giovedì 22 aprile 2010


Ne shtatedhjete vjetorin e lindjes / Poeti la pak poezi, gjithsej nje liber prej me pak se dyqind faqesh. Gjithsesi, kjo race artistesh nuk eshte shquar ndonjehere per sasi. Shtoji ketij fakti, faktin tjeter se per Fredin, drita jeshile u hap vone, kur qe bere mosperfilles ndaj disa gjerave si suksesi.

Sot kam shfletuar librat e Frederik Rreshpjes, nje poet shkodran te cilin e lexoj here pas here dhe asnjehere nuk e mbyll me ndjesine se e lexova. Kam shtate libra te Frederikut. Libri i pare titullohet Rapsodi shqiptare dhe eshte botuar me 1968. Atehere poeti ishte njezetetete vjeç. Me pas vjen romani Zeri i larget i kasolles botuar me 1972 ndersa nje vit me pas, me 1973 del ne qarkullim vellimi i dyte poetik i tij Ne kete qytet. Ne vazhdim nje heshtje e gjate derisa me 1994 shfaqet me Erdhi ora te vdes perseri. Dy vjet me pas boton permbledhjen Lirika te zgjedhura, ndersa me 2004 dalin njera pas tjetres dy botime te poezive, Vetmi dhe Ne vetmi. Me 17 shkurt 2006 vdes.

Miqte qe e kane dashur dhe i kane ndenjur prane, e paraqesin si njeri fisnik veçse te veshtire. Dhe, eshte e besueshme. Ai bente pjese te ata qe quhen poete te lindur. Nuk ka nje poet te gjuhes shqipe qe t'i qaset me bindshem ketij percaktimi. Ai ishte poet i gjinise se William Blak-ut, Arthur Rimbaud-se, Sergej Eseninit etj, nje race qe tek ne eshte disi ne mungese. Jam lemerisur njehere kur kam degjuar nje shkrimtar por edhe poet (pretendimi i tij) shqiptar me grade akademik te thoshte: une mund te shkruaja si simbolistet franceze (Rimbaud, Verlain, Mallarme) por s'do me kuptonte lexuesi yne!

Ne fakt libri i pare i Frederikut, eshte i kopsitur mire sipas kerkesave te asaj kohe. Ishte mesi i viteve '60. Shteti komunist perpunon ambiciet e veta per te kontrolluar dhe shtypur mendimin e lire dhe ndergjegjen e njerezve, madje edhe vete natyren e lirise, per ta kthyer individin ne mase. Ne keto kushte qe e rrethojne nga jashte, dhe kur energjia e brendshme krijuese kerkon terren, poeti ben leshime ne temat e tij. Nga ana artistike, ai eshte ne kerkim te vetvetes, te zerit te vet te brendshem, brenda atij pylli te veshtiresive qe ekzistonin, teksa ndihet i prirur kah tonet e larta, kah epika e gjerave.

Libri i dyte me poezi Ne kete qytet, eshte nje kapercim i ndjeshem drejt cilesise. Zeri eshte zbutur dhe ka marre ngjyrime interesante, ndonjehere uitmaniane. Dihet se arti ne ate kohe duhej te pohonte lumturine, nje ndjenje qe siç thote Valery-a "nuk eshte e prirur me u kthye ne fjale per shkak se eshte qellim ne vetvete". Por poeti ia ka dale te zoteroje nje alkimi permes se ciles perpunon lenden e vet. Dhe megjithese kjo lende eshte pergjithesisht e imponuar, ai arrin te jape efekte te verteta artistike. Per te nuk eshte i rendesishem sinqeriteti por krijimi. "Anila, zog i lumtur qe iken mbi çatite e diteve / Rinia jote erdhi si nje lajm i madh qe i bie portes." shkruan poeti te poezia Leter Aniles.

Vetem ne nje gje kishte besim dhe bindje: poezia. Ai nuk ishte i varur as te nje krah i politikes, as te nje shkolle e artit, as te nje mik i bardhe as te nje mik i zi. Ai ishte nje shpirt i pakufizuar dhe, si i tille çmonte lirine. Kaq. Une me njerezit rri per edukate - do te shprehej ne nje interviste. Njehere, kishte udhetuar nga Shkodra ne Tirane, dhe aty ne Lidhjen e Shkrimtareve, pritesit e pyesin per nje shkrimtar, mik te tij: ç'thote X-i? Pergjigja qe: mire, i shkreti, por nuk ka talent. Libri i dyte u shkrua dhe u botua ne fillim te viteve '70 ne kohen e shkurter te liberalizmit. Pak kohe me pas, ai do mund te cilesohej si i papershtatshem per shkak te ekuivokeve dhe ambiguiteteve, por edhe te risive te cilat ishin te mistershme per sistemin, dhe nuk do te botohej. Ja nje shenje moderniteti, mbivendosje metaforash, nga ky liber: degjoj eren si fryn neper fjalet e mia te cilat befas u bene te gjelbera/.

Ky liber ka shume drite, ngjyra dhe shprese, te gjitha ne levizje te perhershme. Ketu ben pjese edhe balada e bukur Kata. Atehere autori sapo i kishte kaluar te tridhjetat. Nese krejt jeten e poetit do ta qasnim me nje dite astronomike, atehere kjo periudhe do te ishte dita, ndersa vitet e pas nentedhjetes, mbremja, e mbase edhe nata e tij. Poezite qe i perkasin kesaj te fundit, kane shume hije dhe trishtim, dhe pak drite e optimizem. Duket sikur as edhe dhimbje nuk ka mbetur me, por vetem hi. Ne fakt kjo mund te thuhet vetem ne kuptimin fizik te gjerave, sepse ne poezi tashme, alkimia e poetit eshte bere vete magjia, ndersa ajo çka ka humbur me kalimin e viteve eshte artificialiteti pasi edhe vete artificet letrare jane bere lende.

Kemi vetem poezi: emocione intensive estetike, imazhe qe transpozohen nga nje varg te tjetri, ironi, paradokse. Shfaqja e kesaj poezie determinuese ne jeten letrare shqiptare, menjehere sapo ra diktatura, mbetet edhe sot nje mister. Dikur poezia e tij jo rralle kishte trajte ditari, takime dhe pervoja me njerez dhe vende. Kishte kronike dhe gjeografi. Kjo lloj poezie ka shume pika komunikimi me publikun. Tani temat pothuajse jane zhdukur. Ka mbetur veçse lenda e panderrueshme e brendesise se shpirtit, nje lende thelbesore qe merr trajte ne levizjet dhe fiksimet dhe perseri levizjet e nje imagjinate te pakushtezuar.

E gjithe hapesira astronomike eshte transpozuar ne hapesire shpirterore. Perceptimi i botes nuk behet me permes pervojave empirike por permes shkrepjeve intuitive. Neqoftese ne vitet shtatedhjete, shkruante nje poezi per Anilen per te bere diçka te bukur dhe te pranueshme, ne periudhen e dyte gjerat kane ndryshuar. Tash, edhe kur shkruan per dhimbjen e vet, nuk e ben kete per t'ua bere te ditur te tjereve. Ai ne fakt shtiret, siç thote Pessoa, sikur ndien dhimbje nga dhimbja qe ka. Shkruan poezi jo per te realizuar vetveten sepse kjo do t'i mbetet pergjithmone e parealizuar siç ka dashur dikur, por veç per te kujtuar nje pasion te vjeter. Veçse ky kujdes per kujtese, eshte vete qenia e tij ekzistenciale. Tashme kur i ka kaluar te pesedhjetat, sjell nder mend se dikur nuk trembej nga gjinite e gjata te letersise: romane, poema. Tani ne nje interviste kujton Eluarin te kete thene: "por le te pyesim nese ai luftoi me pare se bota ta mundte ate".

Dhe, ne te vertete poeti yne luftoi duke ndjekur natyren e tij.

Imagjinata e tij e njesuar me vete qenien, funksionon perbukuri nder skaje te fshehta dhe te pazbuluara. Gjerat nuk kane me nje kuptim, nje tingull, nje ngjyre. Sipas William Blake-ut, keto jane pune te arsyes, jo te poezise. Poezia e tij behet polifonike dhe multikolore. Ajo eshte tashme ekzistenca e gjerave qe nuk ekzistojne. Vete leximi i saj behet pjese e te krijuarit. Askush nuk i ka ditur keto gjera kaq mire sa Frederiku. Mirepo kjo e ben poezine te jete elitare d.m.th ia pakeson asaj pikat e komunikimit me publikun e gjere i cili, duhet thene, e ka me te lehte t'i qaset logjikes se thjeshte te pervojave se lojes valavitese te imagjinates. E megjithate, "talenti mendon, artisti sheh" thoshte perseri William Blake-u. Frederiku eshte poet i perfytyrimeve dhe vegimeve. Poeti la pak poezi, gjithsej nje liber prej me pak se dyqind faqesh. Gjithsesi, kjo race artistesh nuk eshte shquar ndonjehere per sasi. Shtoji ketij fakti, faktin tjeter se per Fredin, drita jeshile u hap vone, kur qe bere mosperfilles ndaj disa gjerave si suksesi. Ne France, qe per ne eshte nje yll, Jean Cocteau qe autodidakt por e kurorezuan akademik, ndonese edhe ky, jo se qe shume i pershtatur me shoqerine ku jetoi.

Per te nje grua e njohur pati shkruar: ai ecte me krenarine e nje shpendi te eger qe rastesisht ka rene ne nje oborr me shpende. Per ata qe e kane njohur, kjo eshte si e thene per poetin tone. Rreshpja nuk qe nga ata artiste qe permes pasaportes se artit bejne karriere diku tjeter, dhe as nga ata qe japin "gjenine ne jete, talentin ne vepra". Ne socializem - i persekutuar, ne demokraci - i shperfillur jo domosdoshmerisht per faj te te tjereve, i paafte per tu sistemuar ne jete, vepren e vet e krijoi ne kushtet e mjerimit dhe dhimbjes, plot plage shpirterore, ndonese fakti qe adhuronte De Raden na thote se do te kishte preferuar klimen e bute, te qete, me prirje orfeike. Poezi brilante, te kursyera ne fjale, qe rralle i kalojne njezet vargjet, gjithmone te mbyllura ne nje unitet te pacenueshem, ato nuk jane te veshtira per tu kuptuar por jane elitare per shkak te rafinimit te thelle artistik, te mbivendosjes se imazheve e te metaforave, mendimit obskur dhe shkrepetitjes se larget, prandaj nuk eshte popullore, ndonese kjo eshte shenje e vertete e modernitetit, vlera te cilat ne jo se i kemi me tepri, perkundrazi.

Ajo nuk synon te artikuloje jeten njerezore ne gjeresi por eshte nje ze i mahnitshem i ndijimeve si shprehje shpirti universal. Po jap si shembull njeren, Rekuiem, nga libri Erdhi ora te vdes perseri, botuar me 1994:


Noton ne perrua me gjethe mbeshtjelle
Nje dite e vdekur vjeshte
Dhe shterget e fundit kaluan te ngrire
Me syte e verdhe ne heshtje.


Rrezohet nga druret trishtimi i bores
Lugina me hene e lyer
Dhe dreret e eres vene kujen me dhembje
Me briret prej akulli thyer.

Me vdiq dhe kjo vjeshte, me shkoi si kjo dite
Qefinin me gjethe te thare
O dimri i drereve me briret ne ere

Ke vjeshte te qajme me pare?

Mekati i kesaj poezie eshte se, duke qene universale, lenda qe mbart nuk na çon te ndonje gjeografi e njohur as te ndonje kohe e njohur, ku ne te lidhim sentimentet tona empirike, e megjithate eshte e rralle pernga cilesia e realizimit, permes nje gjuhe qe kendon si muzike, gjithmone e shkruar sakte dhe paster. Siç e ka vene ne dukje studiuesi gjerman Hans Joachim-Lanksch, ndryshe nga ç'ben me jeten, kaosin e poezise se vet, ai e organizon ne menyre te perkryer.

Ai bente pjese ne eliten artistike mbareshqiptare. Ne fakt ai jetoi gjithnje ne skaj te shoqerise ndonese nuk kishte asgje nga veset per te cilat shoqeria e paster e mallkon njeriun. Por gjendja e tij shpirterore ishte gjithmone ne mungese pasi ai jetonte ne hijen e perendise se Humbjes. Ketej vijne ngjyrimet e forta te poezise se tij e cila duhet thene nuk bie ne dekadentizem por ka natyre te larte dhe fisnike.

Sidoqofte, nuk ka shenja te mjaftueshme se Frederiku lexohet nga nxenesit apo studentet, pra se kerkohet konsiderueshem ne programet e shkollave. Kete e ndiej sepse punoj ne nje biblioteke. Tashme eshte ore e vone e nates. Nga Dajti ku prape keto dite ka rene bore, vjen nje ere e ftohte qe fershellen permbi ndriçimin e krejt Tiranes, e me tej kodrave. O dimri i drereve me briret ne ere! peshperis kete varg te Frederikut. Mbi tavoline kam shtate librat e tij, te gjithe te botuar sa ishte gjalle, atehere kur ai ishte poeti me brilant i gjalle i gjuhes shqipe (mendimi im).

Por sot nuk kemi ne dore nje botim integral dhe dinjitoz te vepres qe la. Po, edhe nese deshiron nje liber te tij çfaredo, nuk e gjen dot. Mandej, duhen hulumtime dhe studime per kete vlere kombetare te cilat them se nuk do te mungojne pasi zeri i tij nuk mund te kete pergjigje tjeter nga njerezit e letersise dhe artit perveç pohimit. Mes lexuesve qe ka, numri i adhuruesve te tij eshte ndoshta nga me te lartet. Ka fituar Çmimin Kombetar te Poezise dhe eshte perfshire ne disa antologji serioze te poezise shqipe. Ka qene ne vemendjen e studiuesve dhe poeteve, qysh ne gjallje dhe me pas. Sot e kujtojme ne shtatedhjete vjetorin e lindjes. Poezia e tij Rozafa e flijuar mbyllet me keto vargje:

O Medaur! Bekoje kete qytet qe lindi nga nje grua Tani qe ra hena e syve te mi!

Gjerat e rendesishme kerkojne sakrifica sublime. Keto e ushqejne panderprere vetedijen tone historike, shpirtin tone te panderrueshem. Frederik Rreshpja pati nje mision per te permbushur per te cilin luftoi dhe sakrifikoi por nuk u thye, duke lene pas, ne radhen e krijuesve te medhenj bashkeqytetas, nje veper cilesisht dinjitoze, te bekuar.
Autori eshte poet, fitues i Çmimit Penda e Argjendte 2004

Kush ishin 10 bandat diversante qe kerkuan te rrezonin Enver Hoxhen

Per rreth tre vjet, nga 1949 deri ne 1952 Shqiperia ishte ne qender te vemendjes te sherbimeve sekrete me ne ze te kohes. Agjente dhe grupe zbuluesish zbarkonin ne Shqiperi nga çdo cep i kufirit. Detyrat e tyre ishin te benin te mundur rrezimin e regjimit komunist ne vend. Por gati te gjitha keto sulme te agjenturave te huaja ne bashkepunim me shume shqiptare qe deshironin renien e regjimit komunist, deshtuan. Kjo ne saje te lojes se sherbimeve sekrete shqiptare, te cilat arriten t'i neutralizonin te gjitha bandat diversante qe mesyne ne Shqiperine e viteve '40-'50. Keto qe po botojme jane dokumete te atyre viteve te Ministrise se Brendshme te Shqiperise ne ato vite. Ne ato dokumente tregohen te gjitha bandat diversante qe u futen ne Shqiperi dhe loja e sherbimeve sekrete shqiptare qe bene te mundur asgjesimin e tyre.

Zbarkimi i bandes diversante te Et'hem Çakos

Ne pragun e ketij agresioni, me 8 korrik te vitit 1949, u nis nga Italia dhe u hodh me parashute ne Shqiperi, ne zonen e Kurveleshit, banda e krimineleve te stervitur ne kurset e posaçme te spiunazhit amerikan e italian e kryesuar nga ballisti Et`hem Çako. Kater dite me vone, ne saje te vigjilences se masave popullore, banda ra ne duart e Sigurimit shqiptar. Sikurse dihet, udheheqesi i bandes parashutiste, menjehere pas kapjes, u be objekt i lojes "Buza e Bredhit", qe organizoi arma e Sigurimit shqiptar ne dem te Ministrise se Brendshme te Italise. Njeri nga pjesetaret e bandes, Llukman Luftiu, ne deklaraten e tij te bere para hetuesise, ka thene: Pergjegjesi i kursit te spiunazhit, koloneli De Agostini, na tha qe "grupi juaj niset para kohe dhe i ngarkohen detyra shume te rendesishme urgjente, mbasi se shpejti do te kemi ngjarje me rendesi ne Shqiperi.

Per kete na duhet patjeter te jemi te informuar mire dhe sidomos te ngrehim bazat ne zonat e Gjirokastres dhe Vlores, per rastin tuaj (ketu le te kuptohet se baza te tilla do te ngriheshin edhe ne zona te tjera) qe te mund te nisim sa me pare nje numer te madh agjentesh, te cilet, nen drejtimin tuaj dhe te mbeshtetur ne elementin kundershtar me bandat qe jane ne male, te fillojne shpejt nje levizje te armatosur kunder qeverise ne fuqi, per ta vene kete midis dy zjarresh: atij te frontit te hapet dhe te levizjeve te armatosura ne prapavija...". Se kush ishte ky "front i hapet" del fare qarte me radiogramet qe i dergonte Ministria e Puneve te Brendshme italiane e bandes se Et`hem Çakos, me 12 korrik 1949, ku kerkonte: Nr. 11/12 Komunikoni ngjarjet ne kufirin grek dhe a kane kaluar trupa qeveritare greke ne Shqiperi. Kerkesa eshte urgjente. Perseris kerkesa eshte urgjente nga Ministria e Brendshme. Xhovani".

Si pergatiteshin grupet e zbulimit

Kurset filluan menjehere te funksiononin ne vende shume te fshehta si ne vilen Linda e Monte Meso ne Itali, Monako e Bershtengergen te Gjermanise Perendimore, ne Prizren e Gjakove te Jugosllavise, ne Janine e Follorine te Greqise etj. Keshtu per shembull, me 20 shtator 1949, ne Monte Meso filloi kursin grupi i krimineleve prej 22 vetash me ne krye Zenel Canen te inkuadruar ne kater nengrupe, qe do te vepronin ne zonat Elbasan, Shkoder dhe Kukes. Ne shtator te viti 1949, mua, - deklaroi Zenel Caneja, - bashke me Emin Lamçen, Isak Allen, Halil Hoxhen, Abedin Cangon, Rexhep Kason, Ramadan Kelmendin per zonen e Elbasanit; Zef Luken, Bardhok Gjaken, Gjetan Gjocin, Mirash Markun per zonen e Shkodres, na moren fshehurazi nga kampi Santa Faro dhe na shpune ne Monte Meso, ku filluam kursin e spiunazhit te cilin e mbaruam ne shkurt te vitit 1950.

Ndersa Nikoll Mark Nikaj, ne ditarin e tij tregon se ai me 20 te tjere mesuan ne Banjola kursin special per radista. Perveç kurseve te spiunazhit, amerikanet ne fillim te vitit 1950 krijuan reparte ushtarake te rregullta me persona shqiptare qe i terhoqen nga kampet e Italise ne Gjermanine Perendimore, duke i maskuar ne repartin "Albany Labory Service 4000". Selim Daci, ish-bajraktar dhe me vone komisar i milicise, ne procesin hetimor pohoi se: Ne maj te vitit 1950 na transferuan 95 veta nga Italia ne Gjermanine Perendimore dhe me vone erdhen aty edhe 110 vete te tjere, ku benim stervitje ushtarake tete ore ne dite nga oficere hitlerian dhe oficere amerikane. Une dhe 40 veta te tjere te ndare ne kater grupe sipas zonave ku do te vepronim, filluam kurset e spiunazhit afer qytetit te Mynihut ne vilen Bershtengergen dhe Veterehor, te cilat ishin mjaft sekrete dhe ne mes pyjesh. Me 25 nentor 1950, kur mbaruam kursin e spiunazhit, koloneli amerikan Smith, drejtor kursi, para se te niseshim per Shqiperi na cileson se ishim regjimentet e para te çlirimit.

Zbarkimi ne Shqiperi

Ne u nisem me 11 nentor 1950 per ne Shqiperi me aeroplan amerikan, te ndare ne kater grupe, grupi i Dibres, ku benin pjese Selim Daci, Adem Gjura, Gjetan Daci dhe Selim Allamani. Grupi i Krujes me Qazim Hoxhen, Llesh Nikolla, Ali Begrama, dhe Iljaz Toptani, grupi i Kukesit me Myftar Malokun, Halil Nergutin, Ramdaman Veliun dhe Rexhep Berishen, grupi i Vlores me Sadik Ramen, Harrun Tragen, Qamil Maren, Daver Agaj e te tjere. Greket me anen e "Sillogut Vorio-epirot", organizate spiunazhi e krijuar nga Asfalia greke kunder PPSH-se me qender ne Athine, pergatiten spiune te kualifikuar ne kursin e Follorines, si Vangjel Dhima, Stefo Petro, Vangjel Shqevi etj., te cilet ishin derguar ne Dropullin e Siperm qysh ne muajin tetor te vitit 1949 me detyra te posaçme te krijonin grupe spiunazhi dhe te organizonin revolten ne kete krahine. Keta agjente me 1950, organizuan ne Prizren konferencen nen drejtimin e gjeneralit Dushan Mugoshes, me pjesemarrjen e Apostol Tanefit, ish-federal i fashizmit ne krahinen e Vithkuqit, Nik Sokolit, ish-sekretar i partise fashiste te Burrelit etj. Ne kete mbledhje vendosen qe me ndihmen e mareshalit Tito te sulmonin Shqiperine.

Diversanti Rexhep Berisha ne letren qe i dergonte M.H ne Mynih i shkruante, "... nuk patem mundesi te qendronim ne Shqiperi, prandaj u detyruam te kalojme ne Jugosllavi bashke me Iljaz Toptanin. Ne Jugosllavi na arrestuan per pak dite. Sa u mor vesh dhe tani jemi te lire dhe t'u ndihmuar nga oficere jugosllave, pasi po pergatitemi per t'u futur ne Shqiperi". Ne kete menyre u aktivizuan te gjitha sherbimet e zbulimeve armike per pergatitjen me urgjence te grupeve te diversanteve dhe te spiunazhit per te sulmuar Shqiperine.

Radioloja

Organet e Sigurimit te Shtetit me radiolojen "Buza e Bredhit" qe organizuan nepermjet bandes se Et'hem Çakos, me Ministrine e Puneve te Brendshme italiane, e ç'orientuan ne menyre te shkelqyer Romen. Zbulimet armike nuk besonin se Fiore Guizeppe, alias Et'hem Çako, te ishte kapur i gjalle nga organet e Sigurimit te Shtetit shqiptar. Per ta vertetuar kete niset ne Shqiperi me anen e zbulimit grek nje bande me 14 vete, te kryesuar nga Izet Vrazhdo. Ky grup pa kaluar kufirin u asgjesua dhe mezi shpetuan 7 vete me Izet Vrazhdon, te cilet kaluan ne Greqi. Por edhe Izet Vrazhdo si rezultat i radiolojes, u fut ne burg nga zbulimi grek.

Ne kete menyre jo vetem zbulimi italian, por edhe zbulimi grek filloi te mos kishte besim tek diversantet qe kishin derguar vete ne Shqiperi. Gjendja e Fiore Guizeppes mbeti e erret per spiunazhin italian dhe radioloja vazhdoi edhe per disa kohe. Ata derguan municione ushqime, medikamente, veshmbathje per Fioren, te cilin e kujtonin se ndodhej ne malet e Shqiperise. Te verteten e mesuan vetem me 30 qershor 1950 kur qeveria shqiptare me rastin e nxjerrjes para gjyqit te Et'hem Çakos.

Ardhja e agjentit Alush Leshanaku

Ne Korçe, ne korrik te vitit 1950 u zbulua dhe u denua grupi spiunazh grek e jugosllav i kryesuar nga Shefki Hysa, ne te cilen kishte hyre Demir Biçakou, Seit Jazenxhiu etj. Ata bashkepunonin me diversantet greke Hasan Matraku, Hiqmet Çiflikun dhe diversante te tjere te UDB-se, si Ahmet Llarupi, etj. Alush Leshanaku instruktor i shkolles se spiunazhit te zbulimit italian, ne Rome, duke pare qe te gjitha grupet diversante dhe te spiunazhit qe kishte pergatitur dhe derguar ne Shqiperi kishin deshtuar, u nis vete ne krye te nje grupi spiunesh, ne shkurt te vitit 1950. Por pasi arriti ne Shqiperi, ai e pa veten te izoluar dhe te detyruar te struket ne mele.

Duke e ndjere veten ngushte, Alush Leshanaku u dergoi me 20 shkurt 1950 sherbimit sekret Italian kete radiograme: "Nr.113 Gj.313-31055- Asht e treta here qe ju them se nuk kam pas mundesine me te vogel per te komunikuar gjate oreve te dites. Sikunder ju kam shpjeguar edhe me pare me telin tim Nr.97, ne kete lokalitet nuk eshte e lejueshme me ngrit antenat diten, sepse shihet nga te gjithe.

Jo vetem ne afersite ketu perreth, por pothuajse ne te gjithe zonen e Elbasanit, nuk ka pyje te medhenj dhe te pakontrollueshem nga njerezit, nga barinjte qente dhe gjuetaret, gja qe ben te pamundur pa u zbulue dhe u njof nga armiqte. Qe me pare kam vendosur orarin per naten. Kam thirrur çdo mbremje ne oren 18 dhe çdo mengjes ne oren 4. Nuk jeni pergjigj. Nuk kuptoj perse. Me daten 17 te vazhduesit ora 20 jemi lidhun dhe ju thashe per te nesermen ne oren 3, por ju skeni ardhe, nuk i jeni pergjigj thirrjes time. Gjithashtu kam vazhduar t'ju therras naten ne oret e vendosuna qe me pare dhe ju nuk jeni pergjigj.

Nuk e kuptoj menyren e te sjellit deh te arsyetimit tuaj. Nese doni qe per kapriçon tuaj te me rrjepin lekuren, nuk eshte e drejte dhe e pershtatshme. Nese doni qe une te shkoj ne malet e nalta ku eshte se paku pese metra debore dhe jo vetem qe eshte e pamundur, por se as nuk ia vlen barra qirane, sepse atje do te jemi i izoluar per 5 muaj dhe nuk do te mundem t'ju komunikoj veçse buletinin meteorologjik dhe levizjet e ujqerve. Pra me fjale te shkurtra une po nderpres komunikimin ditor dhe do te transmetoj vetem ne oret 20 te çdo mbremjeje. Kuakter A i volen. Nese me degjoni dhe nuk me therrisni ne ate ore, do te jem i shtrengue me nderpre pergjithmone komunikimin, - Alushi.

Si te tjeret edhe ky agjent i vjeter dhe kuader i vlefshem i zbulimit italian u asgjesua me gjithe grupin e tij me 30 dhjetor 1950.

Bandat diversante

1. Grupi i Et'hem Çakos
2. Grupi i Zenel Canes
3. Grupi i Nikoll Mark Nikaj
4. Grupi i Dibres
5. Grupi i Kukesit
6. Grupi i Krujes
7. Grupi i Vlores
8. Grupi i Izet Vrazhdos
9. Grupi i Shefki Hyses
10. Grupi i Alush Leshanakut

Kryqezatat.

Kryqezatat



Ne fillim te shekullit te 13-te Kisha Katolike Romake ishte ne nje situate pothuajse te pashprese. Ne njeren ane situata kercenohej nga korrupsioni i rende qe ndodhte brenda perbrenda. Ne anen tjeter kjo situate perballohej me nje popullaritet te mesimeve te Paulicians. Per me teper vemendja e saj ishte ndare nga pjesemarrja ne kryqezate. Shumica e veprimeve te tyre ishin drejtuar ne ndalimin e avancimit te shpejte te Islamit dhe rimarjen e Jeruzalemit:

Udheheqesit e Vatikanit duhet te kene pare ngjashmerine e theksuar midis Islamit dhe Unitarianizmit ashtu sic eshte predikuar dhe prej Ariusit. Te dyja besojne ne nje Zot. Te dyja e pranojne Jezusin si profet.

Te dyja besojne ne Marine e Virgjer dhe ne panjollosjen e Jezusit, dhe te dyja pranojne Shpirtin e Shenjte por hedhin poshte hyjnine qe i atribuohet atij. Keshtu urrejtja per arianet u transferua tek muslimanet. Duke i pare kryqezatat nga ky aspekt ato pushojne se qeni nje fenomen i izoluar i historise se kishes, dhe kthehen ne nje perhapje te masakres se Kishes Pauline ndaj arianeve. ("Mary and Jesus in the Qur'an").

Nuk ka asnje qellim ne veprat e sotme per te mbuluar fenomenin e kryqezatave. Ato filluan dhe perfunduan ne konfuzion, dhe shume njerez vdiqen gjate tyre. Kryqezata e pare e cila filloi ne vitin 1096 ishte formuar, ashtu sic e permend edhe Giboni, prej hajdutesh dhe kriminelesh. Kjo ishte pasoje e Keshillit te Klermontit ne vitin 1095 ne te cilin Papa deklaroi qe cdokujt qe do te bashkohej me kryqezatat do t'i jepej nje kompensim i plote i te gjithe mekateve te kryera dhe do te lirohej nga cdo krim.

Kjo praktike u institucionalizua prej Kishes Katolike ne shekullin e 5-te. Per nje shume parash Papa do te leshonte nje leje e cila ose te falte te gjitha krimet e kryera ose ose ti lejonte keto krime te cilat mund te ishin te ndaluara. E ngjashme me kete kushdo qe perdorte menyren e rrefimit dhe i ishte dhene nje denim i rende per te shlyer mekatet e tij ne vend te kesaj mund ti paguante kishes para. Keto metoda e bene kishen shume te pasur dhe shume prej njerezve te varfer.

Si rezultat i ketij dekreti leshuar prek Keshillit te Klermontit, cdokush qe kishte kryer nje veprim te gabuar duke filluar qe nga vjedhja e deri tek vrasja, mund te grumbulloheshin nen flamurin me kryq. Llumi i njerezve qe numerohej deri ne 60,000 burra e gra, plackiten gjithe rruges se tyre nepermjet Evropes.

Kur arriten ne Hungari ata u perballuan me Paulicians stergjysherit e te cileve ishin detyruar te largoheshin prej persekutimit te Perandoreshes Theodhore ne drejtim te veriut prej Trakia. U zhvillua nje beteje e madhe ne te cilen 2/3 e kryqezatoreve u vrane. Ata qe mbijetuan kerkuan strehim ne malet e Trakia.

Perandori i Kostandinopojes u erdhi ne ndihme dhe i shpetoi ata duke i strehuar ne qytet. Kur ata arriten ne Kostandinopoje, pasurite e qytetit ishin nje tundim i madh per keta njerez. Per fat te mire perandori i perzuri keta njerez afer Bosforit perpara se ata te shkaterronin gjithe qytetin.

Perforcime me ushtare me te stervitur u derguan qe te bashkoheshin me ata qe kishin mbetur nga Kryqezata e pare. Te udhehequr nga Godfrei ata arriten ne Kostandinopoje dhe luftuan perandorin duke e rrethuar qytetin. Megjithate perandori mundi ti blinte dhe t'u mbushte mendjen qe ti permbaheshin planit te tyre te pare i cili ishte te luftonin muslimanet dhe te mernin Jeruzalemin, dhe gjithashtu si te paret keta u percollen per ne Bosfor. Godfrei me vone arriti te pushtonte Jeruzalemin ne vitin 1099.

Kryqezata e dyte u krye 48 vjet me vone pas renies se Jeruzalemit ne vitin 1147 ne menyre qe mbeshtetnin te mbijetuarit e Kryqezates se pare. Portat e qyteteve si ne Evrope ashtu edhe ne Azi u mbyllen ndaj pjesemarresve ne kryqezata, dhe ushqimi u jepej vetem nepermjet mureve duke ua hedhur me shporta.

Ky ushqim ishte i cilesise me te dobet dhe shpesh here i papershtatshem per konsumimin njerezor. Ata u pushtuan nga uria. Shume prej tyre vdiqen perpara se sa te arrinin Palestinen. Te mbijetuarit u vrane ne beteje. Jeruzalemi u pushtua prej muslimaneve ne vitin 1187.

Kryqezata e trete e udhehequr mes te tjereve edhe nga mbreti Rikard i Anglise, nuk mundi te rimerrte Jeruzalemin. Rikardi u kthye ne Angli ne vitin 1192 me ata qe i kishin mbijetuar betejes.

Kryqezata e katert zgjodhi nje objekt me te lehte per te pushtuar dhe, pervec faktit qe Kostandinopoja ishte ne duart e Kristianeve, mundi te arrinte deri aty ku dy kryqezatat e para kishin falimentuar.

Ne vitin 1203, ata shperthyen ne kryeqytetin e lashte te Lindjes, duke plackitur e vrare. Kishat paten te njejtin fat, dhe trofete e marra prej kishave jo vetem qe me vone u bene shkak per adhurimin e objekteve ne perendim por gjithashtu pasuruan Kishen Katolike Romake.

Me te ndricuarit prej te huajve, pervec ndjekjes se bashkeatdhetareve te tyre, ushtruan te drejten e kerkimit dhe marrjes se relikeve te shenjtoreve.

Shume e madhe ishte sasia e kokave dhe eshtrave, kryqeve dhe pamjeve, qe u shperndane nga ky revolucion neper kishat e evropes; dhe i po te njejtave permasa ishte edhe rritja e pelegrinazhit dhe ajo e te berit fli, saqe asnje dege me leverdi kaq te madhe nuk ishte importuar ndonjehere prej Lindjes.

Nga shkrimet e antikitetit, shume nga te cilat akoma ekzistonin ne shekullin e 12-te tani kane humbur... pa marre parasysh permasat e humbjeve tona, ne mund te vajtojme per bibliotekat qe u zhduken nen zjarrin e Kostandinopojes ( Decline and Fall of the Roman Empire, p.385).

Pervec pasurise e cila erdhi si rrjedhoje e plackitjes se Kostandinopojes, kryqezatat ishin nje biznes fitimprures, jo vetem finianciarisht por ne termat e jetes. Me rritjen e levizjes Pauliciane ne France, Kisha Katolike u forcua te drejtonte vemendjen drejt sigurimit te pozites se saj ne Evrope.

Ky ndryshim ishte ndoshta nje nga arsyet me te medha qe shkaktoi deshtimin e kryqezates se peste e cila filloi ne vitin 1218. Kisha kishte filluar sulme te pergjithshme ndaj muslimaneve te Sicilise dhe Afrikes Veriore, muslimaneve te Turqise dhe Palestines, muslimaneve te Spanjes dhe tani edhe paulinevet Cathari te Frances.

Ishte e pamundur te mbahej nje grade e pelqyeshme agresiviteti ne te gjitha keto fronte per nje kohe te gjate. Rrjedhimisht kisha u detyrua te reduktonte aktivitete e saj ambicjoze dhe te drejtonte vemendjen drejt armiqve te saj qe ishin me afer Romes.

"njerezit e varfer te Lionit" qe ishin rober, duke imituar Jezusin, shpejt rane ne kundershtim me kishen zyrtare, sepse ata refuzuan te adhuronin Jezusin si Zot. Rreth vitit 1190, ata u bashkuan me paulinet e Catharit. Numri i tyre tani ishte aq i madh saqe Kisha Katolike ishte nen rrezikun e tejkalimit ne numer dhe zevendesimit prej tyre.

Ata kundershtuan gjithe strukturen e kishes zyrtare si nje perparesim, sepse ata e dinin qe cdo njeri kishte hyrje te drejperdrejte me Zotin. Ata kishin librat e tyre te shenjte te shkruajtura ne gjuhen romake. Keto ishin te lejuara per kedo qe donte t'i lexonte ato, te cilat ishin shume te njohura midis njerezve qe nen regjimin e Kishes Katolike nuk kishin leje as per librat e shenjte zyrtare.

Keshtu per nje moment priftit Fulgentio iu terhoq verejtja prej Papes ne nje leter ne te cilen shkruhej: " predikimi i shkrimeve eshte nje gje e dyshimte. Ai qe i permbahet shkrimeve do te shkaterroje besimin katolik." Ne letren tjeter ai ishte akoma me i qarte, duke paralajmeruar kunder kembenguljes se madhe rreth shkrimeve "i cili eshte nje liber qe neqoftese cdokush i permbahet shume ai pothuajse do te shkaterroje Kishen Katolike".
........10 Misteret e Enver Hoxhes...






Enver Hoxha eshte njeriu i cili ne historine e Shqiperise ka marre me vete shume mistere, jo vetem si drejtues i nje sistemi i cili kishte ne thelb te fshihte te verteten por dhe si nje diktator i famshem ne periudhen qe drejtoi vendin.

Misteret e Hoxhes fillojne qe ne rinine e hershme te tij ku edhe sot nuk njihet aktiviteti, shkollimi dhe formimi intelektual. Askush nuk thote dot me siguri nga erdhi dhe si arriti te mbante nen urdhra nje popull qe historikisht njihej per kryeneçesi ndaj udheheqesve.

Misteret vijojne me marrjen e PKSH-se, marrjen e pushtetit, afrimin me Lindjen, eliminimin e kundershtareve dhe aleateve te tij, prishjen e marredhenieve me aleatet me te medhenj te Shqiperise, Rusine dhe Kinen, planet kunder tij nga anglo-amerikanet per ta rrezuar dhe deri ne fund te “heqja qafe” e Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut.

Edhe momenti i fundit i jetes se tij eshte i mbushur me mistere, semundjet e tij kurre nuk u bene publike, po ashtu vdekja u arrit te mbahej e fshehte per dy dite.

Me 11 prill u bene 25 vjet qe Enver Hoxha ka nderruar jete, por thuajse eshte bere shume pak per te zbuluar misteret e tij. Enver Hoxha eshte nder te paktet, qe kundershtaret e donin nga frika dhe te vetet e donin nga mallengjimi.

Sistemi qe ai instaloi ne Shqiperi me gjithe perparesite dhe mangesite qe ka, kurre nuk mund te hiqet nga memoria historike e vendit. Çdo fakt i ri qe del per diktatorin komunist, aq me shume rrit pikepyetjet per te kaluaren e tij.

Ne keto 20 vjet jane thene e sterthene nje pafundesi faktesh per te, por askush nuk ka marre persiper te beje nje biografi te tij, jo vetem per ndjesite qe ai shkakton ne popull, por dhe per faktin se do duhet nje pune voluminoze nga historiane serioze per te nxjerre ne drite anet e erreta te Enver Hoxhes.

1. Mosha e rinise se Enver Hoxhes edhe sot ka pikepyetje te medha. Ish-diktatori komunist, ne kujtimet e tij e kalon periudhen e rinise si revolucionar, por kurre nuk jepen permasat reale te aktivitetit. Pse nuk e shau kurre pushtetin e Mbretit Zog?

Ish-diktatori komunist eshte padyshim njeriu qe ka marre me vete ne boten e pertejme me shume mister se çdokush tjeter qe ka drejtuar kete vend. Misteri i pare, qe edhe ne ditet e sotme ka te beje me rinine e tij, shkollimin dhe aktivitetin ne France.

Pjesa e erret e jetes se ish-udheheqesit komunist, Enver Hoxha, ajo qe ka te beje pikerisht me vitet e rinise se tij, eshte formesuar ne kujtimet e tij dhe ne tekstet e pafundme te biografeve te tij, si kohe aktiviteti revolucionar, pa marre asnjehere permasat e saj reale dhe te verteta.

Aktiviteti i djaloshit Enver Hoxha, sidomos ne periudhen 1927-¬1939, ngec ne arkiva, si edhe kuptohet hija e 50 vjeteve te regjimit te tij, ka bere ketu punen e saj.

Aktiviteti "revolucionar" i djaloshit Hoxha, ne keto vite, ka te beje me qendrimin e tij ne Korçe (1927-¬1930), "studimet" ne Montpelje (1930-¬1934), jetesa ne Paris (1934-¬1935), detyra e diplomatit ne Bruksel (1935¬-1936) dhe ardhjen ne liceun e Korçes, ne kohen kur ketu kish filluar perhapja e propagandes bolshevike dhe kerkohej qe te kontrollohej nga sherbimi sekret.

Ne misteret e shumta qe mbulojne jeten e ish-diktatorit komunist, eshte ajo qe Enver Hoxha kurre nuk e shau sherbimin sekret te Mbretit Zog, ndonese nuk la qelize te ketij regjimi pa share e mallkuar.

Se dyti, asnjehere Hoxha ne kujtimet e tij kilometrike dhe as biografet e tij te shumte, nuk japin sqarime pse shefi i mevonshem i komunisteve nuk kreu sipas ligjit, sherbimin e detyrueshem ushtarak.

2. Nje nga misteret e medha te Enver Hoxhes eshte padyshim dhe ardhja e tij ne krye te Partise Komuniste me 8 nentor 1941. Ne mbledhje ai nuk u caktua te ishte drejtues, nderkohe qe me pare del si lider i komunisteve, cili ishte ndikimi i jugosllaveve ne ngritjen e tij?

Mbledhja per formimin e PKSH filloi ne mbremjen e 8 nentorit 1941 dhe aty erdhen perfaqesuesit e tre grupeve. Nga Grupi i Korçes ishte Koço Tashko, Pilo Peristeri, Koçi Xoxe dhe Sotir Vullkani.

Nga Grupi i Shkodres ishin Qemal Stafa, Vasil Shanto, Kristo Themelko dhe Tuk Jakova. Kurse nga Grupi i te Rinjve ishin Sadik Premtja, Anastas Lula, Ramadan Çitaku dhe Sinan Hasani. Po keshtu aty ishin prezent dhe Miladin Popoviç e Dushan Mugosha, per te cilet te tre grupet kishin rene dakord qe te ishin si ndermjetes dhe t'i ndihmonin per punet procedurale.

Ne mbledhje, ishte Koçi Xoxe ai qe mori ne dore frenat e partise, por me vone kjo gje u kalua ne hije dhe drejtimin e PKSH-se e merr Enver Hoxha, i cili e drejton deri ne prill te vitit 1985.

3. Vrasja e Qemal Stafes eshte nje pjese e erret e historise se Enver Hoxhes. Edhe pse ish-sekretari i Rinise Komuniste u vra nga pushtuesit enigme, kane ngelur arsyet e urdhrit ndaj ti per te shkuar ne Vlore ne 5 maj te vitit 1942.

Ne daten 4 maj 1942, Qemal Stafes iu caktua nje detyre nga udheheqesi i PKSH-se, Enver Hoxha, per te shkuar ne qytetin e Vlores. Qemali, duke qene ne ilegalitet te plote, strehohej ne nje shtepi tiranase, e cila nuk bente pjese te shtepite e dyshuara per strehim komunistesh.

Vendndodhjen e tij ne ate shtepi e dinin shume pak veta, midis tyre dhe Enver Hoxha. Asnjehere nuk ka dale me siguri nese ishte nje kurth prezenca e Qemal Stafes ne ate shtepi, apo ishte thjesht nje rastesi.

Megjithate, gjate periudhes se komunizmit nuk eshte folur shume me kete teme pasi ishte e ndaluar nga diktatura. Mos hapja e diskutimeve gjate asaj kohe per vrasjen e Qemal Stafes, ka bere qe pas viteve '90 te diskutohet qe vrasja e tij te kete ardhur si pasoje e ndonje drejtuesi te larte te Partise Komuniste te asaj kohe, qe ishte ne dijeni te vendndodhjes se tij.

Por te gjitha keto dyshime nuk jane zbardhur ende, megjithese shpeshhere te njohurit apo personat qe kane qene deshmitare te asaj kohe, kane hedhur idene duke e argumentuar me dokumente faktin se Qemal Stafa mund te jete spiunuar. Fakt eshte qe djali 21-vjeçar nuk arriti te realizonte dot deshirat dhe synimet qe ai kishte.

4. Marrja e pushtetit dhe nisja e spastrimeve politike, çfare ndikimi kishin jugosllavet dhe ruset ne vendimmarrjen e Hoxhes, pse i prishi marredheniet me Titon dhe çfare synonte me refuzimin e planit Marshall?

Enver Hoxha ashtu dhe si Stalini njihet ne histori si diktator qe ka eliminuar me radhe bashkepunetoret e tij me te ngushte. Qysh nga vitet e Luftes, Hoxha nisi procesin e spastrimeve. Akuzat e para vijne per Qemal Stafes, vdekja e te cilit edhe ne ditet e sotme eshte e mistershme.

Kulmi eshte denimi i Koçi Xoxes, apo dhe vetevrasja e Nako Spiru. Ne vitin 1948 Hoxha prishi marredheniet me nje nga aleatet e tij te ngushte, qe drejtonte Jugosllavine, Jisif Tito. Nje vit perpara kesaj, Enver Hoxha kishte refuzuar te merrte pjese ne planin Marshall.

Fakti qe Hoxha refuzoi planin Marshall erdhi dhe per faktin se do te cenohej ndjeshem marredhenia me Stalinin, qe aso kohe ishte aleati me i ngushte i Shqiperise dhe i vete pushtetit komunist.

Plani Marshall, si nje plan per rimekembjen e ekonomise, nese do te pranohej nga Shqiperia, do te sillte nje sere perparimesh ne vend. Edhe sot kane mbetur mister bisedat e Hoxhes me Stalinin per te refuzuar propozimin amerikan.

5. Arsyet e eliminimit te disa figurave kryesore qe ishin bashkepunetore te tij si Koçi Xoxe dhe te tjere, jane padyshim sekrete qe Enver Hoxha i ka marre ne varr. Cilat jane taktikat e tij per te mbajtur dhe konsoliduar pushtetin? Si u perball me tentativat per ta rrezuar nga pushteti, çfare qendrimi mbajti me diversantet?

Misterin per denimin e Koçi Xoxes, fare mire e zbardh deshmia e Prokurorit te Pergjithshem te asaj kohe, Bedri Spahiut. Ashtu siç deklaron vete Spahiu, ai u detyrua qe te deklaronte se Koçi Xoxe ishte fajtor.

Duhet thene qe pendimi i Bedri Spahiut behet me i besueshem kur kujton qe keta te dy kishin marredhenie jo fort te ngrohta. Me vdekjen e tij, Koçi Xoxe mori dhe shume mistere. Ishte apo jo agjent i jugosllaveve? Kishte plane per rrezimin e Enver Hoxhes, donte apo nje rilidhje me shtetin fqinj, keto e te tjera mistere mbulohen me trupin tij.

Gjate gjithe periudhes qe Enver Hoxha ishte gjalle, deri ne vitin 1985 propagandoi me te madhe qe Koçi Xoxe e kishte tradhtuar ate vete, por edhe atdheun, duke punuar per armiqte me te medhenj, siç i cilesonte Enver Hoxha, jugosllavet.

A ishte Koçi Xoxe agjent i jugosllaveve, pse e denoi Enveri me nje motivacion te tille absurd po t'u referohesh rrethanave te kohes? Ne kohen e Luftes, Shqiperia kishte marredhenie shume te mira me shtetin jugosllav.

Kjo erdhi per nje sere arsyesh, por sidomos per faktin qe kishin nje qellim te perbashket, ate te luftimit te armikut nazi-fashist, i cili kishte marre me dhune territorin e dy vendeve, por edhe bashkimi drejt nje ideali siç ishte komunizmi. Me mbarimin e Luftes edhe marredheniet midis ketyre dy vendeve filluan te ftoheshin.

Keshtu, ne vitin 1948 vjen dhe divorci i nje marredhenieje disavjeçare. Por kete zhvillim do te vinin dhe viktimat e para pas saj. Keshtu Koçi Xoxe, i cili kishte qene ne marredhenie mjaft te mira me jugosllavet, u etiketua nga Enver Hoxha dhe klika e tij drejtuese, si nje agjent me rrezikshmeri te larte dhe nje devijant i asaj qe quhej "vija e Partise".

Goditjen me te madhe ndaj ushtarakeve te larte, Enver Hoxha e filloi ne prag te Kongresit te Pare te PKSH-se. Asokohe dhe me pas, gjate vitit 1949, Enver Hoxha goditi bashkepunetorin e tij me te afert gjeneral-leitenant, Koçi Xoxen.

Me 1949 Shtetet e Bashkuara dhe organizata te zbulimit britanik ishin duke punuar me Mbretin Zog. Ata rekrutuan refugjate shqiptare dhe emigrante nga Egjipti, Italia, dhe Greqia, ata qe ishin trajnuar ne Qipro, Malte dhe Republika Federale e Gjermanise dhe ata te infiltruar ne Shqiperi.

Njesitet guerile hyne ne Shqiperi ne vitin 1950 dhe 1952, por ata u vrane apo u kapen nga forcat e sigurimit shqiptar. Kim Philby, agjent i dyfishte sovjetik, duke punuar si nje oficer nderlidhes ne mes te sherbimit te zbulimit britanik dhe Shtetet e Bashkuara, Central Intelligence Agency, ka zbuluar detajet e planit te infiltrimit ne Moske, si dhe menyren se si Enver Hoxha arriti te mbante pushtetin.

6. Pse i prishi Shqiperia marredheniet me Jugosllavine, Rusine dhe me pas me Kinen, çfare qellimi kishte Enveri me izolimin e vendit, pse nuk kerkoi aleate te rinj ne vendet komuniste?

Padyshim qe ne listen e gjate te mistereve te cilat Enver Hoxha i ka marre ne boten e pertejme jane dhe arsyet e prishjes se marredhenieve te Shqiperise me tre vende ish-komuniste siç ishte Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Kina.

Pas prishjes se marredhenieve me Jugosllavet, Enver Hoxha, nje dekade e gjysme me vone u prish dhe me ruset, te cilet sipas tij kishin shkelur vijen marksiste-leniniste dhe nuk perfaqesonin me as idealet e Stalinit. Kjo padyshim mbetet objektiv studimi per historiane te ndryshem, pasi eshte e pamundur qe te gjesh nje arsye te vertete perse Hoxha largohet nga aleati i tij me i madh qysh prej ardhjes ne pushtet.

Pas BS, Enver Hoxha afrohet me Kinen, e cila po e ndihmonte mjaftueshem ekonomikisht vendin tone. Mirepo dhe kjo marredhenie do te pesonte krisje ne menyre te pashpjegueshme.

Politika e Shqiperise ishte nje gershetim i maoizmit dhe respektit per Stalinin, busti i te cilit ishte karakteristike ne çdo qender te qyteteve dhe fshatrave te Shqiperise. Por, pavaresisht borxhit ekonomik te Shqiperise ndaj Kines, i cili zinte nje pjese te madhe te mallrave te importuara ne vend, qe nga letrat higjienike, e deri tek traktoret, sloganet qe vleresonin miqesine Shqiperi-Kine, shiheshin shume rralle.

Thuhej se Hoxha nuk ishte i kenaqur me pajtimin e Kines me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne vend gjendeshin shume pak keshilltare kineze. Ata te gjithe mbanin veshje perendimore.

Ne historiografine e Shqiperise, prishja e marredhenieve te Shqiperise me tre aleate te rendesishem te saj, eshte ende e pazbardhur dhe do te duhet ende nje kohe e gjate per ta zbardhur.

7. Si ruhej Enver Hoxha, çfare te vertete ka lidhur me sozite e tij dhe kush ishin ata qe Hoxha i shikonte realisht si armiq te tij?

Ka patur apo jo sozi Enver Hoxha? Pyetja qe ka munduar prej kohesh shqiptaret, ka marre pergjigje nga me te ndryshmet. Por ne vend qe te sqaronin, ato e kane dendesuar edhe me teper mjegullen rreth temes intriguese.

Vetem tashme, pas 18 vitesh pas vdekjes se njeriut qe udhehoqi me dore te hekurt Shqiperine, nje deshmitar pranon te flase. eshte rrefimi i njerit prej njerezve te sigurimit te afert te jetes se Hoxhes, ai qe duket se ka shkundur pluhurin qe mund te varroste perfundimisht enigmen e madhe. Historia e tij dhe e sozive te Hoxhes, eshte e thjeshte.

Enver Hoxha jo vetem ka patur dytes, por njerezit ne nje rol te tille, mesohet te kene qene plot kater. Per sigurimin e jetes se Enver Hoxhes, ne udhetimet jashte Tiranes, sidomos gjate pushimeve ne malin e "Dajtit", ne vilat e plazhit te Durresit, ne Vlore, Pogradec ose vizita te ndryshme te vendit, mobilizohej Drejtoria e dyte ose drejtoria e "sigurimit te Udheheqjes", Garda dhe grupi i sigurimit te afert.

Byroja Politike kishte hartuar nje rregullore te posaçme, e cila detyronte te gjitha Deget e Puneve te Brendshme ne rrethet ku do te kalonte autokolona, te qendronin ne gatishmeri numer nje, 24 ore perpara dhe per disa ore me pas, bllokohej qarkullimi i automjeteve ne rruge.

Te gjithe shqiptareve, qe kane jetuar ne ate kohe ne qendrat e banimit prane rrugeve nacionale, i ka rene rasti te pakten qe nje here ne jete te jetojne kete skene: "Nje autokolone me 4-5 makina levizte me shpejtesi, por pa zhurme, pa sirena e drita te ndezura.

Ne mes te tyre, zakonisht qendronte nje limuzine e zeze, e ndryshme nga benz-at e zinj te udheheqesve te tjere komuniste. Nje grumbull i tille makinash luksoze ishte nje ngjarje e jashtezakonshme per rruget e vendit, ku nuk lejoheshin makinat private.

Kjo autokolone, qe ishte me e gjate se e udheheqesve te tjere, ishte shenja me e mire se ne te po udhetonte Enver Hoxha. Ajo qe eshte e vertete ne te gjithe kete histori, eshte fakti se sozite e tij, me se shumti ishin manekine, pra njerez qe mbanin veshur brenda makines gjate udhetimit, vetem rrobat e tij. Halim Zano, Axhem Abazi, Kadri Bregu e Qazim Malaj nuk kane "luajtur" kurre Enver Hoxhen jashte hapesires se brendshme te "Mercedezit" te zi.

Megjithese askush nuk e pranon kete fakt zyrtarisht, ai ruhet ende, madje me fanatizem, si nje nga shume enigmat qe kane shoqeruar regjimin komunist ne Shqiperi. Por, per te kuptuar me se miri detyren specifike ekstra te kater sozive te diktatorit, mjafton te permendet nje fakt i panjohur:

Megjithese ata kane siguruar ne 46 vjet pa nderprerje jeten e Hoxhes, ne dhjetera e qindra dalje te tij ne publik, portreti i tyre nuk figuron ne asnje prej mijera fotografive te publikuara te ish kreut te shtetit. Madje as ne njeren nga fotot e albumit te madh e luksoz te botuar me rastin e 80 vjetorit te lindjes se Enverit.

8. Ka pas nje plan te CIA-se per te eliminuar Enver Hoxhen? Pse Mehmet Shehu ishte i preferuari i amerikaneve, kur nderkohe ishte krahu i djathte i Hoxhes?

Ai qe hedh drite me shume mbi enigmen e ekzistences se nje komploti ne fund te viteve '40 dhe fillim te viteve '50, kunder qeverise komuniste ne Shqiperi, eshte Nikolas Beathels. I cili, ne librin e tij "Tradhtia e madhe",- bazuar ne te dhenat e dokumenteve autentike arkivore te sherbimeve sekrete britanike dhe amerikane,- shkruan:

"Qeverite amerikane dhe britanike, kishin miratuar ne parim nje operacion te fshehte me synimin per te shkeputur nje vend te Evropes Lindore nga blloku socialist. Per shume arsye, per realizimin e ketij objektivi, ishte zgjedhur Shqiperia. Ky ishte vendi me i vogel dhe me i dobeti ne radhen e vendeve te tjera socialiste.

Ne jug kufizohej nga Greqia, aleate e Britanise se Madhe dhe SHBA. Teknikisht, Greqia, ne baze te ligjit mbreteror te Luftes se II Boterore, e konsideronte Shqiperine shtet armik dhe i kishte shpallur asaj lufte (nje vendim qe formalisht eshte ende ne fuqi?!).

Ne veri dhe ne Lindje kufizohet nga Jugosllavia. Sipas eksperteve, Marshalli Tito, pas prishjes me bllokun socialist, do mbante nje qendrim neutral per çfaredolloj ndryshimi qe mund te ndodhte ne Tirane. Ne keto rrethana, Shqiperia dukej e izoluar dhe me mundesi te mira per t'u penetruar nga ajri dhe nga deti, prej ishullit te Maltes".

Sipas Bethelit, "anglezet dhe amerikanet mbanin kontakte te vazhdueshme me grupet e emigranteve shqiptare, te gjithe fraksionet e te cileve filluan te bashkonin perpjekjet e tyre per çeshtjen e kunderrevolucionit".

Ne kete kohe, ne Itali ndodheshin 750 emigrante, ndersa ne Greqi, 800 shqiptare te arratisur. "Per te ndihmuar ne riorganizimin e emigracionit shqiptar, qeveria angleze dergoi ne Rome lordin Xhulian Emer".

Zv/ Ministri i Luftes ne qeverine e Londres, pas eksperiences gjate luftes ne perberje te misioneve angleze ne territorin tone, konsiderohej si njohes i mire i Shqiperise. Britania vuri ne dispozicion te pergatitjes se grupeve desante, ishullin e Maltes, e cila "ishte nje baze e avancuar dhe terren i pershtatshem per imbarkimet e nevojshme dhe futjen e agjenturave permes detit dhe ajrit ne Shqiperi".

Oficeret britanike Maikell Bruke dhe David Smajli, u moren me pergatitjen speciale te trupave desante. Nje grup ne perberjen e te cilit bente pjese edhe gruaja e Smajlit, Moy, e cila jepte mesimet e shifrimit te radiokomunikimit.

Ndersa amerikanet, moren persiper pjesen me te madhe te mbeshtetjes financiare dhe logjistike te operacioneve ushtarake. Si baze prapavije dhe depo materialesh, ata vune ne dispozicion aeroportin e Mhelus ne Libi.

Gjate 5 viteve, per pergatitjen dhe realizimin e operacioneve desante per rrezimin e qeverise komuniste te Hoxhes, anglo- amerikanet angazhuan rreth 100 vete. Sipas ish-Drejtorit te CIA-s, Eilliam Colby, "operacioni deshtoi, sepse autoritetet shqiptare, kishin infiltruar ne organizatat e emigranteve dhe lokalizonin vendndodhjen e shumices se grupeve pothuajse qe ne kohen kur ata zbarkonin nga deti ose hidheshin me parashute".

Tradhtia e Filbit nuk ishte e vetmja shenje e rrjedhjes se sekretit rreth operacioneve ne Shqiperi. Sipas Sherbimeve Sekrete Perendimore, kishte rrjedhje informacioni edhe nga ambientet e Komiteteve te emigracionit shqiptar ne Rome, ku personeli i ambasades shqiptare atje ishte shume aktiv.

Po ashtu edhe ne Athine. Deshtimin ndoshta e ka pershpejtuar edhe vdekja e papritur ne 3 tetorin e 1949, e kreut te "qeverise shqiptare ne mergim", Mit'hat Frasheri. Sipas Beathelit, rreth kesaj vdekje ende te mistershme "ekziston edhe nje variant i vrasjes (shkaktimit te infarktit nepermjet ilaçeve apo nepermjet gazit nga agjentet e KGB-se).

Kim Filbi, agjent i dyfishte, i cili kishte qene ne Londer ne shtator te vitit 1949, kur Mit'hat Frasheri e koleget e tjere te Komitetit "Shqiperia e Lire" ishin atje, mendohet se kishte njoftuar nderkohe agjentet e KGB-se ne New York qe te vepronin mbi Mit'hat Frasherin, ashtu siç kishin vepruar edhe mbi disa personalitete te tjera antikomuniste te Lindjes, si Stepan Bandera, Lev Rebet, Georgi Markov etj. Mit'hat Frasheri u gjend i vdekur siç supozohej nga njee atak zemre, atehere kur Kim Filbi udhetonte per ne New York me anijen "Coronia".

9. Pse i prishi marredheniet me Mehmet Shehun dhe me pas me Kadri Hazbiun, cilin kerkonte Enveri te linte pasardhes te tij, a ishte Ramiz Alia njeriu qe po projektonte per te drejtuar vendin? Çfare kishte biseduar me Hysni Kapon deri ne vitin 1979?

Jo rastesisht, vetem pak dite pas prishjes se lidhjes mes Silva Turdiut dhe Skender Shehut, gjerat moren per keq ne familjen kryeministrore. Para vdekjes misterioze te Mehmet Shehut, Byroja Politike gumezhinte me historine roze te djalit te kryeministrit dhe fanatiket e luftes se klasave luftuan me mish dhe me shpirt qe çifti te ndahej.

Por, dilema me e madhe edhe sot e kesaj dite eshte nese historia e Silva Turdiut u perdor si arme ne luften e brendshme te Byrose, apo ajo ishte thjesht nje viktime ne kurthet e Bllokut?

Ne debatet e shumta te eksperteve dhe historianeve, kur flitet per kryeministrin me jetegjate te regjimit komunist, jepen detaje qe tregojne se ne nivelet e larta te Partise Komuniste, Shehu kishte jo pak kundershtare, te cilet luftonin me çdo mjet qe te gjenin prova per ta rrenuar karrieren e tij.

Njera prej armeve qe u perdor ishte vajza me biografi jo te mire qe hyri ne shtepine e kryeministrit. Por ka edhe hipoteza te tjera, te cilat lidhen me motive te tjera, te cilat e shtyne kryeministrin t’i jepte fund jetes. Gjithsesi, prishja e nje lidhjeje perfundoi me nje fund tragjik edhe per Mehmet Shehun dhe rrenimin e familjes se tij.

Po ashtu, disa kohe me vone Enver Hoxha denoi Ministrine e Brendshme, te ciles i kishte besuar nje pjese te mire te pushtetit. Edhe denimi i Kadri Hazbiut mbetet misterioz.

Ka shume hipoteza lidhur me denimin e tij. Ato qe me shume duket se kane zene vend, jane hipotezat e frikes se Hoxhes per marrjen e pushtetit nga nje njeri i cili dilte nga sfera e influences se tij. Mendohet se Hoxha si pasardhes te tij kishte parashikuar Hysni Kapon.

Por vdekja e tij ne vitin 1979 prish planet dhe ne skene del ideja e Ramiz Alise. Per te trasheguar pushtetin tek Ramiz Alia, sigurisht duhej te largoheshin njerezit me te forte siç ishin Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu.

10.Misteri i fundit eshte padyshim semundja dhe vdekja e Enver Hoxhes. Pse u mbajt semundja dhe vdekja, e fshehte per nje kohe te caktuar?

Enveri ishte nje koleksion semundjesh. Kishte pasur dy hemorragji cerebrale, me 1983-in dhe 1984-en, kishte humbur gati krejtesisht syte ne menyre te pakthyeshme, nderkohe qe dy dite para vdekjes kishte kaluar edhe infarkt.

Tashme eshte shkruar mjaft per faktin se diabeti i rende kishte ndikuar ne kete fund te keq. Humbja progresive e mundesive te tij fizike dhe intelektuale nuk zbuti aspak pushtetin e tij te tmerrshem, ate pushtet, qe njerezit e tij te aferm, me nje fshehtesi gjithnje e me te madhe, e ruanin deri ne absurditet, duke shkaktuar situata tragjike.

Momentet e fundit te Hoxhes jane shoqeruar nga hije dyshimi te medha. Dyshimtare te kohes tregojne se vdekja e tij u mbajt e fshehte per dy dite. Me 11 prill te 1985 Enver Hoxha deklarohet zyrtarisht i vdekur.

Ceremonia e tij u shoqerua me homazhe madheshtore, sa ne psikozen e njerezve u duk se nga ai moment e pas Shqiperia nuk do te kishte me te ardhme. Trupi i tij u vendos ne varrezat e deshmoreve. Shume pikepyetje u ngriten asokohe, nese do te ishte Piramida vendi ku do te vendosej trupi i balsamosur i Enver Hoxhes.

Hysni Kapo: Pse ne nuk i goditem ushtaret britanike?


Per qeverine shqiptare te vitit 1947, incidenti ne kanalin e Korfuzit ishte thjesht nje pretekst i qeverise angleze per te shkelur sovranitetin e vendit. Sipas fjalimit te perfaqesuesit te Shqiperise, Hysni Kapo, ne Keshillin e Sigurimit ne OKB, ngjarja e 22 tetorit 1946 ishte ne vazhden e provokacioneve te anglezeve. Ne kete pjese te fjalimit ai tregon edhe shkeljen e territorit ajror shqiptar nga avionet angleze menjehere pas incidentit te kanalit te Korfuzit. Sipas Kapos, forcat ushtarake angleze kishin kohe qe shkelnin kufijte bregdetare dhe ajrore shqiptar duke mosrespektuar ligjet nderkombetare qe ajo kishte krijuar vete. Detyra me e rendesishme per Hysni Kapon ate 19 shkurt 1947, ishte hedhja poshte e te gjitha akuzave te ngritura nga delegati anglez.

Ne Keshillin e Sigurimit ne OKB, perfaqesuesi britanik kishte akuzuar drejtpersedrejti Shqiperine si autore te incidentit te kanalit te Korfuzit dhe duke e akuzuar per krime kunder njerezimit. Ne kete pjese te fjalimit te tij, Hysni Kapo hedh poshte te gjitha akuzat e perfaqesuesit britanik. Sipas tij, anglezet nuk kishin prova ne akuzen qe ngrinin kunder Shqiperise dhe vendi jone nuk mund ta kryente kurre kete akt kunder nje shteti qe e kishte pasur aleat ne lufte. Hyrja e luftanijeve britanike ne ujerat tona territoriale pa lajmerim dhe ne formacion lufte, e pasuar nga fluturimet e neserme te aeroplaneve britanike mbi zonen bregdetare, nuk le asnje dyshim se te gjitha perbejne nje provokacion dhe nje cenim te sovranitetit te shtetit shqiptar.

A posteriori, jemi te detyruar te pranojme se te dy incidentet kane lidhje midis tyre. Ngjarja e 22 tetorit rrezon afirmimin e thjeshte te qeverise britanike qe luftanijet angleze, duke hyre ne ujerat shqiptare nuk kishin qellim armiqesor ose provokacioni. Qeveria shqiptare kishte njoftuar qeverine britanike qe ta lajmeronte per kalim ne ujerat territoriale. Edhe sikur te pranojme per ne moment, ne kundershtim me realitetin, pretendimin britanik se kalimi i anijeve angleze ka qene pa te keq, edhe ne kete rast duhej nje kerkese per qeverine shqiptare, qe te lajmerohej per hyrjen e anijeve te huaja ne ujerat e saj territoriale, nuk do te formonte nje kufizim sado te vogel te parimit te kalimit pa te keq, po perkundrazi do te vlente per te evituar çdo incident tjeter te padeshiruar.

Dhe qeveria shqiptare do te kishte plotesisht te drejte ta bente kete, ne mbeshtetje te parimit te njohur te sovranitetit te shtetit mbi ujerat e tij territoriale. E drejta e sovranitetit te shteteve bregdetare mbi ujerat e tyre territoriale eshte nje parim nderkombetar i kristalizuar. Dhe kjo e drejte lidhet ngushte me sigurimin dhe mposhtjen e ketyre shteteve. Shtetet e vegjel jane me shume te interesuar se te tjeret per respektimin e ketij parimi. Qeveria shqiptare kishte plotesisht te drejte t'i bente apel sekretarit te Pergjithshem te UNO-s me 29 tetor 1946, per respektimin e ketij parimi, ta mbronte vete dhe ta invokoje perseri sot ketu perpara Keshillit te Sigurimit. Dhe ky qendrim i qeverise shqiptare nuk eshte aspak ne kundershtim me parimin e kalimit pa te keq.

Mbrojtja dhe respekti i principeve te se drejtes nderkombetare ne marredheniet midis shteteve, qofshin te medhenj apo te vegjel, jane themel dhe garanci per ruajtjen e paqes dhe te sigurise kolektive ne bote. Po nuk mjafton te invokosh parimin e kalimit pa te keq per te provuar respektin e se drejtes nderkombetare, kur shkel parimin e sovranitetit. Nuk jane vetem autore te njohur ne lemin e se drejtes nderkombetare si Hall, Hautefeuille, Klauber, Philimore, eheaton, etj, qe njohin parimin e sovranitetit te shtetit bregdetar mi ujerat territoriale, po edhe vete Gjykata e Diktimit te Frances, me 26 nentor 1918, dhe Gjykata Supreme e Shteteve te Bashkuara, me 30 prill 1923, jane shprehur ne favor te ketij parimi.

Gjithashtu Konferenca e Hages per Kodifikimin e se Drejtes Nderkombetare me 1930, ne nenin 2, te aktit final, ujerat territoriale per te gjitha efektet i ka parifikuar me territorin nacional. Keshtu shteti bregdetar ka te drejte te ushtroje pushtetin politik mi ujerat territoriale. Pa qene nevoja te invokojme autoret e shumte dhe pikepamjet e tyre te ndryshme mi parimin e kalimit pa te keq te lindur nga nevojat e trafikut nderkombetar, mbi shtrirjen e ketij parimi dhe mbi kufizimin e parimit te sovranitetit te shtetit bregdetar mi ujerat e tij territoriale, mjafton permendimin artikujt 4 dhe 3 te aktit final te Konferences se Hages me 1930.

Artikulli 4 thote:

"Shteti bregdetar nuk mund te pengoje kalimin pa te keq te anijeve ne detin territorial".

Dhe artikulli 3 percakton kuptimin dhe gjeresine e kalimit pa te keq. Sipas ketij artikulli, per kalimin pa te keq, kuptohet kalimi duke perfshire edhe ankorimin per shkak incidentesh ordinere te lundrimit ose per shkak te braktisjes nga zori ose per shkak rreziku-midis ujerave territoriale pa hyre ne ujerat e brendshme, qofte per te hyre, qofte per te dale, dhe pa kryer asnje akt qe cenon sigurimin dhe rendin publik ose interesat fiskale te shtetit bregdetar. Ne rastin konkret, duhet te marrim parimin e kalimit pa te keq dhe ta veme per balle faktit.

Ngjarja e 22 tetorit me te gjitha aspektet e saj, tregon se nuk ndodhemi perpara nje kalimi pa te keq, sikunder pretendon qeveria britanike, po perpara nje violimi te sovranitetit te shtetit shqiptar mbi ujerat e tij territoriale. Dihet se distanca qe ndan skelen e Sarandes nga bregdeti i Korfuzit karshi eshte 7.2 milje dhe vija ordinare e lundrimit nuk eshte 1500 metra nga skela e Sarandes, pra nuk ishte udha e anijeve britanike. Qeveria shqiptare thekson me kete rast se kanali i Korfuzit ka sherbyer perpara kesaj lufte si vije lundrimi e kufizuar per anijet kabotazhi te vendeve fqinje dhe jo si vije trafiku nderkombetar. Vetem qe nga mbarimi i luftes e ketej Anglia po e perdor kete udhe dhe mundohet ta paraqite si nje vije trafiku nderkombetar.

Ne virtyt te rregullave nderkombetare dhe te te drejtave te saj, qeveria shqiptare nuk ka menduar kurre dhe kurre nuk mendon qe te pengoje lundrimin ne det te hapur ose ne kanalin e Korfuzit te çdo anijeje e te çdo kombesie qofte ne raste se keto anije respektojne te drejtat dhe legjislacionin e vendit dhe nuk cenojne sovranitetin e shtetit. Me 1910 perpara gjykates arbitrare te Hages vete qeveria britanike ka mbrojtur tezen se sovraniteti i shtetit bregdetar shtrihet mbi te gjithe gjeresine e ngushticave gjersa mund te kontrollohen nga baterite e saj bregdetare, ne kundershti me tezen tjeter qe thoshte se sovraniteti i shtetit bregdetare ne ngushtica duhej te shtrihej deri ne tri milje. Ne frymen e tezes se saj, qeveria britanike ka deklaruar ne Gjykaten e Hages ne 1910 se kalimi ne ngushticen e Padecanalis afer Douvres qe eshte 17-18 milje e gjere, nuk eshte veçse nje koncesion i thjeshte i qeverise angleze.

Mbrojtjen e kesaj teze e gjejme dhe ne autoret angleze Hall, Hoshei, Kent, Philiano. Por per kalimin e anijeve te luftes ne ngushticat qe lidhin dy dete te hapur autoret si Dudlefield dhe Hall thone se shtetet e interesuara mund te marrin masa sigurimi ose dhe te ndalojne krejtesisht kalimin e tyre ne ato pjese qe ndodhen ne sovranitetin e tij. Disa autore si Blumtscli, Bofic, Laerence, eestlake etj, jane te mendimit se shtet limitrof nuk mund te ndalojne kalimin e anijeve ne ngushtica, por kane te drejte te marrin masat e nevojshme qe kalimi te jete pa te keq kundrejt tyre. Sigurisht nuk eshte ne aplikim te kalimit te lire ne ngushticat qe lidhin dy dete te hapur qe baterite angleze ne Gjilbrartar fundosen kryqezorin spanjoll, i cili kishte hyre dy milje afer Gjilbrartarit ne ujera territoriale duke ndjekur nje kontrabande. I permendem keto fakte dhe keta autore pse jane mbeshtetje e tezave qe ka mbrojtur vete qeveria britanike ne raste te ndryshem. Sot nje rast analog, ajo e mbron tezen se kalimi ne ngushticat qe perbehen vetem nga ujerat territoriale, nuk eshte kalim ne ujerat territoriale. Keshtu ne raste analog, qeveria britanike mbron dy teza te kunderta.

Kjo provon se sa jane relative per qeverine britanike rregullat nderkombetare, se si perdor qeveria britanike rregullat e se drejtes nderkombetare sipas interesave te saj ne nje kohe te caktuar. Konsekuence logjike e nje perdorimi te ketille te rregullave nderkombetare nga ana e qeverise britanike eshte provokacion brutal i 12 dhe 13 nentorit kunder Shqiperise. Te gjitha luftanijet angleze qe kishin hyre ne ujerat shqiptare ne formacion lufte, qellonin vazhdimisht me mitraloz ne ajer dhe ne uje per te krijuar incidente dhe lundronin poshte e perpjete ne ujerat tona dhe jashte ujerave ne shenje intimidacioni dhe provokacioni.

Duke derguar ujerat shqiptare kunder paralajmerimit formal te qeverise shqiptare, nje numer te madh luftanijesh qe erdhen ne formacion lufte, hyne e vepruan jo vetem ne ujerat territoriale po dhe ne ujerat e brendshme te portit te Sarandes dhe qelluan me arme per te krijuar incidente. Qe te justifikonte veprimin e saj, qeveria britanike invokoi nje seri preteksesh. Si pretekst kryesor ajo paraqiti nevojen e spastrimit te minave ne kanalin e Korfuzit, mbasi me 22 tetor dy anije u ndeshen ne mina dhe u demtuan. Duke dashur qe ta vinte qeverine shqiptare perpara faktit te kryer, qeveria britanike i drejtoi asaj nje note me 10 nentor, me te cilen lajmeronte se me 12 nentor 1946 kanali i Korfuzit do te spastrohej nga minat. Sipas notes angleze ky spastrim do te behej ne virtyt te nje vendimi unanim te marre me 1 nentor nga Komiteti Qendror per Spastrimin e Minave.

Ne noten e saj te 12 nentorit, qeveria shqiptare protestoi ne menyre energjike kunder vendimit arbitrar per te spastruar ujerat territoriale shqiptare ne ngushticen e Korfuzit. Qeveria shqiptare theksonte se nuk mund te pranonte kurre qe te vihej perpara nje fakti te kryer dhe propozonte krijimin e nje komisioni miks nderkombetar me pjesemarrjen e Shqiperise. Vetem kur ky komision do te kishte caktuar pjesen e ujerave te kanalit qe do te bisedohej per te ndermarre spastrimin. Qeveria shqiptare i terhiqte verejtjen qeverise britanike se ajo duhet te jepte urdhra anijeve te tyre qe te shkelnin veten ne territorin e percaktuar nga Komisioni Mikst.

Ne qofte se anijet britanike do te cenonin ujerat territoriale shqiptare, ky akt do te konsiderohej per te treten here nga qeveria shqiptare si nje cenim flagrant i sovranitetit te Shqiperise. Qeveria britanike, si kurdohere, aq qe denjoi t'i marre ne konsiderate te drejtat e Shqiperise dhe me 12 e me 13 nentor 1946 anijet e luftes dhe te spastrimit te minave, te armatosura me topa qe ishin drejtuar nga skelat e Sarandes dhe nga skelat e tjera te Shqiperise, ndermoren spastrimin e minave. Sa per Komitetin Qendror per Spastrimin e Minave, qeveria shqiptare, nuk ka qene asnjehere e informuar zyrtarisht as per ekzistencen as per vendimet e tij.

Vetem qeveria britanike, me ane te notave te saj, kohet e fundit na ka lajmeruar per keto dhe na ka njoftuar se Shqiperia nuk u thirr ne Komitet per shkak se nuk kishte forca mina-mbledhese. Shqiperia duhej te thirrej ne kete Komitet, pse kriteri per te thirrur nje shtet atje nuk ishte sigurisht nese kishte ose jo forca mina-mbledhese, po vetem fakti, qe eshte shtet bregdetar. Ne fakt Komiteti Qendror per Spastrimin e Minave do te merrte vendim per disa veprime, te cilat per natyren e tyre, do te mund te kryheshin pa ardhur ne kundershtim me parimet e sovranitetit, pasi do te kishin nevoje per pelqimin e shteteve te interesuar.

Madje qeveria shqiptare ka informata se Komiteti kishte vendosur qe pastrimi i minave ne kanalin e Korfuzit do te kryhej pasi te merrej aprovimi i qeverise shqiptare dhe se nuk ka vendim unanim per spastrimin e minave ne ujerat shqiptare, sikunder pretendon qeveria britanike ne noten e saj te 10 nentorit 1946. Ne mbarim te mbledhjes se tij me 14 nentor 1946, Komiteti Qendror per Spastrimin e Minave botoi kete pergenjeshtrim, se "ne lidhje me lajmet e botuara ne shtyp kohet e fundit mbi veprimet e spastrimit qe anijet britanike kane kryer ne ujerat territoriale te Shqiperise, ne pjesen veriore te kanalit te Korfuzit, Komiteti Qendror per Spastrimin e Minave deklaron se spastrimi nuk eshte kryer me urdhrin e tij dhe nuk ka pasur pelqimin e tij".

Qeveria britanike duke u kufizuar ne nje paralajmerim te thjeshte ne kundershtim me parimin e sovranitetit dhe me vete vendimin e Komitetit qe ajo invokon, e kreu spastrimin e minave sipas deshires se saj dhe ne menyre provokuese. Ajo deklaroi se gjeti 22 mina dhe akuzon qeverine shqiptare se i ka vene ajo, se ajo e ka ditur se kush e ka vene ose se ku ishte vendndodhja e tyre. Ajo nuk paraqiti asnje argument bindes per te provuar akuzat e saj, vetem kufizohet te thote se nuk mund te viheshin minat afer baterive shqiptare pa njoftimin e autoriteteve shqiptare. Ky eshte nje argument simplist. Tere bota e di se ne te gjitha detet pas luftes ka pasur dhe ka akoma mina te pa pastruara. Vete gjenerali Hodgson, kryetar i Misionit Britanik ne Shqiperi, ne noten drejtuar Komandes se Pergjithshme te Ushtrise Kombetare Shqiptare me 25 janar 1946, pohonte se edhe vijat e lundrimit te deklaruara te hapura nuk jane te sigurta dhe anijet lundrojne me pergjegjesine e tyre. Nuk ka shume dite qe ne pjesen orientale te Mesdheut, afer bregdetit turk, anija greke "Chimara" ndeshi me nje mine dhe u shkaterrua.

Kush duhet te kishte dijeni per kete?

Veç kesaj, si pajtohet argumenti qe Shqiperia nuk u thirr ne Komitetin Qendror per Spastrimin e Minave, pse s'kishte forca mina-mbledhese, me akuzen britanike se minat ne kanalin e Korfuzit i ka vene Shqiperia?Qeveria e Republikes Popullore te Shqiperise eshte perpjekur dhe deshiron kurdohere te kete marredhenie miqesore me aleaten e saj te luftes, Angline, dhe s'kishte asnje arsye qe te vinte mina ose te lejonte venien e tyre ose te dinte ekzistencen e tyre dhe te mos lajmeronte.

Ne politiken e saj karshi Shqiperise, qeveria britanike ndjek metoden e fakteve te kryera: ashtu si e beri fakt te kryer spastrimin e minave ne kanalin e Korfuzit me te gjithe kundershtimin formal te qeverise shqiptare, ashtu perpiqet ta paraqite si nje fakt te kryer pergjegjesine e qeverise shqiptare per venien e minave ne kanalin e Korfuzit dhe pretendon se qeveria shqiptare duhej te lajmeronte shtetet e tjera per venien e minave, ne virtyt te Artikujve 3 dhe 4 te Konventes se Tete te Hages.Qeveria britanike duhej me pare te provonte saktesine e akuzave te saj kunder Shqiperise, pastaj te invokonte Konventen e Hages. Qeveria shqiptare nuk i ka vene minat, as ka ditur se kush i ka vene, as nese kishte apo jo mina dhe as qe eshte pergjegjese per sigurimin e lundrimit ne ujerat e saj territoriale, ose ne ngushticen. Instituti i se Drejtes Nderkombetare ne Paris, ne vitin 1894, ka njohur parimin se shtetet bregdetare nuk jane aspak pergjegjes per sigurimin e lundrimit ne ujerat e tyre territoriale.

Spastrimi i minave si dhe ngjarjet e 15 majit, dhe te 22 tetorit, te veshtruara ashtu si jane dhe te vena perballe fakteve te verteta, dhe parimeve e rregullave nderkombetare, provojne ne menyre te qarte se e tere pergjegjesia i bie qeverise britanike. Ketu ndodhemi perpara nje sere provokacionesh te organizuara dhe te perseritura te qeverise britanike, te cilat lidhen ngushte me politiken e pergjithshme te Britanise se Madhe karshi Shqiperise dhe synojne ne nje objektiv te caktuar. Ne fjalimin e tij, delegati britanik deshi t'i hedhe qeverise shqiptare, pergjegjesine e humbjeve te pesuara nga anijet britanike te demtuara ne kanalin e Korfuzit. Ai u mundua t'i mohoje faktet duke permendur disa argumente dhe te cilesoje popullin shqiptar dhe qeverine e tij si pa ndjenja njerezore dhe pergjegjese per akte kriminale.

Nuk dua te zgjatem ne kete pike, por prape se prapi dua te bej disa verejtje.

Permbi te gjitha, une refuzoj formalisht dhe kategorikisht akuzat e permendura me lart; akuza te ketilla jane te papajtueshme me ndjenjat e popullit shqiptar, i cili kurdohere ka treguar ndjenja solidariteti. Ai e ka tradite te ndihmoje dhe t'u jape doren atyre qe vuajne. Po keto ndjenja i frymezuan marinaret shqiptare kur anijet britanike ishin ne rrezik. Per fat te keq, ky xhest nuk u çmua, madje ai u prit me perbuzje nga ekuipazhi britanik. Kjo eshte e verteta, zoterinj! Gjithashtu me argumente simpliste, me hamendje me nje interpretim te veçante te rrethanave dhe pa paraqitur asnje prove konkrete, delegati britanik mundohet ta quaje Shqiperine si pergjegjese per akte kriminale kunder njerezimit.

Nje akuze e tille nuk i pershtatet Shqiperise, e cila s'ka bere dhe nuk ben kurre akte te tilla, sidomos karshi popujve miq. Perkundrazi, kushdo mund te deklaroje me ndergjegje te qete se karshi Shqiperise, po, jane kryer akte jo miqesore dhe kundershtare. Te gjitha propozimet qe beri qeveria jone me qellim qe te arriheshin ne nje zgjidhje te drejte dhe paqesore, u interpretuan keq nga qeveria britanike dhe sot delegati britanik nxjerr perfundime te gabuara.

Kuptimi i propozimit shqiptar per formimin e nje komisioni miks, nuk eshte ai qe dha delegati britanik. Qeveria shqiptare, shtet bregdetar, kishte plotesisht te drejte te bente nje propozim te tille, sepse duke vepruar ne ate menyre, ajo ishte e sigurt se i sillte nje ndihme efektive zgjidhjes se ketij problemi. Delegati britanik e quajti tranzitore dhe nuk i jep rendesine e duhur situates se kufirit shqiptar ne lidhje me provokacionet greke. Po lufta civile qe zien ne Greqi, prezenca e trupave britanike ne kete vend edhe provokacionet e vazhduara te bera ne kufirin tone te jugut, i dhane ketij problemi nje rendesi aq te madhe sa Keshilli i Sigurimit dergoi atje nje komision hetimor.

Nje situate e tille nuk eshte aspak tranzitore, sikunder se nuk mund te konsiderohet tranzitor fakti qe te kapet afer bregdetit shqiptar barka me motor dhe pronari i saj shqiptar, e te shpien ne Korfuz. Perpara nje situate te tille, qeveria shqiptare nuk kish si te mos ishte vigjilente; delegati britanik, duke dashur te zvogeloje problemet qe kane karakter nderkombetar, ka qejf te beje interpretime sipas disa interesave te caktuara, si e beri delegati britanik ne lidhje me mosfrekuentimin e skeles se Sarandes nga anijet jugosllave pa marre ne konsiderate kushtet e favorshme dhe lehtesite qe ka shteti shqiptar per transportin ne skelat e tjera; te flasesh per incidente qe nuk kane ndodhur kurre si ai i 6 qershorit dhe ai i 29 tetorit qe u permenden ne fjalimin e delegatit britanik; te akuzosh qeverine shqiptare per venien e minave me hamendje dhe me aluzione; te mohosh fluturimin me aeroplan mbi token shqiptare dhe te mohosh qendrimin armiqesor te flotes britanike ne ujerat tona, kjo, zoterinj, nuk eshte metode e mire per te ndihmuar Keshillin e Sigurimit ne vendimet e drejta qe duhet te marre.

Qellimet e qeverise britanike jane fare te kuptueshme. Ajo kerkon te prishe marredheniet miqesore midis popujve shqiptar dhe anglez, te erresoje dhe te luftoje perpjekjet e popullit shqiptar ne punen e tij per nje jete me te mire e te lire, te mohoje te gjitha te drejtat e fituara me aq sakrifica nga ky komb i vogel e paqedashes e demokrat, dhe me ne fund te kercenoje hapur Shqiperine e vogel, demokratike e popullore. Po qeveria britanike eshte perpjekur kurdohere qe t'i erresoje perpjekjet e popullit shqiptar, madje edhe t'i mohoje krejtesisht; tamam keshtu ajo ka vepruar ne fushen nderkombetare, duke i mohuar popullit shqiptar te drejtat me elementare, te drejta qe ky i ka merituar me gjakun e bijve te tij me te mire.

Incidenti i kanalit te Korfuzit

Ne pasditen e dates 22 tetor 1946 ne bregdetin e Sarandes kaluan kater vapore angleze, te cilet udhetonin per ne Korfuz. Njeri prej tyre takoi ne nje mine dhe shpertheu. Edhe sot jane te mistershme se si u vendos ajo mine atje dhe se kush e vendosi. Nga incidenti, siç e ka quajtur per 50 vjet diplomacia shqiptare, kishin mbetur te vdekur 44 marinare angleze, luftanija e te cileve ishte hedhur ne ere nga mina detare. Deri me sot eshte aluduar teper lidhur me kete ndodhi. Jane akuzuar shume pale lidhur me kete çeshtje, por asnje nuk ka marre pergjegjesi persiper. Per kete arsye marredheniet midis Shqiperise dhe Britanise se Madhe pesuan nje ftohje te ndjeshme. Lidhur me kete incident, i cili ishte me pasoja per ushtaret e vendit ishullor, Britania e Madhe nuk la konvente apo organizem nderkombetar pa e ngritur zerin. Organizata e Kombeve te Bashkuara thirri autoritet shqiptare posaçerisht per kete çeshtje ne nje sesion te posaçem.

Kapen valë radioje nga një tjetër galaksi...

Disa valë të çuditshme radioje janë kapur përpara pak ditësh nga një grup shkencëtarësh. Ende nuk dihet origjina e tyre...

Ka diçka të çuditshme nga komshinjtë tanë kozmikë. Një objekt i panjohur në galaksinë pranë nesh, me emrin “M82”, ka nisur të dërgojë valë radioje dhe dërgimi i tyre nuk i ngjan asnjë fenomeni të parë më parë në univers. “Ne nuk e dimë se çfarë është ajo”, – thotë njëri prej zbuluesve, Tom Mukslou i Qendrës për Astrofizikë të Jordell Bank, pranë Maklesfilldit në Mbretërinë e Bashkuar.

Fenomeni u shfaq majin e kaluar, ndërkohë që Mukslou dhe kolegët e tij po monitoronin një shpërthim të palidhur yjor në “M82”, duke përdorur rrjetin MERLIN të teleskopëve radiofonikë në Mbretërinë e Bashkuar.

Një sasi valësh radiofonike u shpërndanë vetëm për disa ditë, diçka shumë e shpejtë për termat astronomikë. Ajo qartësisht nuk është një shpërndarje valësh radiofonike të një supernove: ato zakonisht bëhen të dukshme përgjatë disa javëve dhe pastaj humbasin përgjatë muajve, me një spektër radiacioni që ndryshon vazhdimisht.

Burimi i ri nuk duket se ka ndryshuar vezullimin përgjatë vitit dhe spektri i tij është statik. Megjithatë, ajo duket se lëviz dhe madje shpejt: shpejtësia e saj duket se është katër herë më e madhe se shpejtësia e dritës.

Një shpejtësi e tillë marramendësi dhe deri diku “superluminale” është parë edhe më parë nga materiale që përthithen nga vrimat e zeza. Përmbajtja e këtyre lëndëve lëviz drejt nesh me një kënd të vogël dhe udhëtimi sjell që efekti i relativitetit prodhon një farë iluzioni optik që bën këtë sasi të duket si superluminale.

“A mund që ky objekt të jetë një vrimë e zezë?”, ajo nuk është dhe aq në qendër të “M82”, aty ku astronomët mund të mendonin se do të gjenin një vrimë të zezë supermasive qendrore siç ndodh në shumicën e galaksive të tjera.

Kjo na lë në mundësinë që ajo të jetë një mikrokuazar. Një mikrokuazar formohet pasi një yll i madh shpërthen, duke lënë pas një vrimë të zezë 10 deri në 20 herë në madhësinë e diellit, që nis të ushqehet me gaz nga një yll tjetër që është ende gjallë.

Mikrokuazarët prodhojnë gjithashtu një sasi të madhe rezesh X, por asnjë rreze X nuk është parë nga objekti misterioz. “Pra as kjo nuk është e vërtetë”, – tha Mukslou për revistën “Shkencëtari i Ri” (New Scientist-Nju Sajëntist).

Hamendësimi i tij më i mirë është që burimi i radiovalëve është një objekt kompakt, i cili hedh materiale përtej, ndoshta një vrimë e madhe e zezë ose një vrimë e zezë në një mjedis të pazakontë.

Ndoshta fenomeni ndodh disa herë edhe në galaksinë tonë, por është më e përhapur në “M82”, për shkak të sasisë shumë të madhe të yjeve që ka kjo galaksi dhe që shpërthejnë shumë më shpesh sesa në “Rrugën e Qumështit”, duke krijuar një sërë vrimash të reja të zeza.

Mukslou do të raportojë zbulimin në Takimin Kombëtar të Shoqërisë Mbretërore Astronomike në Gllasgou të Skocisë, në Mbretërinë e Bashkuar.