martedì 1 giugno 2010

Hiqet nga përdorimi numri i “mallkuar” i telefonit mobil


Kompania bullgare e telefonisë mobile ndaloi përdorimin e numrit 0888 888 888, pasi që tre shfrytëzuesit e këtij numri, të cilët e kanë mbajtur këtë numër në dhjetë vitet e fundit, kanë humbur jetën.

Pronari i parë i këtij numri 48 vjeçari Vladimir Grashnov, ish drejtor i administratës së firmës Mobitel, vdiq më 2001 nga kanceri. Sipas disa thashethemeve Grashnov, një biznesmen i suksesshëm, është helmuar me një substancë radioaktive nga një rival i tij në biznes, shkruajnë mediat britanike.

Pronari i numrit të “mallkuar” pastaj u bë shefi i narko-mafisë bullgare Konstantin Dimitrov, i cili më 2003 ishte vrarë në Holandë, ku ishte pronar i një mbretërie me vlerë 500 milionë euro.

Pronari i tretë i numrit të telefonit mobil 0888 888 888 u bë për herë të tretë biznesmeni Konstantin Dishilev. Ai më 2005 ishte vrarë me armë zjarri në një restorant indian në Sofje. Para se të vritej, Dishilev filloi të merrej me trafikimin e kokainës.

Pas këtij tersllëku shefi i kompanisë ndaloi përdorimin e mëtutjeshëm të numrit të “mallkuar” të telefonit.