domenica 2 maggio 2010

JOHANN S. BACH


Cfarë mund të thotë dikush për njeriun që besonte se muzika ekziston për nderimin e Perëndisë dhe për kënaqësinë e zemrës? U karakterizua si ‘’poeti i tingujve, gjigandi i papërkulur, i pa lodhur, dhe misterioz’’, duke besuar gjithmonë në misonin fetar të muzikës, një njeri që tregonte mirënjohjen e tij ndaj Perëndisë pavarësisht të gjitha aventurave dhe testimeve që kaloi gjatë gjithë jetës së tij. Fetarizimi i tij, muzika dhe vdekja do të lëjnë shenja të thella tek Bahu, që nga fillimi e deri në fund. Karakteristikat kryesore të këtij kompozitori të madh ishin, fuqia e shpirtit dhe kreativiteti, që nuk u përkulte kurrë ndaj vështirsive, por cdo herë celikoste psikikën e tij dhe vazhdonte të kompozonte gjithmonë në shenjë mirenjohje ndaj Perëndisë dhe duke falur njerëzit.

U lind në Ajzenah të Gjermanisë me 21 Mars të vitit 1685. Në të njëjtën ditë vdes vëllai i tij Johan Jonas. Familja e tij kishte humbur deri atëherë 2 fëmijë nga murtaja që korrte zonën e Turingit. Vijon një seri vdekjesh në familje me kulmin e tyre, vdekjen e prindërve të Bahut, fillimisht të së ëmës dhe në vazhdim të të atit. Kështu në moshën 10 vjecare , Sebastiani i vogël mbetet jetim dhe vendoset në shtëpinë e vëllait tij të madh Johan Kristof, në Orndruf, i cili ishte i emëruar si organist. Sebastiani i vogël dallohet për aftësitë e tij muzikore, duke krijuar gati zilinë e vëllait të tij, i cili refuzon për ti dhënë partiturat e muzikantëve të mëdhenj me veprat e tyre të vështira, që ai vetë vështirsohej për të interpretuar, nga frika se Bahu do tja kalonte. Kështu Sebastiani kopjon fshehurazi, gjatë natës, veprat e kompozitorëve të vjetër, që të mos kuptohej nga vëllai i tij.

Në moshën 15 vjecare braktis shtëpinë e të vëllait të tij për të kërkuar një jetë më të mirë dhe për të testuar fuqitë e tij. Vendoset në Lineburg ku punon pa pushuar për të mbijetuar, dhe vendos kanditaturën për vendin e organistit të Zangerhauzen. Ky vënd do ta ndjekë dhe më vonë në kisha të ndryshme, ku merr edhe kompetenca të tjera si arsye e aftësive të tij organizative dhe njohurive të tij teknike përsa i përket instrumenteve të kishave. Titulli i Kantorit është përputhur me emrin e Bahut.

Në moshën 18 vjecare, tashmë i njohur, zotëron vëndin e organistit në Arnstad, qytetin qe do ta shënjojë atë si për mirë ashtu edhe për keq. Në drejtimin e një kori, të përbërë nga të rinj të së njëjtës moshë me atë, apo dhe më të mëdhenj, ka probleme mosbindjeje , dhe si rezultat sillet shumë ashpër kundër tyre, duke marrë kritika por edhe sulme, akoma edhe nga përgjegjësit e kishës. Nuk tregonte asnjë lloj butësie përsa i përkiste cështjeve të muzikës dhe ishte njëlloj i rreptë edhe me veten e tij gjithashtu. Kërkonte perfeksionin dhe nuk falte as devijimin apo eksperimentimin më të vogël në ligjet dhe rregullat e Artit. Duke parë reagimet dhe pa dashur të bëjë kompromise, vendos të japë dorëheqjen nga drejtimi i korit, dicka që krijoi shumë komente në shoqërinë e vogël të Arnstadit. Për të lehtësuar situatën, Bahu vendos të largohet nga qyteti, dhe kështu i jepet mundësia të ndjekë mësimet e Bukstehunde, një nga muzikantët më të mëdhenj të asaj periudhe.

Në vitin 1708, e gjejmë organist dhe drejtor muzike në oborrin e Vajmarit dhe të martuar me Maria Barbarën. Bashkë do të sjellin në jetë shtatë fëmijë nga të cilët vetëm katër do të mbijetojnë. Pas dymbëdhjetë vitesh martesë do të humbë edhe bashkëshorten e tij nga një epidemi vdekjeprurëse. Megjithatë nuk do të pushojë së kompozuari kantatet e tij , ku falenderon Perëndinë por edhe i lutet që ta lehtësojë nga hidhërimet , dhe ti falë vdekjen. Karakteristika e këtij qëndrimi janë kantatat ‘’I shenjtë njeriu që i nënshtrohet testimeve’’, ‘’ Përjetësia, fjalë që të djeg si rrufeja’’, ‘’Pranoj me gëzim të ngre kryqin tim’’, por edhe tek ‘’Psherëtimat, lotët e mi’’, ‘’Sa hidhërim!’’, ‘’Ah, sa e kotë jeta njerëzore’’. Por megjithatë nuk tërhiqet. Vazhdon të krijojë dhe të jetojë duke ofruar më të mirën që zotëronte , jo vetëm nga muzika e tij por edhe nëpërmes jetës së tij, ashtu sic tregon gruaja e tij e dytë, Anna Magdalena, me të cilën do të sjellë në jetë 13 fëmijë nga të cilët do të mbijetojnë shtatë.

Në vitin 1723 është kantor i tempullit të Shën Tomës dhe drejtor muzike në qytetin e Lipsisë. Vitin e ardhshëm do të bëhej Kryemuzikant në oborrin e princit Leopold të Ketenit. Kjo ishte një periudhe e pasur prodhuese e jetës së tij, që do të zgjasë për shumë vite , deri në vdekjen e tij në vitin 1750. ‘’Pasionet’’ e tij të medha, ‘Sipas Mateut’’ dhe ‘’sipas Joanit’’, shkruhen në atë periudhë. Por vepra e cila gjithashtu do të karakterizojë Bahun dhe kontributin e tij në muzikën klasike është edhe ‘’Arti i Fugës’’, i kompozuar në vitin 1740. Arrin të kombinonte në veprën e tij elementët muzikorë dhe traditat shpirtërore të së kaluarës dhe të epokës së tij, më ndikime të fuqishme nga muzika italiane dhe nga ajo franceze, ndërsa paralelisht fuste rrugë të reja muzikore sidomos tek vepra e tij e fundit, kënga e mjelmës së tij. Pas kësaj do të vijojë gati i verbuar rrugën drejt errësirës së përjetshme – apo ndoshta dritës së përjetshme?

Përvec operas, Bahu ka kompozuar dhe cdo lloj tjetër muzike. Nga himnet e mëdhenje fetarë, suita me vallëzime të shumëllojshme, vepra për piano, organo, violinë, violencel, akoma dhe këngë të thjeshta zëri, mesha, dhe pjesë të tjera të hijshme muzike dhome (sallone oborresh), duke përdorur kryesisht artin e vështirë të kontrapunktit dhe duke zhvilluar muzikën e llojit të tij me artin e fugës. Muzika për Bahun ishte një gjë unike, jo një gjë dhe një tjetër, jo e lehtë dhe e rëndë, jo shprehje e madhe, e mesme apo e vogël, jo muzikë për shumë apo për pak njerëz, jo muzikë për Perëndinë dhe tjetër për argëtimin e njeriut.

Dhe me të vërtetë muzika e Bahut i drejtohej të gjitha klasave shoqërore, akoma dhe kur ftohej të luante për princa, konta etj. Në ditët e tija të gjitha klasat popullore, me qendër kishën bëheshin pjesë e muzikës dhe spiritualizmit të nivelit të lartë që ajo ofronte, nëpërmes veprave të Bahut. Bah nuk shkruante muzikë, përshkruante. Përshkruan imazhe, ndjenja, mendime, duke funksionuar në mënyrë shpaguese ashtu sikur dhe tragjedia greke, duke himnuar gjithmonë Perëndinë, duke konsideruar se ‘’gjithcka që Perëndia bën është gjëja e duhur’’, ashtu sic dëshmon edhe kantata e tij. Kështu, le të mos na habisë krahasimi i veprave të tij , me Horestinë të Eskilit apo me veprat e Shekspirit, të cilat përbëjnë bashkë me të një Trini, që shumë kritikë konsiderojnë që do të ekzistojë për shumë vjet akoma. Ekzagjerim? Përkundrazi .

Me cdo lloj mënyrë që interpretohen veprat e tij, Bahu zgjeron gjithcka në një Univers të pakufi. Mahnitet përpara krijimeve të Perëndisë dhe për këtë ndjen nevojën për ta falenderuar me cdo vepër të tij. Spirtualizmi dhe brendësia e veprave të tij, dëshmojnë marëdhënien e kompozitorit të madh me botën e padukshme, me përjetësinë, pavdekshmërinë e shpirtit, shpagimin që ai ndjente në kontaktin e tij me shenjtërimin dhe me muzikën që ka si qëllim lartësimin drejt Perëndisë. E tërë jeta e tij është e thurur bashkë me veprën e tij. Nga të gjitha ngjarjet dhe karakteristikat e jetës së tij , me e rëndësishmja është mënyra me të cilën përballonte testimet e vështira që jeta i solli, ashtu si edhe devotshmëria tek vepra e tij, puna e palodhur dhe sensi i kontributit, studjimi i vazhdueshëm me qëllim zhvillimin e muzikës së tij. Bah arrin të përballojë jetën më një mënyrë heroike dhe konstante. Jeta e tij u përngjasua me si një ‘’ partiturë e shkruajtur pastër dhe shkëlqyeshëm’’, ku sipër saj shkruhet struktura e kompozitorit dhe veprat e tij, pa ngut, natyrshëm, ashtu sic rritet një filiz.

Shumë mbështetnin idenë se nevojitet një përqëndrim i madh shpirtëror që të ndjekë dikush veprat e Bahut, ashtu sic nevojiste dhe ai për ti kompozuar. Dhe një pasardhës i tij tha se, nuk di se ku të qëndrosh në mënyrë që të jesh kaq i fortë dhe i denjë për të dëgjuar këtë muzikë. Sido që të jetë, e sigurtë është se ky lloj njerëzish dhe këto vepra përbëjnë ushqim për psikinë dhe shpirtin e cdo njeriu. Kur vetë jeta është një pasqyrim i veprës, atëherë këta njerëz marrin vlerë më të madhe, duke u bërë shembull për cdonjërin nga ne.

Albert Shvaicer, duke folur për Bahun dhe duke komentuar fjalët e Johan. T. Mozavius, në vitin 1845, thotë: ‘’ uroj që Bahu të ndihmojë që epoka jonë të arrijë në përqëndrimin shpirtëror dhe në brendësinë që i mungon’’. Nëse një gjë e tillë ishte e nevojshme në atë periudhë, sa e nevojshme është edhe sot dhe sa më tepër do të jetë nesër? Kurrë më parë Bahu nuk ishte më i nevojshëm se sot, dhe se sa do të jetë nesër. Johan Sebastian Bah është njeriu që ka lënë shenjat e tij të thella në kohën dhe në vëndin, jo vetëm të muzikës apo të artit, por të vetë Historisë së Njerëzimit.

Beethoven


Ludvig Van Bethoven lindi në 17 Dhjetor të vitit 1770, në një shtëpi të varfër në rrugën Bonkasse në Bon. Vitet e fëmijërisë nuk i jetoi me lumturi. Nëna e tij Katerina Kerverih, ishte një grua me një prejardhje të thjeshtë dhe punonte si shërbëtore por me detaje, mirësi dhe ndjeshmëri në kundërshtim me babain e tij Johan Bethoven, njeri mizor dhe pijanec. Nga tetë vëllezërit e tij pesë vdiqën në moshë të re. Kështu që i vogël u mësua me dhimbjet njerëzore dhe mësoi te jetë i durueshëm ndaj fatkeqsive dhe të ndajë trishtimin e të tjerëve. Një figurë e rëndësishme në jetën e tij ishte gjyshi i tij Ludvih, muzikant i Oborrit që u nderua me titullin Kapelmaister, njeri me aftësi të mëdha muzikore dhe karakterë të jashtzakonshëm që dallonte në mënyrë të veçantë.

ARSIMIMI – MËSUESIT – RINIA:

MUZIKA NË FËMIJËRI:

Mësuesi i parë i tij ishte babai i tij, i cili vetë ishte tenor në Oborr. Edhe pse skishte një vesh muzikor të veçantë dalloi talentin e të birit, të cilin u përpoq ta shfrytëzonte. E stërmundonte Bethovenin e vogël– në moshë katër vjeçare e detyron të studjoi piano deri në mëngjes – dhe shpesh për shkak të rreptësisë së tij të pa arsyeshme, Bethoveni shpesh mendonte ti braktiste studimet për muzikë. Bethoveni jep shfaqjen e tij të parë në moshën tetë vjeçare (babai i tij kishte deklaruar gjashtë). Mësuesi i tij i parë me vlerë, në moshën dhjetë vjeçare, ishte Kristian Neefe, organist i Oborrit i cili e udhëzonte pa e mbytur me rregulla dhe e frymwzonte me.

Në moshën njëmbëdhjetë vjeçare bën deputimin e tij të parë, në moshën dymbëdhjetë vjeçare publikimin e tij të parë dhe në atë trembëdhjetë vjeçare zëvendëson Neefen në Oborr. Në vitin 1787 takon Moxartin në Vienë dhe duke mundur mosbesimin e tij thotë:”ky djalosh i ri do të habisë botën”dhe ta pranojë si nxënësin e tij. Pak më vonë me ndihmën e princit Franxhesku dhe të Baldstainit të mirësjellshëm, i cili e njohu me Shekspirin, Kantin, Leisingun dhe Gëten, regjistrohet në universitet dhe studion për filologji gjermane. Ne vitin 1793 bëhet nxënësi i Havdhon dhe fillon paralelisht mesime me Johan Senk, τον Alberhtcberkër dhe tashmë të njohurin Antonio Salieri.

FILOZOFIA NË FËMIJËRI:

Veçanërisht dashuronte klasikët. Thuhet se kishte gjithnjë poshtë jastëkut të tij vepra të Homerit, Platonit, Plutarhut, Osianit, dhe Gëtes ndërkohë studionte shpesh Aristotelin, Takiton, Ciceronin, Sasinin, Pestalocin dhe Kantin. Kultivonte një vlerësim të thellë për veprat e filozofisë indiane. Pjesë siç është “I mbështjellur nën hijen e izolimit të përjetshëm, në Natën e pakalueshme të pyllit të virgjër, të papërshkueshmit, të paafrueshmit…me Shpirtin të zhytër brënda vetes… Brahma”ose nga Bagavat Gita “I lumtur ai i cili largoi të gjitha pasionet e tij dhe me gjithë forcën e tij të veprimit perfeksionohet” ose “Qëllimi i veprimit tënd të jetë vetë veprimi dhe jo suksesi i tij” i gjejmë shpesh në ditaret e tij veçanërisht nga vitet 1815, 1816.

Është eklektik, studion pa patur paragjykime. Ai vetë tregon “Pa pretenduar se jam i mënçur, u përpoqa që nga vitet e femijërisë të kuptojë fjalët e shpirtrave të mëdhenj të të gjitha khërave. Në një faqe të një partiture shkruan me shkronja të mëdha “Ligji etik brënda nesh dhe qielli me yje sipër nesh. Kant”. Nga Shiler kopjon, vë në kuadër dhe vendos zyrën e tij ngjitur me Vrutun, frazën me prejardhje egjiptiane: « Jamë ajo që Është. Jamë Gjithësia, çfar Është, ishte dhe do të Jetë. Asnjë ekzistencë njerëzore nuk ka ngritur asnjëherë perden time”.

Lidhja e tijë me natyrën që dallohet në veprat e tij e udhëheq në një perceptim brendësor të Perëndisë, nismëtare për epokën e tijë dhe nga një perceptim shpresdhënës për jetën dhe botën. Në një nga shënimet e tijë shkruan: “Kam përshtypjen se ç’do pemë më thotë: Shejntësi, Shejntësi… Kush mund ti shprehë të gjitha këto? Dhe nëqoftëse të gjitha humbasin, mbetet toka, akoma edhe në dimër. Në librin e Shturmit “Filozofia e Natyrës” nënvizon shumë herë këto: “Do të doja shumë të ngjaja në të gjitha me një pemë. Do të doja të kisha më shumë virtyte,në përputhje me zotëroj dhe vëndin që Perëndia më ka dhënë, duke ruajtur frytete, dhe duke zhytur rrënjët e mia me qëndrueshmërinë e Shpirtit, që ti jap drejtim dhe forcë jetës time praktike. Nxitohem ti ngjajë atyre pemëve duke lidhur rrënjët e mia gjithmon e më fortë me tokën”. Dhe pas tokës vjen rradha e qiellit, e yjeve, prejardhja e tyre me Perënditë qetëson zemrën e tij. “Ah sikur të mundja të shkoja nga ylli në yll, ashtu sikur nga një lule tek një tjetër”.

Është e mundur që Bethoven të ketë qënë Mason,por nuk është e sigurtë ashtu sikurse edhe për Havdhon, Moxartin dhe Gëten.

Në shkrimet e tij përmend Perëndin: “E dua të shenjtën pa qënë i krishterë. Mesha është për mua një tekst jo më shumë bindës se sa shkrimet e Miltonit dhe të Gëtes”. Në moshë të madhe shkruan: “ Sokrati dhe Jezusi qëndruan si prototipet e mija”. Përmëndin se besonte në një Zot personal dhe i drejtohej të shejntës direkt pa ndërhyrjen e ndërmjetësave.Dikur kur një nxënës i tij i tregoi një partiturë të “Fidelios” ku kishte shkruajtur: “Boll më me ndihmën e Zotit”Bethoveni shtoi: “Njeri ndihmo veten”.

PUNËT – PERIUDHAT:

Ishte një krijues shumë pjellor. Katalogët e regjistruar me kompozimet e tij arrijnë në 138, pa llogaritur veprat e moshë së tij rinore. Veprat e tij të pavdekshme janë: 9 Simfonitë, 32 Sonata për pjano, Sonatat për vjolinë dhe pjano, 5 koncerte për pjano dhe orkestër, Kuartetet, opera “Fideljo”, mesha « Missa solemnis», “Spteti” veçmas me Triot, Kuintetet, Serenatat dhe Bakatelet.

Ndahen në tre periudha: Fillestare, të Mesme dhe e Vona. Në të gjithë veprat dallojmë shpirtin heroik me të cilin përballoi provat e jetës së tij plot pasione dhe brendësinë e thellë të muzikantit.

Kompozimet më të rëndësishme fillojnë në vitin 1797. Deri atëherë ecuria e tij ishte si pianist dhe njihet si mjeshtër zbulues, pavarësisht natyrës së tij të rreptë dhe akuzave që i benin mbi përdorimin e tepruar në pedal, gjithashtu shquhet për improvizimet e tij të jashtzakonshëm, të cilat thuhet se mund ti përsëriste saktësisht. Rrethet aristokratik të kohës në të cilën ishte i shumëkërkuar, flasin për një butësi të tillë me të cilën i binte tastave, e cila prekte Hyjnoren. Thuhet se dikur një pianist i cili e kishte ftuar në një duel, sapo e dëgjoi të luaj iku fshehurazi nga salla dhe asnjëherë s’u dëgjua më prej tij.

Në vitin 1799 kompozon “Sonatën Pasionante” ose “Apasionata”, fryt i dashurisë së tij me bukuroshen Hungareze aristokraten Tereza Fon Brunsvik, dhe vijojnë “Septeto” (1800) dhe “Sonata e Pranverës” (1801).

Viti 1802 është një vit shumë i vështirë për të pasi e dashura e tij Xhulieta Guiciardi të cilës i kishte kushtua “Sonata nën Dritën e Hënës” e lë dhe bashkë me të edhe dëgjimi i tij, i cili kishte filluar ti shfaqë probleme që prej vitit 1796. Trishtimi i tij ishte aq i madh sa që kompozon “Testamenti i Hailingestatit” dhe ja dërgon dy vëllezërve të tij me lutjen që të lexohet dhe të kryhet pas vdekjes së tij. Fillon duke thënë: “o njerëz që më konsideroni dhe më gjykoni te ligë dhe gjysëmnjeriu sa shum padrejtësi më bëni. Zemra ime që kur isha fëmijë ishte e dhënë pas Mirësisë. Ndihesha gati të realizoja gjëra të mëdha. Por mendoni se këtu dhe gjashtë vite më ka goditur një fatkeqësi e pakorigjueshme… Kisha vendosur të jepja një fund. Vetëm arti më përmbajti. Më dukej e pamundur të braktisja botën pa përfunduar çfarë isha destinuar të japë”. Përsëri shohim të kthehet kuptimi i Misionit, një Misioni të lartë, një destinacion që tejkalon provat njerëzore. Pastaj, siç vetë Bethoveni thotë, njeh shum mirë nga Platoni i tij i dashur “kush është fati që pret vetvrasësit në udhëtimin e Shpirtit pas vdekjes” dhe vertikalizohet në shembuj vullneti dhe garimi.

Në vitin 1803 shkruan simfoninë e tij të 3të “Heroiken” të cilën ja dedikon Napoleonit, heroit të tij, i cili mishëron idealet e lirisë, drejtësisë dhe vllazërisë tek të cilat beson me gjithë zemër. Në kopertinë e saj shkruan “Bonoparti”. Napoleonit i kushton gjithashtu Koncertin nr. 5së për piano ose “Perandoraku” (1809). Por pas αναγόρευση të Napoleonit në Perandor u nervozua aq shumë sa që e grisi kopertinën dhe Simfoninë e quajti “Heroike”.

Në vitin 1807 shkruan “Simfonia e 5të” me temë luftën e njeriut me fatin, luftë e cila sipas studiuesve çon në fitoren përfundimtare të njeriut kundrjet fatit, në triumfin e vullnetit njerëzor. Por sipas të tjerëve kjo luftë që deklarohet me tre goditjet që përbejnë motivin e veprës, gradualisht ëmbëlsohet dhe në një çast goditja – e fatit dhe njeriu janë bërë NJË. Njeriu ka pranuar Darmën (=Rruga) e tij, destinacionin e tij dhe ndjek Fatin e tij, Qëllimin e tij, dhe bashkpunon me të.

Në të njëjtën periudhë shkruan dhe Simfoninë e 6të, e cila lartësohet si himn për natyrën dhe elementët e saj, diellin, erën, pemët, tokën. Natyra bëhet për Bethovenin “Mesuesja e Jetës” “I dashuroj pemët më shumë se njerëzit. Pyjet, shkëmbinjtë, të japin përgjigjen që kërkon” i shkruan mikeshës së tij Terza Malfati.

Në vitet 1812 – 1813 përjeton një zhgënjim të thellë dashurie. Është dashuria për të shumdashurën e tij të pavdekshme, për të cilën janë shkruajtur shumë por asgjë me siguri. Janë të shumta gratë që kaluan në jetën e tij dhe mes tyre një vend të veçantë zë Betina Bredano, e dashura e Gëtes. Por megjithëse gjatë gjithë jetës së tij ka qenë romantikisht i dashuruar asnjëherë nuk qëlloi me fat në këtë fushë. Në vitin 1812 bëhet takimi i famshëm Gëte – Bethoven. Të dy njohin veprat e njëri tjetrit por janë dy natyra shumë të ndryshme dhe në përgjithsi është shumë e misterëshme se çfarë ndodhte ndermjet tyre. Thuhet se Gëte shmangej gjithmon të fliste për Bethovenin dhe një herë që e kapën tuke dëgjuar të 5tën, dëgjoi vetëm pjesën e parë, u kthye në shtëpi i vrazhdë dhe kurrë më nuk e dëgjoi muzikën e tij.

Në vitin 1816 kompozon nje cikël këngësh “Për të Dashurën e Largët” dhe fillon të kompozojë të 9tën. Në vitin 1822 mbaron meshën e “Missa solemnis”, për të cilën punoi plot 10 vjet. Thonë se periudhë në të cilën po e kompozonte ishte gjithmon qull në djersë, i binte tempit me duar e këmbë dhe banorët e rrugës Maindligk, në të cilën ndodhej, besonin se ishte i demonizuar. Por kur e mbaroi u gjendën përpara një njeriu të ri. Ai vetë në tekstin e tij “Zotëri” shkruan: “NGA ZEMRA MUND TË SHKOSH DREJT ZEMRËS”. Konsiderohet si vepra që çliroi Bethovenin nga dyshimet tokësore, megjithatë mori një kritik të ashpër sepse u konsiderua se, sidomos në pjesët e meshës, përdorimi i tingujve intesiv, në vend të atyre që janë të butë, ishte një mosrespektim.

Që Bethoveni nuk tregoi favorizmin që duhej por qëndroi përpara Zotit sikur edhe ai vetë të ishte Zot. Vlera e veprës, që bashkë me të 9tën konsiderohen si kryeveprat e Bethovenit, un njoh pas vdekjes së tij.

Në vitin 1823 përfundohet “Simfonia e 9të” ose “Himn Lumturisë”, që sipas shumicës është Simfonia më e mirë e Bethovenit. Shkruhet në kondita shumë të vështira: dhimbje fizike, probleme ekonomoke, agoni e pandërprerë për “mistrecin”, nipin e tij të ftohtë Karl – të cilin e ka nën kujdestari që prej vitit 1815 – nuk e ndalojnë Bethovenin. Përkundrazi gjen forcën nëpërmjet dhibjes të arrijë lumturinë dhe tu mësojë njerëzve rrugën e vllazërisë dhe të lumturisë. Në trishtim e në lumturi Bethoven flet për fatin e përbashkët të gjithë njerëzve në Rrugën e gjatë të Njerëzimit, për bashkimin përfundimtar të të gjithë Shpirtrave me GJITHËSINË. Në Maj të vitit 1825 e 9ta paraqitet në publik dhe krijuesi merr një respekt shumë të madhë. Por ai i ulur në një shesh nuk dëgjon as edhe një duartrikitje dhe nevojitet që një nga koristët ta marrë dhe ta kthejë nga publiku që të paktë të shikonte entuziazmin e tyre të madh. Kur koncerti mbaron atij i bien të fikët.

Fundi vjen pak më vonë. 26 Mars 1827, pas një pneumonie të rëndë që kaloi vitin e kaluar, pa marrë kujdesin e nevojshëm të vëllait dhe nipit të tij, nën shoqërin e rrufeve dhe bubullimave të tëmerrëshme të një natyre gjerësinë e së cilës aq shumë dashuronte, Bethoven vdes.Varroset me të gjitha nderimet – i famëshmi Frans Grilparcer, poeti më i madh austriak thotë me zë të lartë një fjalim mortor prekës përpara turmës së njerëzve – dhe udhëtimi i tij në Qiell që aq shumë dëshironte: “Ah! Sikur të mundja të udhëtoja nga ylli në yll” fillon…

Disa kuriozitete nga mbarë Bota..


· Mbiemri i vajzërisë së nënës së Astronautit Buzz Aldrin, pilotit të Apollo 11, që ishte astronauti i dytë i cili ishte i dyti që shkeli këmbën e tij në Hënë pas Neil Armstrongut, ishte Moon (Hënë).

· Verdura më e lashtë e njohur është bizelja.

· Që të arrijë dikush të shohë Ylberin, duhet më parë ti kthejë shpinën Diellit.

· Kafshët mishngrënëse nuk hanë kurrë një kafshë e cila është goditur nga rrufeja.

· Iguanat mund të vetëvriten.

· Nga e gjithë bota, Skocia ka numrin më të madh të lindjeve te flokëkuqëve.

· Një çerpik jeton rreth 5 muaj.

· Uji që pimë ka një moshë rreth 3 miliardë vjeçare.

· Gjithçka peshon 1% më pak në ekuador.

· Milingonat nuk flenë kurrë.

· Delet që mbulohen nga orteqet e dëborës, mund të mbijetojnë deri edhe 2 javë.

· Luleshtrydhet i përkasin familjes së trëndafilave.

· Asnjeri nuk e di se ku është varrosur Moxarti.

· Eskimezët përdorin frigoriferë për të mbrojtur ushqimin e tyre nga ngrica.

· Birmingami në Mbretërinë e Bashkuar ka një rrjet kanalesh 35 kilometra më të gjatë se Venecia.

· Meksika dikur kishte 3 Presidentë në një ditë.

· Kompania Coca Cola ka konsumimin më të madh të Vaniljes në të gjithë botën.

· Miliona pemë mbillen rastësisht nga ketrat që më vonë harrojnë se ku i kanë vënë.

· 9 nga 10 organizmat e gjallë jetojnë në Oqean.

· Buzëkuqi përmban luspa peshqish.

· Kikirikët janë një nga përbërsit e dinamitit.

· Lopët nxjerrin më shumë qumësht kur dëgjojnë muzikë.

· Majdanozi është erëza që përdoret më shumë në të gjithë botën.

· Në Oqeane ekiston 200 herë më tepër flori , nga ai që është nxjerrë nga territori tokësor.

· Fjala War (luftë) në gjuhën sanskrite do të thotë ‘’Dëshirë për më shumë lopë’’.

· Orkestra kombëtare e Monakos është më e madhe në numër se sa ushtria e tij.


· 70 % e të gjitha organizmave të gjallë në Tokë janë Bakterie.


· Çdo vit, Dielli humb 360 milionë tonë.

· Në Kinë , nusja vishet me të kuqe.

· Shpërndarësi më i madh i lodrave në Amerikë janë McDonalds-at.

· M&M u krijuan që ushtarët të mund të hanin çokollata pa ju ngjitur duart.

· Kamilat e vetme të egra në botë ndodhen në Australi


· Gjysma popullsisë se rruzullit tokësor ka parë filmin e James Bond.

· Vendosja e numrave në shtëpitë e rrugëve të Londrës filloi në vitin 1764 .

· Vetëm 4% e foshnjave ka lindur në ditën që gjinekologu kishte përcaktuar.

· Organet gjenitale të kërminjve ndodhen në kokat e tyre.

· 90% e femrave që ecin brenda një qëndre tregtare, kthehen nga e djathta . Por asnjeri nuk e di se përse.

· Një fëmijë i moshës 4 vjeçare, bën mesatarisht 400 pyetje në ditë.

· Çdo vit, numri i lindjeve në Indi tejkalon numrin e të gjithë popullsisë së Australisë.

· Një mi mund të rezistojë më shumë pa ujë se sa një kamilë.

· Fjala ‘’Himalaja’’ do të thotë ‘’Shtëpia e Dëborës’’.

· Në Belgjikë ekziston një muze luleshtrydhesh

· Në gjuhën Kineze ekziston një fjalë e përbashkët për Krizën edhe Shansin.

· Hera e parë që burrat dhe gratë përdorën wc të ndryshme ishte në vitin 1739, në një ballo në Paris.

· Dallgët e Oqeanit mund të udhëtojnë me shpejtësinë e një Aeroplani Jet.

· Kafsha me trurin më të madh, në krahasim me trupin e saj është milingona.


· I vëllai i John Wilkes Booth (njeriu që vrau Abraham Linkolnin) dikur i kishte shpëtuar jetën djalit të Abraham Linkolnit.

· Feja e fisit Todas së Indisë Jugore i ndalon rreptësisht besimtarët e saj të kalojnë çdo lloj ure.


· Në çdo vit në SHBA, drerët vrasin më shumë njerëz se sa çdo lloj kafshe tjetër.

· Lopët mund të dëgjojnë frekuenca më të ulta dhe më të larta nga ato që njerëzit mund të dëgjojnë.

· Kina përdor çdo vit 45 miliardë chopsitcs (shkopinj që përdoren për të ngrënë)

· Tingulli që bëjnë ujëvarat e Victoria dëgjohen në një distancë prej 64 km.

· Botohen çdo vit, më shumë kartmonedha të lojës Monopoly se sa kortmonedha të vërteta.

· Në Egjiptin e lashtë, kur një mace ngordhte, i zoti i saj ishte i detyruar të rruante vetullat e tij në shenjë zie.

· Mushkonjat joshen më shumë nga aroma e atyre që sapo kanë ngrënë banane.

· Në SHBA ekzistojnë më shumë grupe muzikore me gaide se sa në Skoci.

· Përpara vitit 1800, nuk ekzistonin këpucë të ndryshme për të djathtën dhe të majtën.

· Kanarinat, në ndryshim me njerëzit, mund të rikrijojnë qelizat e tyre te trurit.

· Truri i piktorit të famshëm Vincent Van Gogh u shkatërrua nga hidrogjeni që piu për të luftuar sëmundjen e sifilit.

· Një shimpanze mund të mësojë të njohë veten e tij në një pasqyrë por një majmun nuk mundet.

Milionerja u lë vajzave nga 1 euro..


Kur lexuan testamentin e së ëmës së vdekur, me siguri duhet të kenë menduar se bëhej fjalë për një shaka.
Një milionere australiane nga Adelaide, Valmai Roche, e ndarë nga jeta në vitin 2009 në moshën 81-vjeçare, ka dashur të japë një leksion të bukur për vajzat e saj.
Gruaja që zotëronte një pasuri prej më shumë se 3 milionë eurosh, ka dashur t’i lërë Deborah Hamiltonit, Fiona Roches e Shauna Roches një trashëgimi vërtet simbolike: 30 monedha argjenti me vlerë të ulët, “po aq monedha të lara me gjak sa iu paguan Judës”, ka saktësuar ajo në testament.

Thyen murin e garazhit..


Një burrë nga Tulsa e Oklahomas në SHBA gabimisht parkoi Mercedesin e bardhë në garazhin e tij në katin e lartë dhe për pak sa nuk ra nga kati i shtatë.
Në vend të frenit të këmbës ai preku gasin dhe theu murin e garazhit në ndërtesën e Bank of America.
Për fat askush nuk u lëndua edhe pse në rrugë ranë pjesët e murit, por janë dëmtuar vetëm disa automjete të parkuara në rrugë, shkruan Daily Mail.
Policët arritën që ta kthejnë automjetin në ndërtesë sepse rrotat e fundit nuk i ishin dëmtuar. Ndërsa kalimtarët e rastit kanë fotogra

Gjashte gabimet ne grindjet bashkeshortore..


Nje nga veçorite dalluese te martesave te suksesshme nga ato te deshtuarat eshte aftesia e te debatuarit dhe grindjes. Ne te vertete martesa eshte eksperimenti i pare i vertete social. Hapat qe ndermerrni ne fushen e socializimit ne lagje, shkolle apo pune nuk jane te njejte me hapat e marteses. Sepse para marteses me njerezit me te cilet diskutonit apo kishit ndonje mosmarreveshje vendosnit nje distance ose perpiqeshit te vazhdonit marredheniet duke marre fryme thelle dhe duke menduar per çeshtjet rreth te cilave kishit te njejtin mendim.

Por, qekur jeta juaj kaloi shiritin e marteses, metoda e ruajtjes se marredhenieve deshtoi. Kur grindeni apo diskutoni me bashkeshorten nuk mund te veproni si ne rastet tjera dhe ta largoni menjehere nga jeta juaj. Ne kete menyre ju mbetet te vendosni nje distance me martesen tuaj dhe te jetoni si nje beqar nderkohe qe identifikoheni si i martuar. Ose do te perpiqeni te qendroni nen çatine artificiale te mbrojtur nga çeshtjet te cilat nuk shkaktojne diskutime duke marre fryme thelle, por edhe kjo metode do te demtoje me shume martesen tuaj.

eshte sikur te ecesh vazhdimisht ne buze te humneres, te frikesuar nese ndonje nga çeshtjet e perfolura mund t’ju shtyje drejt saj; kjo lloj frike do ta beje martesen tuaj si nje vartese ndaj adrenalines se tensionuar. Atehere duhet te tregoheni te shkathet dhe … te grindeni! Shmangia e grindjes dhe mbyllja ne vetvete ne martesat e deshtuara dhe jo te lumtura sjell humbje te personalitetit dhe ne çdo grindje, dhimbje dhe plage edhe me te medha shpirterore. Ndersa ne martesat e lumtura ka “debate te suksesshme”.

Alfabeti i debatit (grindjes) te suksesshem!

1. Llogariteni mire kohen! Mos flisni me bashkeshortin rreth temes per te cilen grindeni ne momentin e grindjes. Prisni pak sa te qetesohen gjakrat. Ritmi i rrahjeve te zemres te meshkujt eshte 72 ndersa tek femrat 82. Por mos u besoni shume ketyre shifrave, zemra mund te rrahe 30 here brenda nje sekonde. Nese kalon 100 plas adrenalina, muskujt tkurren dhe shfaqen veshtiresi ne frymemarrje. Thoni sa te doni “ta them dhe nje here, ta shpjegoj dhe nje here”, do te genjeni. Perkundrazi ne nje debat, diskutim te suksesshem tensioni nuk e kalon 100 gjate gjithe diskutimit.

2. Gjeni vendin e duhur! Mos flisni me bashkeshortin nese jeni duke bere apo pare diçka, duke lare enet apo nese eshte edhe dikush tjeter prane jush. Mos harroni se edhe Galileu dogji veten kur u perpoq te tregonte se bota eshte e rrumbullaket nderkohe qe te tjeret nuk ishin akoma gati per kete informacion. Mos kritikoni bashkeshortin ne prani te te tjereve. Bashkeshorti le ta kuptoje vete se çfare doni te thoni dhe ne kete menyre do te perforconi anen mbrojtese para fillimit te sulmit.

3. Kontrolloni ritmin tuaj! Nuk jeni duke bere nje ndeshje tenisi. Nuk jeni te detyruar ta gjuani edhe me fort topin e gjuajtur nga ana e nevrikosur. Kini kujdes dhe perpiquni te zbusni topat, te vazhdoni diskutimin brenda nje ritmi te caktuar dhe te masni mire fjalet. Ne shumicen e rasteve ne martese fjalet e perdora gjate nje diskutimi mund te krijojne nje problem me vete.

4. Behuni gati te degjoni! Perpiquni te jeni nje degjues i mire dhe te mos flisni shume. Mos harroni, nuk ka fare rendesi perkufizimi i fjalive. Kur bashkeshorti te marre fjalen harroni çfare keni per t’i thene dhe vetem degjojeni. Per te degjuar ndjenjen e pasqyruar ne tonin e fjaleve keni nevoje per qetesi dhe perqendrim.

5. Mos ndryshoni teme! Çdo here flisni vetem per nje teme. Mos perdorni gjerat qe keni bere gjate fejeses apo pushimeve per te perforcuar sulmin. Nderkohe qe perpiqeni te zgjidhni nje çeshtje shoqeruar me nje diskutim te mire mund te gjendeni perballe 1000 çeshtjeve te pazgjidhura dhe e gjithe kjo vetem per te thene qe keni te drejte. Ndani nje kohe te caktuar per secilen çeshtje qe keni nevoje te diskutoni.

6. Flisni shkurt! Mos e zgjatni shume fjalen dhe prisni qe problemi te zgjidhet ne ate moment. Nese para se te flisni keni arritur ta kuptoni me mire bashkeshortin, kjo do te thote qe keni debatuar mire. Ndonjehere gjeja me e mire eshte qe zgjidhjen t’ia leme kohes. Beni nje mbyllje te perzemert dhe plot dashuri dhe gjate jetes se perditshme mos dergoni sinjale drejt temes se diskutuar.

sabato 1 maggio 2010

JESSICA ALBA, BUKURI E FSHEHUR


Lindur në Pomona, Kaliforni (SHBA) më 28 prill 1981, aktorja e bukur Jessica Marie Alba, ia detyron natyrën e saj tipareve të karakterit të trashëguar nga babai i saj meksikan, pilot aeroplani ushtarak amerikan, dhe e ëma, me origjina europiane spanjolle, franceze, daneze dhe italiane.

Për shkak të profesionit të babait, Jessica e vogël kaloi një fëmijëri endacake, mësuar të ndërrojë shpesh shtëpinë, shkollën dhe miqtë. Nga Pomona u shpërngul në Biloxi, Misisipi, pastaj përsëri pas tre viteve në Kaliforni, pastaj në Del Rey, Teksas. Vetëm kur Jessica ishte nëntë vjeçe familja u vendos përgjithmonë në jug të Kalifornisë.

Pasioni për aktore ka lindur herët, kur ishte pesë vjeçe. Dymbëdhjetë vjeçe Jessica fiton një garë që i lejon asaj për të studiuar aktrim. Më pak se një vit më vonë një agjent e kupton talentin e saj. Kështu, në moshën 13 vjeçare Jessica Alba ka shansin për të debutuar në ekranin e madh: angazhohet dy javë për një rol të vogël, por pas tërheqjes së papritur të protagonistes, Jessica u zgjodh në rolin e Gail , çka ia mundëson të ketë emrin e saj në krye të titujve të filmit "Camp Askund" (1994).

Më pas xhiron dy reklama kombëtare dhe duket tri herë në serinë "Bota e fshehtë e Alex Mack."

Nuk duhet shumë kohë dhe Jessica hyn në serinë televizive "Flipper" (1995) duke itrepretuar Maya-n; fillon të njihet si mike e delfinëve që ëndërron sirenat. Gjatë filmimit të "Flliper" u zhvendos për dy vjet në Australi me nënën e saj, ku mundi të marrë një patentë për zhytëse.

Këtë përvojë e ndjekin paraqitje më shumë sporadike, duke përfshirë dy episodet e "Beverly Hills, 90210". Në 1999 luajti në komedinë "Asnjëherë puthur".

Popullariteti dhe çmimet e para vijnë me "Dark Angel", seri televizive që portretizon protagonisten Max. Zgjedhur midis mbi një mijë kandidateve nga James Cameron dhe Chic Egle, krijues i serisë, Jessica e kishte përgatitur trupin e saj për të interpretuar vajza gjenetikisht të zonjat për seri fantastiko-shkencore. Për njëmbëdhjetë muajsh është trajnuar në palestër, ka studiuar artet marciale, dhe ka zotëruar mirë motiçikletën. Në sheshin e xhirimit të "Dark Angel" njihet me Michael Weatherly (aktor tashmë në trupën realizuese të "Navy NCIS"), me cilin është e lidhur në vitet 2001-2003. Kjo bëri bujë për shkak se ai ishte 12 vjet më i madh. Në njëzet vjetorin e lindjes, ai i kërkoi asaj të martoheshin.

Pas dy filmave interesante por me shpërndarje të kufizuar ("Paranoid" dhe "Fjalori i vogël i dashurisüe", ky i fundit asnjherë nuk ka dalë në kinema), ajo luajti në komedinë muzikore të vitit 2003 "Honey".

Viti 2004 duket të jetë një vit pushimi, kështu Jessica Alba pati mundësinë për të përmirësuar imazhin e saj. U duk në shfaqje të mëdha televizive dhe në mbulesa revistash. Nënshkruan edhe një marrëveshje të madhe sponsorizimi me L'Oreal.

Ngjitja vazhdon më 2005, kur ajo luan Nancy Callahan në "Sin City" (me Bruce Willis, Mickey Rourke, Benicio Del Toro, Elijah Wood) dhe të së bukurës së fshehtë në filmin tejet të pritur "Katër fantastikët". Edhe kapitulli i dytë është një sukses, i cili e çon Albën në krye të Olimpit të grave më të bukura në botë.

Më 2005 ajo luajti në filmin "Into the Blue", ndërsa një vit më vonë në Good Luck Chuck. Më 2008 luajti filmin e parë horror, "The Eye", një ribërje e origjinalit të "Hong Kong". Në shkurt të atij viti drejtoi ceremoninë e çmimeve të Academy of Motion Picture Art and Sciences, pra të çmimeve Oskar. Më vonë luajti rol kryesor në filmin The Love Guru.

Më 2006 Jessic Alba u shpall mes 25 femrave famoze më tunduese dhe "Sex Star of the Year".

Alba u martua me Cash Warren më 19 maj 2008 në Los Anxhelos. Ata u njohën kur po xhironin Fantastic Four më 2004.