giovedì 3 giugno 2010

Samsung mbretëron në tregun e televizorëve 3D .


Ky segment i tregjeve ende është jashtëzakonisht i ri, mirëpo siç po qëndrojnë gjërat tani, mbret i papërkulur është prodhuesi jugkorean Samsung.

Nëse mund t’i besohet gazetës Chosun të Koresë Jugore, Samsung aktualisht mbanë vendin e parë, respektivisht ka 90 për qind të pjesëmarrjes në tregun e televizorëve tredimensional (3D). Po ashtu, kompania për një kohë të gjatë mbanë edhe vendin e parë në tregun e televizorëve të hollë HD, me pjesëmarrje prej 18 për qind.

Ka qenë Samsung i cili i pari është futur në tregun e televizorëve 3D, duke paraqitur modelin e vet të parë në muajin mars, e më pas ka paraqitur edhe serinë e vet të televizorëve 3D LED.

Në vendin e dytë ka zënë vend Panasonic i cili afarizmin e vet ka vendosur ta fokusojë në televizorë plazma 3D, e aktualisht ofron televizorin më të lirë tredimensional në treg.

Sipas të dhënave të gazetës së sipërpërmendur, afro 300.000 televizorë tredimensionalë janë shitur deri më tani në mbarë botën