giovedì 22 aprile 2010

Hysni Kapo: Pse ne nuk i goditem ushtaret britanike?


Per qeverine shqiptare te vitit 1947, incidenti ne kanalin e Korfuzit ishte thjesht nje pretekst i qeverise angleze per te shkelur sovranitetin e vendit. Sipas fjalimit te perfaqesuesit te Shqiperise, Hysni Kapo, ne Keshillin e Sigurimit ne OKB, ngjarja e 22 tetorit 1946 ishte ne vazhden e provokacioneve te anglezeve. Ne kete pjese te fjalimit ai tregon edhe shkeljen e territorit ajror shqiptar nga avionet angleze menjehere pas incidentit te kanalit te Korfuzit. Sipas Kapos, forcat ushtarake angleze kishin kohe qe shkelnin kufijte bregdetare dhe ajrore shqiptar duke mosrespektuar ligjet nderkombetare qe ajo kishte krijuar vete. Detyra me e rendesishme per Hysni Kapon ate 19 shkurt 1947, ishte hedhja poshte e te gjitha akuzave te ngritura nga delegati anglez.

Ne Keshillin e Sigurimit ne OKB, perfaqesuesi britanik kishte akuzuar drejtpersedrejti Shqiperine si autore te incidentit te kanalit te Korfuzit dhe duke e akuzuar per krime kunder njerezimit. Ne kete pjese te fjalimit te tij, Hysni Kapo hedh poshte te gjitha akuzat e perfaqesuesit britanik. Sipas tij, anglezet nuk kishin prova ne akuzen qe ngrinin kunder Shqiperise dhe vendi jone nuk mund ta kryente kurre kete akt kunder nje shteti qe e kishte pasur aleat ne lufte. Hyrja e luftanijeve britanike ne ujerat tona territoriale pa lajmerim dhe ne formacion lufte, e pasuar nga fluturimet e neserme te aeroplaneve britanike mbi zonen bregdetare, nuk le asnje dyshim se te gjitha perbejne nje provokacion dhe nje cenim te sovranitetit te shtetit shqiptar.

A posteriori, jemi te detyruar te pranojme se te dy incidentet kane lidhje midis tyre. Ngjarja e 22 tetorit rrezon afirmimin e thjeshte te qeverise britanike qe luftanijet angleze, duke hyre ne ujerat shqiptare nuk kishin qellim armiqesor ose provokacioni. Qeveria shqiptare kishte njoftuar qeverine britanike qe ta lajmeronte per kalim ne ujerat territoriale. Edhe sikur te pranojme per ne moment, ne kundershtim me realitetin, pretendimin britanik se kalimi i anijeve angleze ka qene pa te keq, edhe ne kete rast duhej nje kerkese per qeverine shqiptare, qe te lajmerohej per hyrjen e anijeve te huaja ne ujerat e saj territoriale, nuk do te formonte nje kufizim sado te vogel te parimit te kalimit pa te keq, po perkundrazi do te vlente per te evituar çdo incident tjeter te padeshiruar.

Dhe qeveria shqiptare do te kishte plotesisht te drejte ta bente kete, ne mbeshtetje te parimit te njohur te sovranitetit te shtetit mbi ujerat e tij territoriale. E drejta e sovranitetit te shteteve bregdetare mbi ujerat e tyre territoriale eshte nje parim nderkombetar i kristalizuar. Dhe kjo e drejte lidhet ngushte me sigurimin dhe mposhtjen e ketyre shteteve. Shtetet e vegjel jane me shume te interesuar se te tjeret per respektimin e ketij parimi. Qeveria shqiptare kishte plotesisht te drejte t'i bente apel sekretarit te Pergjithshem te UNO-s me 29 tetor 1946, per respektimin e ketij parimi, ta mbronte vete dhe ta invokoje perseri sot ketu perpara Keshillit te Sigurimit. Dhe ky qendrim i qeverise shqiptare nuk eshte aspak ne kundershtim me parimin e kalimit pa te keq.

Mbrojtja dhe respekti i principeve te se drejtes nderkombetare ne marredheniet midis shteteve, qofshin te medhenj apo te vegjel, jane themel dhe garanci per ruajtjen e paqes dhe te sigurise kolektive ne bote. Po nuk mjafton te invokosh parimin e kalimit pa te keq per te provuar respektin e se drejtes nderkombetare, kur shkel parimin e sovranitetit. Nuk jane vetem autore te njohur ne lemin e se drejtes nderkombetare si Hall, Hautefeuille, Klauber, Philimore, eheaton, etj, qe njohin parimin e sovranitetit te shtetit bregdetar mi ujerat territoriale, po edhe vete Gjykata e Diktimit te Frances, me 26 nentor 1918, dhe Gjykata Supreme e Shteteve te Bashkuara, me 30 prill 1923, jane shprehur ne favor te ketij parimi.

Gjithashtu Konferenca e Hages per Kodifikimin e se Drejtes Nderkombetare me 1930, ne nenin 2, te aktit final, ujerat territoriale per te gjitha efektet i ka parifikuar me territorin nacional. Keshtu shteti bregdetar ka te drejte te ushtroje pushtetin politik mi ujerat territoriale. Pa qene nevoja te invokojme autoret e shumte dhe pikepamjet e tyre te ndryshme mi parimin e kalimit pa te keq te lindur nga nevojat e trafikut nderkombetar, mbi shtrirjen e ketij parimi dhe mbi kufizimin e parimit te sovranitetit te shtetit bregdetar mi ujerat e tij territoriale, mjafton permendimin artikujt 4 dhe 3 te aktit final te Konferences se Hages me 1930.

Artikulli 4 thote:

"Shteti bregdetar nuk mund te pengoje kalimin pa te keq te anijeve ne detin territorial".

Dhe artikulli 3 percakton kuptimin dhe gjeresine e kalimit pa te keq. Sipas ketij artikulli, per kalimin pa te keq, kuptohet kalimi duke perfshire edhe ankorimin per shkak incidentesh ordinere te lundrimit ose per shkak te braktisjes nga zori ose per shkak rreziku-midis ujerave territoriale pa hyre ne ujerat e brendshme, qofte per te hyre, qofte per te dale, dhe pa kryer asnje akt qe cenon sigurimin dhe rendin publik ose interesat fiskale te shtetit bregdetar. Ne rastin konkret, duhet te marrim parimin e kalimit pa te keq dhe ta veme per balle faktit.

Ngjarja e 22 tetorit me te gjitha aspektet e saj, tregon se nuk ndodhemi perpara nje kalimi pa te keq, sikunder pretendon qeveria britanike, po perpara nje violimi te sovranitetit te shtetit shqiptar mbi ujerat e tij territoriale. Dihet se distanca qe ndan skelen e Sarandes nga bregdeti i Korfuzit karshi eshte 7.2 milje dhe vija ordinare e lundrimit nuk eshte 1500 metra nga skela e Sarandes, pra nuk ishte udha e anijeve britanike. Qeveria shqiptare thekson me kete rast se kanali i Korfuzit ka sherbyer perpara kesaj lufte si vije lundrimi e kufizuar per anijet kabotazhi te vendeve fqinje dhe jo si vije trafiku nderkombetar. Vetem qe nga mbarimi i luftes e ketej Anglia po e perdor kete udhe dhe mundohet ta paraqite si nje vije trafiku nderkombetar.

Ne virtyt te rregullave nderkombetare dhe te te drejtave te saj, qeveria shqiptare nuk ka menduar kurre dhe kurre nuk mendon qe te pengoje lundrimin ne det te hapur ose ne kanalin e Korfuzit te çdo anijeje e te çdo kombesie qofte ne raste se keto anije respektojne te drejtat dhe legjislacionin e vendit dhe nuk cenojne sovranitetin e shtetit. Me 1910 perpara gjykates arbitrare te Hages vete qeveria britanike ka mbrojtur tezen se sovraniteti i shtetit bregdetar shtrihet mbi te gjithe gjeresine e ngushticave gjersa mund te kontrollohen nga baterite e saj bregdetare, ne kundershti me tezen tjeter qe thoshte se sovraniteti i shtetit bregdetare ne ngushtica duhej te shtrihej deri ne tri milje. Ne frymen e tezes se saj, qeveria britanike ka deklaruar ne Gjykaten e Hages ne 1910 se kalimi ne ngushticen e Padecanalis afer Douvres qe eshte 17-18 milje e gjere, nuk eshte veçse nje koncesion i thjeshte i qeverise angleze.

Mbrojtjen e kesaj teze e gjejme dhe ne autoret angleze Hall, Hoshei, Kent, Philiano. Por per kalimin e anijeve te luftes ne ngushticat qe lidhin dy dete te hapur autoret si Dudlefield dhe Hall thone se shtetet e interesuara mund te marrin masa sigurimi ose dhe te ndalojne krejtesisht kalimin e tyre ne ato pjese qe ndodhen ne sovranitetin e tij. Disa autore si Blumtscli, Bofic, Laerence, eestlake etj, jane te mendimit se shtet limitrof nuk mund te ndalojne kalimin e anijeve ne ngushtica, por kane te drejte te marrin masat e nevojshme qe kalimi te jete pa te keq kundrejt tyre. Sigurisht nuk eshte ne aplikim te kalimit te lire ne ngushticat qe lidhin dy dete te hapur qe baterite angleze ne Gjilbrartar fundosen kryqezorin spanjoll, i cili kishte hyre dy milje afer Gjilbrartarit ne ujera territoriale duke ndjekur nje kontrabande. I permendem keto fakte dhe keta autore pse jane mbeshtetje e tezave qe ka mbrojtur vete qeveria britanike ne raste te ndryshem. Sot nje rast analog, ajo e mbron tezen se kalimi ne ngushticat qe perbehen vetem nga ujerat territoriale, nuk eshte kalim ne ujerat territoriale. Keshtu ne raste analog, qeveria britanike mbron dy teza te kunderta.

Kjo provon se sa jane relative per qeverine britanike rregullat nderkombetare, se si perdor qeveria britanike rregullat e se drejtes nderkombetare sipas interesave te saj ne nje kohe te caktuar. Konsekuence logjike e nje perdorimi te ketille te rregullave nderkombetare nga ana e qeverise britanike eshte provokacion brutal i 12 dhe 13 nentorit kunder Shqiperise. Te gjitha luftanijet angleze qe kishin hyre ne ujerat shqiptare ne formacion lufte, qellonin vazhdimisht me mitraloz ne ajer dhe ne uje per te krijuar incidente dhe lundronin poshte e perpjete ne ujerat tona dhe jashte ujerave ne shenje intimidacioni dhe provokacioni.

Duke derguar ujerat shqiptare kunder paralajmerimit formal te qeverise shqiptare, nje numer te madh luftanijesh qe erdhen ne formacion lufte, hyne e vepruan jo vetem ne ujerat territoriale po dhe ne ujerat e brendshme te portit te Sarandes dhe qelluan me arme per te krijuar incidente. Qe te justifikonte veprimin e saj, qeveria britanike invokoi nje seri preteksesh. Si pretekst kryesor ajo paraqiti nevojen e spastrimit te minave ne kanalin e Korfuzit, mbasi me 22 tetor dy anije u ndeshen ne mina dhe u demtuan. Duke dashur qe ta vinte qeverine shqiptare perpara faktit te kryer, qeveria britanike i drejtoi asaj nje note me 10 nentor, me te cilen lajmeronte se me 12 nentor 1946 kanali i Korfuzit do te spastrohej nga minat. Sipas notes angleze ky spastrim do te behej ne virtyt te nje vendimi unanim te marre me 1 nentor nga Komiteti Qendror per Spastrimin e Minave.

Ne noten e saj te 12 nentorit, qeveria shqiptare protestoi ne menyre energjike kunder vendimit arbitrar per te spastruar ujerat territoriale shqiptare ne ngushticen e Korfuzit. Qeveria shqiptare theksonte se nuk mund te pranonte kurre qe te vihej perpara nje fakti te kryer dhe propozonte krijimin e nje komisioni miks nderkombetar me pjesemarrjen e Shqiperise. Vetem kur ky komision do te kishte caktuar pjesen e ujerave te kanalit qe do te bisedohej per te ndermarre spastrimin. Qeveria shqiptare i terhiqte verejtjen qeverise britanike se ajo duhet te jepte urdhra anijeve te tyre qe te shkelnin veten ne territorin e percaktuar nga Komisioni Mikst.

Ne qofte se anijet britanike do te cenonin ujerat territoriale shqiptare, ky akt do te konsiderohej per te treten here nga qeveria shqiptare si nje cenim flagrant i sovranitetit te Shqiperise. Qeveria britanike, si kurdohere, aq qe denjoi t'i marre ne konsiderate te drejtat e Shqiperise dhe me 12 e me 13 nentor 1946 anijet e luftes dhe te spastrimit te minave, te armatosura me topa qe ishin drejtuar nga skelat e Sarandes dhe nga skelat e tjera te Shqiperise, ndermoren spastrimin e minave. Sa per Komitetin Qendror per Spastrimin e Minave, qeveria shqiptare, nuk ka qene asnjehere e informuar zyrtarisht as per ekzistencen as per vendimet e tij.

Vetem qeveria britanike, me ane te notave te saj, kohet e fundit na ka lajmeruar per keto dhe na ka njoftuar se Shqiperia nuk u thirr ne Komitet per shkak se nuk kishte forca mina-mbledhese. Shqiperia duhej te thirrej ne kete Komitet, pse kriteri per te thirrur nje shtet atje nuk ishte sigurisht nese kishte ose jo forca mina-mbledhese, po vetem fakti, qe eshte shtet bregdetar. Ne fakt Komiteti Qendror per Spastrimin e Minave do te merrte vendim per disa veprime, te cilat per natyren e tyre, do te mund te kryheshin pa ardhur ne kundershtim me parimet e sovranitetit, pasi do te kishin nevoje per pelqimin e shteteve te interesuar.

Madje qeveria shqiptare ka informata se Komiteti kishte vendosur qe pastrimi i minave ne kanalin e Korfuzit do te kryhej pasi te merrej aprovimi i qeverise shqiptare dhe se nuk ka vendim unanim per spastrimin e minave ne ujerat shqiptare, sikunder pretendon qeveria britanike ne noten e saj te 10 nentorit 1946. Ne mbarim te mbledhjes se tij me 14 nentor 1946, Komiteti Qendror per Spastrimin e Minave botoi kete pergenjeshtrim, se "ne lidhje me lajmet e botuara ne shtyp kohet e fundit mbi veprimet e spastrimit qe anijet britanike kane kryer ne ujerat territoriale te Shqiperise, ne pjesen veriore te kanalit te Korfuzit, Komiteti Qendror per Spastrimin e Minave deklaron se spastrimi nuk eshte kryer me urdhrin e tij dhe nuk ka pasur pelqimin e tij".

Qeveria britanike duke u kufizuar ne nje paralajmerim te thjeshte ne kundershtim me parimin e sovranitetit dhe me vete vendimin e Komitetit qe ajo invokon, e kreu spastrimin e minave sipas deshires se saj dhe ne menyre provokuese. Ajo deklaroi se gjeti 22 mina dhe akuzon qeverine shqiptare se i ka vene ajo, se ajo e ka ditur se kush e ka vene ose se ku ishte vendndodhja e tyre. Ajo nuk paraqiti asnje argument bindes per te provuar akuzat e saj, vetem kufizohet te thote se nuk mund te viheshin minat afer baterive shqiptare pa njoftimin e autoriteteve shqiptare. Ky eshte nje argument simplist. Tere bota e di se ne te gjitha detet pas luftes ka pasur dhe ka akoma mina te pa pastruara. Vete gjenerali Hodgson, kryetar i Misionit Britanik ne Shqiperi, ne noten drejtuar Komandes se Pergjithshme te Ushtrise Kombetare Shqiptare me 25 janar 1946, pohonte se edhe vijat e lundrimit te deklaruara te hapura nuk jane te sigurta dhe anijet lundrojne me pergjegjesine e tyre. Nuk ka shume dite qe ne pjesen orientale te Mesdheut, afer bregdetit turk, anija greke "Chimara" ndeshi me nje mine dhe u shkaterrua.

Kush duhet te kishte dijeni per kete?

Veç kesaj, si pajtohet argumenti qe Shqiperia nuk u thirr ne Komitetin Qendror per Spastrimin e Minave, pse s'kishte forca mina-mbledhese, me akuzen britanike se minat ne kanalin e Korfuzit i ka vene Shqiperia?Qeveria e Republikes Popullore te Shqiperise eshte perpjekur dhe deshiron kurdohere te kete marredhenie miqesore me aleaten e saj te luftes, Angline, dhe s'kishte asnje arsye qe te vinte mina ose te lejonte venien e tyre ose te dinte ekzistencen e tyre dhe te mos lajmeronte.

Ne politiken e saj karshi Shqiperise, qeveria britanike ndjek metoden e fakteve te kryera: ashtu si e beri fakt te kryer spastrimin e minave ne kanalin e Korfuzit me te gjithe kundershtimin formal te qeverise shqiptare, ashtu perpiqet ta paraqite si nje fakt te kryer pergjegjesine e qeverise shqiptare per venien e minave ne kanalin e Korfuzit dhe pretendon se qeveria shqiptare duhej te lajmeronte shtetet e tjera per venien e minave, ne virtyt te Artikujve 3 dhe 4 te Konventes se Tete te Hages.Qeveria britanike duhej me pare te provonte saktesine e akuzave te saj kunder Shqiperise, pastaj te invokonte Konventen e Hages. Qeveria shqiptare nuk i ka vene minat, as ka ditur se kush i ka vene, as nese kishte apo jo mina dhe as qe eshte pergjegjese per sigurimin e lundrimit ne ujerat e saj territoriale, ose ne ngushticen. Instituti i se Drejtes Nderkombetare ne Paris, ne vitin 1894, ka njohur parimin se shtetet bregdetare nuk jane aspak pergjegjes per sigurimin e lundrimit ne ujerat e tyre territoriale.

Spastrimi i minave si dhe ngjarjet e 15 majit, dhe te 22 tetorit, te veshtruara ashtu si jane dhe te vena perballe fakteve te verteta, dhe parimeve e rregullave nderkombetare, provojne ne menyre te qarte se e tere pergjegjesia i bie qeverise britanike. Ketu ndodhemi perpara nje sere provokacionesh te organizuara dhe te perseritura te qeverise britanike, te cilat lidhen ngushte me politiken e pergjithshme te Britanise se Madhe karshi Shqiperise dhe synojne ne nje objektiv te caktuar. Ne fjalimin e tij, delegati britanik deshi t'i hedhe qeverise shqiptare, pergjegjesine e humbjeve te pesuara nga anijet britanike te demtuara ne kanalin e Korfuzit. Ai u mundua t'i mohoje faktet duke permendur disa argumente dhe te cilesoje popullin shqiptar dhe qeverine e tij si pa ndjenja njerezore dhe pergjegjese per akte kriminale.

Nuk dua te zgjatem ne kete pike, por prape se prapi dua te bej disa verejtje.

Permbi te gjitha, une refuzoj formalisht dhe kategorikisht akuzat e permendura me lart; akuza te ketilla jane te papajtueshme me ndjenjat e popullit shqiptar, i cili kurdohere ka treguar ndjenja solidariteti. Ai e ka tradite te ndihmoje dhe t'u jape doren atyre qe vuajne. Po keto ndjenja i frymezuan marinaret shqiptare kur anijet britanike ishin ne rrezik. Per fat te keq, ky xhest nuk u çmua, madje ai u prit me perbuzje nga ekuipazhi britanik. Kjo eshte e verteta, zoterinj! Gjithashtu me argumente simpliste, me hamendje me nje interpretim te veçante te rrethanave dhe pa paraqitur asnje prove konkrete, delegati britanik mundohet ta quaje Shqiperine si pergjegjese per akte kriminale kunder njerezimit.

Nje akuze e tille nuk i pershtatet Shqiperise, e cila s'ka bere dhe nuk ben kurre akte te tilla, sidomos karshi popujve miq. Perkundrazi, kushdo mund te deklaroje me ndergjegje te qete se karshi Shqiperise, po, jane kryer akte jo miqesore dhe kundershtare. Te gjitha propozimet qe beri qeveria jone me qellim qe te arriheshin ne nje zgjidhje te drejte dhe paqesore, u interpretuan keq nga qeveria britanike dhe sot delegati britanik nxjerr perfundime te gabuara.

Kuptimi i propozimit shqiptar per formimin e nje komisioni miks, nuk eshte ai qe dha delegati britanik. Qeveria shqiptare, shtet bregdetar, kishte plotesisht te drejte te bente nje propozim te tille, sepse duke vepruar ne ate menyre, ajo ishte e sigurt se i sillte nje ndihme efektive zgjidhjes se ketij problemi. Delegati britanik e quajti tranzitore dhe nuk i jep rendesine e duhur situates se kufirit shqiptar ne lidhje me provokacionet greke. Po lufta civile qe zien ne Greqi, prezenca e trupave britanike ne kete vend edhe provokacionet e vazhduara te bera ne kufirin tone te jugut, i dhane ketij problemi nje rendesi aq te madhe sa Keshilli i Sigurimit dergoi atje nje komision hetimor.

Nje situate e tille nuk eshte aspak tranzitore, sikunder se nuk mund te konsiderohet tranzitor fakti qe te kapet afer bregdetit shqiptar barka me motor dhe pronari i saj shqiptar, e te shpien ne Korfuz. Perpara nje situate te tille, qeveria shqiptare nuk kish si te mos ishte vigjilente; delegati britanik, duke dashur te zvogeloje problemet qe kane karakter nderkombetar, ka qejf te beje interpretime sipas disa interesave te caktuara, si e beri delegati britanik ne lidhje me mosfrekuentimin e skeles se Sarandes nga anijet jugosllave pa marre ne konsiderate kushtet e favorshme dhe lehtesite qe ka shteti shqiptar per transportin ne skelat e tjera; te flasesh per incidente qe nuk kane ndodhur kurre si ai i 6 qershorit dhe ai i 29 tetorit qe u permenden ne fjalimin e delegatit britanik; te akuzosh qeverine shqiptare per venien e minave me hamendje dhe me aluzione; te mohosh fluturimin me aeroplan mbi token shqiptare dhe te mohosh qendrimin armiqesor te flotes britanike ne ujerat tona, kjo, zoterinj, nuk eshte metode e mire per te ndihmuar Keshillin e Sigurimit ne vendimet e drejta qe duhet te marre.

Qellimet e qeverise britanike jane fare te kuptueshme. Ajo kerkon te prishe marredheniet miqesore midis popujve shqiptar dhe anglez, te erresoje dhe te luftoje perpjekjet e popullit shqiptar ne punen e tij per nje jete me te mire e te lire, te mohoje te gjitha te drejtat e fituara me aq sakrifica nga ky komb i vogel e paqedashes e demokrat, dhe me ne fund te kercenoje hapur Shqiperine e vogel, demokratike e popullore. Po qeveria britanike eshte perpjekur kurdohere qe t'i erresoje perpjekjet e popullit shqiptar, madje edhe t'i mohoje krejtesisht; tamam keshtu ajo ka vepruar ne fushen nderkombetare, duke i mohuar popullit shqiptar te drejtat me elementare, te drejta qe ky i ka merituar me gjakun e bijve te tij me te mire.

Incidenti i kanalit te Korfuzit

Ne pasditen e dates 22 tetor 1946 ne bregdetin e Sarandes kaluan kater vapore angleze, te cilet udhetonin per ne Korfuz. Njeri prej tyre takoi ne nje mine dhe shpertheu. Edhe sot jane te mistershme se si u vendos ajo mine atje dhe se kush e vendosi. Nga incidenti, siç e ka quajtur per 50 vjet diplomacia shqiptare, kishin mbetur te vdekur 44 marinare angleze, luftanija e te cileve ishte hedhur ne ere nga mina detare. Deri me sot eshte aluduar teper lidhur me kete ndodhi. Jane akuzuar shume pale lidhur me kete çeshtje, por asnje nuk ka marre pergjegjesi persiper. Per kete arsye marredheniet midis Shqiperise dhe Britanise se Madhe pesuan nje ftohje te ndjeshme. Lidhur me kete incident, i cili ishte me pasoja per ushtaret e vendit ishullor, Britania e Madhe nuk la konvente apo organizem nderkombetar pa e ngritur zerin. Organizata e Kombeve te Bashkuara thirri autoritet shqiptare posaçerisht per kete çeshtje ne nje sesion te posaçem.