martedì 1 giugno 2010

10 fakte befasuese per Biblen me te vjeter te botes


Doreshkrimi ne forme pergamene qe mbart nje histori dhjetera shekullore.
Libri me origjine misterioze permban me shume se 27 mije korrigjime.

Nje version e kodeksit Sinaiticus qe daton ne shekullin e katert gjendet prej disa kohesh ne internet. eshte i shkruar me dore dhe mund te jete libri i pare i krijuar ne historine e njerezimit. Faqet e tij tregojne se si Bibla ke evoluar nepermjet shekujve. Me 6 korrik 2009, Bibla me e vjeter e botes u be dixhitale. Doreshkrimi Codex Sinaiticus i shekullit te katert eshte nje prej teksteve me te rendesishme te krishterimit, duke datuar ne kohen e Konstantinit te Madh. Fale projektit Codex Sinaiticus tani te gjithe mund t’i shohin faqet e ashpra te krijuar prej lekure kafshesh ne internet. Fotografite e librit te shenjte shfaqin tekstin origjinal ne greqisht te shoqeruar me perkthimin ne anglisht dhe demet e shkaktuara ne shekuj neper flete. Rreth 880 faqe origjinale nga 1460 ne total i kane mbijetuar shekujve te pacenuara, duke perfshire nje Testamenti i Ri dhe rreth gjysma e Testamentit te Vjeter.

Pasi studiuesi gjerman, Constantin von Tischendorf zbuloi faqet e Sinaiticus-it ne manastirin e Shen Katerines ne Egjipt ne vitin 1844, fletet e shkruara me dore te pergamenes moren rrugen drejt institucioneve ne Britani, Gjermani dhe Rusi, duke e bere ekzaminimin e veshtire deri sa u arrit nje bashkepunim. Sinaiticus shenon nje kalim te rendesishem ne krijimin e librave ne histori. Te krishteret e hershem bene nje zgjedhje te pazakonte, duke lene menjane faqet e ndara dhe duke i mbledhur gjithe tekstet ne nje volum, i cili me pas ishte i destinuar te lexohej si i plote. “Kodeksi ishte nje prej novacioneve teknologjike me te medha te kohes se tij”, thote studiuesi i Bibles, David Parker. “Atyre u duhej te krijonin nje teknologji te re per te krijuar nje liber te plote”. Origjina e Sinaiticus-it s’eshte e qarte. Mund te jete nje prej 50 Biblave qe historiani i hershem i kishes dhe Peshkopi i Caesarea Esebius pergatiti per Konstantinin.

Nese eshte keshtu, ka mberritur ne nje fare menyre ne manastirin e Shen Katerines, ku thuhet se eshte dhe vendi i shenjte i djegies se shkurres se Moisit, si nje dhurate e perandorit Justinian ne shekullit e gjashte. Ne çdo rast, Sinaiticus u be nje prej zoterimeve me te rendesishme te manastirit. Tre doreshkrimet e rendesishme qe qendrojne pas Bibles jane Sinaiticus, Vaticanis dhe Alexandrinus. Ashtu si Sinaiticus, edhe kodeksi Vaticanus daton ne shekullin e katert me Alexandrinus te transkriptuar njeqind vjet me vone. Vaticanus u ruajt dhe u rishkrua ne shekullin e pesembedhjete. Alexandrinus mund te jete ai qe eshte ruajtur me mire. Por, vetem Sinaiticus ka te plote Testamentin e Ri. Permbajtja dhe paraqitja e ndryshme e librave deshmon per historine revolucionuese te Bibles. Ne kete pike te gjithe studiuesit bien dakord: Per sa i perket kaligrafise se kodeksit Sinaiticus ajo mund te cilesohet e mrekullueshme dhe e paperseritshme. Pas thuajse 1600 vjetesh perdorimi dhe kalimi dore me dore doreshkrimi eshte serish “befasues”, “shushates” dhe “teper i çmuar”, sipas kuratoreve te projektit. Cilesia e tij rivalizon dhe pergamenat me te mira te doreshkrimeve mesjetare te prodhuara qindra vjet me vone. Po te shihet nga afer dallohet shume qarte stili i te shkruarit. Cepat e doreshkrimit te famshem jane njollosur dhe holluar nga perdorimi. Ate Justin Sinaites, nje murg qe kujdesej per librarine e manastirit te Shen Katerines shpjegon se “ky tekst nuk eshte krijuar si nje abstragim, por per te mbeshtetur dedikimin dhe lutjet e nje komuniteti te krishtere qe rronte ne ate kohe”. Prekja e shenjterise qe permban ky tekst duket se eshte e gjalle edhe ne shekullin e 21-te duke pasur parasysh kerkesen e njerezve per ta pare dhe gjithe historine qe doreshkrimit mbart.

1. Mund ta lexoni online

Me 6 korrik 2009, Bibla me e vjeter e botes u be dixhitale. Doreshkrimi Codex Sinaiticus i shekullit te katert eshte nje prej teksteve me te rendesishme te krishterimit, duke datuar ne kohen e Konstantinit te Madh. Fale projektit Codex Sinaiticus tani te gjithe mund t’i shohin faqet e ashpra te krijuar prej lekure kafshesh ne internet. Fotografite e librit te shenjte shfaqin tekstin origjinal ne greqisht te shoqeruar me perkthimin ne anglisht dhe demet e shkaktuara ne shekuj neper flete.

2. Bibla perbehet vetem nga fragmente te restauruara

Rreth 880 faqe origjinale nga 1460 ne total i kane mbijetuar shekujve te pacenuara, duke perfshire nje Testamenti i Ri dhe rreth gjysma e Testamentit te Vjeter. Pasi studiuesi gjerman, Constantin von Tischendorf zbuloi faqet e Sinaiticus-it ne manastirin e Shen Katerines ne Egjipt ne vitin 1844, fletet e shkruara me dore te pergamenes moren rrugen drejt institucioneve ne Britani, Gjermani dhe Rusi, duke e bere ekzaminimin e veshtire deri sa u arrit nje bashkepunim.

3. Mund te kete qene libri i pare i vertete

Sinaiticus shenon nje kalim te rendesishem ne krijimin e librave ne histori. Te krishteret e hershem bene nje zgjedhje te pazakonte, duke lene menjane faqet e ndara dhe duke i mbledhur gjithe tekstet ne nje volum, i cili me pas ishte i destinuar te lexohej si i plote. “Kodeksi ishte nje prej novacioneve teknologjike me te medha te kohes se tij”, thote studiuesi i Bibles, David Parker. “Atyre u duhej te krijonin nje teknologji te re per te krijuar nje liber te plote”.

4. 27 mije korrigjime, por asnje kod sekret te Da Vinçit

Fshirje, shtime, korrigjime, zevendesime – Sinaiticus shfaq nje Bibel ne proces. Ndermjet shekullit te katert dhe te dymbedhjete, shkrues te ndryshem kane korrigjuar drejtshkrimin e dobet te kolegeve te tyre me te hershem. Me domethenie teologjike eshte se Ungjilli i Markut perfundon shume shpejt. Sinaiticus permban dhe dy libra qe nuk ia dolen te miratohen nga kisha me vone, Letra e Apostullit Barnabas dhe Bariu i Hermas. Ndryshimet jane te rendesishme sepse sjellin tek ne histori te gjalle.

5. Sinaiticus kishte nje fillim misterioz

Origjina e Sinaiticus-it s’eshte e qarte. Mund te jete nje prej 50 Biblave qe historiani i hershem i kishes dhe Peshkopi i Caesarea Esebius pergatiti per Konstantinin. Nese eshte keshtu, ka mberritur ne nje fare menyre ne manastirin e Shen Katerines, ku thuhet se eshte dhe vendi i shenjte i djegies se shkurres se Moisit, si nje dhurate e perandorit Justinian ne shekullit e gjashte. Ne çdo rast, Sinaiticus u be nje prej zoterimeve me te rendesishme te manastirit.

6. Von Tischendorf komplotoi per ta shtene ne dore

I etur per t’ia mbathur me dokumentin qe kishte zbuluar, studiuesi gjerman Cosntantin von Tischendorf perhapi nje histori se murgjit e Shen Katerines po grisnin faqet e Sinaiticus-it per te ndezur zjarrin ne shporta dhe tha se duhet ta largonte ate nga manastiri per ta mbrojtur. Studiuesi i Bibles, David Parker thote se kjo eshte thjesht gjepur. “Nje shporte eshte thjesht nje shporte. Murgjit i perdornin shportat per te ruajtur doreshkrimet e librarise. Dhe pergamenat nuk krijojne as nxehtesi te madhe”, thote ai.

7. eshte nje prej tre Biblave me te rendesishme te hershme

Tre doreshkrimet e rendesishme qe qendrojne pas Bibles jane Sinaiticus, Vaticanis dhe Alexandrinus. Ashtu si Sinaiticus, edhe kodeksi Vaticanus daton ne shekullin e katert me Alexandrinus te transkriptuar njeqind vjet me vone. Vaticanus u ruajt dhe u rishkrua ne shekullin e pesembedhjete. Alexandrinus mund te jete ai qe eshte ruajtur me mire. Por, vetem Sinaiticus ka te plote Testamentin e Ri. Permbajtja dhe paraqitja e ndryshme e librave deshmon per historine revolucionuese te Bibles.

8. E vjetra eshte e bukur

Ne kete pike te gjithe studiuesit bien dakord: Per sa i perket kaligrafise se kodeksit Sinaiticus ajo mund te cilesohet e mrekullueshme dhe e paperseritshme. Pas thuajse 1600 vjetesh perdorimi dhe kalimi dore me dore doreshkrimi eshte serish “befasues”, “shushates” dhe “teper i çmuar”, sipas kuratoreve te projektit. Cilesia e tij rivalizon dhe pergamenat me te mira te doreshkrimeve mesjetare te prodhuara qindra vjet me vone. Po te shihet nga afer dallohet shume qarte stili i te shkruarit.

9. Zoti eshte njesoj popullor si gjithmone

Ndryshe nga kopertina e famshme e revistes “Time” ne vitin 1966, Zoti nuk eshte aspak i vdekur. Ne 48 oret e para qe Bibla me e vjeter ne bote u be e disponueshme ne internet, ajo u klikua 96.4 milione here. Fatmiresisht, kompjuteri i serverit, i cili eshte i vendosur ne Leipzig ka nje tjeter rezerve, ndaj kjo ben te mundur qe te mos çekuilibrohet gjithe sistemi nga klikimet e medha ne numer. Shume shpejt Sinaiticus do te shfaqet ne nje dokumentar britanik.

10. Nje prekje historie

Cepat e doreshkrimit te famshem jane njollosur dhe holluar nga perdorimi. Ate Justin Sinaites, nje murg qe kujdesej per librarine e manastirit te Shen Katerines shpjegon se “ky tekst nuk eshte krijuar si nje abstragim, por per te mbeshtetur dedikimin dhe lutjet e nje komuniteti te krishtere qe rronte ne ate kohe”. Prekja e shenjterise qe permban ky tekst duket se eshte e gjalle edhe ne shekullin e 21-te duke pasur parasysh kerkesen e njerezve per ta pare dhe gjithe historine qe doreshkrimit mbart.