martedì 1 giugno 2010

Receta gatimi..


Pite me speca
--------------
Përbërësit për 4 persona

* 200 gr mish i tymosur
* 3 speca jeshil
* 250 gr miell
*125 gr gjalpë
* 5 vezë
* 1 limon
* 1 thelb hudhër
* e vaj e kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në enë të thellë e hedhim miellin, gjalpin e prerë në copë, hedhim kripë dhe brumin e ngjeshim me duar. Thyejmë një vezë, e përziejmë me 3 lugë ujë dhe e shtojmë në enën me brumë. Brumin vazhdojmë ta ngjeshim me dorë. Brumin e lëmë në frigorifer 30 minuta.

Ndërkohë, specat i presim në copë të gjata dhe i skuqim në vaj. E grijmë thelbin e hudhrës dhe e shtojmë në tiganin me speca. Hedhim kripë. Mishin e tymosur e presim në copë të gjata, të cilat i shtojmë në tigan.

Sipër tavolinës së punës hedhim miell dhe nga brumi hapim një petë. Tavën e qeramikës e lyejmë me gjalpë, hedhim në të miell dhe, me ndihmën e petës, në tavë e vëmë petën. I largojmë pjesët e tepërta të petës.

Në enë të thellë thyejmë 4 vezë, hedhim kripë, lëngun e një limoni dhe i rrahim me pirun.

Specat dhe mishin e tymosur i vëmë sipër petës në tavën e qeramikës. Sipër i hedhim vezët e rrahura. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 40 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.

Piten e zbukurojmë me feta domateje.

Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë.

Çervish kavaje
--------------
Për 4 persona:

* ½ kg tul viçi
* 100 gr miell
* 50 gr gjalpë
* 7 thelpinj hudhër
* 300 gr trahana
* 2 vezë
* 300 ml shtalpë
* 3 lugë uthull molle
* vaj, kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Mishin e presim në kube, hedhim mbi to kripë, i kalojmë në miell, në të verdhat e vezëve të rrahura dhe i skuqi m në gjalpë.

E ziejmë trahananë dhe e kullojmë. Pasi skuqet mishi, në tigan e shtojmë trahananë e kulluar. E shtojmë hudhrën e prerë në copë dhe uthullën. Hedhim kripë.

Në enën e qelqit rezistuese ndaj zjarrit hedhim vaj dhe në të e derdhim përmbajtjen nga tigani. I rrahim të bardhat e vezës me pirun dhe i hedhim sipër përmbajtjes në enë. Enën e vëmë në furrë. Pjekim 20 minuta, në temperaturë prej 180 gradë.

Çervishin e presim në copë. Shtalpën e mbushim në shiringë kuzhine dhe me të e zbukurojmë çdo copë çervishi. Sipër shtalpës vëmë nga një degë majdanozi dhe një fetë rrepe të kuqe.

Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë.

Këshillë
Specat e kaurdisur apo të zier mund t'i përdorni me salcë domatesh, ose me ullinj (në pica).

Fjalori:
Trahana: Brumë i thartë me miell gruri që zihet me kos a me qumësht e pastaj thahet në diell e tharmohet.
Shtalpë: Ajkë qumështi e trashë; salcë kosi e yndyrshme.


Sallatë me portokall
-----------------------
Koha e përgatitjes: 10 minuta
Një porcion ka 85 kalori

Për 4 persona nevojiten:
●100 g spinaq
● 1 portokall i madh
● 1 lugë mustardë (senf me fara)
● 2 lugë vaj ulliri
● 1 lugë lëng limoni.

Përgatitja:

Spinaqi pastrohet nën vrushkuj të ujit të ftohtë, kullohet dhe lihet për t'u tharë në leckë të kuzhinës ose në letër thithëse të kuzhinës. Ndërkohë qërohet portokalli, ndahet në feta të vogla. Mustarda përzihet me lëngun e limonit, i shtohet vaji i ullirit dhe hidhet mbi spinaq dhe mbi feta të portokalli!

Supë e ftohtë me kastravecë
----------------------------
Përbërësit për 6 persona:
*6 kastravecë
* 1 kokërr domate
* 1 degë selino
* 2 lugë gjelle vaj ulliri
* 2 filxhanë me kos
* 1 qepë e njomë e lëngu dhe lëkura e grirë e një kokrre limoni
* 2 lugë gjelle majdanoz
* 2 lugë supe kopër
* 2 lugë supe borzilok i freskët
* 1 lugë e vogël kripë
* 1 lugë e vogël sheqer e gjysmë luge e vogël me piper.

Përgatitja:

1. Qërojini kastravecët. Hiquani farëzat dhe grijini në mikser bashkë me selinon.

2. Hidhuni kripë dhe piper. Shtojuni kosin, lëngun dhe lëkurën e grirë të limonit, sheqerin dhe piperin.

3. Lëreni masën në trajtë supe në frigorifer rreth 2-3 orë.

4. Ndërkohë pritni hollë domaten, qepën dhe erëzat.

5. Shtoni vajin e ullirit dhe rregullojeni përzierjen me kripë.

6. Gatimi shërbehet duke hedhur në çdo pjatë 1-2 lugë nga masa e domateve me erëza.

Supë krem-karota
------------------
Për 4-5 persona duhen:
• lëng mishi ose ujë 1,5 litra
• karota 500 gr
• qepë 1 kokërr
• selino
• gjalpë 50 gr
• qumësht l filxhan çaji
• vezë l kokërr
• fetë buke l copë
• kripë, piper i zi
• miell 1 lugë gjelle.

Në tenxhere me yndyrë kaurdisen qepët, selinoja, hidhet lëng mishi ose ujë i vluar dhe lihen derisa të marrin valë. Shtohen karotat e pastruara e të prera në copa të mëdha dhe lihen të ziejnë derisa të jenë gati.

Pastaj kullohet lëngu, ndërsa zarzavatet kalohen në kullesë të shpeshtë, shtypen me lugë dhe herë pas here u hidhet pak lëng nga ai ku janë zier. Në tenxhere me gjalpë kaurdiset mielli, por jo sa të marrë ngjyrë.

Ai përzihet shpejt me qumësht dhe vihet të ziejë që të krijohet një masë e trashë pa kokrra (salca e bardhë). Në këtë salcë hidhet pak e ngapak supë, përzihet mirë, vihet në zjarr dhe, pasi të marrë një valë, rregullohet me të verdhat e vezëve.

Gjatë vendosjes në pjata hidhet pak gjalpë si dhe piper i zi.