martedì 1 giugno 2010

Hetime kundër prindërve të fëmijës i cili pi 40 cigare në ditë


Menjëherë pas publikimit të videos ku shihet një fëmijë dyvjeçar duke pirë duhan, autoritetet e Indonezisë filluan hetimet kundër prindërve të fëmijës.

Djaloshi dyvjeçar u bë i varur nga duhani pasi që babai i tij ia dha cigaren e parë kur ai ishte vetëm 18 muajsh, shkruajnë mediat e Indonezisë.

Fëmija me emrin Ardi, sipas babait të tij, pi 40 cigare në ditë.

Në video shihet qartë se fëmija kënaqet duke pirë duhan në tarracën e shtëpisë së tyre në një fshat të ishullit Sumatra.

“Do të fillojmë hetimet kundër prindërve dhe familjes së fëmijës. Sjellja e tyre nuk kontribuon në zhvillimin e tij normal”, deklaroi Heru Kasidi, zyrtar i Ministrisë.