giovedì 3 giugno 2010

Samsung Wave me virus


Një pjesë e pronarëve të celularit Wave të Samsung, së bashku me harduer të fuqishëm, kanë marrë edhe kartelën e memories të infektuar me virus.

Një pjesë e caktuar e blerësve të telefonit të mençur S8500 Wave të Samsung, së bashku me pajisjen me ekran të shkëlqyeshëm dhe harduerin e fuqishëm, kanë marrë edhe disa mundësi të padëshiruara. Bëhet fjalë për virusin Win32/Heur, i cili gjendet në formë të dosjes slmvsrv.exe në kartelën microSD prej një gigabajt të shitur së bashku me të.

Me lidhjen e celularit me kompjuter me sistem operativ Windows virusi automatikisht e infekton atë, në rastet kur përdoruesi nuk ka mbrojtje adekuate kundër viruseve dhe mban opsionin e kyçur Autorun. Virusi më tutje vazhdon shpërndarjen e vet me infektimin e memorieve USB, kartelave të memories dhe medieve tjera që përdoruesi shfrytëzon.

Samsung është në dijeni me këtë lëshim dhe thekson se me këtë virus është infektuar vetëm dërgesa e parë e pajisjeve për tregun gjerman.