giovedì 6 maggio 2010

Fobitë e liderëve të botës e njerëzve të famshëm.


Jemi mësuar t’i shohim si njerëz të mëdhenj që drejtojnë vende jo shpesh herë konformiste. Disa janë dhe diktatorë e kjo na bën t’i përfytyrojmë si të patrembur e gati të përballen me gjithçka. Por një prej diktatorëve më të njohur të botës, Kim Jon Il në fakt është i mbushur me paranoja e fobi. Ai nuk pranon kurrë të fluturojë me avion dhe është gati të shkojë deri në Kinë me tren vetëm që të mos udhëtojë në ajër. Po ashtu, lideri libian Qaddafi ka fobi aq të theksuar nga ambientet e mbyllura sa është gati të ngrejë tendën kudo, për të mos fjetur në dhoma që kufizohen nga mure. Kjo preferencë ka ngatërruar me qindra herë zyrat e protokollit në gjithë botën mbarë, veçanërisht në Paris, kur Qaddafi ngriti tendën e tij për një javë rresht në vitin 2007. Kur mori pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në vitin 2009, Qaddafi u përpoq pa sukses të ngrinte tendën në tre vende të ndryshme në Nju Jork, duke përfshirë dhe një tokë në pronësi të Donald Trump. Së fundmi, Qaddafi u detyrua ta ngrinte tendën në ambasadën libiane. Ndërsa kancelaria gjermane ka një frikë të theksuar nga qentë. Kur ishte fëmijë kancelarja gjermane Angela Merkel është kafshuar nga një qen, duke u infektuar përjetë me frikën ndaj këtyre kafshëve. Frika e Merkel është e njohur botërisht, e madje është përdorur dhe kundër saj. Kryeministri rus, Vladimir Putin, i cili është mjeshtër i diplomacisë psikologjike është përpjekur të fitojë avantazh disa herë nga frika e Merkel. Në vitin 2006, kur ishte ai ishte president ai çuditi diplomatët gjermanë duke i bërë dhuratë kancelares një qen të vogël dhe e kishte zakon që të mbante qenin e tij labrador, Koni, në zyrë gjatë takimeve të tyre. Pasardhësi i tij, Medvedev nuk e praktikon këtë zakon. George Ë. Bush mund të duket si një djalë ferme, por atij i mungon një detaj për të qenë plotësisht i tillë. Veshja tipike prej djali jugu e Bush dhe dëshira e tij për të prerë shkurret në fermën e tij në Teksas e kanë ndihmuar atë të krijojë imazhin e një kauboji. Por stili i jetesës së këtij kauboji nuk arrin deri tek kalërimi. Në librin e tij të kujtimeve, ish-presidenti meksikan Vicente Fox kujton se i ka ofruar Bush një shëtitje me kalin e tij të dashur Dos de Julioi dhe është habitur kur Bush “u largua i trembur nga kali”. Fox e kuptoi se Bush nuk dëshironte të ngjitej mbi një kafshë që nuk ndalon kur shkel frenat e më pas e cilësoi presidentin.

KIM JONG IL
Aerofobi - Frika nga fluturimi

Arsyeja e frikës: Kësaj jave lideri i Koresë Veriut udhëtoi drejt Kinës për t’u takuar me liderët kinezë. Dhe siç bën zakonisht, Kim udhëtoi me tren. Lideri i madh nuk fluturon thuajse kurrë sepse ka një fobi të jashtëzaknshme nga fluturimi, e cila vjen nga një aksident me helikopter në vitin 1976, ku ai u plagos rëndë. Paranojaku Kim nuk ka shumë mundësi për të udhëtuar jashtë vendit të tij gjithsesi, por ai ka udhëtuar deri në Moskë me trenin e tij personal. Vargani i tij hekurudhor ka 90 lokomotiva dhe përdoret për ta çuar atë në kompleksest e tij sekrete nëntokësore.

MUAMMAR al-QADDAFI
Klastrofobi – Frika nga vendet e mbyllura
Arsyeja e frikës: Lideri libian është jashtëzakonisht në siklet nëse i duhet të qëndrojë në hapësira të mbyllura dhe preferon të rrijë jashtë në tenda të stilit beduin, më mirë se në hotele kur udhëton. Kjo preferencë ka ngatërruar me qindra herë zyrat e protokollit në gjithë botën mbarë, veçanërisht në Paris, kur Qaddafi ngriti tendën e tij për një javë rresht në vitin 2007. Kur mori pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në vitin 2009, Qaddafi u përpoq pa sukses të ngrinte tendën në tre vende të ndryshme në Nju Jork, duke përfshirë dhe një tokë në pronësi të Donald Trump. Së fundmi, Qaddafi u detyrua ta ngrinte tendën në ambasadën libiane.

ANGELA MERKEL
Sinofobia – Frika nga qentë
Arsyeja e frikës: Kur ishte fëmijë kancelarja gjermane Angela Merkel është kafshuar nga një qen, duke u infektuar përjetë me frikën ndaj këtyre kafshëve. Frika e Merkel është e njohur botërisht, e madje është përdorur dhe kundër saj. Kryeministri rus, Vladimir Putin, i cili është mjeshtër i diplomacisë psikologjike është përpjekur të fitojë avantazh disa herë nga frika e Merkel. Në vitin 2006, kur ishte ai ishte president ai çuditi diplomatët gjermanë duke i bërë dhuratë kancelares një qen të vogël dhe e kishte zakon që të mbante qenin e tij labrador, Koni, në zyrë gjatë takimeve të tyre. Pasardhësi i tij, Medvedev nuk e praktikon këtë zakon.

GEORGE Ë. BUSH
Ekinofobia – Frika nga kuajt

Arsyeja e frikës: Veshja tipike prej djali jugu e Bush dhe dëshira e tij për të prerë shkurret në fermën e tij në Teksas e kanë ndihmuar atë të krijojë imazhin e një kauboji. Por stili i jetesës së këtij kauboji nuk arrin deri tek kalërimi. Në librin e tij të kujtimeve, ish-presidenti meksikan Vicente Fox kujton se i ka ofruar Bush një shëtitje me kalin e tij të dashur Dos de Julioi dhe është habitur kur Bush “u largua i trembur nga kali”. Fox e kuptoi se Bush nuk dëshironte të ngjitej mbi një kafshë që nuk ndalon kur shkel frenat e më pas e cilësoi presidentin amerikan si një “kauboj fals”.

THAN SHËE
Okultizmi

Arsyeja e frikës: Paranoja astrologjie ka histori të gjatë mes liderëve të Birmanisë. Ish-diktatori ushtarak Ne Ëin njëherë e ndryshoi kartmonedhën 100-kiat me atë 90-kiat sepse mendonte se ky ishte numër më me fat. Por lideri aktual, Than Shëe e çoi këtë lloj praktike në një nivel krejtësisht të ri në vitin 2006, kur ai e zhvendosi kryeqytetin e vendit nga qyteti më i madh i Birmanisë, Janong në moçalin xhunglor të Naipidaut përpara se uji ose elektriciteti të ishte instaluar. E gjithë kjo ndodhi për arsyen se astrologu i tij i kishte thënë se ylli i tij ishte në rënie dhe qeveria do binte nëse ai nuk lëvizte nga aty ku ishte.

Veset dhe frikërat e njerëzve të famshëm në histori

Abraham Linkoln
Presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Abraham Linkoln është i njohur si një nga liderët më të mëdhenj të këtij vendi. Gjithashtu ai është i njohur dhe për kapelën e tij të gjatë që s’e hiqte asnjëherë. Kjo kapele është e njohur sepse ai e kishte zakon që aty të mbante një sërë gjërash si letra, fatura, vula, lapsa etj.

Karli II
Mbreti i Britanisë së Madhe, Karli II, i cili e udhëhoqi vendin në vitet 1660-1685 kishte një zakon mjaft të çuditshëm dhe interesant. Ai mblidhte pluhur nga mumjet e faraonëve të Egjiptit dhe e përhapte atë në lëkurën e tij. Duke bërë një gjë të tillë ai mendonte se mund të përftonte “madhështi të lashtë” nga ato të faraonëve egjiptianë.

Enrico karuso
Këngëtari i madh i operas Enrico Karuso, i cili vdiq në Napoli në moshën 48 vjeçare përveç se një tenor i pakrahasueshëm ishte dhe një supersticioz po me të njëjtat përmasa. Ai konsultohej me një astrolog sa herë i duhej të bënte udhëtime përtej oqeanit. Përveç kësaj ai nuk nisej asnjëherë për udhëtim ditën e martë ose të premte sepse sipas supersticioneve këto ditë janë ters.

Vagner
Sa herë që kompozitori gjerman Vagner, udhëhiqte orkestrën e muzikës së drejtuar nga Felix Mendelson, ai mbante veshur dorashka. Pas performancës, Vagner i hiqte dorashkat dhe i përplaste në tokë që të merreshin nga një pastrues. Kjo sjellje vinte si pasojë e faktit se Mendelsoni ishte hebre dhe Vagneri ishte anti-semit.

Volteri
Pothuajse asgjë nuk e mposhti dot shkrimtarin dhe filozofin francez, Volterin. Madje as edhe një muaj burg në Bastijë në vitin 1717. Asgjë, përveç asaj që shumë njerëzve u duket si aroma më e ëmbël në botë, aroma e trëndafilave. Sa herë Volteri nuhaste një aromë të tillë atij i binte të fikët menjëherë.

Andersen
Një prej shkrimtarëve më të famshëm të përrallave për fëmijë e të rritur, Hans Kristian Andersen kishte një frikë të tmerrshme se mund ta deklaronin të vdekur dhe ta varrosnin të gjallë. Ai pothuajse gjithnjë mbante me vete në xhep një letër ku shkruante se kushdo që mund ta gjente pa ndjenja nuk duhet të supozonte se ai ishte i vdekur derisa të ekzaminohej gjerësisht nga mjekët.

Fobitë më të çuditshme të njerëzve të njohur

Johnny Depp
Clourofobia: Fobia nga klounët
“Ka diçka tek ato fytyrat e lyera dhe buzëqeshja false. Duket sikur ka gjithnjë diçka të errët që fshihet pas sipërfaqes, mundësia për diçka të keqe”, thotë Depp për objektin e fobisë së tij, klounët.

Sigmund Freud
Siderodromofobia: Fobia nga udhëtimi me tren
Gjatë një udhëtimi nga Freibergu, treni kaloi nga Bresla, ku Freud pa motorët e gazit për herë të parë. Kjo e bëri atë të mendonte për shpirtrat që digjen në ferr dhe e bëri të vuante nga frika e udhëtimit me tren.

Howard Hughes
Mysofobia: Fobia nga mikrobet
Thuajse në fund të jetës së tij, ai shtrihej i zhveshur në krevat, në dhomat e errëta të hoteleve, të cilat i konsideronte si të pastra nga mikrobet. Ai vishte qese letre në këmbë për t’u mbrojtur nga mikrobet.

Marilyn Monroe
Agorafobia: Fobia nga publiku ose ambientet e hapura
Është e çuditshme që një aktore të vuajë nga frika e të qenit në publik, por ja që është e vërtetë. Marylin Monroe vuante nga një fobi e tillë. Edhe aktorja tjetër bionde, Kim Basinger po ashtu vuan nga kjo fobi.

Billie Bob Thorton
Panofobia: Fobia nga mobiljet antike
“Mbase ka të bëjë me ekzistencën e një jete të shkuar, ku më kanë vrarë me një karrige të vjetër”, i tha Thornton, Oprah Winfrey-t, duke i shpjeguar frikën e tij nga mobiljet antike. “Nuk e di pse, por frika ime është serioze”

Alfred Hitchcock
Ovofobia: Fobia nga vezët
Teksa filmonte “The Birds”, aktorja Susan Pleshette iu desh të përballej gjithë kohës me asistenten e Hitchcock që i thoshte që të mos mbante cigare ose vezë sepse ai i urrente cigaret dhe vezët.

John Madden
Aerofobia: Fobia nga fluturimi
Si komentator sportiv, John Madden-it i duhet të udhëtojë shumë shpesh. Por ai vuan nga një fobi, e cila nuk prek pak njerëz. Fobia nga fluturimi. Ai udhëton kudo me autobus.

Christina Ricci
Botanofobia: Fobia nga lulet e ambienteve të brendshme
Aktorja Ricci shprehet se ka frikë nga lulet e ambienteve të brendshme. “Ato janë të pista”, thotë ajo. “Nëse prek një të tillë rastësisht tmerrohem”, shprehet Ricci mbi fobinë e saj aspak të zakonshme.

Madonna
Brontofobia: Fobia nga bubullimat
Madona përveç se është një prej këngëtareve më të famshme në botë, me një stil shumë të veçantë, vuan gjithashtu nga një fobi aspak e zakonshme. Brontofobia, është frika nga bubullim