lunedì 7 giugno 2010

Kuriozitete..


Hamburgeri më i madh në botë

Hamburgerin më të madh në botë e krijuan në restorantin e ushqimit të shpejtë, Ambrosia On The Spot, në Sydney të Australisë.

Për më shumë se 24 orë e përgatitën hamburgerin e rëndë 95 kilogramë, të cilit ia hodhën edhe 120 vezë, 120 copa djathtë, 2 kilogramë sallatë dhe 21 kilogram bukë. Atë e përgatiti Joe El-Ajouz, pronar i restorantit.

Për të thyer rekordin e Guinnessit, hamburgeri duhet të jetë në menynë e restorantit një vit rresht. El-Ajouz tha se mysafirët për ta blerë hamburgerin duhet t’i ndajnë rreth 1000 euro dhe duhet ta porosisin më herët.

Pulla postare shitet për 850.000 euro

Një pullë e rrallë postare është shitur në ankand në Britaninë e Madhe për 850.000 euro.

Pulla 6d Pale Dull Purple ishte shtypur në Britaninë e Madhe në mars të vitit 1904, por gati menjëherë ishte tërhequr nga shitja.

Ishin shtypur gjithsej 19 pulla të cilat gati të gjitha ishin asgjësuar pas tërheqjes nga shitja.

Indonezi, gjatë regjistrimit të popullsisë zbuluan plakën 157 vjeçe

Gjatë regjistrimit të popullsisë në Indonezi javën e kaluar, në një fshat të ishullit Sumatra është gjetur një grua e cila thotë se është 157 vjeçe, deklaroi të hënën një zyrtar i Entit të Statistikave.

Zyrtarët e regjistrimit thonë se ekzistojnë gjasat që Turinah të jetë lindur më 1835, siç thotë edhe vetë ajo, edhe pse qenia më e vjetër njerëzore në botë e cila jetoi më shumë se 120 vjet konsiderohet francezja Jeanne Calmnet e cila vdiq më 1997 në moshën 122 vjeçare.

“Nuk ka dokumente autentike për ta vërtetuar moshën e saj, por bazuar në deklaratat e saj dhe duke marrë parasysh se vajza e saj e adoptuar është 108 vjeçare, është vështirë të dyshosh në vërtetësinë e fjalëve të saj”, tha Jhonny Sardjono, zyrtar i shërbimit të regjistrimit për agjencinë e lajmeve AFP.

Përkundër viteve, Turinah ka kujtesë të shkëlqyer, sheh mirë dhe nuk ka problem me të dëgjuarit. “Flet holandisht gati rrjedhshëm”, tha ky zyrtar.

Indonezia ka qenë koloni e Holandës për disa shekuj para luftës e cila zgjati prej vitit 1939 deri më 1945 kur Indonezia shpalli edhe pavarësinë.

Sardjono tha se Turinah kishte djegur dokumentet e saj më 1965 për të mos e akuzuar për bashkëpunim me komunistët, shumica e të cilëve u pushkatuan pasi që ishin akuzuar për grushtet.

Edhe një grua tjetër nga Indonezia i tha zyrtarëve të regjistrimit të popullsisë se është 145 vjeçare

Britanikët vishen pa shije edhe në pushime

Faqja e internetit për udhëtarë, “TripAdivosr”, kreu një hulumtim në 2717 turistë evropianë. Britanikët u shpallën turistët me veshjen më të keqe në Evropë, ndërsa pas tyre vijnë menjëherë gjermanët.

Më të mençurit janë italianët dhe francezët. Britanikët janë të njohur për gabimet në modë siç janë mbathja e çorapeve me sandale.

Emailin gjatë pushimeve e kontrollojnë 87 për qind e turistëve francezë dhe më shumë se një e katërta e britanikëve.

Derisa 93 për qind e britanikëve përpiqen të flasin gjuhën lokale derisa janë jashtë shtetit, rreth 20 për qind e francezëve as që përpiqen fare ta bëjnë një gjë të tillë

Rusi bëhet baba në moshën 89 vjeçe

Rusi Aramais Nazarov (89 vjeç) thotë se është në qiellin e shtatë prej se i lindi djali javën e kaluar. “Sot është dita më e lumtur e jetës sime. Mjekët thonë se djali im është hero i vogël. I ngjan bashkëshortes”, thotë babai krenar.

Bashkëshortja e tij Eugene (35 vjeçe) dhe djali Artem janë në gjendje të mirë shëndetësore. Aramais mezi pret t’i dërgojë në shtëpi tek gjyshja Lidija (64 vjeçe), nusen e cila është më e re se ai.

Ai tashmë ka blerë pelenat për Artemin. “Kemi një familje normale. Nuk e ndjej fare dallimin në moshë. Artemi ynë ka babanë më të mirë në botë”, thotë Eugene.

Duke dalë nga spitali bashkëshorti e priti me një buqetë lulesh të kuqe. Dhurata çiftit i dërguan edhe ministri i Shëndetësisë dhe kryetari i qytetit duke i premtuar se çiftit do t’ia dhurojnë edhe një banesë, sepse momentalisht ata jetojnë në një banesë njëdhomëshe, ku jeton vajza e tyre 12 vjeçe dhe djali i tij 17 vjeç nga martesa e parë.

Me ta jeton edhe nëna e Eugenias dhe tash edhe djali i vogël Artemis