mercoledì 2 giugno 2010

Vaksina kundër kancerit të gjirit të testohet te njerëzit


Vaksina revolucionare, e cila mund ta ndalojë por edhe mjekojë kancerin e gjirit, do të fillojë të testohet te femrat që nga fillimi i vitit të ardhshëm, ndërsa shkencëtarët shpresojnë se ajo mund të ketë efekt në luftën kundër 70% të tumoreve.

“Besojmë se kjo vaksinë një ditë do të përdoret për parandalimin e kancerit të gjirit te femrat e rritura, në të njëjtën mënyrë sikurse vaksinat për mbrojtje nga sëmundjet fëmijërore”, thotë Dr. Vincent Tuohy, prodhuesi i kësaj vaksine.

Shkencëtarët shpresojnë që mënyra si është përfituar kjo vaksinë të shërbejë edhe për mjekimin e llojeve tjera të kancerit.

Përmbajtja e kësaj vaksine vepron mbi proteinën e quajtur ‘alpha lactalbumin’, e cila është e pranishme në gjirin e përfshirë nga tumori. Vaksina rrit imunitetin dhe e nxit atë që ta shkatërrojë këtë proteinë kur lajmërohet, dhe në këtë mënyrë pengon formimin e tumorit. Po ashtu, nëse tumori ekziston, vaksina nxit sistemin imunitar që të veprojë mbi tumorin ekzistues ashtu që e zvogëlon atë.

Deri më tani vaksina është testuar te minjtë dhe është treguar si metodë e suksesshme e mjekimit dhe parandalimit.