venerdì 23 aprile 2010

Letërsia.



Letersia shqipe

Letersia shqipe eshte e lidhur ngushte me gjuhen dhe historine e popullit shqiptar. Ajo ndahet ne pese periudha kyqe: Letersia e Vjeter Shqipe, Letersia e Bejtexhinjve, Letersia e Rilindjes, Letersia e Pavaresise dhe Letersia Bashkekohore.


Letersia e Vjeter Shqipe:

Lindi dhe u zhvillua ne mesjete. Kjo letersi perfshin tre shekuj. Letersia e kesaj periudhe nuk mund te kuptohet pa pasur parasysh momentet historike qe Shqiperia po perjetonte. Megjithese ideologia sunduese ishte ajo fetare, shkrimtaret e kesaj periudhe shkruan edhe tekste mesimore e didaktike madje edhe krijime teresisht laike, si: “Gramatika” e Andrea Bogdanit, “Fjalori latinisht – shqip” i Frang Bardhit. Kjo eshte periudha e pese “B-ve”: Marin Barleti, Gjon Buzuku, Pjeter Budi, Frang Bardhi, Pjeter Bogdani. Ne shekullin e XVI u shkrua vetem “Meshari”, me 1555 nga Gjon Buzuku, i cili konsiderohet si libri i pare i shkruar ne shqip.Themi konsiderohet pasi letersia shqipe, sipas gjuhetareve, nuk kufizohet ne kete shekull. Shkrimi i pare dokumentohet ne vitin 1462 nga “Formula e pagezimit”. Duhet te kihet parasysh qe zgjedha osmane ka bere te pamunduren te zhdukte cdo gjurme te kesaj gjuhe e kulture, duke djegur cdo dokument qe vertetonte ekzistencen e saj. Per kete arrihet ne perfundimin qe gjuha shqipe ka ekzistuar edhe me pare se datat e dokumentuara, duke pare edhe gjuhen e rrjedhshme te “Mesharit”.

Letersia e Bejtexhinjve:

Lindi dhe u zhvillua ne shekullin XVIII. Pati nje perhapje te gjere ne qyetete ndryshme te Shqiperise si : Berat, Shkoder, Elbasan, Gjakove, Prishtine. Kjo rryme nuk arriti të ngrihet në shkallën e letërsisë kombëtare, por sidoqofte duhet konsideruar kontributi qe keta shkrimtare i dhane si gjuhes ashtu edhe kultures shqipe. Krahas temes fetare ata trajtuan gjeresishtedhe temen laike, duke i kenduar bukurise femerore, bukurise se natyres, punes, virtyteve te larta njerezore etj. Duke qene me afer popullit bejtexhinjte trajtonin tema te jetes se perditshme. Nder bejtexhinjte me te njohur ishin: Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Hasan Zyko Kamberi, Muhamet Kyçyku, Tahir Gjakova etj. Fjala « Bejtexhinj » rrjedh nga fjala turke « bejte » qe do te thote « vjershe ». Nga ana artistike jane per t ‘u vleresuar, pasi bejtexhinjte perdoren mjete shprehese mjaft origjinale. Ata perdoren kryesisht vargun teterrokesh. Shkrimet e bejtexhinjve u perhapen permes kopjimit me dore ose permes tradites gojore.

Letersia e Rilindjes :

Kjo letersi lindi nga mesi i shekullit te XIX e arriti deri me 1912, vit kur Shqiperia fitoi Pavaresine Kombetare nga zgjedha qe e kishte nenshtruar per pese shekuj. Kjo letersi ishte e frymezuar nga shpirti patriotik, evokimi i se kaluares heroike dhe deshira per liri.

Ishte kryesisht letersi romantike edhe pse nuk munguan vepra realiste apo vepra me drejtim iluminist. Shkrimtari me i shquar i kesaj letersie ishte Naim Frasheri. E njohur eshte kryesisht poema e tij „Bageti e bujqesi”, e cila pershkohet nga nje dashuri per natyren shqiptare e nje shpirt i ndezur patriotik. Shkrimtare te tjere te shquar te kesaj periudhe jane: Jeronim de Rada, Gavril Dara i Riu, A.Z.Cajupi, Ndre Mjeda, Asdreni, Pashko Vaso, Zef Serembe, Filip Shiroka, Luigj Gurakuqi, Sami Frasheri, Naum Veqilharxhi, Risto Siliqi, Mihal Grameno. Kjo letersi shenon lindjen e nje letersie te mirefillte artistike, e cila hedh edhe bazat e gjuhes letrare shqipe .

Letersia e Pavaresise:

Letërsia e Pavarësisë shqiptare lindi ne fund te shekullit XIX me Faik Konicen dhe u zhvillua ne gjysmën e parë të shekullit XX. Nder perfaqesuesit kryesore te kesaj letersie permendim: Gjergj Fishta, Faik Konica, Fan Noli, Migjeni, Lasgush Poradeci, Haki Stermilli, Nonda Bulka, Mitrush Kuteli, etj.Kjo letersi arriti t’u jape jete ketyre dy cilesive: krijimit te trajtave e strukturave të reja letrare, krijimit te vetëdijes letrare. Me vetedije letrare nenkuptohet karakteri estetik i letersise. Kjo letersi kerkonte qe qellimet t’i arrinte me ane te frymes kritike dhe jo himnizuese. Kjo shihet qarte ne veprat e Fishtes, Migjenit, Konices, Stermillit etj.

Letersia bashkekohore:

Letersia e kesaj periudhe kaloi neper shtigje teper te veshtira, duke u detyruar te kufizohet brenda uniformes se ngushte te metodes se realizmit socialist. Ne vitet e parat te regjimit pati nje lirshmeri persa i perket krijimtarise letrare. Ne vitet ‘50 lindi nje orientim i ri ne fushen e letersise shqiptare, si në rrafshin tematik, ashtu dhe në atë të metodave krijuese. Tema mbizoteruese e letersise se ketyre viteve ishte liria e fituar nga Lufta nacionalclirimtare. Gjuha e rrefimit letrar dhe protagonist ishin karakteristike e veprave letrare te kesaj periudhe. Ne fillimin e viteve ’60 do behen hapat e pare per te nxjerre letersine nga ky shabllon. Ketu permendim kontributin e cmuar te Petro Markos me romanin e tij te pare “Hasta la vista” qe sjell nje kendveshtrim te ri ne letersine e asj periudhe. Me pas, po Marko, boton romanin “Qyteti i fundit”. Me 1962 Ismail Kadare boton romanin e tij te suksesshem “ Generali i ushtrise se vdekur” perkthyer ne 40 gjuhe te ndryshme). Me pas Jakov Xoxa boton romanin e tij “Lumi i vdekur”, Dritero Agolli boton nje seri romanesh. Nder shkrimtare me te njohur te kesaj periudhe permendim: Petro Marko, Jakov Xoxa, Kasem Trebeshina, Fatos Arapi, Martin Camaj, dritero Agolli, Ismail Kadare, Anton Pashku, Nazmi Rrahmani, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Arshi Pipa, Lluka perone, Esat Mekuli, Vorea Ujko.