domenica 2 maggio 2010

Gjigantët dhe simbolizimi i tyre


Gea (Gaia), Toka, lindi gjigandët në mënyrë që të hakmerëj për titanët që zeusi burgosi në Tartar. Ato janë qënie (nëntokësore), që simbolizojnë, nga masa fizike gjiande e tyre varfërinë shpirtërore, epërsinë e forcave që ngrihen nga Toka. Gjigandët përfaqësojnë rëndomësinë e zmadhuar dhe imazhin e fizikut të papërmbajtshëm dhe instiktin brutal.

Ato mund të munden vetëm nga copëtimi i mundimshëm i një Perëndie dhe një njeriu. Të gjithë perënditë që luftuan gjigandët si Athina, Dionisi, Afërdita dhe Poseidoni, i besuan një njeriu detyrën e shfarosjes së përbindëshave.

Evolucioni i jetës në drejtimin e rritjes Shpirtërore përfaqëson betejën e vërtetë të gjigandëve. Gjithsesi kjo betejë përfshin një arritje që mbartet si barrë e paqënë, nga vetë njeriu.

Miti i gjigandëve është një thirrje për heroizmat njerëzorë.

Anku – Çelesi i jetes


Anku është një kryq. Simboli i kryqit është jashtëzakonisht i ndërlikuar dhe ka kuptime të shumëllojshme. E gjejmë në të gjitha fetë dhe kulturat si përfaqësim të Njeriut, në pikën e takimit të tokës dhe parajsës. Anku është kryqi i egjyptianëve të lashtë. Është çelësi i vdekjes dhe jetës.

Duke filluar që nga pjesa e sipërme, Kryqi egjyptian është i përbërë nga nje lak, një rreth i pafund që simbolizon botën hyjnore, shpirtin e Ra-së, diellin e Egjiptit. Ky rreth përdoret si dorezë për zotat që e mbajnë atë. Kjo dorezë pushon në tokë, si dielli në horizont, kur lind ose perëndon. Viza horizontale simbolizon materien, dhe është asgjë tjetër sesa iluzioni i vijës horizontale të krijuar nga ngulitja e syve të njeriut, fati i të cilit si qënie njerëzore nuk është i kufizuar në botën tokësore. Egjiptjanët e lashtë e dinin se qëndrimi i tyre në tokë ishte vetëm I përkohshëm dhe ishte vetëm një pjesë e vogël e një evolucioni zinxhir të gjatë me miliona lidhje.

Laku është shoqëruar me boshtin vertikal, duke përfaqësuar zbritjen e shpirtit tonë në materie si dhe rrugën zbritëse, mbrapa për tek origjina. Është rruga e kundërt që njeriu duhet të ndjekë, duke filluar që nga pika më e ulët. Dhe çdo herë ai lind një jetë të re, për të filluar ose për të mbajtur ngjitjen e nivelit të tij. Në këtë mënyrë, njeriu ka zgjuar vetëdijen e tij si qënie njerëzore. Me fjalë të tjera njeriu zhvillon gjykimin e tij, me inteligjencë dhe vullnet për të ndjekur rrugën e tij, duke u ndjerë i bashkuar me unin e tij superior, pjesën e tij më Shpirtërore dhe Hyjnore.

Ky çelës hap gjithashtu derën që drejton për në botën e të vdekurve dhe perceptimit të përjetësisë brendësore. Në ritualet mortore, Anku, i mbajtur nga laku, përfaqëson çelësin e dyerve të varrit dhe i vendosur mes syve, detyrohet të mbaj sekrete.

Gjithashtu Anku është parë si lidhje magjike që lidh çdo gjë në nyjen që mban gjërat bashkë. Kështu që quhet” Nyja e Isis” dhe ka kuptimin e “lidhjes”, si “yug” për Indianët. Isis është personazhi i dytë në trininë egjiptiane të formuar nga Osiris, Isis dhe Horus. Ajo është ndërmjetësja hyjnore. Perëndesha e dashurisë dhe jetës do ribashkojë trupin e ndarë të burrit të saj hyjnor Osiris, simbolin e Misterit. Në të njëjtën mënyrë, njeriu arrin dije superiore duke zhvilluar vullnetin e tij, në një forcë bashkimi me qënien e brendëshme, të vërtetën, ku vetëdija e pavdekësisë së tij prehet.

Korbi, ne qyteterimet e ndryshme



korbi

E zeza e pendëve të tij dhe thirrjet e zymta, e bëjnë korbin, i cili ushqehet me kalbësira, një zog të ogurit të keq. Ky reputacion mund të gjendet gjithashtu në Kinë, pavarësisht se Kinezët e shikojnë korbin si simbol të mirënjohjes bijërore, duke konsideruar faktin se ushqen prindërit e tij.

Ne Japoni, korbi merret si pasqyrimi i dhembshurisë së familjes. Konsiderohet gjithashtu si lajmëtar i perëndive, paralajmëruesi i fitoreve që vijnë. Duke qënë një zog diellor, paraqitet si zog i kuq.

Në Indinë e vjetër, Mahabharata e merr si lajmëtar të vdekjes. Në librin e zanafillës (libri i parë i biblës), korbi është simbol i shikimit të pastër. Noe e lëshon për të parë nëse ultësirat e tokës kishin dalë nga siperfaqja e ujërave të përmbytjes.

Në greqinë e lashtë, korbi është i shenjtë për Apollonin. Straboni thotë se korbat vendosnin për anëndodhjen e gurit-kërthizë (Omfalos) në Delfi. Megjithatë, Pindarus konstaton se detyra kryhej nga Shqiponjat dhe Plutarku thotë se ishin mjelmat. Korbi është midis tipareve të Mithras.

Për keltët, zogu i shenjtë luan një rol profetik. Sipas Pseudo-Plutark-ut, emri i Lions-it, Lugdunum, është për tu përkthyer si “Kodra e Korbit” dhe jo si “Kodra e dalë” për shkak se një fluturim i korbave i tregoi themeluesve ku ta ndërtonin qytetin.

Zogu ishte i shenjtë për Galët.

Në mitologjinë Gjermane, korbat ishin shoqëruesit e Ëotanit. Në mitologjinë Skandinave, dy korba rrinin në fronin e Odinit: Hugin (Mëndje) dhe Munnin (Kujtesë).

Për Indianët e Amerikës Veriore, zogu ishte personifikimi i bubullimës dhe erës; e njëjta ndodhte për Majat në Popol-Vuh.

Shfaqja e tij në ëndrra është konsideruar si ogur (shenjë) i keq. Mërzitshëm rrotullohet mbi fushëbetejë. Përfaqëson gjithashtu vetminë dhe izolimin vetëdashës.

Simbolizimi i Korbit është plotë kontradikta: Diellor dhe i Zymtë në të njëjtën kohë është lajmëtar i vdekjes dhe i syrit të keq por gjithashtu mund të mbrojë. Kjo ambivalencë e simbolit është caktuar në bazë të karakteristikave fizike të ndryshme.

Luani, simboli i fuqise


luani

Luani simbolizonte fuqinë dhe sovranitetin si dhe është shoqëruar me diellin, me floririn dhe me forcën penetruese të dritës dhe fjalës.

Krishna është luani midis krijesave të egra, Buda është luani i Shakyas dhe Krishti është luani i Judës. Buda përdor luanin si fron. Është fuqia e Shakti-të, që është energjia hyjnore. Është forma e avatarës “Nara-Simba” (njeriu-luan), simbol i forcës dhe kurajos dhe shkatërrues i së keqes dhe injorancës. Si fuqi e Darmës, Luani korespondon me Vairochana-në dhe me Manjushri-në, mbartësi i diturisë. Kur Buda mësoi Darman, zëri i tij ishte hungërima e luanit duke nxjerrë në dukje forcën e ligjit.

Simbol i fuqisë, por Luani është gjithashtu dhe simbol i drejtësisë. Kjo është arsyeja që Luanët dekoronin fronin e Solomonit, po ashtu dhe fronet e Mbretërve të Francës si dhe ato të peshkopëve mesjetar. Është gjithashtu simbol i Krishtit si gjykatës dhe emblemë e Shën Mark Ungjillorit. Sipas ikonografisë mesjetare, vetëm koka dhe pjesa e përparme e luanit të Judës janë shoqëruar me natyrën hyjnore të Krishtit.

Një kuptim negativ i është bashkangjitur gjithashtu Luanit: sipas Shën Gjonit të Kryqit, çregullimi i urisë së tërbuar të Luanit është simbol i instiktit dhe forcës së pakontrolluar.

Në Lindjen e Largët, Luani ka lidhje të madhe me Dragoin. Luan rolin mbrojtës kundër influencës së keqe.

Ikonografia Hinduiste e sheh Luanin si kafshë diellore dhe si pasqyrim të fjalës. Pasqyron aspektin tmerrues të Majas, fuqinë e manifestimit.

Në Egjiptin e Lashtë, luanët konsideroheshin kafshë diellore, zakonishtë të vizatuar në çift, njëri duke parë nga lindja dhe tjetri nga perëndimi, në boshtin e drejtimit të diellit, duke simbolizuar të djeshmen dhe të nesërmen. Zakonisht ato përfaqësojnë forcën që siguron ciklin e ditës dhe natës, të përpjekjes dhe çlodhjes.Si rrjedhim luani simbolizon kthimin e diellit dhe ripërtëritjen e forcës, por gjithashtu dhe vetërilindjen. Kalorësi me Luanin, në legjendat Arturiane, është praktikishtë e vetmja evidencë e prezencës së luanit në simbolizmin Kelt.

Muslimanët shohin te Aliu, djali i Muhamedit, luanin e Allahut. Pseudo-Dionisi Aeropagiti shpjegoi se teologjia i dha Ëngjëjve të caktuar formën e luanit sepse forma shfaqte autoritetin dhe forcën e parrezistueshme të inteligjencës së shenjtë. Ai gjithashtu përmendi tek Libri i Zbulesës se i pari nga katër krijesat e gjalla që i janë dhënë sytë para dhe mbrapa, që rrethonte fronin e parajsës, është përshkruar si Luani.

Shahu, strategjia luftarake


Megjithëse origjina e vërtetë e lojës së shahut është akoma e panjohur dhe misterioze, është mjaftë e sigurtë që erdhi nga lindja, dhe perëndimi është magjepsur dhe mund te themi se ka rënë në dashuri me të. Ne gjithashtu dimë se në fillimet e saj loja e shahut ishte pjesë e strategjisë së luftës dhe si pasojë u zbatua tek Ksatrijat (kastë luftëtarësh).

Kuadratet e zeza dhe të bardha simbolizonin errësirën dhe dritën, luftën midis Titanëve dhe Perëndive ose Ashura-ve dhe Deva-ve.

Fusha e kuadratëve (shahu) perfaqëson botën e dukshme nën udhëheqjen e të zezës dhe të bardhës ose dualiteti jin-jang (femër-mashkull). Ajo perfshine 64-katrorë, 64 duke qënë numëri i plotësimit të unitetit harmonik kozmik. Janë 64-gjashtëvijësha në I Ching, libri kinez i ndryshimeve i hartuar nga Konfuci. 8 trevijëshat me 8 kombinimet perfaqësojnë 64 ndryshimet ose gjëndjet e tranzitit (ndryshimit). Këto janë në një process të vazhdueshëm transformimi me ndryshimin e një nga 3 linjave trivijëshe. Kjo përfaqëson jetën: iI qëndrueshëm dhe i ndryshueshëm. “Asgjë s’është e qëndrueshme” thotë Hermes Tremadhështori në Pllakën e Smeraldit, e cila me 7-parimet, thur të gjithë urtësinë e Egjiptit antik.

Fusha e Shahut simbolizon në të njëjtë kohë hapësirën ku forcat kozmike veprojnë si dhe hapësirën e brëndëshme të njeriut ku vet njeriu lufton kundra vetes, me fjalë të tjera, është Kurukcetra e Mahabharatës Indiane.

Loja e shahut bazohet tek inteligjenca dhe përqëndrimi. Ajo është arsyeja pse është më e lehtë te mësosh logjikën dhe praktikën e lojës direkt në fushën e lojës sesa në një “libër manual strategjie”.

Sipas professor Klausit, dekan i filozofisë tek universiteti Hambold, “njeriu mëson më mirë duke luajtur sesa duke dëgjuar mësime abstrakte”. Kjo shpjegon përplasjen e “mbretit të lojërave”: e mëson nëpërmjet praktikës, për çka kombinohet në të njëjtën kohë, vet-kontrolli, kontrolli i mëndjes dhe i disiplinës analitike duke zhvilluar progresivisht praktikën e logjikës. Nje lloj dialogu, pjesërisht shkencor dhe pjesërisht magjik, analitik dhe, në të njëjtën kohë, intuitiv, shprehës dhe i qetë, zë vend ne këtë lloj dueli mendor që është loja e Shahut.

Gjeli si simbol diellor..



gjeli

Gjeli është një simbol universal diellor për shkak se e kënduara e tij lajmëron ardhjen e agimit. Në Indi, është atributi i Skandha-së, personifikimi i energjisë diellore.

Në Japoni, këndimi i tij, i shoqëruar me këngët e perëndive, joshi Amaterasu-në, perëndeshën e diellit, jashtë shpellës ku ajo ishte fshehur, që korrespondon me manifestimin e dritës.

Kurajo është virtyti që Japonezët dhe popujt e tjerë të lindjes së largët tiparizonin Gjelin. Ideograma kineze për gjelin është Ki, homofone te kuptimit i “favorshëm”. Aparenca e tij dhe sjellja simbolizojnë “ pesë virtytet”:

virtytet civile, sepse krekosja e tij e bën të duket si drejtues i keq

virtytin luftarak, për shkak të caponjëve

virtytin e kurajos për shkak të drejtimit në luftim

virtytin e mirësisë, për shkak se mbronë pulat e tij

virtytin e besnikërisë për shkak të saktësisë me të cilën lajmëron lindjen e diellit.

Për më tepër, gjeli është gjithashtu efikas në kundërveprimin e influencës së keqe të natës së errrët që ai drejton nga shtëpitë e banorëve që e pikturojnë shëmbëlltyrën e tij nëpër dyer.

Budizmi tibetian i drejtohet gjelit në mënyrë të vecantë si simbol i fatit të keq. Shfaqet në qendër të rrotullës së jetës, afër derrit dhe gjarpërit, si një nga tre helmet. Simbolizon epshin, ngjitjen (dashurinë) dhe lakminë që vënë në lëvizje rrotullën e ligjit.

Në Europë, gjeli është parë si imazh i zemërimit, manifestimi shpërthyes i dëshirave të irrituara dhe të papërmbajtshme.

Në traditën Greke, Velkanosi, perëndia-gjel i Kretës ishte përvetsuar me Zeusin. Një gjel po qëndronte përkrah Letosë, që ishte me barrë nga Zeusi, kur i dha jetë Apollonit dhe Artemisës. Kështu që gjeli i është dedikuar Perëndive diellorë sikurse dhe perëndeshave hënore.

Për më tepër, Gjeli është atributi i vecantë e Apollonit. Një Gjel i sakrifikohej ritualisht Asklepiut, birit të Apollonit dhe zot i mjekimeve, për shkak se zogu lajmëronte shpirtin e të vdekurit që duhej ta udhëhiqte në botën tjetër. Asklepiu është gjithashtu perëndia që, me fuqitë e tij shëruese, sillte të vdekurit mbrapa në jetën e tokës.

Kjo është arsyeja ekzakte se përse gjeli ishte gjithashtu emblemë e Attis-it, Perëndia-Diellore e lindjes, i cili vdiq dhe erdhi në jetë sërish. Kjo gjithashtu shpjegon përsenë se gjeli i është atribuar Hermesit, lajmëtarit që udhëtonte të tre nivelet e kozmosit.

Gjeli, më tej me zagarin dhe kalin, ngelet mes kafshëve që ofrohen në sakrificë në ritet mortore të gjermanëve të lashtë.

Në traditat Nordike, Gjeli është simbol i vigjilencës ushtarake, i vendosur në degët më të larta të hirit Yggdrasil për të paralajmëruar perënditë kur gjigandët, armiqtë e tyre, të jenë duke u përgatitur për sulm.

Kur zogu vendoset në majat e kishave, merr rolin e mbrojtësit dhe ruajtësit të jetës. Është gjithashtu një emblemë e Krishtit, si shqiponja dhe llampa, simbol i dritës dhe ringjalljes.

Në librin e Jobit, gjeli është simbol i inteligjencës së dhënë nga zoti kurse Ibis është simbol i urtësisë.

Talmudi e bën gjelin mjeshtër të mirësjelljes për shkak se lajmëron zotin e tij me gugatjen (kikiriki-në) e tij.

Në analizat e ëndrrave, gjarpri dhe gjeli janë interpretuar si simbole të kohës.

Paganini, ”magjistari” i violines..!


Nikolo Paganini ishte një nga violinistët më të mëdhenj të të gjitha kohrave. Shumë tregime të cuditshme tregohen përreth jetës së muzikantit, të cilat përforcohen edhe nga paraqitja e tij e jashtme shume ‘’ecentrike’’.

U lind në Gjenova të Italisë, me 27 Tetor të vitit 1782 dhe ishte një nga gjashtë fëmijët e Tereza dhe Antonio Paganinit. I ati ishte një argat në portin e qytetit dhe një amator i mandolinës. Afër të atit dhe drejtorit të korit të kishës katedrale te Gjenovës, Nikolo i vogël, akoma pa mbushur gjashtë vjeç , mori edukimin e tij të parë muzikor duke mësuar mandolinë dhe violinë. Studjonte jashtëzakonisht shumë (deri në pesëmbëdhjetë orë në ditë) ndërsa shkruajti sonatën e tij të parë në vitin 1790, kur ishte vetëm 8 vjeç.


Në moshën nëntë vjeçare u shfaq në skenë duke krijuar një entusiazëm të paparë me interpretimin dhe ndryshimet e tij mbi veprën Karmanjola. Përmirësoi ndjeshëm artin e tij afër violinistit të famshëm Rola në Parma, dhe studjoi kompozim me Chiretti-n, mësuesin e Paer: që të dy deklaruan se nuk kishin se cfarë ti mësonin këtij djaloshi me shumë dhunti.

Një periudhë e jetës rinore të Paganinit mbetet e mbuluar me mister, por thuhet se gjatë turit të tij të parë me koncerte nëpër Itali, shiti violinën e tij për të paguar disa borxhe që bëri nga pjesmarrje e tij në lojrat e fatit. Një amator francez i fal Paganinit në Livorno një violinë të shkëlqyer Guarnieri, violinë kjo që mbeti e preferuara e tij në të gjithë jetën e tij.



Femrat dhe lojrat e fatit thuhet se i vunë në rrezik karrierën dhe shëndetin e dobët të kompozitorit Italian.


Gjenialiteti i tij në kombinim me teknikën e tij prototipe për epokën e tij, themeluan famën e tij në të gjithë Italinë. E gjithë bota fliste për këtë muzikant me pamje ekzotike, dhe madje disa e akuzonin se kishte bërë marrëveshje me ‘’jashtë që këtu’’ sic e quanin atëherë ose djallin sic e quajmë, duke shpjeguar me këtë mënyrë sjellje të cuditshme që provokonte me interpretimet e tij.


Paganini ishte i gjatë, i dobët, me flokë të gjatë dhe një fytyrë të verdhë që i jepte një pamje eterike që kujtonte më tepër fantazëm se sa njeri të gjallë. Kishte gropa në fytyrën e tij, dhe shikimi i tij ishte kaq i ftohtë, që njerëz të rrallë arrinin ta shikonin në sy. Zakonisht dilte në skenë me vonesë, shumicën e rasteve i veshur në të zeza dhe pasi vendoste violinën në supin e tij, pa shoqërinë e ndonjë instrumenti tjetër, fillonte të shpërndante ‘’magjinë’’ e tij. Dëgjuesit e tij thonin : ‘’kishte djallin në bërrylin e tij’’.


Kishte një ndikim të tmerrshëm emocional mbi publikun e tij. Referohet se princesha Eliza e Lucas, motra e Napoleonit e kishte të pamundur ta dëgjonte pa i rënë të fikët, dhe se kompozitori Rossini qante si vajzë e vogël kur dëgjoi Paganinin të luante për herë të parë. Mund të trasnformonte burra guximtarë në frikacakë duke i udhëhequr në cmenduri dhe anasjelltas, të transformonte frikacakët në heronj, ndërsa sidomos tek femrat krijonte kriza emocionale dhe histeri kur e dëgjonin.

Të gjitha këto fakte ndihmuan që të krijoheshin zëra dhe shpifje të ndryshme përreth fytyrës së muzikantit, që në atë kohë besoheshin shumë më lehtë se sa sot. Kështu thonin se Paganini kishte vrarë dy gra që kishtë dashuruar marrëzisht, dhe me artin e tij dhe rregullat e magjisë së zezë, burgosi shpirtrat e tyre brenda violinës së tij, ‘’Cremonën’’ e famshme.

Gjithshtu thuhej se se telat e violinës së tij ishin të krijuar nga zorrë njerëzish, dhe kjo ishte arsyeja e dëgjimeve të jashtëzakonshme që dilnin nga interpretimet e tij. Arrinte të imitonte me violinën e tij flautin, ashtu si edhe të ekzekutonte melodi të gjata dhe të mrekullueshme vetëm me telin Sol.
Bashkëkohorët thonë se rezultatet e muzikës së Paganinit, bazohen në metoda që ose ai krijoi i pari , ose kishin vetëm një zbatim të përkohshëm. Disa nga këto metoda ishin dhe përdorimi i fthongëve harmonikë (nuk përdoreshin përpara atij, me përjashtim të atyre që prodhohen mbi telat e hapur), Scordatura( konvertim në kurdisjen e instrumentit) picikato shoqërore me dorën e majtë etj. Të gjitha këto së bashku me mjeshtërinë e tij të paparë më parë deri në atë periudhë, shërbyen për të krijuar mitin e tij. Paganini kishte një djalë Akilinion, të cilin e kishte pikë të dobët, djalë i cili ishte rezultati i dashurisë së tij me kërcimtaren Antonia Bianki, por që kurrë nuk u martuan.
Paganini ndërroi jetë në Francë me 27 Maj të vitit 1840, si arsye e një sëmundje të fytit. Përpara se të vdiste kishte lënë amanet të mos ti bënin një varrosje kristiane. Trupi i tij, ashtu sic thotë i biri më vonë, mbeti i pavarrosur deri në vitin 1845, pasi priftërinjtë refuzonin të varrosnin dikë që kishte refuzuar besimin e krishterë.
Nikolo Paganini ishte një artist i shkëlqyer, që magjepste me talentin e tij dhe me të drejtë emri i tij ndodhet në listën e shkurtër të violinistëve më të mëdhenj të të gjitha kohrave. Muzika e tij frymëzoi shumë njerëz, dhe pavarësisht shpifjeve kundrejt tij ai krijoi dhe la pas një trashëgimni të madhe, një pasuri për të gjithë njerëzimin.