martedì 18 maggio 2010
VDES LEGJENDA E MUZIKËS RONNIE JAMES DIO
Roni Xhejms Dio, këngëtari i cili e zëvendësoi Ozi Osborn në grupin "Black Sabath" dhe më pas e drejtoi grupin "Heaven & Hell and Dio", ka vdekur në Hjuston nga kanceri në moshën 67 vjeçare.
Vitin e kaluar Dio shpalli se vuan nga kanceri në stomak.
Ronnie James Dio kishte lindur në Portsmuth më 10 korrik 1942. Ai ishte këngëtar i metalit të rëndë (heavy metal), që ka bërë pjesë në grupe historike si Rainbow dhe Black Sabath dhe pastaj ka themeluar grupin e tij të një suksesi të jashtëzakonshëm.
Konsideruar një nga zërat më të mëdhenj karakteristikë, më të fuqishëm dhe më të imituar të historisë së rokut, është një nga themeluesit dhe nga eksponentët më përfaqësues të gjinisë heavy metal dhe shpikës i disa gjesteve skenike të popullarizuara pastaj në mbarë botën.
Me prejardhje italiane, ai thirrej gjithnjë sipas mbiemrit, çka ndikonte edhe në sjelljen e publikut ndaj tij si dhe në reagimet e tij të veçanta ndaj kësaj sjelljeje dhe në atmosferën që e rrethonte legjendën e tij.