martedì 8 giugno 2010

Zbukuroni faqen e parë të Google.com


Të gjithë ata që janë mërzitur me pamjen e faqes së parë hyrëse në Google.com, motori më i madh i kërkimit në botë u ka krijuar një mundësi që ta ndryshojnë atë sipas dëshirës së tyre

Përdoruesit e faqes mund të vendosin fotografinë e tyre, apo edhe ndonjë pamje tjetër interesante në faqen e parë të Google.com.

Faqja e parë e Google, gjithnjë ka qenë minimaliste sa i përket dizajnit. Madje, nuk ka asnjë link të jashtëm apo reklama të cilat do ta mërzisnin një përdorues të zakonshëm. Mirëpo, tani nuk duhet që patjetër të jetë kështu, sepse strategjia e Google lidhur me këtë ndryshim, thotë se përdoruesin nuk duhet ta pengojë asgjë gjatë kërkimit në këtë faqe.

Hapi tjetër, të cilin pritet ta ndërmarrë kompania është ndryshimi i vërejtshëm edhe sa i përket dizajnit. Kështu, Google do të dëshmojë se është e kujdesshme në lëvizjet që i bën konkurrenca.