Sowetos. Afro 40 për qind e popullatës së Johannesburgut jetojnë në So]eto dhe për këtë arsye fusha pritet të jetë mjaft e vizituar gjatë Botërorit.

Stadiumi njihet si zemra e futbollit të Afrikës së Jugut dhe ka organizuar shumë ndeshje të rëndësishme gjatë historisë. Në mesin e viteve 1980-të zyrtarët janë mbledhur për të planifikuar ndërtimin e stadiumit të parë internacional të futbollit në vend. Ky ndërtim u mbulua nga krerët e futbollit. “Soccer City” ka organizuar mbledhjen e parë masive të Nelson Mandelas pas lirimit të tij nga burgu në vitin 1990. Po ashtu, në këtë stadium edhe Afrika e Jugut shënoi histori të futbollit duke e mposhtur Tunizinë në finale të Kupës së Afrikës të vitit 1996 me rezultatin 2:0.

Stadiumi që më herët njihej si “FNB Stadium” kishte kapacitet prej 80 mijë ulëseve. Mirëpo, ndërtimet ku janë renovuar rreshtat e sipërm kanë rritur kapacitetin në afro 95 mijë ulëse. Është ndërtuar po ashtu edhe kulmi, zhveshtoret e reja dhe janë instaluar reflektorë të rinj.

Fakte

Stadiumi: Soccer City
Qyteti: Johannesburg
Ndërtuar: 1987
Konstruksioni: ndërtime të mëdha
Kompletimi: 2009
Kostoja: 440 milionë dollarë
Kapaciteti: afro 95 mijë ulëse

Ndeshjet që do të zhvillohen: Afrika e Jugut – Meksika (11 qershor), Holanda – Danimarka (14 qershor), Argjentina – Korea e Jugut (17 qershor), Brazili – Bregu i Fildishtë (20 qershor), Gana – Gjermania (23 qershor), 1/8 e finales (27 qershor), çerekfinalja (2 korrik), finalja (11 korrik)

Ellis Park Stadium – Johannesburg.


Stadiumi “Ellis Park” gjendet në qendër të Johannesburgut dhe ka organizuar shumë ngjarje epike sportive përfshirë këtu edhe finalen e Kupës së Konfederatave të vitit 2009 në mes të Brazilit dhe SHBA-së. Stadiumit i është dhënë një dorë e madhe para Kupës së Konfederatave. Tash kapaciteti i stadiumit është 62 mijë ulëse, pesë mijë më tepër se që ishte në të kaluarën.

Ellis Park së pari është ndërtuar në vitin 1928 si stadium i ragbit. Është demoluar dhe ndërtuar nga fillimi në vitin 1982, sërish ekskluzivisht vetëm për ragbi. Është emëruar sipas JD Ellisit, ish-këshilltar i qytetit të Johannesburgut që ka aprovuar të përdoret toka për ndërtimin e stadiumit.

Kjo fushë gjithmonë do të zë një vend të veçantë në zemrat e adhuruesëve të sportit në Afrikë të Jugut, pasi përfaqësuesja e ragbit e këtij vendi shokoi Zelandën e Re duke e fituar titullin e botës, pak kohë pasi u kthye sërish në skenën botërore të sportit. Ishte momenti që bashkoi në festë qytetarët e Afrikës së Jugut.

Konstruksioni më i madh ka qenë rendi i ri i ulëseve në jesën veriore që ka rritur kapacitetin në 62 mijë ulëse. Ka kushte më moderne për media, vende top-klas për VIP-a dhe vende për tifozët me aftësi ët kufiziuara, një fushë e re, po ashtu edhe me audio e rrethuar për të informuar tifozët gjatë ndeshjeve. Me gjitha këto kushte asnjë tifozë nuk do të mbetet i zhgënjyer.
Ellis Park është shtëpia e njërës prej skuadrave më të popullarizuara të futbollit në Afrikë të Jugut – Orlando Pirates.

Faktet:

Emri: Ellis Park
Qyteti: Johannesburg
Ndërtuar: 1982
Konstruksioni: ndërtime të vogla
Përfundimi i konstruksionit: 2009
Kapaciteti: 62 mijë ulëse

Ndeshjet që do të zhvillohen: Argjentina – Nigeria (12 qershor), Brazili – Korea e Veriut (15 qershor), Sllovenia – SHBA (18 qershor), Spanja – Hondurasi (21 qershor), Sllovakia – Italia (24 qershor), 1/8 e finales (28 qershor), çerekfinalja (3 korrik)

Moses Mabhida Stadium – Durban.


Stadiumi i ri i ndërtuar “Moses Mabhida” në Durban, do të jetë nikoqir e njërës nga gjysmëfinalet e Botërorit 2010. Arkitekti i stadiumit ka marrë frymëzim për projektimin e stadiumit nga flamuri i Afrikës së Jugut, me harkun e madh të saj që përfaqëson unitetin e këtij kombi adhurues të sportit. Dy këmbët e harkut në pjesën jugore të stadiumit bashkohen në një këmbë të vetme në pjesën veriorire, duke simbolizuar unitetin e ri të një shteti që dikur ishte i ndarë.

Stadiumi prej 70 mijë ulëse është ndërtuar për çështje të shumta dhe një amfiteatër i plotë me një teliferik i cili ngritet në një platformë për të shikuar në krye harkun 350 metra. Nga kjo pozitë vizitorët mund të përjetojnë pamje spektakolare të bregdetit afër qytetit. Kulmi është i bashkëngjitur me hark me kabllo çeliku me diametër 95 mm. Çdo ulëse e stadiumet është e bollshme dhe e rahatshme, duke siguruar një pamje të pastër në fushë.

Është një arenë e klasit botëror e lokalizuar në zemër të parkut sporitv “Kings Park Sporting Precinct”. Stadiumi “Moses Mabhida” do të jetë xhevahir në kurorën e parkut sportiv. Gjithë territori do të përbmban fusha tjera sportive, si dhe restaurante, shitore, vende për fëmijë dhe rrugë për këmbësorë që e lidh stadiumin me plazhin.

Faktet:

Emri: Moses Mabhida
Qyteti: Durban
Konstruksioni: i ri
Kompletimi: 2009
Kostoja: 450 milionë dollarë
Kapaciteti: 70 mijë ulëse

Ndeshjet që do të zhvillohen: Gjermania – Australia (13 qershor), Spanja – Zvicra (16 qershor), Holanda – Japonia (19 qershor), Nigeria – Korea e Jugut (22 qershor), Portugalia – Brazili (25 qershor), 1/8 e finales (28 qershor), gjysmëfinalja (7 korrik)

Stadiumet Afrika e Jugut 2010 Green Point Stadium – Cape Town


Një nga arenat më artistike të futbollit në Afrikë të Jugut “Green Point Stadium” është ndërtuar në një vend mjaft të frekuentuar në Cape Town. “Green Point Stadium” është një nga dy stadiumet nikoqire të gjysmëfinaleve të Botërorit 2010.
Stadiumi luksoz po ashtu do të shfrytëzohet për të organizuar ngjarje tjera të mëdha dhe koncerte. Lokacioni i stadiumit është ideal pasi është shumë afër qendrës së transportit të qytetit. Stadiumi i ri pjesërisht është ndërtuar në tokën që më herët ishte përdorur si shteg i golfit.

Stadiumi që nga jashtë është i mbuluar me një veshje që e redukton zhurmën, ka kapacitet prej 70 mijë ulëseve, ndërsa është kompletuar në fund të vitit të kaluar. Stadiumi është ndërtuar buzë oqeanit dhe ka një pamje magjepëse.

Qyteti Cape Town ka edhe një stadium tjetër të standardeve botërore “Newlands”, por ky stadium prioritet ka ndeshjet e ragbit. Pas Botërorit 2010 stadiumi “Green Point” do pritet të përdoret nga ndonjë skuadër e futbollit që është e Cape Townit, Ajax Cape Town apo Santosi.

Faktet:

Emri: Green Point
Qyteti: Cape Town
Konstruksioni: i ri
Kompletimi: 2009
Kapaciteti: afro 70.000 ulëse
Kostoja: 600 milionë dollarë
Ndeshjet të cilat do të zhvillohen në këtë stadium: Uruguai – Franca (11 qershor), Italia – Paraguai (14 qershor), Anglia – Algjeria (18 qershor), Portugalia – Korea e Veriut (21 qershor), Kameruni – Holanda (24 qershor), 1/8 e finales (29 qershor), çerekfinalja (3 korrik), gjysmëfinalja (6 korrik)

Capello beson në Green.


Fabio Capello ka thënë se ai sipas të gjitha gjasave do të vendosë që të luajë përsëri me Robert Green në portë për ndeshjen ndaj Algjerisë, përkundër gabimit trashanik të portierit në ndeshjen ndaj ShBA-ve.
“Ai bëri një gabim, një gabim të madh, por në pjesën e dytë bëri një intervenim fantastik (ndaj Jozy Altidore). Ai e ndali atë vërtetë, vërtetë mirë. Unë duhet të vendos për portierin, sepse shpeshherë gabimet mbesin në mendjen e lojtarëve, kështu që dua të flas me të. Është problem mendor, gjithmonë ju kujtohet gabimi, por më duhet të zgjedhë portierin më të mirë mentalisht aktualisht. Unë do të vendos”.
“Mendoj se jemi në një moment të mirë të formës, sepse përfunduam mirë ndaj ShBA-ve, që është ekip që zakonisht vrapon shumë. Ekipet tjera zakonisht vuajnë ndaj ShBA-ve, por ne ishim të fortë. Për këtë arsye, unë jam vërtet i relaksuar për ndeshjet tjera. Ne do të fitojmë, kjo është gjëja më e rëndësishme dhe jemi gati për Algjerinë”, deklaroi Capello.

E dashura e Casilllas, fajtore për humbjen nga Zvicra?


Mediumet dhe tifozët spanjollë janë duke e akuzuar të dashurën e portierit të kombëtares spanjolle, Iker Casillas, si fajtore për humbjen skandaloze ndaj Zvicrës.

Casillas ishte një nga ‘viktimat’ e mbrojtjes së ‘masakruar’ spanjolle, në atë aksionin e golit të vetëm të shënuar nga Zvicra.

Megjithatë, para fillimit të ndeshjes dhe në fazën e nxehjes para ndeshjes, e dashura e Casillas, Sara Carbonero, kishte qëndruar vazhdimisht prapa portës, duke fotografuar dhe shpërqendruar të dashurin e saj.

Megjithatë, vetë Carbonero mohon të ketë gisht në shpërqendrimin e Casillasit dhe gjithë ekipit spanjoll.

martedì 15 giugno 2010

Jabulani, topi me shumë domethënie


Në ditën e hedhjes së shortit për Botërorin 2010, është prezantuar edhe topi zyrtar i kësaj gare. Topi i prodhuar nga kompania gjermane “Adidas” quhet “Jabulani’ që në gjuhën afrikane do të thotë “të festojmë”. Ai është topi i 11-të i kompanisë “Adidas” për kampionate botërore.

11 ngjyrat që gjendet në topin Jabulani nderojnë si futbollin ashtu edhe vendin në të cilin do të mbahet botërori i parë në kontinentin e Afrikës. Topi me 11 ngjyra përfaqëson 11 lojtarët e ekipit në fushë, pastaj 11 gjuhët që fliten në Afrikën e Jugut si dhe 11 komunitetet e këtij shteti.

Jabulani është produkt i teknologjisë më të avancuar të futbollit. Duke fërkuar topin me duarë, vërehet se është i ndërtuar me një strukturë mjaft të përshtatshme për t’u kapur. Kjo strukturë lejon kontrollin maksimal, fluturimin stabil dhe kapjen perfekte në të gjitha kushtet.

Për dallim nga modelet e kaluara të “Adidasit”, Jubiliani përbëhet nga tetë panele 3D të lidhura termalisht dhe për herë të parë ato janë në formë sferike për të bërë topin perfekt të rrumbullakët që është më i saktë se kurrë.

“Sipas rregullave rigoroze të FIFA-s për futboll, ne kemi krijuar një top që është i vogël dhe i rëndë, duke i lejuar saktësi maksimale, kapje perfekte dhe një fluturim shumë stabil”, ka thënë shefi i “Adidasit” për marrëdhënie me publikun Thomas van Schaik.

Lojtratët e kanë mbështetur vlerësimin e Van Schaikut.

“Është një top shumë i fortë”, ka thënë mesfushori i Chelseat, Frank Lampard.

Portieri i Chelseat, Peter Cech, ka dhënë një vlerësim nga perspektiva e gardianit.

“E ndjen energjinë duke ardhur drejt teje, si një e shtënë”, ka thënë Cech.

Që nga krijimi i topit të parë të botërorit nga “Adidasi” në “Meksiko 1970” ku topi u pagëzua “Telstar”, “Adidasi” gjithmonë është munduar të përmirësojë topat e botërorëve. Gjithmonë prodhon ndonjë top të ri. 32 panelet e lëkurës zi e bardhë që gjendeshin në topin “Telstar” e bënin atë më të rrumbullaktin të asaj kohe. Ndërsa topi “Tango” i përdorur në “Argjentina 1978” ishte prodhim aq i fortë sa që ishte bazë për topat e pesë botërorëve të ardhshëm. Botërorët 2002 dhe 2006 shënuan fillimin e revulocionit, ku “Adidasi” tregoi aftësitë e tij të paarritshme për konkurrentët tjerë në një kohë ku teknologjia po ndryshon më shpejt se kurrë më parë.

Që nga topi i parë me 32 panele bardh e zi “Telstar” e deri te topi me tetë panele sintetike “Jabulani”, “Adidasi” i është përmbajtur thënies së vet “Asgjë nuk është e pamundur”.

(Marrë nga fifa.com)

Bregu i Fildishtë e Portugalia ndahen pa gola


Ka përfunduar pa gola takimi i parë i ‘grupit të vdekjes’ ndërmjet Bregut të Fildishtë dhe Portugalisë, i zhvilluar të martën në Nelson Mandela Bay në Port Elizabeth.

Skuadrat treguan lojë të mirë në fraksionin e parë të ndeshjes, mirëpo pas 45 minutash rezultati ishte po ai i fillimit.

Në gjysmën e dytë të takimit u zhvillua lojë edhe më dinamike, mirëpo skuadrat nuk arritën ta gjejnë rrjetin, ashtu që takimi përfundoi baras.

Ky barazim i mban Portugalinë dhe Bregun e Fildishtë në krye të Grupit G me nga një pikë, para ndeshjes ndërmjet Brazilit dhe Koresë së Veriut

Lippi: Askush nuk ishte perfekt deri tani


Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, ka vënë në pah formën e dobët të të gjithë favoritëve për titull të më të mirit të botës, duke thënë se asnjë skuadër deri tani nuk ishte e përkryer.

“Ne duhet të përmirësohemi dhe jam i sigurt se ne do ta bëjmë këtë. Por, deri tani, nuk kam parë ndonjë ekip në Botëror që ishte i përkryer”.

“Katër vite më parë, ne e filluam Botërorin duke rrezikuar shumë më shumë se sot, por ne gjithashtu krijuam më shumë raste atëherë”, theksoi Lippi.

martedì 8 giugno 2010

Microsoft do ta sulmojë rivalin Google, me reklama .


Gjiganti i softuerëve Microsoft, është i vendosur që të nisë një fushatë e cila do t’i kushtojë nga 80 deri në 100 milion dollarë për të promovuar motorin e saj të kërkimit, Bing. Kjo fushatë reklamimi, mendohet se do ta ndihmojë atë për të rrëmbyer një pjesë të madhe të tregut të reklamave online.

Kjo është një fushatë shumë e madhe – nëse e krahasojmë me tërë industrinë e konsumit, ose nëse e krahasojmë me faktin se Google ka shpenzuar gjithsejtë 25 milion dollarë për të gjitha reklamat e saj në vitin e kaluar, sipas TNS Media Intelligence , ndërsa prej këtij buxheti, rreth 12 milionë dollarë u përqëndruan vetëm për rekrutim.

Ndërsa Microsoft, ka shpenzuar 361 milion dollarë, ose shumë herë më shumë se Google. Sigurisht, Google kurrë nuk është përballur me reklama negative, e për më tepër, asnjëherë në këtë nivel.

JWT është caktuar të jetë agjencia e marketingut e cila do ta ndihmojë kompaninë Microsoft të arrijë qëllimin e saj, ndërsa fushata e reklamimi pritet të përhapet në internet, TV, shtyp dhe radio.

Alfa Giulietta automjeti më i sigurt në klasën e tij .


Automjeti i ri Giulietta është më i sigurti në klasën e vet, lavdërohen në Alfa pas rezultateve të testimeve të cilat i ka kryer agjencia e pavarur evropiane për siguri - Euro NCAP.

Giulietta i ka merituar 87 prej 100 pikëve totale për siguri, duke bërë për vete 97 për qind të pikëve për mbrojtje të rriturve, 85 për qind për mbrojtje të më të vegjëlve dhe 63 për qind për mbrojtje të kalimtarëve.

Për titullin e automjetit më të sigurt në pjesën më të madhe Giulietta mund t’i falënderohet pikëve të fituara për pajisjet e sigurisë të cilat vijnë në pajisje serike qysh nga modeli më bazik. Ky çmim për ekipin e Alfas është edhe më i madh, kur merret parasysh se në vitin 2009 Euro NCAP i ka ashpërsuar edhe më tepër kriteret e sigurisë.

Prodhuesi italian i ka fituar 86 për qind të pikëve për shkak të integrimit të ABS-it dhe ESP-it, si dhe gjashtë jastëkëve të ajrit, prej të cilëve dy janë për vozitësin dhe bashkë-vozitësin si dhe për shkak të diferencialit elektronik Q2 me rrëshqitje të kufizuar. Giulietta po ashtu ka fituar pikë edhe për gjeneratën e dytë të sistemit SAHR i cili zvogëlon mundësinë e lëndimeve nga goditjet në dyer