martedì 1 giugno 2010


Macja persiane shokoi pronarët e vet kur e lagur doli nga lavatriçja, pasi që i mbijetoi tërë procesit të larjes së rrobave, përfshirë edhe centrifugën.

Brendon Rogers nga Sydney rrëfen se macja Kimba me siguri ishte futur në lavatriçe kur dera ishte e hapur, dhe ishte mbështjellë me rroba të palara, ndërsa nëna e tij Lindsay kishte lëshuar lavatriçen.

Të dy mbetën gojëhapur kur programi, përfshirë edhe centrifugën, përfundoi dhe pasi hapën derën, panë macen e vogël Kimbi. “Ishte e pabesueshme kur e pamë. Dukej si një mi i lagur,” tha Brandon.