mercoledì 2 giugno 2010

Spiunohet Volkswagen Jetta e re


Automjeti më i ri nga Volkswagen është kapur nga fotoaparati në rrugë tërësisht i pamaskuar. Prototipi i Jetta 2011 ka dëshmuar se pothuajse i tërë automjeti është i gatshëm për prodhim.

Shenja e përparme e cila duket si ajo e Toyotas është vetëm një mashtrim i ekipit të VW-së, sepse nevojitet vetëm një shikim më i vëmendshëm për t’u bindur se nën të gjendet logoja e Volkswagenit.

Jetta e re njihet edhe si NCS - New Compact Sedan, e ajo do të prodhohet në platformën e ndryshuar të gjeneratës së pestë.

Modeli i ri do të jetë më i gjatë dhe i gjerë sesa ai aktual, e pritet që do të mbajë emrin e vjetër. Ky automjet do të përpunohet në fabrikën në Pueblo të Meksikës, e nga Volkswagen shpresojnë që brenda vitit të shes 160.000 njësi.

Prodhimi i Jettas së re do të duhej të fillojë në fund të vitit 2010.